Selim Nëngurra: Me poetët në luginën e Valbonës
| E Diel, 30.11.2014, 08:20 PM |

BASHK ME POETËT E MALSISË NË LUGINËN E VALBONËS

Nga Selim M. Nengurra

Kur njeriu takon nji njeri të mirë të gjitha të mirat vijnë varg pastaj. Unë sivjet pata fatin dhe u takova me poetin e Smolicës së Gjakovës bacën Tahir Bezhani e pastaj permes ti takova dhe njoftova edhe shumë poet e krijues tjerë të Bajram Currit dhe të Tropojës.

Dhe të takosh e të njoftohesh me poet si Lulzim Logu, me krijuesin, juristin e humanistin Hasan Selimi, me burrin malsorë z. Azgan Selimi njeriu krijon ndjenja se asht diku në nji botë tjetër sepse të këta burra shef dhe gjen të gjitha vlerat dhe të gjitha vyrtytet që i kemi pas neve si racë, si popull nëper breza. Per mue mergimtarin që baj jeten gadi tri dekada në Skandinavinë e ftoftë dhe që shpirti më thyhet e bahet copa kur shof mjerimin, varfninë materiale , por edhe ate shpirtnore të bashkatdhetarve të mi në Dardani takimi dhe njoftimi me këtä burra më bani të ndjehem mirë dhe ma mbushi boshllakun e dashnisë per Atdhe dhe popullin tim.

Neve kishim pas nji takim të shkurt te restoranti  " TE GURI I ZI " që asht në anen e djathtë të rrugës Klinë - Gjakovë buz lumit Drini i Bardhë dhe atë ditë me kerkesen time edhe u morem vesh se do bashkohemi nji ditë në Bajram Curr dhe nga aty do shkojm të gjithë bashk në Luginën e Valbonës.

Caktuem edhe ditën se kur do shkojm neve nga Dardania dhe mu mu dukshin ditët e gjata shekuj sepse mezi prisja të shkoj e ta shof Valbonë atë lum ku të paret e mi i kan rranjët familjare.

Më sillej nëper mendje romani " MIC SOKOLI " i Sylejmon  Krasniqit dhe shpresoja se kur do shkoj atje do e gjej Heroin tonë kombëtar, kusherinin tim tue thye akullin e Valbonës dhe tue u zhyt në thellësitë e sajë. Harroja se ishte mesi i stinës së verës dhe se atje vetem se do flladitsha ballin me ujin e ftoftë të Valbonës per heren e parë të jetës time.

Dita erdhi dhe unë ftova edhe dy miqt  e mi z. Salih Zogiani dhe z. Hysen Berisha, të tre bashk shkuem në Gjakovë te poeti Tahir Bezhani dhe u nisem per Bajram Curr.

Atje na priten vëllaznit tanë; z. Hasan Selimi, z. Lulzim Logu dhe z. Azgan Selimi që asht nip i z. Hasan Selimi.  Pasi u perqafuem si vëllazen per momentin u ndjeva pak keq sepse kishte edhe nji njeri që unë e kisha dasht të jet tash aty mes nesh dhe ai asht kusha im  poeti dhe krijuesi i Grisë së Tropojës Zeqir Sadik Lushaj. Në vijë ajrore nuk ishte larg nga neve Zeqiri , por me infrastrukturen rrugore të atyne anve ishte shumë larg, andaj heshta dhe nuk i telefonova sepse dija se skam si shkoj ta marr e të jemi bashk në Bajram Curr.

Nuk ja fali vetës se harrova z. Gjon Neçaj e nuk e ftova , mirpo Gjoni kishte pas nuhat se unë jam diku andej dhe ai derisa neve ishim në thellësitë e grykës i telefonon Lulzim Logut dhe Gjoni na priti në rrugën e këthimit nga Lugina e Valbonës.

Në Bajram Curr ndejtem pak dhe pastaj shkuem me vetura në Grykën e Valbonës.

Isha i dëshpruem se se kisha nji ngarës të vetures në mënyrë që unë të jam i lirë me pa e me fotografue ato pamje aq madhështore, aq fantastike të atyne bjeshkve.

Megjithate syni dhe shpirti mu kënaqen sepse kam pas thanë para shumë viteve; ... mos më daltë shpirti pa shkue me pa ku buron Valbona.

Ja tash dëshira ime po plotsohet falë njerzve të mirë të Malsisë së Tropojës.

Ajo ditë ka mbet në kujtesen time pergjithmonë dhe nji kënaqësi të tillë se mbaj mend ta kam perjetue edhe ndonjihere tjetër. Meqense ishim  7 veta neve shpesh flisnim mes veti dy me dy, por kur ja fillonte Salih Zogiani me anekdotat e veta dhe pastaj posa mbaronte ai ja niske Hasan Selimi neve i bajshim veshet nji per të ndegjue ata dhe pastaj plaste nji qeshje e madhe e të gjithve. Hasani e Salihu gjeten tonin komunikues mes veti dhe ata na defrenin edhe neve tjerve me barcoleta e anekdota. Me nji fjalë jemi kënaq atë ditë.

Tash nga këtu , nga shtëpia ime në lagjen Borgenhaugen të qytetit Sarpsborg të Norvegjisë ju them me respektin ma të madhë dhe me fjalët që më dalin nga thellësitë e shpirtit ;.... ju falemnderit , Zoti ju dhasht begati, paqit shendet e gëzime o vëllaznit e mi që ma mundësuet ta shof atë bukuri madhore , atë trevë të Alpeve tona qerdhen e kreshnikve. Falemnderit z. Hasan Selimi, z. Lulzim Logu, z. Azgan Selimi. Mikpritja e juej ishte taman bujari malësori.

Dhe tash nga këtu permes këti shkrimi ju baj ftesë që pranveren e vitit 2015 të vini juve të gjithë dhe me kend të doni tjeter miq apo familjar dhe ta vizitoni Istogun tim , Istogun e Ibrahim Rugovës dhe edhe mu e familjen time Nengurra.

Respekt i madh per juve të gjithve nga unë.


Sarpsborg: 25.11.2014

(Vota: 24 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: