Gjon Neçaj: Dëshmori Prek Mani
| E Diel, 09.11.2014, 07:05 PM |

PREK MANI, DESHMORI  QE DHA JETEN PER ÇLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE JUGOSLLAVI.

( Ne 70 vjetorin e brigades se 25 Sulmuese dhe 70 vjetorin e çlirimit te Atdheut )

Nga Gjon Neçaj

Me datën 6 nëntor në qytetin “Bajram Curri” u kremtua 70 vjetori i krijimit të brigades së 25 Sulmuese, e cila u krijua disa ditë pas çlirimit të Tropojës,poe kishte një emisioni internacional,çlirimin e trojeve shqiptare në Jogosllavi. Një ndër 53 deshmorët e saj ,është edhe biri I Nikaj Merturit,Prek Mani,I cili dha jetën në luen e rinisë,duke skuqur me gjakun e njomë bozhuret e zhuritura të tokës shqiptare.  Ai u vra në Judovnik me 22 janar te vitit 1945 ne moshen 23 vjecare. Në nderim të 70 vjetorit të krijimit të brigades dhe 70 vjetorit të çlirimit të Atdheut,me dëshirën e shumë  bashkëkrahinasve të mi,hodha në letër këto radhë për Prek Manin,duke falënderuar si gjithnjë gazetën “Telegraf” për trajtimin e temave patriotike dhe të deshmorëve e patriotëve.

Po kush ishte deshmori Prek Mani

Prek Mani lindi ne fshatin Tetaj të  krahines sç Nikaj Mertur  me 22 qershor të vitit 1922 ne nje familje te varfer fshatare me tradita patriotike. Ne formimin e Prekes ndikuan pozitivisht babai I tij, Mani si dhe xhaxhallaret Sokoli e Kadria. Keta leviznin shume,takoheshin me shoke e miq si ne zonen e Dukagjinit,Shkoder,Malesine e Gjakoves etj. Ne takime me njerezit e njohur ata mesonin shume dhe kishin marre nje kulture disi te larte,e frekuentonin rregullisht kishat, donin arsimin etj.  Sokoli e Kadria kane qene pjesmarres ne ushtrine e Bajram Currit si pjesemarres ne Revolucionin Demokratiko-Borgjez te 1924. Qe kur Preka ishte 3 vjeç, familja e tij  ndiqej  si kundershtare e Zogut. U njoftuan disa here qe te dorezoheshin dhe u detyruan te dalin si kaçak ne male.  Kjo u shoqerua me djegien e shtepise,te bazes ushqimore te bagetive dhe grabitjen e gjese se gjalle. Ne periudhen fundviti 1924 deri ne Maj 1925, qendruan burra, gra e femije ne kushte te jashtezakonshme bjeshkeve. Por ne forma te ndryshme ndihmoheshin nga njerezit e fshatit dhe te njohurit. Kjo ua kaliti  me shume durimin dhe ua rriti ndjenjet dhe dashurine per vendin. Me dhimbje te madhe vendosin te largohen nga fshati i tyre , te afermit ,bashkefshataret dhe miqte. U vendosen te nje   bashkefshatar i tyre,Vuksan Nika ne Ramoc  te Gjakoves,ku me 1926 Mani,babai I Prekes kthehet ne vendlindje,pasi semuret rende dhe me vone  dhe vdes ,duke qene I ftohur nga qendrimi kaçak maleve.

Kadria,xhaxhai I Prekes ra dy here ne perpjekeje me zhandaret ku edhe plagoset. Me vone e zene dhe e denojne me 12 vjet burg ne Shkoder. Ndersa Sokoli,ne moshen 23 vjecare vritet nga forcat serbe ne kufi me Jugosllavine dhe varroset ne varrezat e Ramocit ne Gjakove.

Tani hallet e jetes u shtuan pa kufi. Preka, sikurse tregojne te afermit, ishte shume i shkathet,inteligjent ,me trup te gjate ,sin je lis bjeshke I vendlindjes.  Qysh ne moshe te vogel dallohesh per kerkesat per t’u  shkolluar,per te ndertuar ekonomine,shtepi te re dhe per te krijuar familje. Nje dite po shkonte ne Gjakove bashke me xhaxhain dhe gjate rruges takon femijet me libra ne duar. Me emocion  pyet se  ku shkojne ata femije me libra ne dore, e po vete pergjigjet se shkojne ne shkolle per te mesuar,per t’u beret e ditur per jeten,familjen,Atdheun.  Xhaxhai u kthye dhe e pa. Ne syte e tij shkelqente gezimi, e me hapat e shpejte tregonte dashurine per shkolle dhe i thote xhaxhait per deshiren qe kishte  per te vazhduar shkollen,e i kujtohet premtimi qe i kishte dhene xhaxhai Sokoli, i cili tashme ai nuk jetonte .

Me  gjithe veshtiresite  e medha qe s’ju kishin ndare asnjehere, xhaxhai Marku vendos dhe e regjistron ne shkollen fillore ne Gjakove ne vitin 1930. Preka e falnderoj shume xhaxhain dhe i premtoj se do te mesonte shume dhe do te ishte i sjellshem.

Ne vitin 1934 Preka  mbaron shkollen filloren,por familjen e tij,pasi arrestojne Markun,I internojne ne Novi Pazar. Ne moshen 12 vjecare,Preken e pikelloi shume,pasi u detyrua te nderpresin shkollen. Ne Novi Pazar familja e  tij bente nje jete ne kushte mjerimi. ndonese ne moshe te re,por i burreruar  me vuajtjet e jetes, vendos te mos perulet,duke fillon pune nga me te ndryshmet,si argat, sherbetor ne familje por shume here pa pune. Edhe ne keto kushte mendjen e kishte te shkolla,interesohesh te gjente ndonje liber dhe  ta lexonte. Ne shtepine e Prekes ne Tetaj eshte nje liber shume i vjeter me kenge folklorike. Sikurse tregonte nene Lene, ia kishte fale nje shoku i tij i klasas ne Gjakove kur po kthehej  nga Novi Pazari per ne fshatin e lindjes ne Tetaj. Edhe ne ate moshe, sikurse tregonte  motra, Zoja, kishte degjuar per levizjet revolucionare te kohes. Dhe kishte mendimin se ato ndryshime do te luftonin varferine,nuk do te kete aq vuajtje ,etj.  Me 1937, ne pamundesi per te jetuer më në Novi Pazar, kthehet ne fshatin e lindjes ,neTetaj.

Preka kishte edhe dy vellezer e dye motra nga nena,Zefi,Prendi,Maria dhe Sugarja. Ne fshat gjithshka ishte rrenuar,e me shume mundime  ndertojne nje kasolle sa per te futur koken. Etja per shkolle,per dije,per nje jete me te mire jashte varferise,duke qene dhe vellai i madh, e vendos Preken ne kushte  te veshtira . I gjurmuar nga regjimi i asaj kohe, rrinte shume pak ne Tetaj,shkonte te shoket e shkolles ne Gjakove por dhe te disa miq ne Shkoder me te cilet kishte krijuer njohje nepermes xhaxhallarve. Punon ne pune te ndryshme nga me te rendat,argat dhe pa buke e gjume. Keto vite jane ne kohen e pushtimit fashist italian. Nje tregtar I  njohur I babait te tij, mbas shume perpjekjesh e bind qe te vishet si milic ne Shkoder. Me shume veshtiresi tregtari e bind qe te shkoje si milic bashke me  shokun e tij nga fshati Peraj i fisit te Nikajve,Tahir Pjetra.

Duke perjetuar  qelite,rrahjet, padrejtesite,raprezaljet dhe duke kujtuar bisedat  qe nene I ikishte treguar dhe ato qe kishte kaluar vete, e ndihej  shume i fyer qe u sherbente pushtuesve.

Ne burgun e Shkodres u trishtua nga torturat qe shihte mbi te ndaluarit qe dilnin ne demonstrate. Gjate 6 muajve si milic ne Shkoder, u njoh dhe me levizjet komuniste ne Shqiperi. Fshataret e degjonin me shume vemendje kur Preka fliste per Shkodren,per bukurite e atij qyteti te lashte,per njerezit me zemer te madhe ,por edhe per vuajtjet,mjerimin,papunesine ,per demonstatat,torturat e  demonstruesve  ne burgje dhe pakenaqesine per pushtuesit e huaj.

Ne shtator 1944 Prek Mani inkuadrohet ne brigadat partizane. Me krijimin e brigades se 25-te Sulmuese,Preka iu bashku kesaj brigade, e cila mori mision per çlirimin e trojeve shqiptare ne Jogosllavi.  Ai u caktua  komandant i toges se zbulimit ,i cili shquhej si partizan trim,I dashur dhe besnik .  Ne fletoren e tij origjinale, te cilen e ruan familje, e ne po e pbulikojme per here te pare ne gazeten “Telegraf”, ka shume shenime interesante. Luftimi i fundit qe ka marre pjese  Prek Mani, ka qene ne malet e Judovnikut kunder nazisteve gjermane.  Ne malet e judovnikut bora i kalonte dy metra. Sipas deshmive te shokeve partizane, brigade pergatitej te hidhej ne sulm. Preka herepashere ferkonte syrin dhe ballin, pasi i kishte mbetur zakon qe nga femijeria,kur  ne vetullen e syrit e kishte zene nje gjarper. Kur u dha urdheri I sulmit, ran je  partisan, shoku I toges se zbulimit te Prekes. Preka e pa qe shoku u plagos dhe shkoi t’i vinte ne ndihme dhe e mori ne krah,porn je plumb e goditi Preken ne shpatullen e majte. Shoket e derguan ne spitalin e Ivanajve. Nuk i reizistoi jetes. Vdiq ne duart e shokeve parizane, te cilet e varrosen me shume dhimbje ne varrezat e Ivanajve me daten 22 janar 1945 ne moshen 23-vjeçare.

Ndue Zef Qehaja,nipi I heroit Prek Mani,sjell ne kujtese pas 70 vjetesh dhimbjen e prinderve te Prekes.  Periudhen janar-prill 1945 partizanet e brigades se 25 Sulmuese e kaluan ne familjet kosovare, sepse dimri ishte i jashtezakonshem. Per vdekjen e Prekes, fjale pas fjale kishin degjuar gjithe fshati  e krahina. Por nenes Lene nuk e merrte kush guximin t’i tregonte. Kur shkriu bora dhe filluan e po vinin shoket e Prekes, nenes Lene i hyri dyshimi dhe pyeste pse nuk vjen Preka,vijon tregimin Ndou. Lena vendos ta kerkonte djalin derisa ta gjente. Nje dite u ba gati me nje traste me ushqime dhe i thote te shoqit, Markut,se une do te shkoj te kerkoj djalin. Do te shkoj fshat ne fshat nga ka kaluar brigada deri sa ta gjeje. Atehere i shoqi,Marku u thote  disa fshatareve se e shoqja e tij po niset per  ta kerkuar djalin,e une nuk mund ta ndaloj,por ju luteni tregoni asaj se preka ka vdekur ne lufte ne çlirimin e trojeve shqiptare.

Shkolles 9 vjeçare ne vendlindjen e tij,ne fshatin Shengergj te Nikaj Merturit,ia kane vene emrin e Prek Manit,si deshmori i pare i Luftes se Dyte Boterore.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: