Zeqir Lushaj: Brigjeve të Valbonës bukuroshe
| E Enjte, 28.08.2014, 07:05 PM |

BRIGJEVE TË VALBONËS BUKUROSHE…

-Si një mesazh i shkurtër per miqtë e mi të kurbetit kudo që të ndodhen…, dhe kolegët e bashkpunëtorët … e revistes tonë të dashur ZemraShqiptare-

Ekskluzive nga Zeqir Lushaj

SQARUESE PER LEXUESIT E MI TË NDERUAR DHE KOLEGËT E REDAKSISË

Ju e dini se une kam tre muaj ne At’Dhe, i rikthyer perfundimisht nga Amerika e larget. E keta tre muaj i kam kaluar ne brigjet e Adriatikut, më së shumti ne Shengjin ku edhe do jetë rezidenca ime (kryesore). Kam plot motive per tua percjellur ne faqet e revistes por nuk e rifillova bashkpunimin nga At’Dheu, nga larg vendlindjes, pra Tropojes sime krenare. Mu duk si „tradheti“ ndaj prita nje rruge atje per tu rilidhur edhe me ju. Pra, me shume se vlerat  kesaj ri-lidhje, them se edhe ju do vlersoni „sebepin“....

Aaah, vendlindje! Vetem ti nuk mund te tjetersohesh kurr...Ty, nuk të del kush perpara...!

…mos thuej se isha në Tropojë, nese nuk lanë të pakten një herë duart e faqet në ujët e Valbones bukuroshe...!

(Tu Ura e Kolgecajve. Gusht 2014. Foto: Flamur Lataj)

Në breg te Valbones bukuroshe, tu ura e Bujanit, ne veranden e qendres tregtare te Avdi Rexhes e djemeve te tij, me shokun tim te femijerise Ram Muja (majtas),. Avdi Rexha , nje nder burrat me te njohur e te nderuar te malesise se Gjakoves, sot 90 vjeçarë na thote se „sapo u ktheva nga nje dasem, por takimi me Ju te Dy, do mbahet mend nga une si nje dasem e dytë“.

...Mbrapa shpindes sone, ne majen e Shkelzenit po perendon dielli e ne (bashke me Avdi Rexhen marrim rrugen per ne bregun tjeter te Valbones,per ne Grinë time te dashur, per ne shtepine e Ram Mujes, ku sonte jemi miq. Një kafe per nenen e Rames, Hyrë Sokolen qe eshte ndare nga jeta para pak muajsh e kisha per detyrë sapo te shkeli ne token e Grisë.

...kjo vilë e mrekullueshme, mu ne breg te Valbones, (dikur shtepi e „armikut te popullit“) per disa dekada ishte stallë derrash e kooperatives bujqësore...!

Vet vila sikur flet na: -hajt tash, lereni ma at‘ kengë të keqe e cila duhet të harrohet....!

Para pallatit te Kultures ne Qytetin e Baces Bajram. Ky institucion, dje dhe sot, ka dhene e po jep shume per kulturen jo veç tropojane por gjithkombetare, per kulturen dardane... Ketu me zgjohen shume kujtime, edhe krenarie edhe te dhimshme... Por jeta vazhdon!

...Në Koj te Kolgecajve. I thash nipit tim Flamurit se e due nje foto me Bajram Currin dhe bjeshket e Alpeve „në shpindë”. (Në shpindë në foto, por në fakt i kam në zemer…)

Blini i Grisë (i Riu), në Kodren e Selmaneve, buzë vijes se Mehovçit, Blini që unë e kam quajtur dhe e quaj pjestar familje!

Ne varrin e babes Sadik vura kete tufe lule modeste te mbledhura rreth trollit tim ne Gri. E kisha kete porosi edhe nga i nderuari Pal Neçaj nga NY USA, ne ditet e largimit tim qe andej. (Porosia eshte e botuar ne faqet e ZSh-së , ne shkrimin: Lamtumirë Amerikë!)

...!

Një porosi tani n'të ndamit,

Dëshirë kam edhepse e dini vet,

Çomja një tufë lule

Tek varri Sadik Selmanit,

Prej një miku që ka hup e tret.

...!

------------------------

SI PUNE MBYLLJE E KETIJ FOTOREPORTAZHI:

Nuk po shkruaj per dasmen ku mora pjese, te djalit te Sherif Shiqerit te Matoshve të Grisë, Jetmirit, as per takimin me shkrimtaret e nderuar, Gjon Neçaj, Lulzim Logu, Isa Breçani, Haki Zllami,Zog Hysenaj, kompozitorin Skender Dozhlani, shkrimtarin nga Gjakova, nipin e Malsisë Tahir Bezhani... etj  etj.

...As per takimin dhe viziten ne familjen e mikut e ish kolegut te nderuar, shkrimtarit e bashkpunetorit te ZSh, zotit Gjon Markokaj qe edhe ai sapo eshte kthyer me pushime nga Amerika... As per Sejdi Berishen e T. Bezhanin, per Selim Nengurren e  Ruzhdi Balokun e te tjere,  qe me kane nderuar në shtepine time ne Shengjin..., per Tiranen as per Shkodren...

Le te jenë te gjitha per nje ditë mbassodit.

As per kete, as per atë…, as per kerkend tjeter sot , sot veç ne brigjet e Valbones sime ku kam rritur shtatin.

....Kam shkruar: - Lamtumirë Amerikë!

Sot le të themi publikisht -Mire se te gjeta Valbonë! Mire se te gjeta Vendlindje.

Sepse, pa shkelur ende ne Tropojë, as nuk e besoja qe jam kthyer ne Shqiperi!!

Tani jam ketu. Tani jam krejt i joti At’Dhe!

…Krejt i joti…, megjithese PAK DO TË DUHEM NDONJË GJË!!



-Nga Albania Jonë e Dashur, fund-gushti, 2014-

(Vota: 129 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: