Hilmi Saraçi: Zgjidhja e ngërçit (?)
| E Diel, 23.11.2014, 07:59 PM |

Zgjidhja e ngërçit (?)

Nga Hilmi Saraçi

Para disa muajve , menjëherë pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014  pata shkruar një opinion se një kualicion i mundshëm në mes të PDK-së dhe LDK-së do të ishte një zgidhje  e mirë për Koasovën , pasi që këto dy parti kanë një potencial politik , profesional dhe institucional më të lartë për të udhëhequr Kosovën. Mirëpo kjo nuk ndodhi qysh në fillim dhe siq e pamë kjo mori përmasa të gjera dhe të padëshiruara- u formuar një ngërç politik gjashtëmujor që ishte një dëm për  Kosovën, shprazëti politike , ekonomike dhe përgjithsisht institucionale në vend.Përpjekjet për një harmonizim ndërpolitik dhe ndërpartiak nuk arriten të gjejnë zgjidhje  dhe  një efekt të duhur institucional. Gjatë kësaj periudhe kohore u formua kualicioni paszgjedhor VLAN me një qellim që partia fituese në sgjedhje , me Hashim Thaçintë vetëm që Qeveria e Thaçit mos të ket mbështetjen për formimin e qeverisë, pasi kjo qeveri e Thaçit gjatë dy- tri mandatëve nuk ka tregua sukses në qeversjen e vendit.Sidomos kritikohet për shumë lëshime dhe gabime të pafalshme siq janë bisedimet me Serbinë,  privatizimi, korrupcioni , krimi i organizuar...

Veriu i vendit ndër problemet jetike të vendit

Bisedimet me Serbinënë këtë mënyrë nuk ishin dhe nuk janë në favor të Kosovës edhe ato bisedime dhe vendime të mara  nuk janë implementuar.Veri i vendit që 15 vite është i ndarë nga institucionet e Kosovës dhe gjithnjë është duke shkuar në dëm të shtetit të pavarur të Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe BE edhe pas shumë përpjekjeve (bisedimeve) nuk ka arritur të përmirësojë gjendjen në veri të vendit. Ky është një ndër problemet e pazgjidhura të Kosovës, sidomos krimi i organizuar ,kontrabanda… sikur nuk ka mundësi të ndalen në këtë pjesë të vendit, por edhe përgjithësisht në vend. Për këtë broblem nuk mund të fajsohet vetëm Qeveria e Kosovës, por edhe ne si qytetarë të Kosovës që kemi qenë mjaft të përmbajtur ndaj këtyre lëshimeve dhe gabimeve dhe Bashkësia Ndërkombëtare që nga fillimi i pas luftës dhe në dialogun me Serbinë ishte më tepër në krahun e Serbisë, Privatizimi i ndërmarjeve shoqërore është bërë pa kritere të duhura ligjore, me keqpërdorime të llojit të veçantë. Në këtë fushë dikush ka përfituar shumë , ndërsa punëtorët kanë mbetur pa vendet e tyre të punës , të përjashtuar dhe në varfëri të skajshme.Ndërsa mos të flasim për krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukuritë të tjera negative për të cilat vazhdimisht është folur dhe kërkuar që të luftohet kundër tyre dhe të zbulohen bërësit e tyre. Prandaj në shumë takime dhe tubime partiake dhe në parlament u kritikua qeveria për të gjitha këto lëshime dhe gabime.  Kjo ishte  arsye e madhe që kjo qeveri të ndrrohet dhe të zëvendesohet me të tjerë nga kualicioni paszgjedhor që kishte edhe numrat në parlament për të udhëhequrinstitucionet e vendit- parlamentin dhe pastaj edhe qeverinë. Pas disa përpjekjeve me shumicë të votave arritën që të zgjedhin kryetarin e parlamentit, Isa Mustafën, pa pjesëmarrjen e partisë më të madhë – PDK-në. Këto përpjekje dhe zgjidhje Gjykata Kushtetuese, me në krye Enver Hasanin e çfytizoi, sepse sipas kushtetutës kryeparlamentari i takon  partisë më të madhe që ka fituar në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 , PDK-së. Thaçi duke u bazuar në këtë, Gjykatën Kushtetuese gjithnjë kërkonte një marrveshje mes partive të bllokut për krijimin e institucionëve dhe për të thirur seancën parlamentare,  por kjo nuk pati sukses të realizohet deri me tani, në fund. Në këtë fushë rol negativ ka luajtur kryesuesja ,Flora Brovina me paaftësinë e saj  (deputete më e moshuar) e cila nuk dinte ta udhëheq séance, e hutuar dhe e dirigjuar nga PDK-ja, në krye me Hashim Thaçin. Kështu ajo pengoi krijimin e institucionëve në kohën e duhur.

Marveshja e partive te kualicionit nuk ishte e ndërtuar mirë

Marr logjikisht dhe juridikisht në këto raste fjalën kryesore duhet ta kenë ata  që kanë numrin më të madhë në parlament dhe se  vendi për të diskutuar dhe për të  bërë marrveshje është parlamenti.Marveshtja e partive të kualicionit paszgjedhor nuk  ishte sa duhet i ndërtuar dhe i konsiliduar, kishte mjaft plasaritje dhe paqartësi.Në këtë marrveshtje u nominuan Isa Mustafa për kryeparlamentar , ndërsa Ramush Haradinaj për kryetar të Qeverisë . Kjo nuk ishte e logjikshme dhe me vend pasi që me nëndë teputetë sa ka AAK-ja të bëhet kryeshef i eksekutivit lideri i tyre , Ramush Haradinaj. Kjo siq u pa edhe më vonë nuk ishte një nominim me vend (i përshtatshëm) ,sepse kryegzekutivin është dashur ta marrë partia më e madhe siq ishte LDK-ja, në krye me Isa Mustafën. Të qarat menjëherë filluan pas vendimit të prerë të Gjykatës Kushtetuese se kryeparlamentari i takon vetëm partisë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit 2014. Mendoj se pas kësaj ka qenë normale të bisedohet për kandidatët e nominuar pa një kriter të duhur në marveshjen paraprake , pasiqë Isa nuk kishte të drejt për kryetar të parlamendit siq  e kishte LAN në marveshtje. Këtu filloi edhe prishja e këtij kualicioni paszgjedhor. LDK-ja kishte të drejtë si parti më madhe të nominojë  Isa Mustafën për kryeqeveritar, pasiqë siq flitet në marrëveshje është përcaktuar se nëse ka dryshime në këto nominime të bisedohet për marveshjen e re.

Këmbëngulja e Ramush Haradinajt për kryemandator të qeverisë

Kjo do ta ruantë kualicionin nëse Haradinaj do të hiqte dorë nga nominimi për kryemandator të qeverisë  që tani me vonesë kërkonte LDK-ja. Mirëpo Ramush Haradinaj këmbëngulë se vetem ai duhet të jetë i numinuar për kryetar të qeverisë dhe se çdo prishje të marveshjes do të konsiderohet si tradhti ndaj marveshjes.Tani Hashim Thaç sikur arriti që të përçajë bllokun dhe në këtë mënyrë të zgjidhet ngërçi politik.Thuhet se edhe Haradinaj është përpjekur të bëjë kualicion me PDK, por me kusht që të bëhet kryeshef i qeverisë. Kjo nuk ishte e mundur, sepse Thaçi nuk do të ishte pajtuar. Ai kaherë ka kërkuar një kualicion me LDK-në, ku edhe ndërkombëtarët kishin një mendim të tillë. Duke u nisur nga të gjitha këto lëvizje të pakëndshme për politikën kosovare mendoj se  kjo zgjidhje fundit (kualicioni LDK-PDK) është më e mira ndër të këqijat…

Kurgjë të përsosur nuk ka në shoqëri

Reagimet fundit nga kualicioni VLAN, sidomos i AAK-së, me Ramush Haradinaj dhe VV në krye me Albin Kurtin janë të papëlqyera dhe të ngutshme dhe si të tilla nuk mdihmojnë në zgjidhjen e problemeve mjaft të mëdha në Kosovë, përkundrazi do të ndikojnë nëgativisht për të ardhmen e Kosovës. Këto dy parti por edhe Nisma duhet edhe më tutje të jenë një opozitë e fortë që do të ndihmonin në përmirësimin e gjendjes në Kosovë. Në krye të institucioneve duhet të zënë vend njerës të ngritur politikisht, profesinalisht, moralisht dhe me refleks të duhur patriotik të cilët nuk mendojnë vetëm për interesat e veta personale ,por për popullin që e ka kapluar skamja ,kriminaliteti dhe shumë halle të tjera të jetës, në përgjithësi. Pa marr parasysh të kaluarën e çdo njërit prej tyre, të cilët kanë bërë mjaft mekate, sepse të rrallë janë ata që kanë dhënë çdo gjë nga puna e vet për popullin dhe Kosovën. Kurgjë nuk është e përsosur në shoqëri, vetëm Zoti mund të jetë i pa gabime, prandaj duhet të luftojmë me mençuri të gjitha ato dukuri që pengojnë zhvillimin ekonomik, politik dhe ndërshtetror të vendit. Isa Mustafa është akademik , profesor në universitetin e Kosovës, ka përvojë mjaft të dalluar në laminë ekonomike dhe politike , prandaj nuk është me vend që të reagohet për kualicionin dhe zgjidhjen e tij si kryetar i Qeverisë së Kosovës.Gjithashtu Hashim Thaçi nuk është i pa merita në disa fusha, sidomos në qeverisjen e vendit dhe në fushën e bashkëpunimit me Bashkësinë Ndërkombëtare, por megjithatë duhet të pajtohet që në këtë mandat të zgjidhet Isa Mustafa kryetar i Qeverisë së Kosovës, për ndryshe ka mendime  që nese kjo nuk realizohet të prishet kualicioni. Kjo pastaj do ta komplikoj edhe më tepër situaten dhe sigurinë në Kosovë të cilën qytetarët nuk e dëshirojnë…



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: