Kalosh Çeliku: Mehmedali Hoxha, largpamёs
| E Marte, 30.12.2014, 09:10 PM |

MEHMEDALI HOXHA

LARGPAMËS DHE BURRË I PENËS

Akademi përkujtimore me rastin e nëntëdhjetëvjetorit (90) të lindjes të poetit vizionar duke përcjellur një vit të mbrapshtë (2014) dhe duke pritur një vit të mbarë (2015) për shqiptarët anembanë Atdheut).

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam thёnё disa herё nёpёr takime letrare, tribuna tё ndryshme kulturore: Kosova siç e kishte pas Luftёs sё Dytё Botёrore Esad Mekulin, Maqedonia e ka pasur Mehmedali Hoxhёn. Tashti e them edhe publikisht nё mjetet e informacionit: Mehmedali Hoxha ishte vizionar dhe burrё i besёs, fjalёs dhe penёs. E gjithё kultura dhe letёrsia shqiptare nё IRJ të Maqedonisë, pothuajse u zhvillua nёn pёrkujdesjen e tij dhe nёpёr duart e kёtij burri patriot shqiptar.

Mehmedali Hoxha (1924 – 1991) lindi nё fshatin Ladolishtё tё Strugёs dhe ndёrroi jetё nё Shkup. Shkollёn fillore e kreu nё vendlindje, tё mesmen nё Shkup. Nё fillim ka punuar mёsues, pastaj nё redaksinё “Flaka e vёllazёrimit” gazetar dhe radaktor. Nga viti 1953, kur pёr herё tё parё doli ravista pёr fёmijё “Fatosi”, Mehmedali Hoxhёn e gjejmё kryeredaktor tё saj derisa u pensionua. Ështё ndёr autorёt e parё në IRJ të Maqedonisë qё u paraqit para lexuesve me libёr vjershash pёr fёmijё krah për krahu me Lutfi Rusin.

Vetёm hidhni njё sy veprimtarisё tё tij letrare: libri i parё pёr fёmijё “Vjersha” (1952) sё bashku me Lutfi Rusin, kryeradaktor i “Detska Radost”, në Shkup. Themelues dhe baba i “Fatosit” dhe “Gëzimit” (revista pёr fёmijё), autor i disa librave pёr fёmijё:  Te kroni (1960), Kur fryn era (1962), Atje mbi kodrinё (1974), Ditёt tona (1979), Kёngё shkollare (1984) Kur linda (1971), Nё sytё e Majit (1973), Vashёzat shkollare (1976), Qepallat e verёs (1985)  Ma thuaj emrin (1989), (pёrzgjedhje, Prishtinё), Njё brez livadh (1990) (pёrzgjedhje, Tiranё) etj. Mёsues i shumё krijuesve qё sot janё emra tё dёshmuar nё letёrsinё shqipe: Abdylazis, Islami, Nuhi Vinca, Vahit Nasufi, Mustafa Spahiu, Kalosh Çeliku, Fadil Bekteshi, Ramadan Zejneli etj.

Dhe, e dini si pёrfundoi ky burrё i penës, kulturёs dhe letёrsisё shqiptare nё IRJ të Maqedonisë nё kohёn e sotshme, me heshtje - harresё. Kulturofagёt pёr tё nuk e thanё asnjё fjalё nёpёr tribuna shkencore dhe tryeza tё rrumbullakta qё i organizojnё pёrditё pёr t’i fotografuar fytyrat e tyre tё policisё letrare.

E them kёtё se, mё ka ardhё te hundёt me kёta zhurmaxhi tё arsimit dhe kulturёs shqiptare. Organizimi i tyre me veshje partiake fundekrye, nё dёm tё arsimit dhe kulturёs shqiptare, i ngushtojnё radhёt e tyre me gjysmanalfabetё duke organizuar me direktiva partiake aktivitete arsimore e kluturore: Enciklopedi maqedonase, letërsi maqedonase, pёrurime tё librave, tekste shkollore, antologji poetike, akademi pёrkujtimore... E ngrejnё zёrin, protestojnё, reagojnё nё mjetet e informacionit se, tё tjerёt “vёllezёrit” ua sakatojnё arsimin dhe kulturёn shqiptare. E nё realitet mu kёta kulturofagё janё kasapёt mё tё rrezikshёm me thika nё dorё pas shpine, qё i sulen arsimit dhe kulturёs shqiptare.

Kokёn, vetёm ktheni pas, dhe hidhnu njё sy “veprave tё tyre patriotike”: emrat e kujt qёndrojnё pas Enciklopedisë maqedonase, letërisë maqedonase, planprogarameve shkollore, teksteve shkollore, abetareve, lektyrave shkollore, revistave pёr fёmijё!... Shitjes sё diplomave universitare, titujve shkencor, komisioneve arsimor e kulturor, pёrurimin e librave tё tyre sakatё me direktiva partiake e para tё Qeverisё?!

Dhe, dёrdёllisin kёto “doktorё” shkence nёpёr “tribuna shkencore e tryeza tё rrumbullakta”, fotografohen non-stop para kamerave televizive pa fije turpi, po nuk thonё asgjё pёr problemet e vёrteta qё i ka arsimi dhe kultura shqiptare nё IRJ të Maqedonisë. Bёrlloku shqiptar te pragu i derës, pёrgjumshёm na i emëron sipas propozimeve partiake me emra familjarё, klanorё, miqёsor, policor edhe emrat e rrugёve, shkollave shqipe, pёrmendoreve qё duhet tё rrinё ballёlartё nё sheshin e Shkupit, rrёzё Kalasё Dardane.

O Imzot! Vёrtetё nuk dinё, apo janë rrufjanë (informatorё) mu si dje edhe sot të kёtyre personaliteteve arsimore e kulturore si nё kohёn e komunizmit. Personalite, qё edhe sot i kanё frikё t’ua pёrmendin edhe emrat, mos u çohen nga varret dhe me dy - tri shpulla t’i pёrzёnё haramёt nga rruga nё shtёpi. Megjithatё, siç duket do tё jetё kjo e fundit: policёt letrar, mullinxhinjt, çobanёt, loparёt dhe kurvarёt me diplomat e blera universitare, janё armiqtё kryesorё tё arsimit dhe kulturёs shqiptare.

Po, deri kur do t’i lёmё tё shesin “mend” pёr zgjidhjen e Çёshtjes shqiptare kёta gjysmanalfabetё?!... E përkujtoj portretin e kёtij burri të pushkës e penës, Mehmedali Hoxha gjatё takimeve nё redaksinë “Flaka e vëllazërimit”. Takimeve letrare. Vizitave miqёsore në familje. Vёrtetё, ishte i madh si poet dhe njeri i fjalёs dhe besёs.

Vite mё vonё, do tё shoh se, unё do tё ndiqem kёmba – kёmbёs edhe shkaku i tij, qё vetёm e vetёm pse e kisha patur mik dhe mёsues tё penёs. Shkaku: takimeve tё shpeshta letrare nё redaksi, edhe pse me karakter pune. Bisedave letrare nё Tavernё. Iku me njё dёshirё tё paplotёsuar, qё: edhe pse u pёrpoq me mish e shpirt, nuk arriti tё ma lё trashёgim revistёn pёr fёmijё qё e udhёhiqte: “Fatosin”.

Vonё, shumё vonё do ta kuptoj edhe sesa i “rrezikshёm” kishte qenё pёr pushtetin e atёhershёm komunist, Shtetin. E kishin rrasё edhe nё burg si kryeredaktor i “Detska radost” se, pas Luftёs nuk mund tё pajtoheshin maqedonasit qё Shtёpinё mё tё madhe botuese maqedonase pёr fёmijё “ Detska radost” t’ua udhёheqi njё shqiptar, edhe atё: “nacionalist dhe irredentist”. Akuza: duke pi konjak Skёnderbeu e shikuar nёpёr dritare nё prezencё tё disa shkrimtarёve shqiptarё e maqedonasё  se, kishte thёnё: do tё vij koha, kur ju maqedonasёt do t’i fshini rrugёt e Tiranёs.

Dhe, vallё nuk e shihni se erdhi ajo kohё: maqedonasёt, sot i kalojnё pushimet nё Shqipёri. Njё numёr i madh kёrkojnё edhe vende pune. Pёrpiqen ta mёsojnё gjuhёn shqipe. Ndonjёri si shqiptar ortodoks, kthehet edhe te rrёnja e baballarёve. Zërin e ngre për shpalljen e Kishës Ortodokse Shqiptare, në Shkup. Shumica marrin nuse shqiptare nga Shqipëria. Çka presin kulturofagёt, rrufjanët (informatorёt) e djeshёm komunistё dhe tё soçёm “demokratё”?!

Rёndёsinё e kёtij vizionari dhe burri tё penёs do ta kujtoj mё vonё: kur Lidhja e Shkrimtarёve Shqiptarё, nё vitin 1998 organizoi njё Akademi pёrkujtimore pёr kёtё poet pёr fёmijё nё vendlindje (Strugë). Asaj kohe një numër special të revistës letrare “STILI 97” ia përkushtoi poetit. E dini se, pёrderisa u organizua ajo Akademi pёrkujtimore, kam hequr siç thotё populli tё zitё e ullirit. E sabotonin nga tё gjitha anёt, na venin ndёrkёmbsa qё tё mos mbahet kurrësesi Akademia pёrkujtimore pёr Mehmedali Hoxhёn. Dhe, nё fund e dini si pёrfunduam ne miqtё e poetit, qё kishim ardhё nё Strugё nga tё gjitha anёt e Atdheut, na helmuan të gjithëve me ushqim nё restorant si mysafirë të Poetit vizionar.

Edhe sot dalin revista pёr fёmijё. Pёrçudi, mbi dhjetё revista pёr fёmijё edhe atё vetёm nё njё qytet, Tetovё. Mos shkruajmë këtu për revistat për fëmijë që e shohin dritën nëpër qytetet e Atdheut. Vetёm, fatkeqësisht hidhnu nji sy, janё nёn nivelin artistik të revistave pёr fёmijё “Fatosi”dhe “Gёzimi” qё i udhёhiqte ky burrё i penёs nё atё kohё të cenzurës komuniste e cila u rrinte nateditë me gërshërë mbi kokë.

Patjetёr, jam i detyruar nё kёtё shkrim pёrkujtimor pёr Mehmedali Hoxhёn (nëntëdhjetëvjetorin e lindjes) ta pёrmendi edhe njё rast: kur posa isha kthyer nga Prishtina nё Shkup, dhe isha i caktuar nga Shoqata e Shkrimtarёve tё Maqedonisё bashkё me njё shkrimtar maqedonas, qё tё marr pjesё nё Mitingun e Poezisё, nё Gjakovё. Ende ishin vitet e para nёntёdhjetёs, kohёs sё komunizmit. Kryetar i Shoqatёs sё Shkrimtarёve tё Kosovёs ishte Ibrahim Rugova. Gjatё gjithё manifestimit, ky maqedonasi nuk mu nda nga shoqёrimi. E mё pyeste herё pas here se, a ёshtё larg nga kёtu kufiri me Shqipёrinё?! E unё si student i Prishtinёs qё kisha qenё dhe kisha studjuar e punuar rreth dhjetё vite nё Prishtinё, pothuajse i njihja tё gjithё shkrimtarёt e Kosovёs. Edhe kryetarin e Shoqatёs të Shkrimtarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovёn. Nё njё rast, kryetari Rugova na siguroi edhe makinё zyrtare të Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës pёr “mikun” dhe mua qё tё shkojmё nё Deçan pёr fli. “Miku” u befasua me gjestin dhe sjelljen e Rugovёs nё mikpritje. Herё pas here mё thoshte: si ёshtё e mundur, kur kishte dёgjuar e lexuar shumё reagime tё ashpra tё Rugovёs nё atё kohё me shkrimtarёt serb?!

Ditё mё vonё, pasi u kthyem nё Shkup, unё do tё mёsoj nga vetё poeti Mehmedali Hoxha njё tё vёrtetё tё hidhur: nё Mitingun e Poezisё nё Gjakovё, unё kisha marrё pjesё me njё poet maqedonas, qё kishte qenё nё gjyq dёshmitar i Mehmedali Hoxhёs. E tmerrshme, deri ku arrinte ai aparat burokratik policor! Edhe sot, po i  njёjti aparat burokratik policor vepron dhe informon si dikur nё kohёn e komunizmit me kёlyshёt me zgjebe qё na ndёrsehen pas shpine.

Lufta vazhdon me penë. Edhe këtë vit me dt. 26 dhjetor 2014, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup  e përcolli një vit të mbrapsht me një Akademi përkujtimore për Mehmedali Hoxhën (nëntëdhjetëvjetorin e lindjes) duke pritur një vit të mbarë (2015) për shqiptarët. Akademia përkujtimore u hap me këngën kërçovare: Në bahçe na ka ra bryma të mikut të tij të pushkës dhe artit, Rexhep Zajazi. Vlerësime për veprimptarinë e Mehmedali Hoxhës para të pranishmëve sollën kritikët letrar: prof. Dr. Nebih Dervishi, Fadil Curri dhe Kalosh Çeliku. Ora simbolike letare u pasurua me poezitë e lexuara të Mehmedali Hoxhës: Shtatë ditët e mia.

Përkujtime interesante para të pranishmëve sollën kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij nga Redaksia “Flaka”: Fejzi Bojku, Halil Zendeli, Xhabir Ahmeti dhe Agim Poloska. Poashtu, poetin e përkujtuan në këtë Akademi përkujtimore edhe vendasit e tij: Liri Lena dhe Ibrahim Zhuta. Emocionale ishte paraqitja para të pranishmëve e mbesës së poetit: Teuta Hoxha. Vajzës së tij Merrushe Hoxha dhe djalit Bujar Hoxha.

Akademia përkujtimore përfundoi me shkundjen e kulturofagëve të partive politike nga gjumi dimëror i Arushës të strukur nëpër institucione shtetërore. Koha është, të pushojnë më me shpalljen e “dëshmorëve” nëpër katunde dhe ngritjen e përmendoreve të familjarëve të tyre, miqëve dhe klaneve partiake. Zhurmat e tyre arsimore dhe kulturore të partizanëve të tyre si “personalitete” arsimore e kulturore. Përbaltin me heshtje persomalitetet e dëshmuar  nëpër vite të arsimit dhe kulturës shqiptare. Pse jo, nesër një shkollë fillore, Institucion kulturor, rrugë qyteti, klub i shkrimtarëve ose çmim letrar, të mos mbajë emrin e Mehmedali Hoxhës?! Përmëtepër, një çmim të nivelit shtetëror nga Ministria e Kulturës, kur hë për hë “krijuesit” e politizuar shqiptar u kënaqën duke i rrëmbyer këto çmime institucionale të “vëllazërim – bashkimit” pa asnjë meritë para kamerave televizive…



(Vota: 38 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: