Selim Nëngurra: Ku dreqin e thyejmë qafën
| E Hene, 10.11.2014, 10:00 PM |

KU DREQIN PO E THEJM QAFËN A DIN KUSH ME TREGUE

Nga Selim M. Nengurra

Prej se kam hap facebook.com shof se aty njeriu mëson dhe njoftohet me gjana që ndoshta në rethana tjera nuk do i mesonte as nuk do i ndëgjonte. Sot herët në mengjes u zgjova dhe hapa FB. Lexova letrat e miqve dhe pash disa postime aty. Më trishtuen dhe ma prishen fillimin e kësaj dite fundjave dy lajme që i pash aty.

1. Ishte postimi i mikut tim Gjergj Bajram Kabashi ku ky njofton permes nji shkrimi se nji grup priftërinjësh nga Selaniku dhe shoqata " VËLLAZËRIA ORTODOKSE " në jugun e Shqipnisë në fshatin POLENË kan arrit me i bind që të asimilohen, të mohojnë kombin e vet  mbi 40 persona që deri dje ishin shqiptar dhe tash u ban grek. Mosha e tyne asht 5-35 vjet dhe shperblimi per këtë asht 200 euro.

Pasi e lexova lajmin hyna pak në kujtesen time të mbamendjes dhe mu kujtue se i Madhi dhe i ndritshmi Petro Nini Luarasi bash në  Polenë pat hap Shkollën e dytë shqipe në Shqipni.

Ky lajm më trishtojë dhe tash derisa fillova me shfry mllefin tim këtu po më kujtohet i perkdheluni i portaleve të internetit shpiuni dhe shqipfolsi me gjak gabeli grek Pirro Prifti i cili ngrit në piedestal të pavdeshmënisë e ban shejt shpiunin grek që mjerisht edhe asht Peshkop i KAOSH-it Anastasios Janullatos. Mu kujtue edhe Klaid Kapinova i cili poashtu bashk me Pirro Priftin perkrah Janullatosin, po më kujtohet edhe fakti se me sa mllefin asht prit te disa portale të internetit aty ku unë shkruej e botojë , nji shkrimi imi ku pata demaskue Pirro Priftin e Klajd Kapinoven.Bile mllef paten shpreh edhe disa vëllazen të mi të gjakut të besimit katolik.

2 Lajmi tjetër trishtues që sot e mesova asht se klubet e futbollit " BESA " e Pejës dhe " PRISHTINA " e Prishtinës paskan ndryshue orarin e treningut per futbolistët shkaku i namazit të xhumasë ( të premtes ). Aty portjeri i Besës, nji me mbiemnin Hajdari me krenari flet se si trajneri Arbnor Morina bashk me të gjithë lojtarët e BESÊS falin namazet rregullishtë. Efendi Hajdari ( portjeri i KF. BESA ) thotë se 100% e futbalerave të KF BESA falin namazin me rregull. Ndersa në KF PRISHTINA mbi 75% falin namazet.

Rasti i fshatit POLENË asht tmerrues dhe per këtë duhet me u alarmue tan bota , shtetet shqiptare duhet me reague me notë protestë shtenore te qeveria shoviniste greke në Athinë.

Ndërsa urgjentishtë Parlamentet e shteteve shqiptare ( Shqipni e Kosovë ) do duhej me u mbledh dhe me trajtue rastin e asimilimit të shqiptarve të besimit ortodoks në grek, dhe per ta ba këtë duhet sepse shitja e identiteti kombëtar atje asht ba per vetem 200 euro. Kjo dëshmon se situata social-ekonomike dhe varfnia e tmerrshme asht fajtori numer nji dhe fajtori numer dy asht propaganda antishqiptare e Peshkopit Anastasios Janullatos bashk me lakejt e vet , zagaret e vet shqipfolsa si Pirro Prifti e kompania e ti.

Mirpo Kosova nuk ka Parlament fare gadi gjysem viti dhe kjo ngulfatje per mendimin tim vetem sa se ka sjell nji 97-tësh në Kosovë ashtu sikur  pat ndodhë në Shqipni atë vit.

Shqipnia asht e ngërthyeme në vorbullën e krimit, korrupsionit, vrasjeve mafioze si rasti i Konstandin Xhuvanit, në fjalamaninë e patriotizmit folklorik si rasti në Beograd mes Kombëtarës shqiptare dhe asaj serbe, pastaj per ate se a do shkon , kur do shkon dhe pse duhet apo nuk duhet me shkue per vizitë Edi Rama në Beograd.

Shtypi shqiptar, qoftë ai ditor ai vizuel ( TV-të e shumta ) apo ai i internetit asht i preokupuem se djali i kujt qenka kryeministri serb Vuqiq se me pa se ku asht ardh puna e qytetarit të shtetit tonë i cili asht shtri per toke dhe per ta fitue kafshaten e gojës shqiptarziu per 200 euro ndrron komb e Atdhe. Femna shqiptare per 10-50 euro shet trupin e vetë. Vetvrasjet janë në piken alarmuese , dukuri kjo që per neve si popull pothuej nuk ka qen fare e njoftun ma heret e as në kohen e sistemeve moniste të Enverit në Shqipni apo të Titos në Kosovë ( Jugosllavi ). Ikjet nga Atdheu janë alarmante , ka vite që burgjet e Hungarisë jan perplot me shqiptarë që me shpresen se do ikun nga atdheu i tyne i tmerrshem dhe do jetojnë paksa nji jetë të dinjitetshme diku në Europë dhe per fatin e tyne nuk perkujdeset askush.

Pra populli shqiptar asht në rrezik, asht tu shkue në theqafje. Jemi nda në dy grupe, në ata që rrezikun per zhdukjen tonë e shofin vetem te islami dhe perhapja e ti , futja e ti në secilen pore të trupit te shumica shqiptare dhe qe fare se shofin rrezik aspiraten greke per gllabrimin e trojeve shqiptare pikrisht per shkakun e fesë ortodokse atje në jug , fe kjo që e praktikojnë shqiptaret e atyne krahinave. Pastaj verioret shqiptar ata të Shkodrës dhe rrethinës si dhe të Malësisë së saj nuk e shofin as rrezikun serbo-maqedono-malazez dhe aspiratat e tyne per ti gllbrue tokat tona.

Atje në Shkoder ka BYRO ku lidhen kontrata martesore të vajzave të reje shqiptare me serb, maqedon e malazez dhe aspak si pengon kjo sepse per bindjen e tyne ma mirë shkau, maqedoni apo malazezi se sa muslimani shqiptar. "Aferim" se po ndihmoni me të madhe per tja rrit natalitetet popujve fqinjë që jan anmiqet ma të rrezikshem per neve e per shtetet tona.

Duket se ju ka kap paniku mos po zhduken këta popuj vëllazen me juve pernga feja andaj po e jepni trupin tuej me jua ndotë jarga e shkaut katil mizor.

Ku je Pirro Prifti që nuk po e thue asnji fjalë per rastin e POLENËS !?  Ti Pirro që din me sulmue tjeret pse se thue asnji fjalë tash per këtë krim që Janullatosi yt arriti me e ba atje. Jo ti nuk flet, ti je struk diku tash dhe zgërdhihesh sepse ti bashk me at qenin tand Janullatosin ja keni arrit qellimeve tueja antishqiptare.

Ma thuej tash o Pirro Prifti a ma i keq per Shqipninë ( sepse ti po thue se je shqiptar e unë nuk e besojë këtë kurr ) asht Anastasios Janullatosi apo At Nikolla Marku.

Ku je struk edhe ti mjerani me fe e pa komb e atdhe Klajd Kapinova që se thue asnji fjalë per POLENËN shqiptare ?!

Zoti ju mallkoftë juve të gjithve që perkrahni Greqi, Serbi dhe fqinjet tonë të tjer që me shekuj punuen e punojnë me na zhduk.

Po flas edhe per rastin e sportistave islamista të ekipeve sportive të Kosovës konkretisht të KF BESA dhe të KF PRISHTINA.

Trajneri i KF BESA asht nji llapjan dhe quhet Arbnor Morina. Ky ka lujt dikur në KF PRISHTINA në kohen kur ky ekip ishte i suksesëshem ne futbollin e ish Jugosllavisë.

Po flas me mendjen time ate që e kam pru si konkluzion se pse disa njerëz sot jan aq shumë fetar dhe simpatizues të islamit. Kam marr shembuj njerzit që i njof mirë se cilet kan qen dikur kur Kosova ishte pjesë e Federatës Jugoslalve dhe aty ishte sistemi komunist. Të gjithë njerzit lojal me pushtetin, të gjithë shpiunat e UDB-së, të gjithë servilet dhe shpiunat pa pagesë të policisë dhe UDB-së dikur si dhe të gjithë alkoolistet dhe bixhozgjinjët e amoralet ( kurvaret ) dashnor të kamariereve e kangëtareve shkina e magjupe të kafeneve private të Kosovës sot janë islamistet ma të devotshem. Per qudi ata edhe jetojnë sot jeten në mirqenje dhe jan të kamur me ekonomin e vet familjare. Nga ju vjen kjo mirëqenje? Ku i marrin parat ata?

Si trevë fetare islamike e Kosovës dihet se ma ekstremja gjithmonë ka qen dhe asht LLAPI si dhe qytetet e Kaqanikut , Gjilanit, Ferizajt dhe Elez Hanit. Duket se Arbnor Morina paska shkue në Pejë jo si trajner futbolli por si imam llapjan. Mallkimi i Zotit dhe turpi të mbuloftë o islamisti Arbnor Morina. Po ti që deri dje ke ndejt e ke pi raki me Batroviqa e Donqiqa në hotelin BOZHUR në Prishtinë ku na dole tash aq islamist? ! Ik e the qafen e shko ushtro ndonji ekip të ndonji shteti islamik.

Ujku don mjegullë kan thanë pleqet dhe e kam perdor edhe unë disa here në shkrimet e mia. Po e perdori edhe tash. Mjegulla e dalun nga gojet e fqinjve tanë grabitqar per me na zhduk ju ka verbue syt shqiptarve dhe nëper mjegullë po vallëzojnë valen e  qudtishme shkatrrimtare të vetzhdukjës.

Nuk kemi shtete, nuk kemi pushtete se me pas do duhej me i diskualifikue ekiper BESA dhe PRISHTINA nga garat, trajnerit Arbnor Morina me ja marr lisencen e trajnerit dhe me vu rend e rregull sportiv në klube sportive e jo me lan anarki ku feja e huej , feja e pushtuesit të djeshem dhe ati që aspiron me na ripushtue edhe sot  sundon edhe me sportet tona.


Sarpsborg: 09.11.2014

(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: