Deo Graciani: Pirro Prifti dhe abuzimi me lirinë e shtypit
| E Shtune, 10.01.2015, 09:45 PM |

Pirro Prifti dhe abuzimi me lirinë e shtypit

“Nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj

deri në vdekje të drejtën tënde për ta thënë.”

Volteri

Nga Deo Graciani

Këto ditë kur Franca dhe mbarë bota e qytetëruar u trondit nga krimi islamik i rradhës, edhe ne si qytetarë të lirë nuk kemi sesi mos ta ndiejmë në thellësi të qënies tonë atë tragjedi që preku popullin francez. Kjo tragjedi në Francë është pjesë e një tragjedie më të madhe dhe të përditshme që prek njerëzit në çdo vend të botës ku ka Islam dhe thundër islamike. Çdo ditë Islami në mbarë botën vret, dhunon, torturon e kërcënon mijëra njerëz të pafajshëm. Kjo dhunë islamike përshkon çdo kontinent duke mos kursyer asnjeri dhe asnjë vend.

Aktet e përditshme të dhunës islamike paraqiten në media të ndryshme dhe këto pamje janë shokuese për një shoqëri të zhvilluar në shekullin 21. Përballë ngjarjeve të tilla, personalitete të ndryshme, gazetarë, publicistë, investigatorë, shkrimtarë, psikologë dhe psikiatër përpiqen të gjejnë shkaqet që çojnë në kryerjen e këtyre krimeve të llahtarshme. Interpretimet janë nga më të ndryshmet dhe nga më absurdet. Të gjithë e kanë të vërtetën përpara syve dhe bëjnë sikur nuk e shohin.

Pavarësisht nga shtrembërimi që u bëhet çdo ditë këtyre të vërtetave të prekshme, një rrezikshmëri të lartë për shoqërinë paraqesin ata “intelektualë” që në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme orvaten të justifikojnë krimin dhe aktet kriminale të vrasësve të ushqyer dhe trajnuar që në djep me një doktrinë kriminale. Këto pseudo-intelektualë mundohen që të gjejnë të paktën një shkak të vogël që mund të ketë “provokuar” një tragjedi kaq të madhe. “Nuk ka sesi,” shprehen ata, “që një religjion kaq paqësor të kthehet krejt papritur në një përbindësh.” “Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Islamit që myslimanët të sulmojnë vendet jo-myslimane.” “Viktimat duhet të kenë bërë patjetër diçka për ta ngacmuar apo provokuar këtë vrasës në seri (serial-killer),” llomotisin ata, “se përndryshe ky vrasës i lindur do të tregohej më i mëshirshëm me viktimat e tij.” Kjo është gënjeshtra e përditshme e njerëzve që zhgërryhen në letargjinë e tyre mendore dhe shpirtërore.

Për arsye që nuk dihen, publicisti Pirro Prifti ka vendosur të luajë avokatin e djallit, dhe t’i dalë në mbrojtje kriminelëve islamikë, duke u përpjekur që ta “zbusë” sadopak krimin e tyre, dhe duke i veshur një pjesë të madhe të fajit viktimave.

Imagjinojeni për një moment sikur presidenti francez të kishte dalë dhe të kishte thënë: “E dënojmë këtë akt kriminal, por edhe viktimat kanë patur një faj të madh.” Ai të nesërmen nuk do të ishte më presidenti i Francës, por pacient në një spital psikiatrik. Imagjinojeni sikur një gjykatës t’i thoshte një femre të dhunuar, se “megjithëse dhunuesi yt është kriminel, ai nuk do të marrë një dënim të rëndë sepse edhe ti ke shumë faj që ke dalë me fustan dhe era e fortë i zbuloi këmbët e tua në praninë e këtij dhunuesi. Nuk është plotësisht faji i tij, sepse ai është edukuar në një ambjent dhe me një doktrinë që thotë se çdo femër që nuk është e mbuluar ke të drejtë ta dhunosh.” Ky gjykatës jo vetëm do pushohej nga puna, por do t’i viheshin direkt prangat.

Për fatin tonë të mirë, Pirro Prifti nuk është as gjykatës dhe as president, sepse do të ishte fatkeqësi sikur të ishte në poste drejtuese. Pirro Prifti në verbërinë e tij mendore dhe shpirtërore, megjithëse e dënon aktin kriminal sa për të shpëlarë gojën, përgjegjësinë më të madhe për këtë krim ia vesh viktimave, dhe karikaturave të tyre, duke pretenduar sikur Islamikët po prisnin vetëm karikaturat si pretekst për të vrarë njerëz të pafajshëm, dhe ata janë shumë paqësorë deri në momentin që i “ngacmon.” Zotëria shprehet se masakra mund të shmangej sikur gazeta të mos kishte botuar karikaturat. Duket qartë se Pirro Prifti nuk e njeh ideologjinë Islamike. Në shkrimin e tij ai shprehet: “Problemi që do të prek unë është një kënd –vështrim tjetër i ngjarjes e cila prek dhe atakon lirinë abusive të shtypit i cili përdor cdo mjet për të shtuar shitjet duke mos marrë parasysh asgje duke u justifikuar më parimin: qëllimi justifikon mjetin.”

Pirro i ngatërron keq llojet e shtypit. Ai i fut të gjitha mediat në të njëjtin thes. Jo të gjitha mediat janë njësoj, siç nuk janë njësoj gazetarët, dhe siç nuk janë njësoj misionet e mediave të ndryshme. Gazeta të caktuara kanë një mision të caktuar, ashtu siç kishte një mision të caktuar edhe kjo gazetë franceze. Në shumë vende të botës ku liria është e kufizuar, media shndërrohet në zërin e një shoqërie të shtypur. Në vende të tjera ku shoqëritë janë shumë të lira dhe qeveritë më pak të korruptuara media merret më shumë me problemet personale të njerëzve, historitë rozë, etj. Sot kur bota e qytetëruar po përballet me krimin islamik, i cili ka prekur botën mbarë, puna e mediave bëhet më e vështirë, dhe si rrjedhojë shoqëria ka më shumë nevojë se kurrë për të dëgjuar të vërtetat sado të hidhura të jenë ato.

Pirro në shkrimin e tij i bën gjërat lëmsh. E para, ai harron se shoqëritë evropiane janë shoqëri shekullare dhe jo shoqëri islamike. Pra feja është e ndarë nga shteti. E dyta, në këtë rast sulmi nuk ndodhi sepse gazeta abuzoi me lirinë e shtypit, por sepse paraqiti faktet të vërteta të një doktrine që në thelb ka dhunën ndaj jo-myslimanëve, shkatërrimin e shoqërive të lira, dhe luftën ndaj fjalës së lirë. Pra gazeta në këtë rast u sulmua sepse nëpërmjet satirës dhe karikaturave u përpoq të paraqiste disa të vërteta të hidhura. Për Pirron, liria e “madhe” e shtypit është më e rrezikshme sesa një doktrinë që promuovon dhunën ndaj atyre që besojnë ndryshe, poligaminë, pedofilinë, martesat brenda gjakut, vrasjen e apostatëve (braktisësve të religjionit), etj.

Më tej Pirro shprehet se “Ngjarja duhet denuar. Askush nuk duhet te vritet, por duhen marre masa jo vetem ndaj terrorizmit por edhe ndaj abuzivizmit ndaj lirise se shtypit. Ajo eshte nxitesja e dhunes.” a mund  te shmangej kjo ngjarje? Kete po analizoj une. Ngjarja mund te shmangej nese liria e shtypit nuk do te teprohej me satira te renda kunder  ndjenjave fetare të komuniteteve përkatëse dhe në këtë rast të myslimanëve.’ Nëse e lexojmë me kujdes këtë deklaratë skandaloze, sipas Pirros media është nxitëse e dhunës në përgjithësi, dhe e dhunës islamike në veçanti. Unë nuk e di se në cilin planet jeton Pirro Prifti. Perpara disa kohësh, një tjetër mysliman hyri në një kopësht në Francë dhe vrau disa fëmijë të vegjël vetëm sepse ata ishin hebrej. Ç’punë kishte media në këtë vrasje? Mos vallë edhe këtë vrasje e nxiti Charlie Hebdo? Vitet e fundit bandat e pedofilëve islamikë në Britani kanë dhunuar më qindra e mijëra vajza të vogla të moshave 8-12. Vetëm në qytetin e vogël britanik të Rotherhamit, investigimet e njësive speciale zbuluan se myslimanët kishin dhunuar 1400 fëmijë të vegjël, kryesisht vajza që nga viti 2006, dhe pastaj ia kishin shitur bandave të tjera. Mos vallë edhe për këtë e kishte fajin Charlie Hebdo? Vetëm 10 vitet e fundit në Evropë janë zbuluar mijëra komplote të përgatitura nga grupe terroriste islamike. Mos vallë edhe sulme i kishte nxitur Charlie Hebdo? Një nga terroristët islamikë më kriminalë ishte një shqiptar nga Kosova, Blerim Heta, të cilit BBCja i ka dedikuar një artikull të veçantë që mund ta lexoni këtu http://www.bbc.com/news/magazine-29524402 Ky djalë i ri shkoi në Siri dhe Irak ku vrau e masakroi qindra njerëz të pafajshëm. Akti i tij final, ishte sulmi kamikaz me kamion në Bagdad me 25 Mars 2014, ku mbetën të vrarë 52 civilë dhe u plagosën me qindra të tjerë. Kush e kishte nxitur këtë njeri të kryente këto krime? Mos vallë karikaturat e Chalie Hebdo? 10 vitet e fundit islamikët kanë kryer me dhjetëra mijëra sulme në të paktën 100 shtete të ndryshme. Edhe për këtë e kishte fajin media dhe Charlie Hebdo?

Sipas Pirro Priftit, Charlie Hebdo ashtu si edhe gazeta tjetër në Danimarkë, i botuan karikaturat sepse rrezikonin të falimentonin. Ja çfarë thotë vetë Pirro: “Ka dhe shtëpi botuese të tjera, revista të tjera si në Danimarkë., apo gjetiu,  që përdorin këto mjete për të shtuar shitjet,  për të mos falimentuar apo për të  bërë humor me profetët apo me shënjtorët, vetëm e vetëm për të shtuar fitimet. Edhe kjo është e trishtuar që të shohësh se si ndotët, njolloset, një traditë e tërë, një jetë e tërë, një moral i krijuar nga të dy fetë kryesore.” Injoranca e Pirros nuk njeh kufi. Pirro kërkon të luajë rolin e investigatorit privat, sikur i njeh mirë problemet. Ka pak gazetarë në botë sot që do të rrezikonin kokën për fitime. Shumë gazetarë që rrezikojnë jetën e tyre nëpër botë, e bëjnë këtë për të pasqyruar të vërtetat. Janë qindra gazetarë që kanë humbur jetën nëpër botë në zona konfliktesh sepse kanë paraqitur me guxim të vërteta që ndryshe nuk do të dilnin kurrë në shesh.

Pirro Prifti, si edhe disa “analistë” të tjerë, ka edhe një problem tjetër të madh me veten. Sa herë që përmendet Islami, këta njerëz përpiqen të bëjnë krahasime të panevojshme midis religjioneve të ndryshme. Për shembull kur një terrorist islamik vret njerëz të pafajshëm, menjëherë disa analistë, publicistë apo edhe komentatorë dalin e shprehen se religjionet janë të rrezikshme. “Feja është shkaktare e konflikteve,” shprehen ata. Kjo tendencë djallëzore për të futur në të njejtin thes të mirën dhe të keqen, bëhet qëllimisht nga frika për të kritikuar kriminelin e vërtetë.

Në analizën e tij, Pirro Prifti vendos krah përkrah dy fetë kryesore, krishtërimin dhe islamin. Ai gjithashtu i vendos në të njëjtën peshore profetët dhe shenjtorët e të dyja feve. Ky është moçali psikologjik ky zhgërryhet Pirro Prifti. Krishtërimi dhe Islami nuk kanë asgjë të përbashkët. Janë të pozicionuar në kahe krejt të kundërta. Islami glorifikon (lartëson) dhunën, ndërsa Krishtërimi lartëson paqen dhe dashurinë. Ja çfarë përfaqëson njëra dhe çfarë përfaqëson tjetra.

Ju jeni drita e botës. Le të shndrisë drita juaj përpara njerëzve,

që ata të shohin veprat tuaja të mira dhe të lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell. Duajeni njëri tjetrin. Bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin. Nëse doni vetëm ata që ju duan çfarë shpërblimi do të keni? Nëse tregoni dashamirësi vetëm me vëllezërit tuaj, çfarë po bëni më shumë se të tjerët? A nuk bëjnë kështu edhe paganët? Jini, pra, të përsosur, ashu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiell.

Jezusi (Gjoni 13:34-3; Mateu 5:14-16, 44-48)

“Duajeni njëri-tjetrin, sepse dashuria është prej Perëndisë

dhe kushdo që ka dashuri, ka lindur prej Perëndisë dhe e njeh Perëndinë.

Ai që nuk ka dashuri, nuk e njeh Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri”

(1 Gjoni 4:7-8)

Luftoni të gjithë ata që nuk besojnë në Allahun dhe që

nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij.

(Kuran – Sura 9:29)

Ai që bën xhihad për kauzën e Allahut, kur nuk e detyron asgjë

që ta bëjë ketë përveç besimit në Allah dhe të dërguarin e tij,

do të shpërblehet me plaçkë lufte nga Allahu nëse mbijeton,

ose do të pranohet në parajsë nëse vritet në luftë si martir.”

Muhameti (Bukhari Libri 2, Nr. 35)

Është fatkeqësi e madhe, të shohësh disa njerëz që punojnë si analistë e publicistë pa patur njohuritë e duhura, dhe me tendencën për të shtrembëruar të vërtetën me çdo kusht qoftë nga frika, për hir të një fitimi, apo për t’i bërë qejfin disa kriminelëve. Shoqëria ka më pak nevojë se kurrë për analistë e publicistë të tillë. Dhe mo të harrojmë edhe diçka tjetër tepër të rëndësishme. Terroristë dhe ekstremistë nuk janë vetëm ata që kyejnë krimin, por edhe ata që simpatizojnë kauzën e terroristëve, ata që i nxisin në kryerjen e krimit, ata që predikojnë urrejtjen, ata që i strehojnë, që i financojnë, dhe ata që heshtin ndaj krimit. Të gjithë këto janë bashkëfajtorë në krim.

Kërcënimet e primitivizmit islamik nuk mund ta kufizojnë mendimin e lirë, sepse e vërteta nuk mund të mbahet e burgosur. Vetëm e vërteta i bën njerëzit e lirë. “Atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria (2 Korintasve 3:17)”.



(Vota: 37 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: