Reshat Nexhipi: Stema e Maqedonisë...
| E Diel, 21.12.2014, 06:43 PM |

Stema e Maqedonisë: Peshku në det, tigani në zjarr

Shqiponja dhe luani, do ta bënin stemën më atraktive  në botë

dhe leksion  për shtetet multietnike

Nga Reshat Nexhipi

Peshku, në këtë rast, është emri  i këtij shteti, epilogu i të  cilit,  edhe pse kaluan 20 e ca vjet, akoma nuk dihet, kurse tigani është stema, e cila, po caktohet për shtetin me emër diskutabil dhe që nuk dihet si do  quhet. Pra, pa u ditur emri final i një shteti,  nuk mund të caktohet stema e tij.  Kjo, sa i takon proverbës, gjegjësisht

titullit të këti shkrimi.Të kalojmë tani te nëntitulli, që është edhe  thelbi i temës. Luanin e gjejmë në stema të ndryshme dhe në periudha të ndryshme të disa shteteve, por më tepër, siç po thuhet, në atë të shtetit bullgar? Sidoqoftë, fakti që  idea në fjalë, ka dalë nga partia maqedonase  në pushtet, pa  konsultuar sa duhet, mos them fare,  subjektin shqiptar, tregon haptazi qëllimin e një veprimi të  të tillë, me stemë, pa asnjë element lidhur me shqiptarët,   stër

gjyshët e të cilëve  janë autoktonë të këtij nënqielli dhe të Ballkanit nëpërgjithësi.

Prandaj, vendosja e shqiponjës pranë luanit, duhet të jetë mburje dhe krenari për bashkëvendasit tanë maqedonas, sepse, veç tjerash, një stemë e tillë, me dy kafshë më të bukura  dhe më  të fuqishme nga çdo kafshë tjetër,  shqiponja në qiell, luani  në tokë, jo vetëm që do të ishte  simbol më atraktiv  nga çdo stemë tjetër në botë dhe leksion për shtetet multietnike, por, ajo  që është më thelbësore,  do stabilizonin dhe përforconin  shtetin, sepse vetëm ashtu shqiptarët do ta ndjenin edhe  si    vet dhe do ta mbronin nga rreziku që po i kanoset dita ditës  nga fqinjët e saj, njëri prej të cilëve   nuk e pra

non emrin, i dyti gjuhën, i treti kishën që, shkurt e qartë, do të tho

të, mohim  komplet  i etnitetit të   kombit maqedonas.

Kjo,  që, sapo thashë, më solli ndërmend  përallën lidhur  me lua

nin dhe shqiponjën që kishin pronën e tyre të përbashkët dhe  të cilën, vazhdimisht e rrezikonin dhelpra, ujku dhe ariu. Mirëpo, shqiponja largpamëse, përcillte me kujdes nga qielli çdo rrezik

që i kanosej pronës në fjalë, prandaj dhe   luani  nuk shqetsohej fa

re, hante, pinte, bënte sefallëk që, çke me të. Atij, aqë tepër iu rit mendja  sa që filloi të sillet  sikur prona  ishte vetëm e tij, gjë që so

lli prishjen e marrëdhënieve me shqiponjën. Armiqt, shfrytëzuan këtë rast,ia  zaptuan pronën  dhe e ndanë midis tyre, duke i lënë një pjesë të konsiderueshme edhe  shqiponjës, në shenjë falenderimi që nuk përkrahu luanin i cili   mbeti me gisht në gojë-thuhet në përa

llën, të cilën e kam lexuar kahmoti, prandaj dhe, ndoshta, nuk e përshkruava  dot si duhet.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: