Selim Nëngurra: Lobimi për zgjedhjet e qershorit
| E Hene, 06.10.2014, 07:05 PM |

PUSHIMIN E VERËS 2014 E FILLOVA ME LOBIM PER ZGJEDHJET  E QERSHORIT

Nga Selim M. Nengurra

Sivjet në Atdhe mbërrina me 16 prill dhe pothuej menjihere edhe fillova lobimin per zgjedhjet e qershorit që do mbaheshin në Dardani. Kisha të preferuemit e mi në LDK dhe menjihere edhe fillova të angazhohem per ta, të bisedojë me miq e dashamirë per tu sigurue atyne vota. Per faktin se asht pothuej e vetme dhe e rralë në Parlamentin e Dardanisë që ka qendrim  refuzues per perzimjen e fesë në politikë dhe në institucionet arsimore si dhe per islamin ekstrem që po na rrezikon të zhdukemi pergjithmonë nga harta si popull i Gadishullit Ilirik , pra ka qendrim fiks, ( pra nuk levizë nga ai qendrim ) e para që vuna kontakt me te ishte deputetja Alma Lama.

Kjo zojë per ta pa mundësin se sa e njofin dhe e perkrahin istogasit vend ky që asht bastion i LDK-së dhe jo vetem per faktin se edhe asht Vendlindja e Ibrahim Rugovës, sa per faktin se istogasit jan të urtë, të ndershem, patriot dhe me orientime të djathta proeuropiane nji ditë me thirri në telefon dhe kerkojë të takohemi bashk me te , bashkëshortin e saj  dr. Driton Sopa, djalin e tyne të vogël dhe vjehrrin z. Sylejman Sopa. Se pari u takuem në restorantin e mirnjohun " ASTRO " pronar i të cilit asht z. Pjeter Kolaj në Zllakuqan e nga aty vazhduem per në Radafc ku shkuem të burimi i Drinit të Bardhë per ta ngran aty pastaj edhe dreken në restorantin " UJVARA E DRINIT " Zonja Alma bashk me familjen e vet u mahniten per bukuritë e natyres te burimi i Drinit të Bardhë. Unë jua spjegova se nga ai troll aty i kam rranjët dhe se aty deri në vitin 1875 ka pas shqiptar të besimit katolik tue ju permend faktin se si familje e fundit që nuk pranoj konvertimin në islam per ti shpëtu masakrave turke iku nga aty familja DOÇI e cila vendoset në Nepole që sot i thonë fshati Krasniqe në Lugun e Baranit të komunës së Pejës. Per ta takue Almen dhe familjaret e saj unë ftova kusherinin tim arsimtarin Haxhi Zekë Hasanaj dhe nji simpatizant të LDK-së agronomin Ali Dervish Blakaj.

Biseduem per shumçka dhe unë shoqnuesve të mi ju fola shumë per Almen ndersa vet u mahnita per fjalet që i ndegjova nga vjehrri i saj z. Sylejman Sopa që kishte qen aktivist i vjetër i LDK-së dhe i cili edhe kishte qen i autorizuem nga Kryesia e LDK-së nga Prishtina të jet zyrtar per qashtje juridike në të ashtuquejtunen ZYRE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS në Tiranë.

Ky burr dinte shumçka që neve na duket mister per Zyren e R. të Kosovës në Tiranë, per njerzit dhe ngjarjet e asaj kohe, per ministrin e parë të mbrojtjes heroin Ahmet Krasniqi etj, etj.

I bana pyetje pse ai nuk flet , por ai disi ngurroj të më pergjigjet , vetem tha se do vi koha kur gjithçka do zbardhet.

Shoqnuesit e mi z. Haxhi dhe z. Ali ndegjuen me vemendje prononcimin e Alma Lamës dhe ata u impresionuen me mendimet dhe qendrimet e saj si kandidate per Depuetet e LDK-së. Që të dy aty per aty i dhan fjalën se do e votojnë Almen.

Me Alma Lamen pata edhe nji rrugtim në RUGOVË në restorantin " RUGOVA KAMP " në promovimin e kandidatve të LDK-së per Pjen z. Ibrahim Selimaj dhe z.Lajçi ( nuk më kujtohet tash emni i ti ).

Atje shkova bashk me bashkëshorten time dhe në at tubim madhështor folen veq kandidatve per deputet z. Selimaj dhe z. Lajçi edhe personalitete tjera atdhetaresh e aktivistesh të LDK-së. Ishin aty deputeti dhe ish ministri Ali Sadria, zonja Naile Alaj,  deputeti Armend Zemaj dhe aktivisti Naser Rugova. Fjalimet e të gjithve u percollen me ovacione , por fjalimi i Naser Rugovës u prit me brohoritje e aplaudime frenetike. Nji fjalim të dinjitetshem aty mbajti edhe Alma Lama. Pas perfundimit të këti tubimi bam disa fotografi bashk, dhe z. Ibrahim Selimaj të cilin e kam edhe mik shtëpije sepse mbesa ime asht nuse e nipit të z. Ibrahim ky na ftojë mu e bashkëshorten time që të qendrojmë aty per dreken që ai e kishte shtrue per personalitete e tubimit. I kerkova falje sepse unë duhej të shkoja nga aty pasi kishte vdek ish deputeti i LDK-së Prof. Adem Arif Hajdaraj dhe varrimi i ti bahej në ora 16.00 në varrezat e fshatit Zahaq dhe duhej të isha në varrim.

Veq zonjes Alma Lama të cilen tashma veq e kisha mike të mirë unë në Istog dhe rrethinë isha edhe perkrah kandidatit tjeter të LDK-së ish ministrit dhe deputetit Prof. Haki Demolli. Poashtu isha edhe perkrahes i kandidatës ma të re të Parlamentit vajzës së Presidentit të parë të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugovës zonjushes Teuta Rugova. Dhe veq këtyne treve që i takova dhe isha bashk me ta në promovimet e tyne unë kisha edhe dy kandidat tjer të preferuem e per të cilet poashtu lobova sa mujta, ishin këta z. Armend Zemaj dhe Heroi i gjallë i Dardanisë ushtaraku i betejës së Kosharës z. Anton Çuni.

Kështu pra kalova ditët e para të shkumjes time në vendlindje derisa u mbajten zgjedhjet.


Sarpsborg: 05.10.2014

(Vota: 24 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: