Nëngurra: Disa miq të letrave i takova për herë të parë
| E Merkure, 15.10.2014, 09:23 PM |


ISHA I LUMTUN SE DISA MIQ TË LETRAVE I TAKOVA PER HERË TË PARË

Nga Selim M. Nengurra

Njerzit sot po njoftohen, po bahen miq me njerëz të ndryshem të profileve të ndryshme , të racave të ndryshme gjithandej planetit Tokë. Mirpo sado që me dikend njeriu mund të flet me vite permes mjeteve të elektronikës jo më të gjithë edhe mundet me u takue.

Unë kam shumë miq dhe as nji të treten nga ata nuk i kam takue kurr, por flasim mes veti tashma me vite dhe mendojmë se njofim mirë dhe respektojmë njeni tjetrin.

Njifar komentuesi i shkrimeve të mia në ZSH tashma me vite  më ka pas rrit kurreshtjen ta di se kush asht ai, sepse disi pata nuhat se emni dhe mbiemni me të cilin paraqitej ai nuk janë te verteta. Dhe perqudinë time gjatë dimnit të vitit 2013. nji njeri që te profili i ti në FB ishte me mustak dhe me nji sombrero në krye si në kohen e filamve vestern  amerikano meksikan me dergon ftesën nji ditë per mik në FB. U hamenda a ta pranojë a jo, por ma në fund vendosa ta pranojë. Per kënaqësinë time në mbramje ky njeri më futet në chat dhe më pershendet. Fjalë pas fjale dhe ai u rrefye se cili asht dhe u gëzue shumë që ma në fund flet me mu permes kamerës dhe se edhe ma rrefej vet pseudonimin me të cilin i komenton me vite shkrimet e mia.

U gëzova edhe unë shumë që tashma po e njof këtë njeri dhe gjatë bisedave tona të shumta gjatë dimnit neve u morem vesh se verës gjatë pushimeve patjeter do takohemi, do takohemi në Istogun ( vendlindjen time ) ma shumë per faktin se miku im andrron me ardh me pa vendin ku ka lind Profeti i Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova.

Miku im i ri por shumë i mirë tha se per pushime vjen shkurt dhe vetem me zonjën e vet dhe se ata do vin bashk në Istog. Mirpo ndodhen zgjedhjet në Kosovë dhe ky Burr patriot njeri që e don Atdheun ma shumë se gjithçka tjeter mer pak pushim të pa planifikuem dhe vjen per tu ba pjesë e fushates zgjedhore, per ta perkrah LDK-në e Ibrahim Rugovës bashk me zonjen e vetë ,me dy djemët dhe me renë si dhe me Engjullin e vogël Dardanin nipin e ti të bukur.

Njeriu i mirë deshmon veten me pak punë. Ky mik i imi asht z. Enver Bajraliu nga Gjilani që me vite jeton në Zvicërr me familjen e vet. Ka dy djem të martuem dhe ka edhe nipa e mbesa .

Nji ditë më thirrë në telefon dhe më thotë; ... o Selim vëllau, nese vi unë te ti me tan këtë kompani të familjës që kam e ti je në banesë të vogël aty në Istog  të bajm me dal nga banesa, andaj meqe unë nuk do rri gjatë në Gjilan kësaj here, por kursesi nuk due me u këthye pa të takue,  a po merr ti nusen tande dhe eja te na në Gjilan dhe të njifemi bashk si familje mes veti.

Nuk kisha se si refuzojë  ftesën dhe mora veturen dhe bashk me bashkshorten time shkova në Gjilan. Ishte hera e dytë në jeten time që shkova në Gjilan. Miku im Enver Bajraliu bashk me djalin e ti Llukmanin na priti në hymje të qytetit dhe bashk shkuem te shtëpia e këti burri. Më bani perhtypje modestia e Enverit, kishte ndertue dhe rregullue per shtat qefe nji shtëpi të  vogël modeste, por të mjaftueshme per nevojat e familjes që kishte  dhe rreth saj kishte nji oborr perplot me gjelbrim e lule. I kishte dhan pamje zvicërrane shtëpisë dhe oborrit. E zoja e shpisë zonja Sevdije u gëzue shumë, na priti me perqafime, ndersa dy djemt e këti qifti Llukmani dhe Albani  ishin si dy binjak dhe sa here flisnin qoftë mes veti, qoftë me baban e vetë kishin nji fjalor perplot me humor sa unë skisha se si permbahem pa qesh me za.

Dardani i vogël i hudhej gjyshit në qafë, dhe krejt kjo atmosferë tregonte per nji familje të shendosh me plot respekt per njeni tjetrin e edhe per musafirin. Mu duk se më familjaret e z. Enver Bajraliu njifem me dekada.

Pasi ndejtem aty bashk erdhi koha e drekës dhe kryefamiljari Enver tha se dreken do shkojm ta ham në restoranin e mirnjohun BOJANA .

Pasi hangrem dreken aty erdhi dhe nji qiftë tjeter nga Gjilani , erdhi z. Shaban Isufi nji mik imi poashtu nga facebook-u dhe tash u bam të gjithë bashk. Ndejtem aty derisa bam qef dhe tash u ngritem dhe pasi Shabani na ftojë me kambngulje që ti shkojm te shtëpia me pi nji kafe aty, vendosem me shkue bashk unë me zonjen time dhe edhe Enveri me zonjen Sevdije, ndersa djemt e z. Enver shkuen në shtëpi sepse i vogli Dardani kishte kohen e gjumit.

Enveri e z. Shaban dikur kishin qen kolegë pune në kohen e ish Jugosllavisë kur Kosova ishte krahinë e sajë. Edhe atje në Zvicërr ishin afer me njeni tjetrin dhe ishin miq.

Z. Shaban Isufi kishte ndertue nji shtëpi të madhe dhe kur shkuem aty ai na prezantojë shtëpinë e madhe dhe të bukur dhe pastaj aty ndejtem bashk tu pi raki e kafe deri pasmesnate kur unë kerkova lejen dhe vendosa me ik per Istog. Që të dy z. Enver dhe z. Shaban më luten shumë që ta baj naten te ata, por unë meqe isha me veturë se pash të arsyeshme me ju nxjerr telashe zonjave të tyne të na shtrojnë vendin per fjetje mu e grues time.

Atje kaluem tanë nji ditë dhe nji gjysem nate bashk per mrekulli, por per  jo plot dy orë gjumin erdha dhe e bana në banesen time.

Më erdhi  mirë që takova dy familje aq mikpritëse dhe aq të mira e bujare. Miqësia e jonë do jetoj sa të jetojmë neve.

Zoti ju shtoftë begatin dhe gëzimet familjare miku im Enver Bajraliu, ju falemnderit per mikpritjen e juej.

Paq shendet e gëzime edhe Ti miku Shaban Isufi. Ju falemnderit per mikrpitjen.


Sarpsborg: 14. 10. 2014

(Vota: 14 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: