Drita Lushi: Kur ditët nisim t'i numërojmë mbrapsht
| E Shtune, 27.12.2014, 06:28 PM |

KUR DITËT NISIM T’I NUMËROJMË MBRAPSHT, MENDOJ…

Në vend të urimit…

-pak reflektim-

NGA DRITA LUSHI

Të kuptosh, të njohësh, të pranosh,  të besosh,  të guxosh,  të falësh,  të duash, - shtatë shtylla të arta për të pasur një shpirt në paqe me veten së pari, dhe së dyti,  me të gjithë njerzit që na rrethojnë.

Kur fundi vjen,  dhe nisim numërimin mbrapsht,  pikërisht atë çast ditet nisin të na mungojnë dhe ne fillojmë i rikujtojmë për gjithshka ato na ofruan;I  kujtojmë  për bukurinë,  trishtimet apo dhimbjet që na dhanë.

Besoj që çdo njeri,  edhe më indiferenti e kthen njëherë kokën pas,  të shohë çfarë ka kaluar,  e aq më shumë në fund të një viti, sepse është jeta që ua kemi falur  atyre ditëve,  e cila kurrë s’do na rikthehet më.

Po ç’vlen pesimizmi në gëzime e festa?

Më shumë se të mendojmë për gjëra të trishtuara dhe të plogështa të mendojmë si ta zbukurojmë vitin pasardhës,  nëse nuk e kemi bërë deri tash’,  ose nuk e kemi bërë siç duhet.

Të gjithë mundemi të ndryshojmë diçka për mire,  e kjo,  ku më mirë se në një fillimvit,  ku një start është gjithnjë i mundshëm,  i pranueshëm dhe i bukur!

E rëndësishme është të kuptojmë.

Të kuptojmë veten së pari,  dhe qëllimekzistencën tonë .

Brenda nesh,  ekziston e mira dhe e keqja;

Ti njohim ato,  është njëra anë, ti pranojmë është një anë tjetër,  por mbi të gjitha duhet  t’i duam,  duhet të dimë t’i duam.

Duke dashur të keqen, ne mundemi ta  kthejmë në të mirën tonë.

E nëse duam të jemi më të mirë,  ndryshimi nis që këtu; duke përmisuar të keqen.

Unë besoj që gjëja më e rëndësishme dhe më me vlerë që kemi brenda nesh është dashuria.

Të dimë të duam,  çdokund,  çdo gjë,  çdo ditë,  çdo vit.

Kush ka dashuri brenda vetes,  ia del të fitojë beteja nga më të paparashikuarat që jeta na vë si sprovë përpara.

Kjo është fitorja më e madhe e çdo njeriu,  duke pasur të qetë shprtin dhe brendinë tonë.

Të besosh dhe mësosh çdo ditë edhe nga një fëmijë,  edhe nga një i moshuar,  edhe nga kundërshtaret .

Të guxosh,  të bësh atë që do,  duke besuar që di ta bësh,  që dhe nëse nuk e bën mirë,  të nesërmen do ta bësh akoma më mirë.

Falja është një veprim aq i bukur që na fisnikëron shpirtin.

dhe të perkujdesesh është gjithashtu ,  një veprim i madhërishëm si një hymn.

Andaj,  unë do ta hedh hapin tim drejt 2015,  me shumë besim dhe guxim,  duke ushqyer veç Dashuri Brenda Vetes për Këdo.

Në një fundvit,  Një Falnderim dhe Lutje,  janë gjërat që duhet të bejmë të gjithë:

Faleminderit Zotit dhe Njerëzve të afërt,  që Jemi këta që Jemi,  dhe që kemi këto që kemi arritur.

Nje Lutje Zotit : Na Beko këtë Vit,  me më të mirat që Meriton Sejcili.

Pa harruar asnjë çast,  besimin tek Vetja dhe tek Puna,  do ndihemi padyshim më mirë në Vitin e RI.

Gëzuar,  2015!


Drita Lushi - fundhjetor 2014

(Vota: 29 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: