Liman Zogaj: Ngrohja globale
| E Hene, 01.09.2014, 05:38 PM |

Liman Zogaj

 

NGROHJA GLOBALE

 

Ekspertet alarmojne-

do te shkrihen edhe akullnajat

e une, pse mbetem

stalagtit e stalagmit i ngrire.

 

Mbreme fizikanti me sy te turbullt me tha:

-Planeteve do tu pelcasin orbitrat,

toka do lahet nga detrat e trazuar,

e une pse mbeta zjarr.

 

Vasha, nga Laboratori nuklear

ma prishi gjumin me celuarin modern,

-do te shemben planet-rrafsh do behet,

e pse une mbeta gur-ne maje te shkertetirave.

 

Ruana o Zot,

Ag e terr si krrokamat e qyqeve

na ndjellin kob

per buzqeshjet tona neper pranga.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: