Drita Lushi: Takim me lirikën e Gjenovefa Ferrari-t
| E Merkure, 24.09.2014, 07:38 PM |

Takim me lirikën e Gjenovefa Myrtaj Ferrari-t

Udhëtim nëpër katër librat poetikë të saj….

NGA DRITA LUSHI

E dini që takimet e dashurisë s’bëhen veç në Paris(“Takim në Paris” titulli i fundit i librit të Gjenovefës)?S’është nevoja të udhëtosh vetëm me avionë për të takuar poezinë, njerinë, poetin?
Mund të udhëtosh komod edhe në krahë vargjesh për të takuar lirikat dhe autoren përmes asaj ç’ka ajo shkruan,të shpalosur butësisht, spontanisht,e me pasion.
Kam menduar gjithnjë, që të shkruash për poezine e një poeti, apo poeteje, duhet ta njohesh të paktën në një spektër të gjerë duke shëmbur muret e poezisë;

Sa më shumë të njohësh përditshmërinë e një njeriu – krijues, aq më shume futesh dhe kupton poezinë vargun e tij apo të saj.

Gjenovefa jeton thjeshtë dhe bukur;

Qëndismat, ngjitjet në lartesi, lulet ne oborr, familja, fëmijet, shoqëria me qenin, miqte e saj, e mbushin me jetë e frymëzim dhe mes tyre e për ta,lind aq thjeshtë e natyrshem vargu i saj.

Muza e saj gjendet në ato gjërat e thjeshta që i japin kuptim jetës sonë, e ajo nuk ngurron ti shndërrojë në varg.

“Mall”

Këtu duket se shkëlqen gjithçka

Ku trenat duket ecin me shpejtësi

Ku duket se nisin rrugët e medha

Po si deti im, askund nuk ka si ti”
Shkruan autorja për “Mallin” që e kaplon për detin dhe vendin e vet, aty, ku as shkëlqimet s’kanë atë aromë vendlindje.

Në poezinë tjetër,” Muzë…”, ajo shkruan:

“Nuk të dua o muzë e përhershme

T’ia nis nga e para, muzë të re kërkoj

Po nisem rrugëve të lodhem, le të vijë nata

Të gjej një tjeter muzë, pastaj të nis të shkruaj…”

Sepse,kjo është poezia dhe muza; s’të pyesin se kur vijnë, s’të lënë orare, pikëtakime;Të vijnë papritur, ditë apo natë, dimër apo behar, në udhë apo në gjumë, në ecje, në shtrat apo në dashuri…
Në katër librat e Vefit, shpaloset aq thjeshtë dhe madhështore,bota e një gruaje që nga çastet intime deri tek gjendjet e mëdha;që nga dashuria deri tek dhimbja, që nga puthja e prekja deri tek malli në pamundësi për të patur çdoherë pranë njerzit që do.Ja si shprehet ajo:
Nuk e dije?

Kush mund të thotë
që largesinë unë dua?
të jetosh larg teje,

është çmenduri…”

Ajo  i shpalos lirikat e saj thjeshtë,qetësisht duke gjetur fjalën natyrshëm ashtu si zëri dhe shpirti i butë i një gruaje;
Ajo nuk rend pas metaforave, dhe s’i rëndon poezitë me fjalë të mëdhaja dhe të fryra, sepse dhe dashuria, malli, loti, trishtimi janë në vetvete gjëra aq njerzore dhe të brishta sa s’ka nevojë për hiperbolizime.
Me fjalët tejet njerëzore, si:“me shpirtin tim brengën ta gjysmoj…”, apo “Mëngjesi pa ty nuk mund të vijë…” “kur shiu i trishtimit, të të lagë/eja fshihu në gjoksin tim”- i drejtohet ajo të dashurit të saj, duke bërë të butë dhe zemrën e burrit më të egër, ose diku “rrëfehet”duke thënë në vargje:”
të gjithë e mbajmë një hënë në zemër/të gjithë e mbajmë një diell në shpirt/kur trishtohemi me ta ngushëllohemi…”
Vargu i saj, është spontan dhe thotë lehtë atë çka ndjen apo çka mendon, poezitë e saj me rimë në funkion të poezisë, jane larg rregullave fikse skematike, sepse të shprehësh atë që do, shpesh duhet ecur e lire në udhën poetike, si përshembull në vargjet:
“Sonte thashë, do të qaj ca çaste

Do të qaj vetëm për ty
do vdes të ngjallem Brenda një natë
të të kem pranë,të digjem për ty..”

E përvojë e një jete dhe mendje të përqëndruar vjen ajo tek poezia  “Fjalët”…kur thotë
..herë janë puthje,herë përgjërime
herë të buta janë, herë zemërake,
herë të shtyjnë thellë në mendime
e herë shpërthejnë si gjuhë flake

Ështe prekëse dhe njëkohësisht e bukur,kur jetën e sheh si një testament të transmetuar brez pas brezi…

Jeta fillon nga dashuria
“E mira nënë, dhe unë si ti
kam ardhur në këtë jetë
që jetën ta mbush me dashuri
emrin e fëmijëve të mi

ajo do të ketë…”
Ajo ka një larmishmeri titujsh dhe poezish që të bëjnë të kuptosh sesa e do ajo jetën, në të gjitha gjendjet që ajo na afron;
Jeta, loti gëzimi, dashuria, tradhëtia, mikja, lamtumira, vdekja, puthja, largësia, fëmijët, nëna, miku, bashkëshorti, familja...

Një mozaik i bukur jete ku ajo gdhënd me vargun e saj përjetësinë perceptuar në sytë e një gruaje, nëne dhe bashkëshorteje…!
“Eja ëndërra ime”,”Rri me mua”…sepse”Dashuritë nuk kanë arsye”sepse Ai është”E vetmja lumturi”…dhe më pas vazhdon duke na stamposur vehten dhe shpirtin në keto vargje, me titull:”Kjo jam Unë”

Top of Form

Bottom of Form

 

“Nuk di të urrej, veç dashuroj

si një eunuk, kaloj nëpër erë,

si t ia bëj që shpirtin ta forcoj?

E di që s mundem, e di që s ka vlerë.

 

Po vrave dashurinë, ke vrarë vetë jetën

Ndaj, të urresh, nuk është kaq e lehtë,

Me flladin jam mike e jo me gënjeshtrën,

me sythet e luleve në shpërthimin e beftë.

 

Ndaj sot krenare e kam bërë zgjedhjen time

Veç dua të puth e të fal dashuri,

ëndërroj me hënën dhe përqafoj agime

pranoj rreze dielli që më fal vetë”
Ajo i këndon ndjenjës drejpërdrejt  pa tjetërsimë, apo alegori…
Më së shumti ajo perdor simbolin dhe krahasimin në vargjet e saj duke na dhënë poezi të thjeshta, por të bukura e me ndjenja gruaje.
Prej rrjedhës së qetë poetike, lindin pa zhurmë dhe njëri pas tjetrit katër libra poetikë të cilët autorja kërkon ti ndajë me lexuesin, duke mos mbajtur gjë për vehte, sepse gjërat e dhe gezimet e shpirtit shumëfishohen veç kur i rrëfen ato…!

Pas këtyre botimeve,Gjenovefa vjen bindshëm me profilin e saj poetik dhe lirik duke krijuar indidualitetin e saj në varg ,tematikë dhe llojin unik të poezive të saj.

Drita LUSHI
shtator, 2014



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: