Nëngurra: Çaste te bukura me zv/ministrin Zef Çuni
| E Merkure, 22.10.2014, 07:30 PM |


SI MUSAFIR I ZAVENDËSMINISTRIT TË KULTURËS NË R. E SHQIPNISË Z. ZEF ÇUNI KALOVA QASTE TË BUKURA NË ATDHE

Nga Selim M. Nengurra

Pasi botova nji shkrim apel per ndertimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës dhe pasi pash se iniciativës time ju bashkangjiten shumë shqiptarë , kryesishtë mergimtar vendosa të shkoj në Tiranë me takue zavendsministrin e kulturës z. Zef Çuni me të cilin paraprakisht vuna kontakte me telefon fal atdhetarit tonë në mergim në SHBA z. Prel Sinishtaj.

Kisha mbërri në Atdhe me 16 prill dhe me 28 prill thirra mikun tim z. Salih Zogiani dhe bashk shkuem në Tiranë.

Z. Zogiani më ndihmojë shumë sepse unë se njifsha fare metropolen tonë dhe ai trafik aty më kishte fut frikën në bark paraprakishtë.  Falë Salih Zogianit nuk e pata asnji problem.

Pasi gjetem parking per veturën time dhe morem hotelin per fjetje neve bashk shkuem në restorantin ULQINI.

Unë kisha lajmrue miken time Fatmira Biçaku dhe edhe kolegen Entela Binjaku. Erdhen ato dyjat dhe derisa neve bisedonim pak ma tutje në nji tavolinë pash aktivisten dhe humanisten zonjen Vitore Leka Stefa, e pershendeta dhe edhe ajo na u bashkue në tavolinën tonë. Meqe kisha harrue në shtëpi telefonin e Norvegjisë nuk e dija permendësh numrin e telefonit të z. Zef Çuni të cilin doja ta njoftojë se kam mbërri në Tiranë. Mirpo zonjusha Entela Binjaku permes lidhjeve të saja e gjeti numrin e z. Çuni dhe e lajmrojë ate se unë kam mbrri dhe se du të flas me te.

Shkodrani Zef Çuni u gëzue per ardhjen time dhe tha se pas pak do vi aty ku neve ishim. Erdhi pas pak dhe ky ishte takimi i parë mes nesh ama unë disi fitova pershtypjen se jam bashk me nji njeri që me dekada e njof. Z. Zef ishte njeri i hareshem , me nji buzqeshje të sinqertë njeriu dhe mbi të gjitha ishte njeri shumë i thejshtë sa mu ma kujtojë karakterin e ministrave të shteteve nordike të cilet jan shumë modest dhe të hareshem , janë njerëz social të shoqnueshëm dhe aspak mendjemëdhej sikur se jemi neve shqiptarët që ngrisim hundet posa bahemi dikushi.

Dhe vetem pas pak që erdhi z. Zef Çuni aty vjen edhe ikona e ekraneve të TV-ve shqiptare e madhja Silvana Braqe, e pershendeta dhe ajo u befasue nga atmosfera që pau aty dhe pasi e luta ajo poashtu u ulë ë tavolinën tonë. Fillojë muhabeti dhe vërtetë ishte kënaqësi të ket njeriu pran vetes njerëz të kalibrit të këtyne që tash unë i kisha rreth vetës.

Në mbramje në nji skaj shof se Akademiku i mrekullueshem i Kosovë  Prof. Pajazit Nushi hante nji picë dhe ishte ul vetem aty. Shkova e perqafova dhe kur u këtheva në shoqninë time z. Zef Çuni më tha se i duket se e njef atë burr atje dhe kerkoj tja sqarojë se cili asht.

Kur i thash se asht Akademik Pajazit Nushi, zavendsministri Zef Çuni shkoj dhe e luti të na bashkangjitet në shoqninë tonë.

U permallue dhe e kapluen emocione Prof. Nushi , erdhi dhe na u falemnderue per respektin tonë. Tash u bam komplet nji grup i njerzve të profileve të ndryshme , por që bashk flisnim e argtoheshim si miq të mirë.

Pas nji kohe nji qift që askush nga neve se njifte kuptojë se jemi dy musafir nga Kosova aty dhe bashk me neve edhe Akademiku Pajazit Nushi andaj  per me na nderue na qerasen me nga nji pije.

Zoti ju dhasht Begati o njerëz të mirë. Sa do doja ta di se kush ishit ju.

Pasi u shperndam diku vonë pas mesnatës z. Zef Çuni më tha se neser ka nji udhtim zyrtar per në Korçë per Promovimin e digjitalizimit të fotografive të Sotirit dhe tha se ka dëshirë të na merr me veti mue e mikun tim Salih Zogianin.

U dakorduem me shku bashk dhe të nesermen në mengjes z. Çuni na priti para Ministrisë së Kulturës dhe me veturen e ti personale dhe shofer nji mik të vetin shkuem në  Korçë. Nuk mbaj mend në jeten time të kam qesh ma shumë se sa gjatë ati udhtimi me anegdotat dhe barcoletat e Zefit dhe të Salih Zogianit.

Per herë të parë në jeten time shof nga vetura fushat dhe hapsinat e Atdheut tim , shof Elbasanin, e edhe Pogradecin e Lasgushit të Madh. Arritem në Korçë dhe ajo bukuri e qytetit më mahniti, gjithçka e rujtun nga e kalumja  qoftë stili arqitektonik qoftë rrugët dhe sheshet e qytetit ishin mrekulli. Pormovimi u mbajtë në shtëpinë e ABC-së. Aty kishte edhe shumë gazetar dhe reporter të TV-vë shqiptare. Z. Zef ju foli edhe per mu dhe aty më ban nji intervistë të vogël nji reporter i VIZION + -it.

Nga këtu shkuem në Shtëpinë e Vangjush Mios. Aty na priti e bija , nji grue e moshueme dhe shumë e zgjuet, na spjegonte per pikturat e babait , per hallet e sajë që e vetme me forca mbinjerzore ja delte me i rujt dhe me ba kujdes per to.

Pastaj shkuem edhe në Katedralen Ortodokse të Korçës dhe nga aty bashk me Kryebashkiakun , Prefektin dhe disa zyrtar të tjer të komunës së Korçës si dhe me zyrtarët e Ministrisë së Kulturës në krye me z. Zef Çuni shkuem në nji restorant per drekë. Më duket se vendi quhej Boboshticë. Aty hangrem nji drekë të shijshme dhe perjetova nji atmosferë taman vëllaznore unë si mergimtari i Istogut në mesin e motrave dhe vëllaznive shqiptarë të të gjitha trojeve tona nga Shkodra deri në Korçë. Pronari i restorantit na dhurojë edhe nga nji liter me konjak shtepiak që e kishte mbarue vet. Kaluem per mrekulli. Per mu nji ditë që nuk harrohet. Ju falemnderit të gjithve Juve që ju permenda në këtë shkrim.



Sarpsborg:22.10.2014

(Vota: 28 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: