Jaho Brahaj: Kronikë e derës së Gjon Buzukut
| E Shtune, 27.12.2014, 06:57 PM |

Me 5 Janar 2015 eshte 460 vjetori i botimit te MESHARIT te BUZUKUT

Jaho Brahaj - "Kronikë e derës së Gjon Buzukut”

Nga Prof. As. Dr. Shefqet Hoxha

Libri: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj sjell risi në ndriçimin e një prej figurave më të spikatura të kulturës kombëtare shqiptare, të qëndresës kulturore, krahas luftës së armatosur të shqiptarëve në shekujt e parë të robërisë turke.

Autori i monografisë në fjalë i njohur edhe me boimet e mëparshme si; “Emblema Shqiptare”, “Flamuri i kombit Shqiptar” e monografi të tjera, ka krijuar personalitetin e tij në studimet historike e etnokulturore të mesjetës.

Monografia: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut” është një punë shumvjeçare gjurmuese në dokumente të botuara nga arkivi i Venedikut, Napolit e Romës, por të gjitha këto të nderthurura në varësi të objektit studimor me botimet e autorëve më në zë të letrave shqipe.

Në këtë monografi zgjidhet përfundimishtë enigma nga ishte autori i monumentit të kulturës shqiptare, Gjon Buzuku dhe shpalosen fakte të panjohura mbi mjedisin ku kaloi fëmijërinë.

Në këtë libër të mbështetur në studimet dhe referencat e shumë autorëve e materialeve dokumentare, sillet atmosfera dhe kushtet që mundësuan botimin e librit të parë në gjuhën shqipe, në vitet më të vështira që kalonte populli ynë pas pushtimit të shekullit XV.

Në monografinë në fjalë sillen edhe fakte dhe argumente për lëvizjen e kordinuar të shqiptarëve në gjysmën e parë të shek. XVI për t’i bërë ballë agresionit kulturor të pushtusit, dhe analizohen rrethanat e botimit të “Mesharit” të nderthurura me veprimtaritë e tjera kulturore e të armatosura.

Të gjitha përpjekjet e shqiptarvet analizohen e shihen në dritën e vazhdës kulturore përendimore të trashëguar të shoqërisë shqiptare të para pushtimit dhe të përpjekjeve për të mos u nderprerë këto lidhje në atmosferën e ngjarjeve politike të popujve të Ballkanit.

Botimi i kësaj monografije në këtë vit jubilar (2005) të 450-vjetorit të botimit të librit të parë shqip, është me vlera dhe në nderim, që i bëjmë traditave tona kulturore.

Për autorin, studiuesin Jaho Brahaj ky botim është frut i një pune disavjeçare në hullinë e studimeve të historisë tonë kombëtare.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: