Lutfi Alia: Nënë Tereza - e famshme dhe shenjëtore
| E Shtune, 13.09.2014, 06:05 PM |

NËNË TEREZA: E FAMËSHME DHE SHENJËTORE.

Nga Prof Dr Lutfi ALIA

Vepra madheshtore e Nene Terezes, eshte ngritur ne piedestalin e figurve mё tё shquara te kishes katolike dhe te historise se njerezimit.

Me dekret special, Papa Gjon Pali II, ne vitin 1999 shpalli hapjen e proçesit te Lumturimit te Nene Terezes, nje vendim i pazakonte, i parakohshem dhe shume i rralle ne historine e krishterimit. Proçedura e Lumturimit u mbyll ne veren e vitit 2003 dhe me 19 tetor 2003, Papa Gjon Pali II, shpalli Lumturimin e Nene Terezes.  Ky vendim u mireprit nga mbare popujt, qe e avancoj me tej vleresim-in e kesaj figure te shquar te kishes katolike dhe te njerezimit, prandaj menjehere e “kanonizoj” dhe e shpalli e Shenjta Nena Tereza.

Kudo, jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne shume vende te tjera si ne Hindi, Itali, France, USA, Angli, Sudan, Venezuela, Liban etj, ne librat e shumta bibliografike, ne artikuj gazetash e revistash, ne bisedat e perditeshme, ne programe televizive dhe radiofonike, ne shume filma dokumentare, te gjithe e quajne e Shenjta Nene Tereza.

Vepra e Nene Terezes eshte misherim i perkushtimit me dashuri per njeriun e vuajtur, eshte nje sherbim social gjitheboteror, i bazuar ne parime te forta humanizmi te pakushtezuar. Besimin katolik, Nene Tereza e pasuroj me vlera shoqerore, me sherbimin gratis per te gjithe nevojtaret, pa asnje qellim fitimi dhe pa synime proselitizmi.

Sherbimi i Nene Terezes dhe i motrave misionare, nuk perfaqeson  meshiren kristiane, nuk eshte shprehje keqardhje, por shpreh dashuri dhe ndihmen per te vuajturit, per te semuret, per femijet jetime e te braktisur dhe ky mision kryhej pa marre ne konsiderate besimin fetar,  nuk synonte konvertimin ne katolike te gjithe atyre njerezve te feve te tjera, qe i drejtoheshin per ndihme, per mbeshtetje dhe per perkrahje.

Martin Luther King, luftoj per drejtesi per te gjithe, pa dallime ne ngjyren e lekures dhe ne besimin fetar, po keshtu dhe Nene Tereza luftoj per drejtesi, per t’i rikthyer dinjitetin dhe te drejtat elementare, per te gezuar mireqenie shendetesore, te gjithe atyre qe vuanin, pavaresisht nga interesat konfesionale dhe te gjitheve u sherbeu me dashur dhe falas.

Me vepren e saj madhore, Nene Tereza i tregoj botes, se si moter katolike, nuk i sherbeu te tjereve vetem me misione shpirterore dhe as me aksione individuale, por i masivizoj keto sherbime, i organizoje ne institucione, i fuqizoj me mjete e burime njerezore, i shtriu ne te pesё kontinentet, duke ndihmuar popujt e te gjitha besimeve fetare. Me vepren e saj humanitare, krijoj një imazh publik, me rëndësinë si simbol historik, kesisoj Nene Tereza u be gruaja me e fameshme e botes.

Revista amerikane “Time” në nje numer special të vitit 2002, te dedikuar “Njëqind njerëzit me te shquar në të gjitha kohët -  The 100 Most Influential People of All Time”, përfshinë Nënë Terezën, si nje nga figurat me te shquara te shekullit XX, duke e cilesuar “mesazhere e dashurise dhe e lumturise ne bote”.

Ne vitin 2010, ne perkujtim te 100 vjetorit të lindjes, revista “Time” i kushtoi Nene Terezes një numër special me titull: “Mother Teresa, Living Saint - Nënë Tereza e Shenjta e Gjallë”.

Në ilustrimin e kopertinës të revistes “Time”, ndermjet fotografive të 16 personaliteteve më të shquara gjatë gjithë historisë njerëzore, ne krye eshte dhe fotografia e Nënë Terezës.

Historiani amerikan Prof Douglas Brinkley, shkruan se nga koha e Konstantinit te Madh e deri sot, përveç Nënës Terezës, Ballkani nuk ka asnjë personalitet me kaq rëndësi dhe te shquar ne keto permasa.

Në shkrimin per 100 personalitetet e botes, ne kapitullin e parë me titullin “Shtyllat e Moralit”, asht vendosur dhe Nënë Tereza. Kapitulli fillon me Abrahamin dhe vazhdon me Konfucin, Budën, Sokratin, Platonin, Jezu Krishtin, Shën Palin, Muhametin, Xheladin Rumin, Shën Françeskun, Emmanuel Kantin dhe Nënën Terezën, ndersa në faqen e fundit janë emrat e Lao Tzu, Shën Augustini dhe Papa Gjon Pali II, tre misionarët që kanë përhapur mesazhin e tyre nëpër botë.

Në faqen 18 te revistes, është fotografia dhe biografia e Nënës Terezës. Në pjesen ku trajtohen çështjet shpirtërore të botës së krish-terë, autori e vendos Nënë Terezën në vendin e katërt, menjëherë pas Jezu Krishtit, Shën Palit dhe Shën Françeskut te Assisit.

Dioqeza e Kalkutes, ne vitin 2005 hapi proçesin e kanonizimit dhe tani jemi ne pritje te vendimit te Selise se Shenjte, qe ta zyrtarizoj sa me shpejt verdiktin mbare popullor: “Vox Populi, vox Dei” e ta shpalli te shenjte, pasi de facto, masat popullore prej shume kohe e njohin shenjetore.

Me 5 shtator te vitit 2007, ne perkujtim te 10 vjetorit te ndarjes nga jeta e Nene Terezes, Papa Benedikti XVI celebroj ne Vatikan meshen solemnne per Nene Terezen, ku ishte i pranishem dhe Kryeipeshkevi i Kalkutes dhe nje numer i madh i motrave misionare te dashurise.

Ne vitin 2012 Asamblea e Kombeve te Bashkuara, ne nderim te kontributit te madh e te jashtzakonshem humanitar te Nene Terezes, diten e ndarjes nga jeta, 5 shtatorin, e shpalli Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë.

Pa me te voglin diskutim, Nene Tereza eshte gruaja me e shquar e shekullit XX, nje personalitet i fuqishem, qe ka fituar admirimin dhe respektin ne permasa gjitheboterore. Te gjithe, nga njerezit e thjeshte, anonimet e deri ne personalitet me te larta shteterore, te kultures, te shkences, jane shprehur me konsiderata te veçanta per vepren e saj si misionare humanitare dhe si moter katolike.

Duke evidencuar opinionet e shprehura nga Papa Gjon Pali II,  komentet e gazetave, revistave, filamve dokumentare dhe programeve televizive, duke vazhduar me deshmite e atyre qe kane jetuar e punuar prane saj, ose te atyre qe e kane takuar rastesisht e per pak çaste, te gjithe shprehin perkushtimin me dashuri te Nene Terezes “per te varferit nder me te varferit”, te atyre qe shoqeria “nuk i donte, nuk i pranonte, nuk i kuronte, qe i refuzonte, i braktiste dhe i harronte…"

Papa Gjon Pali II, te nesermen e ndarjes nga jeta e Nene Terezes tha: “Ne fytyrat e te vuajtureve, Ajo njohu fytyren e Jesu Krishtit dhe degjoj thirrjen e tyre me dedikim xheneroz, e mori nga buzet dhe nga zemrat e atyre qe dergjeshin ne agonin e vdekjes, e mori nga femijet e vegjel te braktisur, e mori nga burrat dhe nga grate. Duke rendur e palodhur neper rruget e botes, Nene Tereza shenoj historine e shek-ullit tone. Me kurajo te madhe ka mbrojtur jeten e atyre qe vuanin. I ka sherbyer te gjithe njerezve, duke i u dhene dinjitet dhe respekt. Te lodhurve nga jeta, i beri te ndjejne dhembshurine e Zotit, Atit te dashur per te gjithe.“

Vleresimet e shprehura nga Papa Gjon Pali II, nga kleriket qe kane punuar e bashkpunuar me Nene Terezen, nga motrat misionare, ata qe u bene dishepujt e saj te perkushtuara, jane te kuptueshme, por kur flasin me admirim dhe e vleresojne, ateistet dhe laiket, atehere çka thuhet per Nene Terezen behet e besueshme me e pranueshme nga te gjithe, behet nje e vertete absolute.

Chiara Lubich, themeluese dhe presidente e levizjes ekleziazike “Opera e Maries” (Levizja e Fokolareve), qe punonte per unitetin mes popujve, ne diten e shpalljes e Lumnume te Nene Terezes tha: “Nene Tereza i ka dashur te gjithe si vehten, duke i afruar atyre idealin e saj“.

“Ne figuren e Nene Terezes, shihet arti i dashurise, i misheruar ne perfeksionim”.

“Jam e bindur, se ne Nene Tereza eshte prania e Zotit“.

“ Nene Tereza eshte modeli per te gjitha ne grate. Ajo ka realizuar ate qe Papa Gjon Pali II e perkufizon - gjenia femerore”.

“Nene Tereza, ashtu si Maria, nuk ishte ngarkuar me ndonje mision, por ishte mbushur me dashuri, me miresi, me bamiresi, qe jane dhuratat me te çmuara, qe e bene ate mё hireplote”.

“Nene Tereza eshte perkulur para mijera te semureve ne gjendje te rende e ne gjendje agonie dhe pse nuk mundёte te ndryshonte fatin e atyre te varferve nder te varferit“.

Ne fund te vitete '60, poeti i famshem Pier Paolo Pasolini, pasi e takoj Nene Terezen, kur doli, i mahnitur shpertheu ne thirrjen: “ Nёnё Tereza, kur te veshtron, te sheh!"

Augusto Guerriero (i njohur me pseudonimin Ricciardetto), ne vitet '70, ishte shkrimtari mё polemik kunder besimeve fetare, por kur takoj Nene Terezen, pati kurajon te shkruaj: "Nuk kisha takuar kurre nje shenjetore. Takimi me Nene Terezen me ka emocionuar shume. Une i a putha duart disa here, ata duar te shenjta, qe kane lehtesuar  dhimbjet e shume njerezve dhe nuk isha ne gjendje t’i thoja nje fjale, sepse me mbyten emocionet e me penguan te flisja. Ishte nje engjell i vertete, nje engjell i dashurise dhe i fese, per te cilat me fliste e nderkohe syte i ndrinin me nje drite mesazhi kristian, nga mesazhi i vertete kristian, qe eshte Dashuria. Ndersa fliste, une shihja gjithe mburrjen e botes te mjere ku jetoja e perball kisha pasionin, luftat e saj te vazhdueshme, piksynimet, qe kerkonte te arrinte ne ndihme te njerezve qe vuanin. Kesisoj m’u shfaq nje ndjenje e forte dhimbjeje, per jeten time te pdobishme dhe kuptova se ekziston vetem nje ideal, per cilen vlen te jetohet dhe ky ideal eshte dashuria”.

Roberto Gervaso, gazetar, shkrimtar dhe aforist italian, personazh publik i njohur per deklarimet dh qendrimet larg horizonteve fetare, shkruan: "Nene Tereza per here ka qene e sinqerte: shihej se ndjente. Ajo nuk kishte nevoje t’i benin qejfin as shtypi rozё, qe ishte me i keqi, as nga tellallet e tij te paftyre e te pandeshkueshem, qe bridhnin me stilolaps dhe Nikon ne duar. Nuk kishte nevoje t’i benin qejfin, spse kush i dedikohet nje misioni te tille humanitar, kush jeton dhe lufton dhe vdes per te tjeret, nuk i kerkon favor askujt. Per dekada u ka vene doren mbi ballin me plage te semureve, ka perkedhelur faqet e thara nga uria dhe trupat e ulçeruar nga semundjet, te atyre krijesave te Zotit, qe per vuajtjet qe kalonin, mund dhe te mallkonin Zotin, por nuk e bene kete, sepse kishin prane dashurine e kesaj gruaje shtatpaket dhe gjigande, kishin prane te voglen e te madhen zevendesen dhe emisaren e Zotit ne toke ".

Zakonisht, kur duam te prezantojme figuren e Nene Terezes, i referohemi shkrimeve te autoreve te ndryshem, artikujve, librave, komenteve, madje jo rralle biem ne pozicione ta gjykojme sipas ketyre opinioneve, por harrojme se eshte dhe nje burim tjeter masiv, qe na flet vazhdimisht per vepren e misonares te dashurise, pikerisht eshte masa e madhe popullore, ajo mase gjigande njerezish, qe e ka ndjere pranine, ndihmen, perkujdesjen dhe dashurine e Nene Terezes. Ky burim masiv shpesh mbetet anonim e nuk arrijme ta evidencojme.

Shpesh shtrojme nje pyetje: Po populli hidian, te cilit ajo i sherbeu nje jete te tere, çfare mendon per Nene Terezen?

Ne traditen hindiane, sidomos per fene hinduiste, shpallja e shenjetoreve nuk eshte problem per t’u diskutuar, pasi zgjidhet pas vdekjes te personit. Shenjetor e shenjetore, jane ata qe transmetojne regetime te veçanta popullit, qe ata vete i kane provuar ne kontakt me Zotin. Pra ne Hindi, i shenjte apo e shenjte eshte kushdo qe e ndjejne te gjithe se ka vepruar si shenjetorё, apo si shenjetore, pra shpallet shenjetore me verdikt gjithe popullor. Populli hindian, prej kohe e kishte shpallur shenjetore Nene Terezen, “Ma-n e tyre te dashur.

Ne funeralin e Nene Terezes, i gjithe qyteti i Kalkutes ndaloj per te nderuar kete grua shtatvogel e me shpirt te madh, Nenen, qe e kishte mbushur boten me pranine e Zotit. Te gjithe hindianet, pavaresisht te cilit besimi fetar i perkisnin, pavaresisht nga niveli aresimor, i vogel dhe i madh, burre e grua, pavaresisht nga pozita ekonomike e sociale, asnje nuk ka dyshuar, qe Nene Tereza ishte e shenjte, sepse ajo u kishte afruar Zotin me pranine e saj.

Nene Tereza u fliste per Jesusin me jeten dhe vepren e saj. Ajo i u perkushtua miliona banoreve hindiane, ndihmoj me dashuri miliona njerez, u buzeqeshi atyre qe ishin ne agoni, puthte femijet e braktisur, i perkedhelte me embelsi ata qe vuanin nga dhimbjet e nga varferia, te gjithe i ka fshikur lehte me sarin e bardhe, kur kalonte neper rruget e pluhurosura te Hindise, u ka folur te gjitheve me fjale te qarta, te embela dhe te kuptueshme e ne veçanti ka ndihmuar me perkushtim miliona njerez, kesisoj, ate dite, kur trupi i saj i mbuluar me lule kalonte neper rruget e Kalkutes, te gjithe u perkulen para trupit te saj te palevizeshem dhe nuk e imagjinonin si mund te jetonin pa pranine e Saj. Gazetat e perditeshme me prestigjoze e Kalkutes, ndarjen nga jeta te Nene Terezes e njoftuan me nje titull te madh: “NENA U SHNDERRUA NE ZOT”.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: