Tefik Selimi: Shahiqi e Berisha - themelues të Teatrit
| E Premte, 09.01.2015, 10:24 PM |

Muharrem Shahiqi e Zija Berisha - themelues të Teatrit Shqiptar në Shkup...

Nga Tefik Selimi

Themeluesit e Teatrit shqiptar të  Shkupit janë aktorët e Gjilanit. Dhe, pak kush në Kosovë, por edhe  më gjërë e dinë se Teatri i Kombësive, si është quajtur aso kohe në Shkup, është themeluar nga dy aktorë gjilanas. Ish Komiteti qendror i Partisë Komuniste të Maqedonisë, me kërkesën e Komitetit të Partisë Socialiste të Shkupit, në përbërjen e shumë shqiptarëve, atë kohë kërkuan që në Shkup të formohet një institucion kulturor, gjegjësisht një Teatër profesional, ku të gjitha kombësitë, siç kishin emëruar pakicat kombëtare të Republikës së Maqedonisë, të formohet Teatri i pakica kombëtare. Në atë kohë egzistonte Teatri i amatorëve në Shkup i formuar nga Muharem Shahiqi, Mark Marku dhe Zija Berisha, aktorë shqiptarë. Dy nga këta artëdashës gjilanas: Muharem Shahiqi dhe Zija Berisha, ishin nga Gjilani. Këta dy artistë kosovarë kanë qenë të përdjekur nga UDB-a e serbe e Kosovës. Mu pëtë këtë, ata  kishin zgjedhur rrugën e ikjes nga ky qytet dhe ishin vendosur në Shkup për punuar për kafshatën e bukës. Kjo ishtë shkaku i dëbimit të tyre në një vend krejtësisht tjetër, vetëm e vetëm t’i ikin më të keqes së asaj kohe. Disa vite pas luftës, kata artistë punuan si arsimtarë në asrimin fillor si mësimdhënës duke bredhur prej një fshati në fshat tjetër, me të vetmin qëllim që ta jetojnë jetën e tyre në këtë kohë të rëndë. Andaj, ata te dy, duke mos parë perspektivën e jetës, Muharrem Shahiqi, si djalë i komandantit të ballistëve, Lamë Shahiqi, i cili luftoi dhe u vra në malet e Gjyrishecit kundër trupave partizane, e lëshoi Gjilanit dhe u vendos në Shkup. Të njejtin fat e pat edhe Zija Berisha, djalë i një familje siç e quanin asokohe “familje antirevolucionare”, i cili u shpërngul nga Kosova dheu gjend në Maqedoni, sepse, edhe ai qe i përndjekur nga regjimi i asaj kohe të rëndë. Si duket, këta dy “kundërrevolucionarë” patën fatin të jenë në kohë dhe moment të duhur kur është dashur  të formohet ky institucion i rëndësishëm kulturor i kombësive. Si udhëheqës të Teatrit Amator të Skupit, të parët e qytetit ju dhanë për detyra që këta dy burra artistë të formojnë Teatrin e pakicave në Shkup, i cili, më vonë do të quhet “Teatar na Malcinsva” ose Teatri Kombësive në Shkup. Në atë kohe ju nda lokacioni në pallatin “Ilinden”, i cili gjendet afër qendrës tregëtare “Tërgovski” mu në qendër të qytetit. Teatri kishte dy kate përdhesë, ku me një mund të madh këta dy bura artistësh arritën të krijojnë kushte minimale për funksionimin e Teatrit duke ndërtuar skenën, grimoret, dhomat e garderobës dhe kështu me radhë. Pas formimit të Teatrit të Shkupit, ky Tetatër me plot të drejt mund të thuhet se ishte qendër e Kulturës dhe elitës intelektuale të shqiptarëve në ish-Jugosllavinë e atëhershme. Në këtë Teatër punuan edhe shumë kosovarë dhe gjilanas të tjerë, si janë: Muharrem Shahiqi, Zija Berisha, Agron Berisha, Fetah Mehmeti (Gjilan), Luan Ahmeti (Gjilan), Ismajl Rama (Ferizaj), Sylejman Loka (Gjakovë), Silvana Bajqinovci, (Gjilan), Bajrush Mjaku (Kaqanik), Muharem Qena (Prishtinë) e shumë të tjerë. Në këtë Teatër punonte si regjisor i regullt edhe Mirko Stefanovski  me prejardhje shqiptare, ku këtë punë e pranoi pas shumë viteve në këtë teatër qytetit. Ai pati thënë: “Babai im vdiq me kapuç të bardhë, të cilin e kishte mbajtur tanë jetën, thotë Mirko Stefanovski, babai i gitaristit më të madh Maqedonas Vlatko Stefanovski.Vllatko nga Universiteti publik i Maqedonisë, të cilit iu dha titull nderi: “Doktor i arteve” të Maqedonisë. Muharrem Shahiqi, ishte aktor i Teatrit të Gjilanit, ku në vitin 1976 është kthyer nga Shkupi me kërkes te udhëheqësisë së atëhershme të Gjilanit për të formuar Teatrin e Qytetit të Gjilanit, thotë, djali i tij, Kujtim Shahiqi. Andaj, Muharrem Shahiqi ishte një aktori i natyrshëm, i cili e deshi shumë jetën në dërrasa. Po e përkujtoj një rast, kur në vitin 1979/80, si mësimdhënës i Gjimnazit “Zenel Hajdini" në Gjilan, ligjëroja lëndën “Sistemi i organizimit”, ku e kisha njësinë mësimore për Teatrin, aktorët dhe rolet e tyre në skenë. E mora klasën e drejtimit Kulturologjik dhe u gjenda në Teatrin e Gjilanit. E takoj Bacën Muharrem, aktorin më të mirë gjilanas. I tregoj qëllimin e vizitës me shkollarë. Ai, pa një pa dy, nuk hezitoi e doli përpara shkollarëve të flasë për rëndësinë e Teatrit dhe rolin e aktorëve. Ishte tema e tillë mësimore. Foli e foli dhe, më në fund tha se, “ja këtu, në këto dërrasa e kam kaluar një jetë të tërë. Aktori duhet të vdes disa herë në rolin e tij”. Ia nisi një pjesë të dramës, të cilën e përjetoi aq shumë rolin e tij, i cili u ulë dhe i ra dërrasave të binës e mbeti pa frymë. Ne u shtangëm nga kjo “skenë” interesante, sa menduam se ngjau diçka e padwshuar tek ai. Shkollarë u habitën, kur ai luajti origjinal rolin e një pjese aq përjtues, nga i madhi Muharrem Shahiqi, aktor i merituar, i cili atw ditw na  la mbresa tw pashlyera nga mendja pwr paraqitjen e tij si artist. Në një rast, ai tha: “Aktori duhet të ta përjetojë rolin e  tij dhe duhet të “vdesë”, se aty është jeta dhe roli i tij si artistit”. Ishte ai moment madhështor. Një paraqitje e tij e thjeshtë, por shumë përjetuese e dramatike. Ai jetoi me artin e aktrimit. U lind më 1927 në fshatin Gjyrishec të komunës së Dardanës (ish Kamenicës) në Kosovë, dhe në vitin 1997 vdiq në Gjilan. Plot 28 vjet ka qenë aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup, ndërsa në vitin 1976 u kthye në Gjilan. Në Gjilan ka punuar si regjisor i Teatrit të qytetit, Gjilanit. Siç dihet, Muharrem Shahiqi ka interpetuar dhe ka bërë regjinë e shumë dramave, komedive dhe ka luajtur edhe në seri televizive e filma artistik. Pos aktrimit, ai është marrë edhe me shkrime letrare. Është prezent në shumë antologji e leksikone te shkrimtarëve dhe të aktorëve. Në dorëshkrim i kanë mbetur shumë materiale, të cilat presin një përkujdesje për t’u botuar, e ato janë: “Vërragë e kunorë”,Shkup (1963), “Fjollat”- Shkup (1968), “Në mes të dy kohëve” –Shkup (1972), ”Vdekja në tren” – Shkup (1972), “Barkë ndër dallgë”- Shkup (1976) e të tjera. Pra, Muharrem Shahiqi dhe Zija Berisha janë aktorët e themelimi të Teatrit të kombësive në Shkup.


Gjilan, 7 janar 2015

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: