Selim Nëngurra: Poligloti shqiptar Elvi Sidheri
| E Hene, 03.11.2014, 09:00 PM |

POLIGLOTI SHQIPTAR Z. ELVI SIDHERI

Nga Selim M. Nengurra

Me z. Elvi Sidheri u njoftuem permes bashkpunimit tonë në ZSH. Shkrimet e tia të shkelqyeshme i lexoj gjithmonë me andje dhe pata bindjen se ky Burrë do jetë nji njeri me moshë të mbi të 40-tave sepse forca e shprehjeve të mendimeve në shkrimet e tia më bajshin me besue se asht fjala për nji njeri me pervojë jetësore. Trajtimi i temave të shumëllojshme nga penda e Elvi Sidherit fitojë simpatin e lexuesit të shumtë të ZSH-së dhe emni i ti u ba i adhuruem per secilin lexues.

Elvi bukur shpesh ka ba komente te shkrimet e mia dhe disa here edhe më ka shpreh mendimin se unë jam paksa i ashper dhe duhet me zbutë tonin e shprehjeve në shkrimet e mia.

Pra më këshillonte si miku ma i mirë.

Diku rreth mujt mars të këti viti neve kembyem disa letra mes veti dhe pasi i thash se do vi në Dardani diku ne mesin e prillit z. Elvi kerkojë numrin tim të telefonit dhe premtojë se kur e qet puna nga Dardania patjetër do më lajmron dhe shprehu dëshiren me pi nji kafe bashkë.

Unë shkova në Istog me 16 prill, dhe menjihere vuna kontaktin me shumë miq që i njifja e edhe me të ri që u njoftuem permes shkrimeve, por që ende nuk ishim takue bashkë.

Shkojsha në Prishtinë shpesh dhe atje mora pjesë në shumë promovime librash. Bile promovimi i librit me poezi të poetes së re Edona Haliti ishte vizita ime e parë në sallën e pormovimeve të librave në Biblioteken Kombëtare në Prishtinë.

Pastaj mora pjesë në promovimin e librit " UDHA E SHKRONJAVE DHE E NUMRAVE " të studjuesit Zenun Rexhepi Kabashi. Aty pata rastin ta shof dhe ta ndegjojë referimin e Prof. Skender Riza-jt per librin në fjalë të z. Zenun Rexhepi Kabashi.

Prof Skender Rizajt i dhurova dy librat e mi të posabotuem dhe ati i erdhi mirë shumë. Kështu ditët kalonin dhe unë prisja se kur do më lajmrohet miku im Elvi Sidheri.

Nji ditë cingrron telefoni im dhe ndegjojë zanin e mikut tim Elvi Sidheri;... jam në Prishtinë baca Selim a ke kohë e eja të takohemi, ta pijmë nga nji kafe.

Unë isha në Istog, nuk i thash se ku jam sepse kisha frikën se ai tue dit distancën nga Istogu në Prishtinë do thotë se nuk ka shumë kohë andaj e lam per tjeter herë takimin.

I thash se do vonohem nja nji orë dhe më ka në Prishtinë aty para hotelit  GRAND.

U nisa menjihere dhe arrita ashtu si e planifikova. Pasi parkova veturen te Pallati i Rinïsë thirra mikun tim z. Salih Zogiani dhe i thash se do takoj nji mik nga Shqipnia dhe a ka edhe ai kohë të vjen me e takue?

Erdhi z. Zogiani dhe bashkë shkuem para hotelit GRAND ku shof se nji djal i ri me nji buzqeshje të sinqertë e të ambël pret dhe posa me shef më thërret; po ku je ore baca Selim?

Kuptojë se ai asht z. Elvi Sidheri , i afrohem dhe perqafohemi si miqtë ma të mirë. Prezantojë te Elvi edhe z. Salih Zogiani  dhe bashkë shkojmë per ta pi nji kafe diku.

Në restorantin e parë që hym, aty ngjitas me kafeterinë pra TEATRIT KOMBËTAR nuk na sherbyen me birrë sepse ishte lokal hallall, lokal musliman ku nuk mbajn pije alkoolike.

Dolem nga aty dhe shkuem në Sheshin NANA TEREZE aty afer librarisë DUKAGJINI dhe ndejtem bashkë gjatë kohë  në nji kafeteri.

Folem per shumçka, per shkrimet tona në ZSH, per koleget tanë publicistë e krijues në ZSH si dhe per temat tjera të ndishme dhe aktuale per Atdheun tonë.

Mahnitësha me aftësitë e z. Elvi, ky posa kishte kalue të tridhjetat, por njohunitë  e ti ishin të nivelit akademik.

Gjatë bisedës me modesti më rrefeu se ka mbarue studimet në Universitetin e Shkupit, se flet të gjitha gjuhet sllave, pastaj gjuhet:  angleze, greke , italiane dhe ndonji tjeter që tash nuk më kujtohet. Nji poliglot i hatashem.

Pasi vizituem librarinë që e kishim perballë, neve vendosem bashkë me shkue në Sheshin Ibrahim Rugova.  Kishte njohuni z. Elvi per Presidentin Legjendë të Dardanisë dhe unë që jam bukur rrahagjoks si njohës i mirë dhe adhurues i Ibrahim Rugovës vetem e ndegjoja se me sa admirim fliste per Shejtin Dardan z. Elvi Sidheri.

Aty te shtatorja e madhe e Ibrahim Rugovës u ndalem dhe bam disa fotgrafi bashkë dhe nga aty shkuem per drekë në restorantin e quejtun " TE PISHAT " nji vend ku pelqejne me ndejt politikaj dhe njerëz të artit e kulturës.

Pasi hangrem drekën neve u ndam me njani tjetrin me nji pershtypje të hatashme timen per këtë djalë të ri e shumë të zotin per moshen që e ka.

Nji ditë e cila nuk harrohet kurrë.

Paç shendetin, fat, gëzime dhe suksese i dashtun miku im Elvi.

Me shumë respekt per Ty  Selim M. Nengurra.


Sarpsborg: 02.11.2014

(Vota: 16 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: