Ftesë: Netët Poetike - Takime nën Rrap
| E Merkure, 19.11.2014, 09:23 PM |

Netët Poetike të Vjeshtës (XIX)

(Ende nuk jemi në Dimër…)

T A K I M E   N Ë N  R R A P

Kërçovë, 14, 15 dhe 16 dhjetor 2014

Ftesë

Z. ____________________________________

Jeni i ( e ) ftuar të merrni pjesë në Manifestimin

Kulturor Tradicional Ndërkombëtarë:

Netët poetike të Vjeshtës (XIX)

(Ende nuk jemi në Dimër)

T A K I M E  N Ë N  R R A P

Vendi: Kërçovë

Data: 14, 15 dhe 16 dhjetor  2014

Ora: l7.00, në Hotelin “KIÇEVO”, Kërçovë.

Ora simbolike letrare:

N a  b a s h k o i  R r a p i

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar

__________________________

Kryetari: Kalosh Çeliku

P r o g r a m i:

Data: 14 dhjetor 2014, Kërçovë

Ora: 14.00 – 16.00, Pritja e poetëve në Hotelin “KIÇEVO”, në Kërçovë.

Ora: 17.00, Hapja e ekspozitës figurative BALLKANIKA e piktorit Ramadan Ramadani, në Kërçovë.

Ora: 18,00, Ora simbolike letrare:

N a  b a s h k o i  R r a p i

-           Pano Taçi: Na bashkoi Rrapi, reciton poeti dhe artisti: Ali Qerimi.

-           Fjala përshëndetëse: Kalosh Çeliku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup. Mirëseardhje në Kërçovë duke jua hapur derën krah më krah u dëshiron edhe Kryetari i Komunës Kërçovës, z. Fatmir Dehari.

-           Të pret poeti – Ferid Abdiu, kantautor.

Marrin pjesë poetë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Italia, Franca, Bullgaria, Rumunia, Greqia, Turqia, Bellgjika, Bosnja, Mali Zi etj. Dhe, Vëllezërit Dervishi, Lumturi Axhami, Behxhet Jagodini dhe Ferid Abdiu, kantautor nga Kërçova.

II SOFRA POETIKE E XHA DERALLËS NË KATUNDIN CËRVICË

Data: 15 dhjetor 2014, Kërçovë

Ora: 10.00, Portret letrar: Shaqir Sadiku – miku zjarrtë i Rrapit.

Ora: 11.00, Sofra poetike e Rrapit: Rruga e mistikëve për në Baba Tomor.

Ora: 12.00. Vizitë Pallatit të parë të Kulturës në Katundin Cërvicë, në Komunën e Kërçovës. Sofra poetike e Xha Derallës në Katundin Cërvicë. Përurimi i librit - monografi: Parisi i vogël, nga autori Bajram Çeliku - Bali dhe një orë letrare satirike tradicionale në vendlindje.

III ME POEZI DHE KËNGË DERI NË AGIM

Ora: 20.00, Nata e Madhe Poetike e shoqëruar me këngë kërçovare: Vëllezërit Dervishi, Lumturi Axhami, Behxhet Jagodini dhe Ferid Abdiu nga Kërçova.

Ora: 23.00, Me poezi dhe këngë deri në agim.

Natën e Madhe bëhet edhe përurimi i numrit më të ri të revistës letrare “ STILI 97“, Zjarr dhe flakë (poezi) – Shaqir Sadiku, Unë s’të kam dashur ndonjëherë (poezi) – Skënder Rusi, Pretenca (roman) – Istref Haxhillari, Lirika me hënë (poezi – përzgjedhje) – Vahit Nasufi, Venela 2 (dramë) – Vesel Xhaferri, Çapini (dramë) – Nehas Sopaj, Në pritë vetëveten (poezi) – Ali Qerimi dhe  Plaga e dhjetë me Hënën (poezi, në gjuhën greke) - Kalosh Çeliku.

Pasmesnate, ndahet çmimi letrar për poezinë më të bukur të lexuar gjatë këtij takimi, çmimi letrar për vepër erotike, botuar gjatë dy takimeve dhe çmimi për vepër jetësore krah për krahu me çmimet letrare speciale të Natës Madhe: Mikja e Rrapit dhe Miku i Rrapit.

- Pranimi i anëtarëve të rinj në LSHSHM – së.

Data: 16 dhjetor 2014

Ora: 10.00, përcjellja e mysafirëve.

Konfirmoni pjesmarrjen!

E-maili: stili97@yahoo.com

kceliku@yahoo.com

tel: 0038976467566



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: