Tuna Prekpalaj: Filozofia e shën Françeskut të Asizit
| E Hene, 15.09.2014, 07:08 PM |

Filozofia e thjeshtësisë e shën Françeskut të Asizit

Ekskluzive nga Tuna Prekpalaj

Françesku i Asizit  (emni i tij i vërtetë ishte Giovanni di Pietro Bernardone) Lindi në Assisi, 26 shtator 1182 dhe vdiq me 3 tetor  1226. Kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio, papa i zgjedhun në mbledhjen e fshehtë (konklavë) në vitin 2013, e mori emnin e shën Françeskut të Asizit. Kjo ndodhi për të parën herë në historinë e Kishës Katolike. Shën Françesku  âsht -  simbas meje - nji ndër filozofët fetarë dhe shejtnit ma famoz i Kishës Katolike (së bashku me filozofin dhe shejtin  shën Augustinin).

Shën Françesku lindi në nji familje shum të pasun. Ai ishte djali i biznismanit të pëlhurave, i stofave. Ai u rrit si nji Don Juan italian i vërtetë. Jeta e tij u përmbante me udhëtime, festime, dëfrime dhe me grâ. Si i ri ai andërronte me u bâ nji ushtar dhe luftëtar i madh. Me pas  suksese te mdhaja në luftë, me i fitue gradat ma të nalta në karieren e ushtrisë. Ashu dhe vetëm ashtu mund të bahej i famshëm, mendoi Françeku i ri. Kjo ishte ândrra ma e mirë e rinisë së tij. Nji herë ai iu bashkangjit në nji expedicion, i cili ishte në rrugë për betejë. Por në të parën natë e pati nji andërr të kjartë. Në këtë andërr dikush i thot që të kthehet menjiherë në shtëpi se atje e pret nji detyrë plotësisht tjetër, e madhe, dhese nuk duhet me shkue në betejë. Por ai nuk kthehet, por merr pjesë me shokët e tij në betejë. Në atë betejë u kap dhe u fut në burg. Kur u kthye në shtëpi, dalëngadalë filloi Françesku me u ndrrue. Ai filloi të ketë nji frigë të çuditshme. Nuk e dinte se prej çkahit ka frigë. Ashtu i erdhi te mendimi se duhet me bâ diçka, për me iu shgmang frigës. E prej kësaj frige ai filloi – si nji eksperiment - me u lutë. Ia filloi me e lutë Zotin. Dhe ashtu prej njanës vjen tjetra. Përvoja e luftës dhe robënisë e tronditën aq shum saç dhe jetën e tij në përgjithsi e drejtuen nji gjendje të tillë që t’a  rishqyrton tân jetën e tij. Shpallja ma e madhe e vërtetës gjindet në heshtje. Në heshtje Françesku filloi me mendue mbi jetën e tij, mbi domethanjen e jetës së tij, mbi çka âsht dhe çka don me thanë kjo jetë. Pse jetoj, pse baj ate çka jam tue bâ dhe se a âsht mirë të baj ate çka jam tue bâ. Këto yetje (por edhe të tjera, natyrisht!) i bani siç i ban edhe çdo filozof. Duket se janë gjana fëminore, por nuk âsht. Këto pyetje janë të thjeshta, por thjeshtësia asht thelbi i shëndrrimit total të jetës. Me te mirren vendosje kapitale dhe hapa gjigante.  Ashtu ai filloi me i mbledh mendët. Dhe filloi me e ndrrue komplet jetën e tij.

Nji ditë ai i hypi kalit dhe u nis për diku, ku as ai vet nuk e dinte se ku do të shkonte. Mendoi: do të shkoj si nji qen i qartun diku sa ma larg prej ambientit ku gjindej. Në rrugë has në nji i të smund nga lebra. Në atë kohë kishte shum pacientë të lebrës. Françesku i ka pas “tullusum” lebrapacientët.  Por nji ditë ai   e takoi nji lebroz. Këtë herë ai zhdrypi prej kalit dhe në vend se me u gërdit dhe me i ardhë tuga prej lebrozit, i dha të holla, e përqafoi dhe e puthi. Mandej ai e fitoi nji ndjenje të madhe të lumtunisë. Ma vonë ai do të thot: “Ate çka ma përpara e kam shijue si nji gjâ të tharpt, të trishtueshme dhe gërditëse tash ate e përjetoj në shpirtin dhe trupin tim si nji âmbëlsi.” – shkrujti Françesku në “Testamento” në vitin 1226. Mbas disa ditësh ai shkoi në qendrën e leprozëve dhe ja dhuroi nji shumë të madhe të hollave. Madje këtyne të smundëve edhe ia puthi secilit dorën, si shej respekti. Tue e mar para sysh se çfarë lumtunije ai aty e pranoi, rân menjiherë të gjitha gjanat luksuze dhe jeta e tij e pasun posht, uzhdukën në asgjâ. Kjo mënyrë e filozofimit dhe e futjes në praktikë sistemin dhe mënyrën e jetës e markoi në Françeskun fillimin e nji jete të re. Ai vendosi që ta len mbas shpinës stilin e jetës së vet të mapërparshëm dhe të hyn në nji jetë tjetër, të re, në nji jetë të thjesht,  të varfun, pa kurrfar prone. Por edhe e fitoi me pas nji ndjenje dhe plotkuptim të madh për të varfunit, të dobëtit, të humbunit, të sëmundit, të margjinalizuemt: kjo ndjenje dhe plotkuptim do t’a shndërron në nji dashni të madhe për të afërmin, për tjetrin.

Françesku ishte ma se i bindun se dëshira për mos me pasë pasuni materiale âsht rruga ma e shkurt për me e mbrri lumtuninë. Ai ishte i bindur se varfënija âsht nji element qiellor, me të cilën krejt çka âsht tokësore dhe e përkohëshme mbaron në asgjâ,  dhe se varfëmija mund njeriun me e shti në lidhje me knaqësi, hujni dhe përjetësi. Kurse, pengesa ma e madhe që ishte për te – në fillimin e metanojes së tij - ishte lidhja me familjen e tij. I ati i tij ishte kundra të birit të tij, i cili e ka krijue nji botëkuptim dhe filozofi komplet tjetër se sa ishte normale në atë kohë. Kur Françesku i shiti do pëlhura të kushtueshme të të atit të tij për me mujt me e rindërtue nji kishë,  kcei i ati i tij si knusi i idhnuem. Ai e paditi djalin e tij edhe te ipezhvi (nji auktoritet i madh i shtetit në atë kohë) . Ipezhvi i tha Françeskut se duhet me ia kthye të hollat të atit. Françesku duel cipri cullak jasht pallatit të ipezhgvit. Ai i kishte mshtjell të hollat dhe stofin e çmueshëm të atit të tij në rrobët e veta dhe i ka gjujt posht në kambët e atit të vet dhe i tha: "Deri tash unë të kam quajt i ati i im nbi tokë: nga tash e ma tutje unë mund të them me siguri nuk të konsideroj mâ si atin tim, përpos atin që gjindet në qiell: Atit tonë që gjindet në qiell, atij  ia kam vendos thesarin tim, besimin tim dhe shpresën time." Ati i tij u largue shpejt e shpejt nga pallati i ipezhgvit (drejtorit të priftnave katolik dhe famullive në krahinë). Kurse Françesku në ipezhgvni bani nji përshtypje të madhe për kurajon dhe për sakrificën e tij. Dhe qysh nga atëherë Françesku mundi të kushtojë jetës sëtij në thjeshtësi dhe varfësi. Ai rregullisht i predikoi kafshëve dhe zogjve në pyll. Ai mendoi se nëse njerëzit nuk janë në disponim me i ndigjue fjalët e tij, atëherë ma mirë âsht me i predikue shtazve dhe kafshëve. Të njejtën gjâ e baj edhe unë: Nëse fëmitë e mi dhe kjo shoqni nuk âsht në gjendje me më kuptue, atëherë shkoj në gjoking në mal. E kur jam pak i lodhun i përqafoj drujt  në pyll dhe i tham: “nëse ata nuk dojn me ndigjue, ju jeni të vetmit në gjendje me më kuptue”.

Truporja e shën Françeskut në kopshtin zoologjik në Amersfoort (Holandë) 

Në atë kohë nuk ishin monikët pa pronë. Apt –përkundrazi – ishin të pasun me pronë. E Françesku mendoi me e formue nji rend të ri që do të quhej në latinisht fratres minores që do të thot rendi i  vllazënve të vogël apo – ma vonë do të quheshin -  Françeskanët. Secili që donte me e  ndjek  shën Françeskun në idetë dhe parimet e tij jetësore u detyronte me i lanë mbrapa të gjitha pasunitë, tân pronën dhe të dashtunit e vet. Edhe nuk u dashunojshin në vajzat e bukura. Dhe ai që kishte të holla dhe pronë, u dasht me e shit pasuninë, kurse të hollat me ia dhanë të varfunve. Françesku me ndjekësit e tij nuk kishte as shtëpi as kulm mbi kokën e tyne. Për ate ata u detyroheshin me fjet në kashtë, ku flejshin kafshët e katundarëve. Përpos pasunisë dhe pronës, Françesku dha dorëheqje nga ditunija (e panevojshme dhe e rrejshme)  dhe librat. Sepse – simbas tij – ditunija e shmang njeriun nga ditunija ma e nalt, nga ditunija hyjnore. Ai tha: “Gjuni librat prej dritarës” në pus sepse  – me fjalë të tjera - ashkush nuk ia ka pâ  “hajrin”.  Edhe njimdend. Pse duhet me i ditë apo me i pranue e me i ngranë të gjitha ato gjana që po naj shërdbejn  medijat (gazetat, televizioni, interneti dhe “baksuzat” tjerë) në pjatë. Ne fitojm shum informata të pavlefshme, të gabueshme, të pavërteta dhe tejet të tepërta. Kure, çka i përket pronës, pasunisë, Françesku mendonte se nëse dikush âsht i lidhun për pasuni, nuk âsht njeri i lirë. Nuk e ndin vetvetin të lirë. Ai njeri gjithmon mendon për pasuni dhe ka dëshirë me pas edhe ma shum, gjithnji e ma tepër. Kurr s’âsht boll.  E shpirti vuen. Për ate, njeriu pa pasuni e ndin vetvetin ma të lirë. Madje edhe nuk mund me humb asgjâ. Sepse, në të vërtetë, nuk mun të humbet ate çka s’ka. Në këtë kohë mund të ilustrohet si nji shembull “taze”. Shum njerëz të cilët i kan deponue të hollat në bankë, ato i kan humb me krizat e ndryshme ekonomike, apo me luftnat dhe katastrofat e ndryshme. Madje edhe bankarët i kan “vjedh” – me tân spekulimet e tyne – të hollat e deponueme të njerëzve punëtorë në bankë, të cilët me njersë i kan fitue ato të holla. Puntorët e ngratë, të gjithë mundin që e kan bâ (në mengjez me u que heret për me qenë në kohë në punë dhe prap me u kthye në shtëpi me viturë në komunikacionin e zhvilluem, i rraskapitun, plot nervozë, stres, sepse vitura nuk mund të vazhdon e tjerë e tjerë) ka shkue në hiçin e hiçit. Mandje – imagjinoje - për çdo ditë, tân vitin, tân vitëve të ndryshme puna e vështirë (sepse rroga e madhe nuk paguhet shum nëse nuk âsht e randë), stresi, smundja psiçike e vazhdo ashtu me rradhë. Të gjitha këto janë pasojat e punës së teprueme dhe të qenjës së shkatrrueme dhe trubullueme tenjerëzit. Kurse ai njeri që nuk i ka të gjitha këto nuk e ka shansin me i pasë – të gjitha këto që i përmenda ma nalt - me krizë apo “medetet” tjera – me i humb të hollat apo pasuninë. Në realitet ai nuk humb asgjâ. Sepse je nuk mund me hum ate që nuk e ke. Dhe thjeshtësia âsht nji element i perfeksionit. A e keni “zamarit” nji njeri të thjesht kur fol. Ai nuk din mashtrime, ai flet shkurt – jakup. Ai e fol të drejten. Ai nuk din intrizhe, sikurse direktorët, ministrat, politikantët, bankarët, nga njiherë priftnat e hoxhallarët dhe të gjith ata që e kan zân vendin dhe pozitën ma të nalt në shoqni. Sikurse ai i cili fryhet me mburresë tue u tregue se e ia kaa kap mjekrrën Zotit. Se, pothuajse, âsht dikush, sepse e bân kravatën dhe rrobet e pegllueme dhe shik, të markes ma të çmueshme Gucci, Nike etj. Ne i shofim për ditë njerzit që lavdohen, që fryhen, që i kan pothuajse të gjitha, por janë të shprazët në shpirtin e tyne. Unë e di prej përvojës time. Para se me ble nji kompjutor oh sa kishna dëshirë me e pas ate. Sikurse nji fëmi që ka dëshirë me e pasë nji lojzë, kur gjindet në nji shitore. Dhe qanë tanë kohen vetum e vetum per me e  ble lojzën. Kur e kam ble kompjuterin për të parën herë, kam ndejt tân natën pa gjum. Por, mbas nji muji nuk ishte mâ interesant. E para se e kam ble, mendojshna: “ah me kânë me pas kompjuterin do të bahem ma i lumtuni në këtë botë dhe do të baj mrekulli, si për shembull me shkrue artikuj dhe libra ...!” Por nuk ishte ashtu. E njejta gjâ âsht edhe me internetin. Interneti i ka bâ dhe ban akoma ndryshime në stilin e jetës së njeriut, por askush nuk pyetet se sa gjana negative i ka dhe i ban interneti.  Fëmitë  të cilët rregullisht gjinden pran kompjuterit. Dhe nëse vazhdojn ashtu nuk munden mâ pa te dhe se ka pasoja fatale në çdo aspekt. Në Kinë fëmitë që shpesh e përdorin kompjuterin – dhe që s’munden pa kompjuter – i shtinë 10 në burg që të mendojn mirë se çka janë tue bâ. Mandej i udhëzojn dhe bajn ushtrime të ndryshme për me u shmang nga kjo smundje ngjitëse. E problemi âsht bâ shum i madh edhe në qytetarë, të cilët janë abnormal të mvarun nga komphuteri.  Prej interneti po nxjerren informata të rrejshme, të panevojshme dhe shpirtshkatrruese. Aty ka shum informacione të panevojshme. Gjâ që truni i njeriut trubullohet si uji i akvariumit me peshqi.  Nji herë erdhi nji kolegë i punës dhe më pyeti: “Tuna, pse e ka ble kolega e jonë, Muriël me burrin e saj, nji shtëpi ma të madhe se që e kan pasë. Na e dimi se ajo âsht e martueme, por nuk don me pas fëmi. Ka thanë se âsht ma “rahat”pa fëmi, pa kokëqamje. E tash e ka ble nji shtëpi impozante, të madhe. Çka i nevoitet shtëpija aç e madhe? Ata kan pas nji shtëpi ma të vogël. “Taman” për dy vet me jetue. Pse e blejtën? Jam kurioz me e dit. Çka mendon ti?.” Unë iu përgjegja menjiherë. Kolega e jonë mendon se me nji shtëpi ma të madhe mund me e mbsuh shpratinë, me mbush “boshllëkun” dhe shpirtin e saj të shprazët bashk me ate të burrit të saj. Kolega që më pyeti u qesh dhe u kthye në vendin e punës tue e “sallanit” kryet djathtas e majtas. Po, ky âsht si nji element i “horror vacui-t” ekspresioni latin që don me thanë “friga nga shprastija”. Frigë me pas për ate që nuk e ke. Pra, për me e mbush shprastinë, duhet me pas gjithnji e ma tepër. Të vjen dëshira me pas gjithnji e ma tepër, deri në pambarim. Imagjinoje. Ka grâ, ndoshta edhe burra (por ma pak), që shkojn për ditë në shitore dhe blejn tesha. Ata kan tesha mjaft. Dhomat e e shtëpuisë janë plot me tesha, por prapseprap blejn edhe ma tepër. Kjo na qon në konkluzion se këto grâ, ose burra, dojn me e mbush atë shprastinën e tyne shpirtnore. E ata që nuk e bajn këtë, jan të lirë nga kjo shprastinë – kishte me thanë shën Françesku. Edhe nji shembull e nuk do të ju qaj mâ kokën. Nji fqinjë e ime, këtu në Holandë, me tregoi se nana e saj ishte në shtrat të vdekjes. Kur fqinja u afrue te nana e saj, nuk e pyeti se si âsht dhe se çka ka të re, por e pyeti vajzën e saj: “Si janë plaçkat dhe të gjitha sendet në shtëpinë time? Mos ka vjedh dikush diçka në shtëpinë time? Jam shum tue u mërzit dhe tue mendue se çka do të ndodh me ato plaçkat dhe të gjitha sendet e mija që gjinden në shtëpinë time?”. Fqinja e ime âsht përgjegj: “Oj nanë, ato e kan nji vend të sigurut, kurgja nuk do të ndodh me to, mos u shqetso!” Mendon sikurse ajo që  “do t’i mer me veti edhe ne qiell”- sikurse që i tha nana e ime me sarkazëm gjykatsit gjat sentencës për ndamjen e pronsisë.  Ja, prâ, se si njeriu mund me u ngjit si magnet me sendet dhe me pronën deri në vdekje, në vend se me mendue e me u kujdesue për tjera gjana, të cilat janë ma të vlefshme. Dhe: mbas vdekjes a do t’i mer të gjitha plaçkat me veti në qiell, a? Të gjitha plaçkat dhe sendet materiale duhet me i lan këtu në tokë. E parimi i Françeskut që vijon,  flet sa nji libër: Njeriu i vetëdijshëm duhet me qenë në shërbim të njerëzve dhe me u lirue nga dëshirat tokësore që e largojn njeriun nga mirësia dhe drejtësia.

Në këtë kohë të revolucionit kompjuter-internetit-mobil-it (KIM-it  T.P.) shofim se shum njerëz smuhen psiçikisht. Njerëzit po bahen gjithnji e ma tepër të komplikuem. Pa thesht’si. Shpesh prej pyllit nuk i shofin as drujt mâ. Specialisti (me të gjithë atë dije që e ka thith gjat sdudimeve, hulumtimeve dhe punës praktike) e ka trunin të përziem si rrushi me kumlla, saç ban edhe gabime fatale. Âsht fakt se nji specialist në vend se me ia amputue kambën e djadht të nji vajze 13 vjeçare, ia ka amputue kambën e shmajt. Âsht dasht, pra të dy kambët me i amputue. Dhe mandej do të mendojm se për gjana tjera a jan këta specialista (pa kompetent) në gjendje njimend me bâ operacione si duhet? Mjeku i cili âsht msue vetëm me i dhanë të smunve medicina e vetëm medicina, pa e shqyrtue mirë gjendjen se çka ka pacienti; prifti në nervozën kapluese që ia mshel derën e kishës besimtarëve. Kjo ndodh në Kishën Katolike edhe në Kosovë. Vetë papa Françesku haptas ka thanë në nji predikim të tij se ka priftna në kishë që ia mshelin njerzve derën në faqe. Unë vet e kam ndigjue dhe e kam pa në televizion që e ka thanë këte. Në realitet priftat po i shtin njerëzit në fé, por edhe p’i largojn prej fesë; hoxhat që – me tendenca jorealiste e kanalizojn ujin në mullkinin e tyne tue e quejt Nanën Terezë prostitue, Gjergj Kastriotin tue e quejt tradhtar të popullit shqiptar e tj. Lexova në nji gazetë të Maqedonisë mbi intelektualët e Univerzitetit të Prishtinës: ç’far intelektualë janë ata që kanë vjedh në Univerzitetin e Prishtinës prej ndihmës së subsidiumeve të Evropës së ngratë?! Evropa i ka dhanë ndihmë me e përmirësue inteligjencën e Kosovës, e cila duhet me kanë shtylla e shoqnisë për nxitjen e përparimit të gjeneratave të reja. Evropa e ngratë dhe naive i besoi intrizheve fantastike të “inteligjencës” tonë. E Çfarë profesori âsht ai që vet vjedh dhe jep ligjerata “me nivel të naltë” dhe e edukon rininë tonë? A âsht njimend nji intelektual serioz kompetent dhe me bagazhë të plotë me dituni e pedagogë të vërtetë? Më befasojn ndodhinat kur lexoj në gazetë se baba i ka pre fëmitë e vet si “kasapi” në copa copa; politikanët qojn pluhun sa mujn dhe ia fusin qytetarëve atë pluhun në sy, për mos me qenë në gjendje me e pâ realitetin dhe të vërtetën, për me mujt me i  mbush xhepat e tyne me të holla; gjuhëtarët shkenctarë, të cilët e mytën gjuhen e bukur Shqipe me fjalë të pakuptueshme dhe me shprehi që as nji njeri (i thjesht) nuk e kupton (ndoshta edhe ata vetë nuk i kuptojn se çka janë tue thanë).  Ata nuk e dinë se gjuha duhet me kanë instrumenti, ndihmsi i njeriut për me mujt me i shpall mendimet e veta e jo anasjelltas; se gjuha duhet me qenë instrumenti i mendimeve, se mdendimet  duhet me peshue ma tepër se gjuha. Të gjitha këto janë elementet e jetës së trubullueme, së komplikueme, së mbshtjellueme, të cilat me veti bijn negativitet dhe padrejtim e drama shpirtnore. Të gjitha këto gjana, por edhe të tjera, që lexuesi mund vet me e vazhdue listen e elementeve të komplikueme, janë pasoja të trubullimeve e të pathjeshësisë. Theshtësia âsht simbas shën Françeskut si nji element i domosdoshëm për njeriun. Thjeshtësia âsht nji shej dhe element i madh i perfeksionit.

Në realitet neve nuk duhet të mendojm aq radikalisht sikurse shën Françesku mendojm për t’u shkoqit plotësisht prej botës së pasunisë. Parimin dhe fjalën “Varfëni” duhet t’a shikojm në diapazan ma të gjanë se sa na paraqitet vetëm skoqitja nga pasunia materiale. Pasunija ose prona  i përfshinë edhe vetitë tjera, si për shermbull, krenaria, zemërimi, inati, zilia, mendjemadhësia, lakmia, grykësia. E di se Marksi si element ma kruyesor në jetën e njeriut e konsideroi ekonominë. Por, kjo filozofi e Marksit âsht nji e vërtetë parciale, e pjesshme. E interpretuesit e tij e futën ujin në mullinin e tyne dhe ia çrregulluan teorinë. Por nji gjâ âsht ma se e vërtetë se, nëse nji njeri e kupton se nuk âsht ai që vlenë ma tepër se tjetri, do të jet edhe tolerant për të tjerët, ka me pâs respekt  për të tjerët dhe nuk do të çfrytzon e nuk do ta nënçmon të tjetrin. Këto janë parimet e shën Françeskut, prej të cilit duhet me mësue edhe papa emënbajsi i shën Françeskut së bashkut me të gjithë ata që gjinden në piramindën e Kishës Katolike dhe mbarë njerëzimi në rruzullin e tokës. E këtu âsht pyetja kyqe se a do të jet në gjendje papa Françesku me e përvehtësue thjeshtësinë e shën Françeskut. E kam nji dyshim të madh.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: