Remzi Limani: Zhvillimi i personalitetit aktoresk
| E Hene, 12.01.2015, 08:37 PM |

PORTRET  AKTOREJE

RRUGA DHE ZHVILLIMI I PERSONALITETIT AKTORESK

Aktorja, Xhejlane Tërbunja i përket gjeneratës së re të shkolluar për aktrim. Ajo dhe loja e saj në seri televizive, skenat teatrale, ato të filmit të shkurtë dhe metrazhit të gjatë, na bëjnë të bindemi për talentin dhe kapshmërinë aktoreske, e cila me lojen e saj tëjet origjinale dhe lirike në kuptimin aktoresk, Xhejlaneja dhe fryma e saj gjenerojnë një forcë të re në fushën e aktrimit profesional.

Nga Remzi Limani

Kur flasim për aktorët dhe kinematografinë kosovare, pashmangshëm na shfletohet imazhi i aktores së re, Xhejlane Tërbunja. Ky emër, tashmë i prezantuar në ekranet televizive dhe po ashtu edhe në skenat teatrale, na bënë të kuptojmë për një aktore, e cila gjithë frymën e saj prej aktoreje me shumë dashje e derdhë nëpër rolet e saja ndër më të ndryshmet. Këtu, që në fillim të këtij portreti artistik, për lexuesin tonë, që ta ketë më lehtë ta kuptoj se për cilën aktote bëhej fjalë, do ta shpalosim rolin e saj në serinë televizive “VIKENDI”- seri shumë popullore dhe mjaft e shikuar, ku trajtohen tema të ndryshme sociale, politke, shoqërore si dhe tema të aktualitetit tonë ku pasqyrohet  përditshmëria jonë. Pra, në këtë seri, aktorja, Xhejlane Tërbunja, shfaqet në disa role por, roli i saj më i dashur për shikusit mbetet, Xhejlaneja në rolin e një amviseje të një kohe të ikur. Në fakt, siç edhe quhet pjesa “Udhëtimi nëpër kohë” ku aktorja respektive luan rolin e saj të lakmueshëm dhe padyshim të suksesshëm. Edhepse, aktorja i përket një gjenerate të re, ajo dhe roli i saj në këtë seri televizive, na bënë të bindemi për talentin talentin e saj dhe  kapshmërinë aktoreske, në këtë rast,  të një gruaje, të një kohe të shkuar, e cila me lojën e saj tëjet origjinale dhe lirike në kuptimin aktoresk, na del një subjekt i fuqishëm në rolin e saj, duke përkapur dhe artikuluar veçoritë e një gruaje amvise, me mjeshtri e kap metodën e materializimit dialektik, mimikën, gjestikulacionin dhe maskën e duhur. Pra, aktorja, Tërbunja me sukses depërton në shpirtin dhe qenien e një personazhi të caktuar, me çka na bindë, se edukimi i saj për profesionin e aktores ishte dhe mbetet përzgjedhja e saj e duhur.

Në fushën e arteve skenike, rruga dhe zhvillimi i personalitetit aktoresk, ecën nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme, ku krijimtaria inventive, proçeset zhvillimore dhe origjinale dalin në skenë, atëherë loja aktoreske vishet me vlerat e merituara individuale, e pse jo edhe kombëtare. Në këtë kontekst, Aktorja jonë, Tërbunja, ka marrë një rrugëtim të mbarë, për të arritur deri atje ku lind dielli…

Së këndejmi, predispozitat natyrore, disa njerëz i pajisin me dhunti të ndryshme, siç e shohim dhuntinë e zonjushës, Xhejlane për artin skenik. Këtu, edhe në rolet tjera me karaktere të ndryshme dhe projekte më serioze në kuptimon e projekteve kinematrografike, në këtë fushë do ta veçoja angazhimin e saj në projektin filmik Gjermano – Shqiptar, në filmin “SHQIPTARI”, film ky i metrazhit të gjatë, ku ndër rolet e veçanta, aktorja jonë luan rolin e një vajzës se re të quajtur “Etleva”, ecila ka një të dashur të fshehtë, me të cilin përjetojnë një dashuri plot zjarr e passion... Ngjarja e këtij filmi zhvillohet në veri të Shipërisë në fshatin Valbonë.

Ndër filmat e metrazhit të shkurtë, në të cilët luajti aktorja, Tërbunja, mund ti përmendim dhe t`iv eçojmë disa prej tyre siç janë: " NO EXIT" film i bazuar në idenë e Zhan Pol Sartre, në rolin e një homoseksualeje të quajtur, NITA, “KORRIDORI I FUNDIT”, “GRUAJA NË TË ZEZA”. Pastaj shfaqja, Killing me Softly", me tekst nga Aldo Nikolai, dhe regji te aktorit, regjisorit dhe profesorit të aktrimit në Sarajevë, Admir Glamocak. Me këtë shfaqje, aktorja në fjalë merr çmim “Inkurajues”në Festivalin e Dibrës. Me shfaqjen, “NATËN E MIRË NËNË” në Festivalin e qutetit, Ferizaj – mori çmimin në cilësinë e aktorës më të mirë në rolin dytësor, Pastaj,"Monserat" nga Emanuel Robles me regji të Roland Roshit dhe shumë role të tjera, me të cilat u vesh aktorja jonë në shumë skena teatrale. Pra, Aktorja respektive, Tërbunja dhe angazhimi i saj në botën e artit skenik, padyshim lenë gjurmë të pashlyeshme në rolet e luajtura si në film po ashtu edhe në shumë shfaqje teatrale të punuara nga autorë të ndryshëm.

Më në fund të këtij vështrimi modest, aktores, Xhejlane Tërbunja, i urojmë suksese të mëtejme dhe rrugë të bardha drejt dritës së skenave gjithandej botë së artit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: