Reshat Nexhipi: Qëndrim denigrues
| E Premte, 02.01.2015, 06:25 PM |

Rreth një interviste, me titull  absurd

dhe me qendrim denigrues  nga

ana e të intervistuarit

Nga Reshat Nexhipi

Fjala është për një tekst me titull,,Sllavët e sotëm në  Maqedoni, s janë  maqedonas  antik,, botuar  para do kohe në një gazetë të përditshme në gjuhën shqipe, të cilën, nuk e kam lexuar, por rastësisht  në bisedë  e sipër më  nformoi përmes telefonit një ish bashkëqytetari im i cili  jeton në  një vend të largët. Nuk kujtohej dot në  emrin e gazetës dhe të  gazetarit, por vetëm në dy shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit  të intervistjuarit, adekuate me ato të Titos dhe se emrin dhe mbiemri i plotë i  tij qendron në listën e ,,atdhearëve,, shqiptarë. Fjalën e parafundit  e vendosa në thonjëza, sepse nga mënyra si e tha, mu duk si shaka, prandaj dhe nuk  e zgjata më. Veprova kështu  edhe për shkak se  për mua, me rëndësi është  përmbajtja e një teksi, e jo emri, i cili mund  të jetë falsifikat, gjë që ka ndodhur me plot shkrime të mia në internet.

Përndryshe, titullin e shkrimit në fjalë e quaj për absurd, sepse,të apostrofosh që sllavët e sotëm në Maqedoni, s janë maqedonas antik, është njësoj  sikur të bësh një tekst me titull ,,Shqiptatarët janë me origjinë ilire,, gjëra që i  di  çdo njeri që ka kryer klasën e gjashtë fillore. Do të  ishte risi sikur gazetari të vendoste titulli ,,Shqiptarët janë autohtonë, me origjinë pellazge,, ose,fjala vjen, kryeministri i Shqipërisë në Beograd mos thoshte Kosova e pavarur që e di  një botë e tërë, kurse prokomunistët, pardon socialistët, bënë bujë për këtë thënie, por do të ishte patriotizëm,  risi, guxim dhe trimëri, sikur të shoshte: Kosova dhe Lugina e Preshevës janë ndarë padrejtësisht nga mëma Shqipëri.

Kjo sa i takon  gazetarit. Të fokusohemi tani te  i intervistuari. ,,Mëkatet,, e tij,  janë të një natyre tjetër dhe më të mëdha nga ato të gazetarit. Sepse, ky i fundit, gabimin, lidhur me titullin, e ka  bërë nga mosdija e historisë, kurse  i dyti ,,nga  mendjemadhësia,, më tha  bashkëbiseduesi në telefon, duke e arësyetuar këtë  me faktin që gjatë shtjellimit të origjinës së dy popujve më të mëdhenj në Maqedoni, fajësonte intelektualët shqiptarë të këti vendi që kinse kanë rënë nën ndikim të politikës dhe anashkalojnë shkencën, duke apeluar ose sugjeruar tek ta që, në të ardhme, të bëjnë të kundërtën,  pra, mos lozin rolin e spektatorit,etj.!!!

Vendosa pikat çuditëse, për të treguar se  nuk jam dakord  fare me një mendim të tillë denigrues, sepse, rallë janë ata intelektualë, sidomos historianë, që nuk kanë cekur këto çështje në shkrimet e tyre, ose nëpër simpoziume të ndryshme. Me siguri, ndonjë nga këta intelektualë, ka  reaguar ose duhet të reagojë, për të  demantuar  dezinformatat e tilla, siç po  veproj  edhe unë në këtë rast, duke i thënë zotriut (anonim për mua) se kam shkruar dhjetra shkrime lidhur me këto  çështje, në shqip dhe maqedonisht, duke polemizuar ashpër me historianë maqedonas, por jo për origjinën sllave të tyre, ose  për origjinën  tonë ilire, që dihen, por për origjinën tonë  pellazge, polemika  këto, të cilat, edhepse kanë zgjatur  me javë të tëra, si dhe  plot shkrime të intelektualëve të tjerë, sidomos të historianëve nga Maqedonia, zotria nuk i ka lexuar, përndryshe nuk do shiste mend  dhe pa pikën e turpit dhe përgjegjësisë, gjithmonë sipas bashkëbiseduesit në telefon, të na këshillonte  si të  veprojmë paskëtaj!! Një fjalë popullore, thotë: ,,Çke në kokë, mos hidh në tokë,,.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: