Viktor Mërkuri: Kalifati Islamik dhe pasojat
| E Marte, 02.12.2014, 08:43 PM |

Kalifati Islamik dhe pasojat në Lindjen e Mesme

Nga Viktor Mërkuri

Bisedimet bërthamore mes Iranit dhe Perëndimit dështuan në krijimin e një marrëveshje,por ajo cfar do të kishte qenë një krizë e rëndësishme një vit më parë, mbushur me kërcënime dhe ankth, është trajtuar pa dramë apo pengesa. Ky dështim i ri për të arritur një marrëveshje shënon një ndryshim në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, një ndryshim që nuk mund të kuptohet pa marrë parasysh ndryshimet masive gjeopolitike që kanë ndodhur në Lindjen e Mesme gajtë muajve të fundit, dhe ripërcaktimin e urgjencës së çështjes bërthamore.

Nuk ka fjalë më të mirë që përshkruan ngjitjen kaq të shpejtë të shtetit islamik (ISIS) se sa 'tronditës'. Ajo tronditi optimistës pas Pranverës Arabe, shumica e të cilëve parashikonin se një opozitë liberael dhe laike do të vinte ne krye në luftën kundër al-Asad-it në Siri. Ajo tronditi al-Kaedën dhe degëzimin e saj rajonale Al-Nusra Front. Ajo tronditi një qeveri tepër  të vetëkënaqur në Irak, dhe që i kushtoi ish-kryeministrit karrierën e tij politike. Ajo tronditi dhe kompetencat e Arabis Saudite e cila pa nje levizje të vogël të kthehej kundrejt saj , dhe një plan-projekt të administartës Obama me qëllim tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Iraku të dukej qesharak.

Por si ka mundësi që një grup militant ka kapur kaq shumë njerëz dhe institucione në befasi? Përgjigjja është se shteti islamik (ISIS)  nuk është si ndonjë nga organizatat xhihadiste që erdhën dhe ikën para tij. Në termat e ideologjisë, rekrutimit, financimit dhe taktikat, ai është një armik krejtësisht i ndryshëm që kërkon një qasje krejtësisht të re për ta luftuar atë në një mënyrë efektive.

Pikat më të fuqishme në të cilat mbështeten anëtarët e shtetit islamik jane pozitat e tyre gjeografike dhe që, ndryshe nga Al Kaeda e cila nuk u mundua të pushtonte territor por mbështëtje ne rrajon, shteti islamik po bën posacërsiht këtë,pushtim tertitorial.

Ai e sheh veten si një burim nga i cili një shtet transnacional islamik duhet të rritet, dhe ai ka vendosur veten në Siri dhe Irak si një entitet gjeografik. Grupi kontrollon një rajon të përcaktuar në të dy vendet, dhe ajo ka një plan ushtarak konvencional projektuar për të mbrojtur dhe për të zgjeruar kontrollin e shtetit. Deri tani, çdo përparim dhe prapësim që ajo ka patur ajo ka mbajtur këtë karakter në formacione të shpërndara guerile që ruajn një aparat të rëndësishëm rajonal terorist, dhe që mbetet diçka mjaft e re për rajonin - një lëvizje islamike duke vepruar si shtet rajonal.

Është e paqartë nëse shteti islamik mund të mbijetojë. Ajo është nën sulm nga avionët amerikan, dhe Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur për të krijuar një forcë të koalicionit që do ta sulmoj dhe shkatëroj atë. Është gjithashtu e paqartë nëse grupi mund të zgjerohet. Shteti islamik duket se ka arritur kufijtë e tij në Kurdistan, dhe ushtria e Irakut (e cila u mposht në fazën e parë të shfaqjes së shtetit Islamike) është duke treguar disa shenja të të qenit në gjendje për të nisur kundërsulmin.

Një kërcënim i ri territorial

Shteti islamik (ISIS) ka krijuar një vorbull që ka bërë që fuqitë rajonale dhe globale të ripërcaktojnë sjelljen e tyre. Prania e ketij grupi ekstermist është e pamundur për tu injoruar për shkak se ajo është një entitet territorial, dhe si rezultat kombet u detyruan të rregullojnë politikat dhe marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin. Ne e shohim këtë brenda Sirisë dhe Irakut. Damasku dhe Bagdadi nuk janë të vetmit që duhet të merren me ekstemizmin e shtetit islamik (ISIS); udhëheqësit e fuqive të tjera rajonale - Turqia, Irani dhe Arabia kanë nevoja për të rillogaritur pozitat e tyre. Një organizatë terroriste mund të shkaktojë dhimbje dhe trazira, por ajo mbijeton duke mbetur e shpërndarë. Shteti islamik (ISIS) ka elementin e terrorizmit, por ajo është gjithashtu një forcë e koncentruar që potencialisht mund të zgjerojë territorin e saj. Grupi përbërës sillet gjeopolitikisht, dhe për aq kohë sa ajo mbijeton ajo paraqet një sfidë dhe rrezik  gjeopolitike.

Brenda Irakut dhe Sirisë, shteti islamik (ISIS) paraqet elementet e popullsisë sunite arabe. Ajo është vendosur vetë në rajonet sunite arabe të Irakut, edhe pse rezistenca ndaj pushtetit shtetëror islamik sigurisht ekziston ndërmjet sunive. Shteti islamik ka arritur të përballet me këtë rezistencë deri tani. Por grupi ekstremist gjithashtu është drejtuar kundër kufijve të rajoneve kurde dhe shiite, dhe ka kërkuar të krijojë një lidhje gjeografike me forcat e saj në Siri. Aty ku sunitët ishin dikur të dobët dhe të shpërndarë, shteti islamik është bërë tashmë një forcë e konsiderueshme në veri dhe në perëndim të Bagdadit, duke përbërë një kërcënim të mundshëm të prodhimit të naftës dhe qeverisjes kurde të Irakut. ISIS ka pasur një efekt edhe më të ndërlikuar në Siri, ndërkohë që ajo ka dobësuar grupe të tjera që rezistonin qeverinë e presidentit sirian Bashar al Assad, nga ana tjetër kanë forcuar pozitën e Asad-it duke rritur fuqinë e saj. Kjo dinamik ilustron kompleksitetin gjeopolitike të pranisë së shtetit Islamik ekstremist

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Iraku duke shpresuar se Bagdadi, edhe sikur e paaftë për të qeverisur territorin e saj me një nivel të qëndrueshëm të autoritetit, megjithatë do të zhvillonte një balancë të pushtetit në Irak, në të cilën gradë të ndryshme të autonomisë, formal dhe joformal, do të jepeshin. Ky ishte një qëllim i paqartë, edhe pse jo, i paarritshëm. Por shfaqja e shtetit Islamik rrënoi bilancin në Irak në mënyrë dramatike, dhe dobësoi fillesat në forcat irakiane dhe kurde të cilët përballë luftëtarëve te shtetit islamik(ISIS) detyruan Shtetet e Bashkuara të mendojnë mundësinë e ISIS-it të dominojë pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Kjo situatë përbën një sfidë në të cilën Shtetet e Bashkuara as nuk mund të anashkalonin, as të angazoheshin plotësisht. Zgjedhja e Uashingtonit ishte për të dërguar avionë dhe forca minimale në terren për të sulmuar shtetin islamik, ndërsa kërkon të ndërtojë një koalicion rajonal në atë teritor që do të funksiononte.

Sot,çelësi i këtij koalicioni është Turqia. Ankaraja është bërë një fuqi e konsiderueshme rajonale. Ajo ka fuqine ekonominë dhe ushtarake më të madhe në rajon, dhe kjo është më e ndjeshme ndaj ngjarjeve në Siri dhe Irak, që të kandidojë përgjatë kufirit jugor të Turqisë. Strategjia e Ankarasë nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan ka qenë shmangia e konflikteve me fqinjët e saj, të cilën ajo ka qenë në gjendje të bëjë me sukses deri tani. Shtetet e Bashkuara tani dëshirojnë që Turqia të sigurojë forcat - veçanërisht trupa tokësore - për ti rezistuar shtetin islamik(ISIS). Ankaraja ka interes për ta bërë këtë, që nga nafta e Irakut që do të ndihmojë të diversifikojë burimet e saj të energjisë ,dhe për shkak se ajo dëshiron të mbajë konfliktin larg kufive të Turqis. Qeveria turke ka punuar shumë për të mbajtur konfliktin sirian jashtë kufijve të saj dhe për të kufizuar përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në luftën civile. Ankaraja gjithashtu nuk do që shteti islamik (ISIS) të krijoj presion ndaj kurdëve të Irakut që të mund të përhapet përfundimisht tek kurdët e turqis

Shfaqja e shtetit islamik ka ripërcaktuar në mënyrë të ngjashme sjellje të Iranit në rajon. Teherani sheh një regjimi pro-iranian shiit të dominojnë  Bagdad si kritikë për interesat e saj, ashtu siç ajo e sheh dominimin e saj në Irakun jugor si vendimtar. Irani bëri një luftë me një Irak sunite të dominuar në vitet 1980, me dëme shkatërruese; të shmangurit një tjetër luftë të tillë është fondamental për politikën e sigurisë kombëtare iraniane.

SHBA në Lindjen e Mesme

Nga ana e Uashingtonit, shteti islamik (ISIS) ka treguar se ideja e Shteteve të Bashkuara të largohen nga rajoni është joreal. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara nuk do të angazhohen në luftë shum-divizional në Irak. Uashingtoni ka dështuar të arrij një stabilitet pro-amerikan atje herën e parë; nuk ka gjasa për të arritur atë në këtë kohë. Fuqia usharake ajërore e SHBA-së është një forcë e konsiderueshme kundër shtetit islamik dhe është një shenjë e fuqisë dhe pranis së Amerikës - si dhe limitet që ajo ka. Strategjia e SHBA-së për formimin e një aleance kundër shtetit islamik është jashtëzakonisht e ndërlikuar, pasi turqit nuk duan të jenë të tërhequr në luftën pa koncesione të mëdha, iranianët duan presion të reduktuar mbi programet e tyre bërthamore në këmbim për ndihmën e tyre, dhe sauditët janë të vetëdijshëm për rreziqet që paraqet për ta Irani.

Në mendimin tim nuk ka shumë gjasa që shteti territorial islamik të mund të mbijetojë. E vërteta është se Turqia, Irani dhe Arabia Saudite janë të gjitha në pritje që Shtetet e Bashkuara të zgjidhin problemin e Shtetit islamik (ISIS) me fuqi ajrore dhe një forcë të vogël tokësore. Këto veprime nuk do të shkatërrojnë shtetin islamik, por ato do të thyejnë koherencë territoriale e grupit dhe do ta detyrojnë atë që të kthehet në taktikat guerile dhe të terrorizmit si më parë. Në të vërtetë, kjo është tashmë duke ndodhur. Por edhe ekzistenca e grupit fonamentalist ekstremist, megjithatë i përkohshëm, ka habitur rajonin në realizimin se në supozimet e tyre të mëparshme nuk u morrën parasysh realitetet aktuale. Ankaraja nuk do të jetë në gjendje të shmang rritjen e përfshirjes së saj në konflikt; Teherani do të duhet të bashkpunojë me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Shtetet e Bashkuara, thjesht mund të shkojnë në shtëpi më vonë, edhe në qoftë se rajoni është në kaos.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: