Reshat Nexhipi: Dardha ka bishtin prapa
| E Marte, 02.12.2014, 06:08 PM |

Dardha ka bishtin prapa – thotë proverba popullore

Nga Reshat Nexhipi

Fjala është për vizitën e kryeministrit shqiptar në kryeqendrën e ish Jugoslavisë komuniste dhe në Preshevë. Pa dyshim, kryeministri, lojti rol të mrekullueshëm, gjë që duet përgëzuar, sepse, pas kësaj, nuk do lëvdojmë vetëm Turqinë për filmat e saj që kanë zaptuar botën, por edhe Shqipërinë me artistë të pa parë gjer më sot. Dhe, çështë më kryesore, kryeministri, përveç si artist, do hyjë në histori edhe si një nga atdhetarët dhe patriotët më të shquar që ka nxjerrë kombi ynë gjer më sot.

Edhe unë, do ti bashkanjgjitesha listës të analistëve dhe të tjerëve që ngrenë në qiell vizitën në fjalë, nëse, veç tjerash, në krye të Komisionit për rishikimin e historisë, nuk vendosej një enverist i përbetuar dhe me emër e mbiemër diskutabil, lidhur me origjinën etnike të tij, por ndonjë historian të depolitizuar. Prandaj, të gjithë ata që nuk e kuptojnë këtë, që thashë më sipër dhe që do vazhdojnë të ngrenë në qiell vizitën në fjalë, nuk do ti quaj “truthatë”, siç e tepëron kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, por njerës të cilit, pa dashje, kontribuojnë për rrikëthimin enverizmit në Shqipëri. Qofsha i gabuar. Kaq për sot!


13/11/2014

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: