Zeqir Lushaj: Një fletë e rrëzuar!
| E Diel, 28.12.2014, 05:48 PM |

Zeqir Lushaj

 

NJË FLETË E RRËZUAR!

 

Ndërrim vitesh

si Vjet si Sivjet

si dhjetra shekuj e më shumë.

 

...!

Bashkë me fleten e fund-vitet

(si ortigjet nder hone)

diçka rrëzohet edhe tek Unë.

 

Rrëzohet vetvetiu

(duket si me dashje

por më shumë prej zorit).

 

as MIs-Bota e 1 Janarit

nuk është më Ajo...

Ajo e 31 Dhjetorit.

 

...!

Nderrimi i viteve

(thjeshtë) një fletë e rrëzuar

vazhdojmë ti themi :

-Gëzuar!

./.

-Shengjin Albani, fund-dhjetori 2014-



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: