Nëngurra: Bana mik poetin gjakovar Tahir Bezhani
| E Hene, 13.10.2014, 07:44 PM |

TË BASH MIQ TË RI ASHT KËNAQËSI, UNË E BANA MIK POETIN GJAKOVAR TAHIR BEZHANI

Nga Selim M. Nengurra

Mik nuk i thuet secilit njeri që rastisë ta njoftosh e i cili mund të dij diçka pak per ty e edhe ti mund të dish diçka per te. Mik i thuhet njeriut që nuk e ke njoft perpara, por që kur njoftohesh me te krijon afërsi me te si me vëlla, si me njeriun ma të dashtun. Falë kohës moderne që po e jetojmë mu sivjet pak para se me shkue unë në pushime në Dardani më dergon ftesën per mik në FACEBOOK poeti i mirnjohun, krijuesi dhe publicisti nga Gjakova z. Tahir Bezhani.

Kur mbrrina në Istogun tim menjihere ju lajmrova këti burri per ta takue atje në Gjakovën e ti të cilën Ai e don aq shumë.

Posa kisha botue dy librat e mi dhe rrugës per në Gjakovë ndalova në fshatin Kramavik ku mora të më shoqnojë edhe  mikun tim të vjetër krijuesin Hysen Berisha i cili sikur unë jeton jo fort larg meje në Norvegji dhe i cili ishte atje në pushime të verës.

Me bacën Tahir u takuem së pari në hotelin PASHTRIKU e nga aty shkuem në SHKUGËZ (në nji vend pak në periferi të Gjakovës të quejtun kështu) ku kishte disa restorane të mira.

E kam të pamundun ta pershkruej takimin tim me Tahirin. Ky burr i lindun në fshatin Smolicë të Rekës së Keqe aq shumë i ishte gëzue takimit me neve sa ftyra e ti rrezatonte nga gëzimi.

Na perqafojë ngrohtësishtë siku  tishim vëllazen të nji nane dhe që nuk ishim pa mes veti me vite.

Bujaria e këti burri dëshmonte se krahina e Dukagjinit që njifet me emnin Reka e Keqe me të drejtë mban primatin e vendlindjes së burrave  me za per atdhedashuni, per bujari , per menquni e edhe per trimni. Derisa e shikoja se si buzqeshte dhe se si ndegjonte fjalet e mia (sepse unë flisja ma së shumti e Hyseni vetem buzqeshte) me aq dashamirësi më ra ndermend se pak ditë ma parë çka më kishte thanë poeti e krijuesi i mirnjihun z. Zeqir Sadik Lushaj kur unë bashk me bashkëshorten time e vizitova në shtëpinë e ti në Shengjin.

Zeqiri ma spjegojë se të paret që e kishin vizitue pas riatdhesimit të ti nga Amerika ishin poeti pejan Sejdi Berisha dhe ai gjakovar Tahir Bezhani. Ja se si më tha Zeqiri;... kur i lexon poezitë e Tahir Bezhanit dhe kur e shef afer dhe flet me te nuk ka se si besohet fakti se ai ka punue me dekada zyrtar i policisë në Gjakovë. Dhe kur Zeqiri ma tha këtë mue mu kujtue se kam pas lexue në RILINDJA ( ditore e kohes moniste në gjuhen shqipe në Kosovë  në ish Jugosllavinë) nji shkrim të Jusuf Buxhovit me titullin; "POLICI POET". Nuk e dija se tash unë kisha para vetës po at polic per të cilin pat shkrue Jusuf Buxhovi me aq dashamirësi. Dhe se kjo asht e sakt, asht realitet mësova tek pasi i lexova librat e bacës Tahir Bezhani.

Tahir Bezhani më respektonte aq shumë sa ta them sinqerishtë unë fillova të ndjehem nga nji anë shumë komot dhe nga nji anë edhe nuk  më vinte mirë sepse e dija se ky burr ka shumë ma shumë vlera se sa unë dhe respekti i ti per mu më dukej se ishte paksa i tejzmadhuem. Mirpo burri i mirë din me respektue dhe këtë bante pikrisht tash Tahir Bezhani.

Ai më tha se ka lexue pothuej të gjitha shkrimet e mia publicistike në ZSH dhe se unë per te jam hero, guximin tim ai e kishte ngulitë me diçka të jashtzakonshme. Folem aty derisa cakrronim gotat per shumçka dhe fjala ra e folem edhe per publicistin e mirnjohun z. Fahri Xharra. Fahriun se kam takue kurr  sado që e kam pa disa here më tha Tahiri, ato momente unë vendosa ti telefonojë edhe bacës Fahri dhe per fat baca Fahri kishte qen i lirë sepse ta gjesh ate të lirë asht gadi si me fitue loton dhe pas disa minutave erdhi edhe Fahri Xharra aty dhe kështu aty kaluem disa orë bisedime mes veti me çrast mes meje , Tahirit dhe Hysenit u formue nji miqësi e sinqertë dhe e fortë e cila do jetojë sa do jetojmë neve vetë. Bacen Fahri Xharra e kisha dhe e kam mik edhe ma heret. Me këtë rast Tahir Bezhani mi dhurojë mu 10 librat e ti dhe unë e Hysen Berisha i dhuruem ati poashtu nga dy libra tonat. Disa libra ja dha edhe Hysen Berishës tue i kerkue falje pse nuk kishte edhe per te të gjitha librat pasi ai nuk kishte qen në dijeni se unë do shkoj ta takojë bashk me Hysen Berishen.

Unë nuk guxoj të provojë me shkrue per krijimtarinë letrare aq të spikatun dhe aq sublime të bacës Tahir Bezhani dhe edhe sikur të kisha at aftësi nuk do shkrueja , pasi baca Tahir posa ka lexue librin tim të prarë me poezi "FLUTUROJ MBI PODGUR" menjihere ka ba nji shkrim recension per te. Andaj po të shkruej unë tash per librat e bacës Tahir disa dashakëqinjë do thonë;  ... po ja bajn qefin njani tjetrit. Librat që mi dhurojë baca Tahir i lexova me kujdes dhe me kënaqësinë ma të madhe. Ky krijues kishte shkrue  monografi per vendlindjen e ti, pastaj per rapsodë të trevës së Rekës së Keqe, per luftën ma të fundit në Dardani. Kishte shkrue edhe liber biografik per vetveten dhe mbi të gjitha kishte libra me vargje aq të mira sa disa nga ato i mësova edhe permendësh.

Baca Tahir burrninë e vetë e tregojë edhe në jeten private me mu. Ai kur pau djalin tim sugarin per të cilin unë i kisha tregue se kam dëshirë ta fejojë me nji vajzë shqiptare të familjës mirë diku në Kosovë, Tahir Bezhani menjihere propozojë nji vajzë, por fatkeqësishtë djali im nuk tregojë pjekuni, luhatshmenia e ti na koriti jo vetem mu, por ma shumë bacen Tahir si ndermjetsues.

E pranojë publikishtë se po tisha unë në vend të bacës Tahir se di a do isha aq i qetë dhe aq miqësor me Tahirin sikur se u tregue e po tregohet ky me mu edhe pas rastit që patem.

Burri asht burr dhe kurr nuk ngutet, Tahir Bezhani tregojë burrninë edhe në anen e traditës tonë të cilen djali im mjerishtë pak e perbuzi.

Pas takimit tonë të parë nuk vonon shumë dhe baca Tahir më fton me dal në restoranin GURI I ZI rrugës nga Klina per Gjakovë buzë lumit Drini i Bardhë per tu takue me te dhe me disa poet e miq nga Malësie e Gjakovës, nga Bajram Curri e nga Tropoja.

Thirra perseri Hysen Berishen dhe u takuem aty. Çka me pa befasinë që na kishte pregaditë Tahir Bezhani. Me te erdhen poeti i madhë Lulzim Logu dhe krijuesi e studjuesi Hasan Selimi bashk me nipin e vet z. Azgan Selimi. Ndejtem aty disa orë dhe aty edhe ngranem nji drekë të cilen na e qerasi vetë pronari i restoranit të cilit nuk ja mbajta mend emnin.

Pra falë mikut tonë të mirë bacës Tahir Bezhani unë e Hysen Berisha u njoftuem edhe me krijuesit e mëdhenjë Lulzim Logu e Hasan Selimi.

Të falemnderit shumë  baca Tahir Bezhani. Paq faqen e bardhë dhe shendet e gëzime personale e familjare. Jam krenar që të kam mik.


Sarpsborg: 11.10.2014

(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: