Kalosh Çeliku: Porosia historike
| E Merkure, 24.09.2014, 10:08 PM |

POROSIA HISTORIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Imzot, vërtetë është humbje kohe të merresh sot me dudumët. Edhe pse, dudumi nateditë të provokon në YoTube! Skizofreni me një kësulë shajkaçë në kokë dhe tri të tjera nën sjetulla në protestat qytetare me flamuj të huaj në ballë përmes Bit – Pazarit deri te “kufiri Mavrovasja” në Shkup, gjoja për “ndryshime politike”. Edhe, ti je i detyruar t’i tregosh halldupit, se: Teatrin Shqiptar e ka ndërtutar me shokë edhe Babai, jo për propogandë fetare, por për kulturën shqiptare. Shtetin Shqiptar. Në do të dish pak më tepër si halldup me një kësulë leckë në kokë e tri të tjera nën sjetulla: Babai ka qenë edhe ballistë. Bashkëmendimtar i Mithat Frashërit me shokë. Familjes patriotike të bejlerëve. Punë tjetër është ajo se, gjatë sistemit komunist, unë jam përndjekur si djalë ballisti, e sot ndiqem si djalë komunisti. Babai, ka pasur pasuri: ara dhe male, dhe i ka paguar tatime këtij Shteti “demokratik”. Babai yt, dhe koka jote fanatike me këmbët dhe trutë në legen, i ka dhënë para të vjedhura me thasë nga populli serbit, vetëm për një vizë për t’u shpërngulur me gjithë familje në Turqi. Përmëkeq, me shokë pas luftës “nacional - çlirimtare” (1945) edhe është nënshkruar në emër të popullit shqiptar, se: Populli shqiptar nuk do që t’i bashkohet Shqipërisë, por dëshiron që të mbetet brez pas brezi nën Jugosllavi. Fatkeqësia, ti pas gjithë atyre parave për të ikur nga Atdheu, pas prishjes së marrëveshjes historike mes Turqisë dhe Serbisë (1938 dhe 1953), ke mbetur në Shkup si turk “ehamdurila”. Hoxhë me “Din e Iman”, t’i ngatërrohesh popullit shqiptar me vite nëpër këmbë edhe në Ditën e Sotshme Historike.

Konventa jugosllavo - turke e vitit 1938 dhe marrëveshja Jugosllavi - Turqi - Greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si ”Pakti Ballkanik” i nënshkruar në Ankara, në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmon se në periudhën 1951 - 1968 nga Jugosllavia në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... Ndërsa, gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave), në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonistë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos duruar njëfarë "barazie të vëllazërim -  bashkimit" me shqiptarët, shumica prej tyre udbashë e kriminelë marrin ikën për në Serbi. Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë delë në sipërfaqe se, në periudhën 1952 - 1965 për në Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë. Vite, kur me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.)

Në dimrin e vitit 1955/56 u organizua aksioni për mbëledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm politik u keqtrajtuan me metodat më mizore më se 30.000 shqiptarë “nacionalistë”. Në këtë ekspeditë policore, nga rrahjet dhe torturat politike u vranë 103 shqiptarë, ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...

Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siç është, marrëveshja “Xhentëllmene” turko - jugosllave e vitit 1953, ndërmjet shokut Tito dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme, prapë na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrëveshje antishqiptare. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siç janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor - Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës - Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844 - 1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877 - 1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shumë të ndishme për popullin shqiptar. Të gjitha këto vepra dhe shumë dokumente tjera të cilat do t’i përmendim në këtë shkrim janë të lidhura me marrëveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrëveshje gojore, edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit policor. Në vitin 1953, filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrëveshje. Represioni serb u përcollë nga instrumentet shtetërore policore dhe në mënyrë të organizuar nga vetë shteti serbo - jugosllav. Paraprakisht ishte një marrëveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo - turke e vitit 1938”, e cila parashikonte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u heshtë, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, gjoja për shpërngulje serbo – malazeze, që në të vërtetë nuk ishte asgjë tjetër “historike”, veçse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë me probleme sociale e politike.

Thirresh në “Din e Iman”.  Nuk ka problem, vazhdo të thirresh në “Din e Iman” deri në varr, por mua nuk do të më kesh kurrë në xhami. Me siguri atje, të presin 70 gra në Xhehnet si “shehit” në Shtetet Arabe. Unë i kam mjaftë Tri në Shqipëri: Njëra të më pri para e Dy të tjerat më mbajnë për krahu për në Baba Tomor. Vendin e Perëndive. Ditën, që ti do ta shpallësh Xhaminë Shqiptare (?!), dhe do ta valosh flamurin kombëtar kuqezi anembanë Atdheut me shqiponjën dykrenare në minare, ndoshta do t’i lutem Zotit para këmbëve të tua në xhami. Hë për hë, ne nuk jemi vëllezër e motra, por jemi armiq shekullor edhe përtej varrit, në Xhehnem.

Duartrokitje, Qeverisë së Republikës Kosovës: Mish i egër jeni në shoqërinë shqiptare. Kancer i rrezikshëm, që përditë tinëz lëshoni rrënjë në Shtetin Shqiptar. Veprim historik të cilin duhet t’i marrë masat për pastrimin e Shpirtit dhe Trurit, edhe Shteti Shqiptar. Nuk pres nga IRJ e Maqedonisë. Momentalisht, këtij Shteti Njerkë edhe i duhen këto halldupë pët ta mabjtur veten gjallë edhe ndonjë ditë në mes  të Ballkanit.

Kanceri është i rrezikshëm për një shoqëri qytetare përparimtare, shtet demokratik. Shqiptarët kanë fuqi dhe energji për ta hequr këtë sëmundje të rrezikshme nga shpirti dhe trupi. Vetëm u duhet guximi dhe fuqia Rilindase për të mbetur gjallë në jetë mes Ballkanit. Sëmundja, moti i ka lëshuar rrënjët, por i duhet terapia e mjekimit. Papa Gjon Pali i II, posa zbriti në Shqipëri e dha Porosinë Historike: E puthi Tokën Shqiptare. Porosia Naimiane, të cilën moti e kanë dhënë Rilindasit Shqiptar. Punë tjetër është ajo se, halldupët nuk kanë sy e veshë, nuk janë rritur me vargjet e Rilindasëve Shqiptar. Vallë, shqiptarët, a kanë mjekë specialistë për ta shëruar këtë sëmundje të shekullit?! Mendja ma thotë se, po një Ditë Historike. Vetëm, ju duhet guximi dhe burrat e mejdanit si në Kohën e Naimit dhe Çajupit për të hipur në Baba Tomor. Vendin  e Perëndive. Tyrben ku pihet vera e lindë poezia. Dhe, bëhet dashuri.

Sëmundjet Natyrore dhe politike janë të shërueshme, nëse bënë luftë për jetë. Armën (penën) e nxjerrë nga brezi. Përndryshe, të pret varri…



(Vota: 37 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: