Selim Nëngurra: Ngjarje me madhe për popullin tim
| E Hene, 29.09.2014, 07:15 PM |

NJI NGJARJE E MADHE PER POPULLIN TIM SHQIPTAR

Nga Selim M. Nengurra

Kur isha i ri dhe nga bankat e gjimnazit u largova  pa perfundue vitin e tretë dhe ku në ditarin e notave lash të gjitha pesëshe, por shkaku i varfnisë vendosa me shku të gjej punë në Lublanë të Sllovenisë dhe më kujtohet se Baba Mustafë më pat thanë; ... " po më dhimbsesh o bir që të ra shtëpia në krye kaq i ri, ama mbaje mend nji gja dhe kurr mos e harro, ngado që do shkosh ndertoje nga nji shtëpi ".

Porosia e babës më ka mbet në kujtesë dhe me te udhtojë tash qe  katerdhet vite.

Rastësishtë para diku nji viti bana nji shkrim dhe e botova në ZSH pasi më preku në shpirt nji video inqizim per shtëpinë e Gjergj Fishtës. Ky shkrim u ba edhe shkaku që unë vuna kontaket me shumë njerëz , nga Amerika e largët më lajmrohet mergimtari shqiptar z. Prel Sinishtaj, dhe permes këti burri unë ve kontaktin me zavendsministrin e kulturës në Shqipni z. Zef Çuni.

Ma vonë kur shkova në vendlindje edhe takova z. Zef dhe ky takim na bani të jemi miq dhe ta mbajmë miqësinë të paster e vëllaznore sot e kësaj dite.

Dhe që kemi nji miqësi vëllaznore u deshmue edhe tash me 21 shtator kur z. Zef Çuni më rregullon punën dhe më dergon ftesën që bashk me djalin tim Fan-Nolin të jemi pjesë e stafit të musafirve të nderit që ta presim Atin e Shejt Papa Franceskun para Universitetit të Tiranës.

Nuk po mundem pa e permend shpotinë që ma bani djali im Fan-Noli kur pau se shkruej me Zefin dhe ai më tha; babë thuej bacës Zef se po më jet hatri që po të rregullon mundësin ty me takue Atin e Shejt e ti je Selimi ndersa nuk po i bie ndermend per mu që jam Fan-Noli. I shkrova Zefit fjalë per fjalë se çka më tha Noli dhe ky Burr shkodran pa nji pa dy mu pergjigj se edhe per Nolin e rregullon bileten dhe e rregullojë menjihere.

Vendosa të shkoj në Tiranë që të premten , pra dy ditë perpara dhe atje shkuem bashk me mikun tim z. Enver Seferi nga Drenasi i Drenicës.

Arritem në mbramje dhe që nga hymja në metropolen tonë pash se gjithçka ishte festive dhe e gëzueshme.

Mirpo para se me pershkrue arritjen tonë në Tiranë do permend diçka që më shtini friken në palc aty te " kufini " Dardani Shqipni në Vermnicë. Aty u ndalem dhe hangrem drekë. Në hymje të restorantit takuem dy priftinjë dhe gjashtë motra nderi që dolen shpejt nga restoranti. Pasi u ulem neve në skaj të  ati restoranti pash nja 26 mjekrrosh pantollshkurt që unë i quej çmenduraket shqipfolsa me shpirt sllavo-katil. Se di pse por dalja aq e shpejt nga lokali e Priftinjve dhe motrave disi më bani të ndihem keq. Ma thoshte mendja se mos vallë jan ndie të kerrcnuem dhe iken?!

Në Tiranë arritem dhe pasi per fat gjetem nji vendparking per makinën unë thirra me tel disa nga miqët dhe mikeshat e mia atje. Erdhen dhe bashk u takuem së pari në restorant ULQINI e pastaj shkuem në nji restorant tjeter rrugës per Elbasan ku ndejtem deri sa u mbyll lokali ( nuk më kujtohet si quhet restoranti atje ).

Mikja ime Vjollca Misha bashk me miqët Spirro Goçi e Misha Gonxhe nuk na u ndan per asnji qast dhe na e ban atmosferen aq vëllaznore sa neve ndiheshim si mbreten.

Ditën e dielë unë zgjohem heret pregaditem dhe vishem si per festë dhe shkoj të ulem e të pres Papa Franceskun. Rruga nga hoteli ku neve fjetem deri te Universiteti nuk ishte bash afër, por unë e kalova me kënaqësi dhe derisa ecja shpirti më kënaqej me bukuritë e Tiranës të cilen unë se njof fare sepse nuk kam qen aty pos dy here para këti rasti pothuej në kalim e siper.Sheshi i Tiranës ishte perplot me njerëz, edhe rojet e policisë ishin në krye të detyrës. Buzqeshja shifej në ftyrat e secilit qytetar. Krejt afer aty ku ishte ngrit tribuna në të cilen PAPA do mbante Meshen kishte shumë njerëz. Padyshim se ata kishin ba natën në qiellin e hapun në pritje të ngjarjes historike per popullin tonë , per shtetet tona Shqipni e Dardani.

Gjithçka ishte madhështore, që nga Sheshi i Gjergj Kastriotit e deri te Universiteti naltë në drunjë të trotuareve dhe shtyllave të ndryshme ishin rregullue litar e në ata litar ishin të varuna fotografi të mëdhaja të martirve të Kishës Katolike dhe martirve të tjer antikomunist.

Sheshi dhe rrugët ishin perplot me flamuj shqiptar, perplot me pankarta me mesazhe per humanizem e dashni mes njerzve. Njerzit flisnin e perqafoheshin njeni me tjetrin. Disa nuk ishin pa ndoshta me vite mes veti dhe ja tani perqafoheshin. Edhe unë aty takova Heroin e gjallë të Luftës së Dardanisë per çlirim, të madhin Deputet të Dardanisë z. Anton Çuni bashk me zonjën e ti.

Masa e shqiptarve që brohoriste Papa Francesku, Papa Francesku ishte e madhe mendojë se ishin me qindra mija veta dhe poashtu më gëzon nji fakt se aty kishte padyshim ma shumë shqiptar si puna e ime me emna musliman se sa shqiptar të krishten. Ky fakt më gëzojë sepse demanton ashper propaganden antishqiptare të shqipfolsve islamik se shqiptarët jan shumicë muslimane. Dita e 21 shtatorit në Tiranë e demanton propaganden dhe tradhëtinë tuej që i bani kombit dhe Atdheut ku keni lind  o ju mjeran mjekrrosh shpirt katila.

Rrenat e jueja i demanton edhe refuzimi i Papës që ta ket makinën e blindueme dhe të ket roje ekstra sepse Ai tha se në Shqipni nuk e ndin veten të kerrcnuem kurr dhe ndihet si në shtëpinë e vetë.

Unë isha dhe jam shumë i lumtun që me syt e mi pash Atin e Shejt, që me doren time i bana fotografi nga afersia dhe që ato fotografi do i mbaj si kujtimin tim ma të veçantë që pata në jeten time. At ditë pas shumë kohe u ndjeva krenar që jam shqiptar.

At ditë pash se populli im nuk harron porosinë e Rilindasit tonë të madh Naim Frashërit..." PER SHQIPTARËT DIELLI LIND NË PRENDIM "

Çka do thoni tash ju militantet e PDK-së të Hashim Thaçit që mbetet me gishta në gojë pasi që u refuzue lideri i juej që ta takojë Atin e Shejt?! Apo do gjeni ngushllim se Hashimi me klanin e ti kriminel stalinist dhe islamist takon Erdoganin turk dhe i aplaudon në Prizren kur anadollaku thotë se Kosova asht Turqi?! Per mue si qytetar i thjeshtë bashk me djalin tim nuk pat asnji pengesë per ta marr thirrjen per ta prit Atin e Shejt.


Sarpsborg : 28.09.2014

(Vota: 25 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: