Ilir Muharremi: Nuk e mohoj botën
| E Marte, 02.09.2014, 07:52 PM |

Nuk e mohoj botën

Nga Dr. Ilir Muharremi

I vdekur jam si kështu si ashtu, i gjallë, hije e ecjes me hapa të ngadaltë refuzues ndaj vdekjes mëkatare, ajo që një ditë do të më përpinë, do të kërkoj nga unë lirinë, pasionin, absurdin e kuptimit. Lehtë gjykojmë pa fakte pa bazë, vetëm larmi dhe lojë si diçka për të më bindur, por jo me kot përpiqen, unë nuk e pohoj , por vetëm e mohoj.  I rrash direkt në fund, pa kthjellë fillimin, pa u marr me të. Përse të ngre pyetjen mbi fillimin, kur asgjë nuk kujtoj, neuronet sikur nuk ruajnë asgjë, por kërkojnë çdo gjë. I kujdesshëm, apo i vëmendshëm ndaj asaj që vije dhe ndodh.  Mjafton që nuk e kuptoj veten dhe nuk e dijë arsyen pse jam. Nuk e dijë se pse më zgjodhi shpirti mua, apo unë e zgjodha shpirtin. U fut në qenien time sepse unë doja, apo nuk më pyeti, ashtu fshehtas duke vrarë arsyen. Nëse më ka zgjedh, unë vendos se kur do lirohet, unë bëjë vetëvrasjen, unë vdes nga sëmundja, unë krijoj raportin me tokën, më ajrin, ujin, ushqimin, kthjellohem, infektohem dhe vdes vetë. Vras trupin për ta liruar shpirtin, këtu mistikët gjejnë qetësinë dhe shpresën. Ata lirohen nga kjo liri, ata shpresojnë në këtë përjetësi dhe janë të huaj në këtë botë, por a e caktojnë të vërtetën? Ata u zgjodhën pa dëshirë, strehohen aty në papërvojën dhe ngulitin rrënjën hyjnore për njerëzoren. Mohojnë dhe shkelin njerëzoren për ta lartësuar një të papërvojë, enigmatike. Mirëpo, nuk janë larg mendimit se nga e padukshmja, e mbështjellura  buron një fuqi shtypëse e frikës, sepse na zë të pa përgatitur dhe nuk dimë se nga cila anë mund të vije.  Ajo fuqizohet pa ditur fuqinë e saj. Bëhet e madhe pa ndonjë mirënjohje të saj. Njeriu shpesh herë lartësohet kur as vetë nuk ja merr mendja, kur  në këtë univers pret të papriturën dhe thotë: As që ma morri mendja se do të ndodh, por ndodhi dhe mirë që ndodhi. Kjo jetë vërtet është një e papritur, e panjohur, tërheqëse, por edhe e kufizuar sepse nëse përpiqesh t’i rekësh lartësive, të lakmosh pas fiqve të saj, do ngadalësosh lëvizjen dhe mendimin, me qëllim që të shkelesh mbi tokë. Jeta na shkund jashtë çdo mundësive të saj, ajo përpiqet ta në servilizoj si një qenie e kthyeshme, e barazuar, e kufizuar duke na mbajtur peng me shpirtin. Nuk mund ta dijë se shpirti a më përket mua apo dikujt që e solli. Nëse do ta sillte ai do vendoste edhe gjatë të marrit frymë. Unë vendos vetë, për frymëmarrjen, normalisht me ndihmën e ajrit, lumenjve, dheut, barit, bimëve, krejt sëbashku. Ndoshta mistikët do qeshin me këtë duke pohuar se askush nuk vendos vet, vetëm i nënshtrohet botës. Jo, vërtet erdhëm me ndihmën e prindërve, por para prindërve ishim diçka, kjo diçka nuk erdh nga askush ishte gjithmonë do të jetë dhe vendos vetë për limitin e skajshëm. Ajo erdhi si absolute , por relative ndaj ngjyrave duke lakmuar drejt përjetësisë.

Logjika nuk ka ekzistuar para saj, logjika ndërton atë pyetjen dhe gjykimin e prejardhjes. Logjika përpiqet t’i jap kuptim. Por, ajo do ishte më mirë të jetoj pa kuptim, vetëm duke ju nënshtruar forcave të pavëmendshme, do jetoj si nën hije pa u ven re nga askush, kalimthi do ta anashkaloj këtë botë plot mistere, me shpejtësi të dritës nga e cila shumë shkencëtarë përpiqen të vejnë një shpjegim. Shpjegimi im është: duhet mos ledhatuar, vërejtur ekzistencën, ajo është vërtetuar në momentin absolut, ajo ishte gjithmonë, ajo nuk më zgjodhi mua e as këndë, gjithmonë u vërsul drejt panjohurive, e them panjohurive sepse logjika konteston çdo nismë pa bazë.

Ekzistenca e kërkon lirinë, por liria ndodhet aty, i shërben kuptimit dhe kuptimi gjykon kufizimin. Brenda kufijve depërton bindshëm liria. Por, sikur kufizimi dhe liria të jeton në harmoni me trupin, do lartësohen në të njëjtën kohë, por as njëra nuk e do lartësimin e njëtrajtshëm. Orgazma ngritët mbi atë të kundërt, asgjë nuk do të jetë asgjë, por diçka me qëllim për tu pohuar si asgjë. Universi ekziston, ndjehet, preket, shikohet, gjykohet, korrigjohet derisa nuk lajmërohet vdekja asgjësimi i çdo gjësë. Kur them çdo gjësë ka kuptimin e asaj që e prekim dhe shohim, aty derisa mendja depërton. Vdekja na bënë ta harrojmë jetën, në harresë lind diçka e re. Por, si do t’i japim kuptim gjithë kësaj, vetëm përmes që e shohim, ndjemë, prekim, kuptojnë në një fare shkalle zemrën, trupin, frymën? Krejt kjo pohohet me atë se e kuptoj, dhe lind pyetja: Pse të gjitha këto tek unë. Pse u zgjedha unë? Menjëherë përgjigja vërsulet, isha gjithnjë, nuk jam zgjedhur, nuk ka përzgjedhje. Ishim dhe do të jem derisa vjen momenti i fundit i kësaj toke. Nuk e dua këtë moment të dhimbjes, moment të harrimit të zhdukjes time, sikur mos të kisha ekzistuar kur, asnjëherë nuk kam ekzistuar, vetëm kam menduar për atë që ekzistoj. Vetëm më duket krejt kjo. Çdo frymëmarrje , çdo lëvizje që bëjë, çdo shkathtësi, çdo mendim që e ngre mbi veten time, me duken sikur vërtet janë dhe do të ndryshojnë diçka. Krejt ndryshon, qenia, forma merr pamje tjetër, sikur ta kujtonin rininë, do lakmonim të jetë absolute, por mos të mashtrohem me pasqyrën e qenies e cila shpik komedinë e gënjeshtrës, e vërteta e pandryshueshme është në shpirt. Ndoshta kjo vetëm ritët, ka një masë nga vetja që merr nga qenia duke e shtrydh dhe lodh ekzistencën, kjo lodhje masovikisht ngritë shpirtin. Në jetë çdo gjë shpërblehet nga lodhja, lodhja është si mrekulli e rezultatit të punës, nga lodhja kemi nxjerr mrekullinë. Edhe shpirti lodh qenien për tu lartësuar, por ku vazhdon kjo lartësi në diçka të paimagjinuar , apo nënshtrimeve të librave mistik që mohojnë jetën dhe sajojnë universin e papërvojë. Nga cila të nxjerrim fragmente bindëse, nga ajo që prekim apo ajo që mendojmë papërvojë? Ekziston edhe ai mendim i pabazë që bënë jetën më tërheqëse me shpresëdhënëse, më lakmuese dhe frytdhënëse për të ekzistuar. Ku duhet të bazohemi dhe kujt duhet t’i nënshtrohemi? Vërtet thellësia krijon diçka paranormale të shpirtit, sikurse ekstaza dhe dehja, aty nxjerrim një ndryshim një art, një krijim, iluzion përfaqësues të mendjes dhe trupit. Një ndryshim i asaj që ndodh, një vëmendje. Një lartësim për ta korrigjuar të kaluarën, apo nëse braktisim nuk kujtojmë se ku ishim. Çfarë na duhet të kujtojmë , mjaftonte të ishim, vetë prania krijon gjurmën dhe përjetësinë. Ata që nuk ledhatuan gjurmën, ata që nuk spikaten universin, a janë vërtetë si diçka që i presim, nga të cilët shpresojmë mrekullinë? Mjafton të jemi ne duke menduar për momentin. Mjafton t’i kujtojmë sepse ata as që do mendojnë për ne, as që do dinë se ku do shkelin ku do marrin frymë, krejt kjo për frymë, shpirt që ushqen vetën dhe na njëson, njollosë, vret , liron , tamam udhëtar i huaj kalimthi në këtë univers. Si mund ta mohoj këtë botë, kur të gjitha i prek i nuhas, të gjitha janë për mua, vërtet duhet jetuar kështu.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: