Viktor Mërkuri: Konflikti Hamas - Israel
| E Merkure, 27.08.2014, 06:51 PM |

Konflikti Hamash-Israel: Shkaqet, Pasojat dhe Vdekja !

Analizë në konfliktin Hamash-Israel 2014

Nga Viktor Mërkuri

Gjatë javëve të kaluara kemi parë imazhe të frikshme të përballjes së forcave Israelite me rebelet e Hamashit në një luftë e cila ka më shumë se 40 vjete që po vazhdon dhe që gjithmon krijon të njëjtën situatë faktike. Nga njëra anë forcat ekstremiste të Hamashit që po mundohen të vrasin sa më shume ushtarë israelit brënda dhe jashte rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimore, ndërkohë që Israeli po kundërpërgjigjet me arsenal ushtarak për ti moslejuar Hamashit të fitoj territor, dhe në anën tjetër popullsia palestineze ,gra dhe fëmijë në shumicën e tyre, që gjithmonë janë ata të parët dhe të fundit që vdesin në emër të një lufte që kurë nuk kanë dashur apo zgjedhur.

Prej shumë kohësh mendohet se konflikti Arabo-israelit është I pazgjidhshëm, dhe tani për herë të tretë brënda pak vitesh një luftë e re po zhvillohet në rripin e Gazës ku shohim se Hamashi po mundohet të rreagojë me raketa të rrezes së shkurtër ,ndërsa Israeli po kryen një operacion për asgjësimin e tuneleve të nëndheshme të përdorura nga hamashi përmes kufirit Israel-Gazë.

Ashti sic ndodhi dhe gjatë përplasjeve të tjera shtarake mes Israelit dhe Hamashit, kjo përplasje nuk do të ndryshojë asgjë mes tyre. Israeli do të shkatëroje arsenalin e raketave që ka hamashi dhe do ta asgjësoj atë, gjë e cila mund të ndodhë vetëm duke qëndruar për një periudhë të gjatë brënda Gazës por ky veprim do ti kushtojë asaj shumë ushatarë të cilët do jenë në qëndër të rebelëve palestinez.

Që nga fillimet e përplasjeve para disa javësh , 1600 Palestinez (kryesisht civilë) dhe 67 ushtarë israelit kanë gjetur vdekjen.

Aspekti më interesant i kësaj lufte është se të dyja palët e donin këtë luftë, edhe pse e dinë se nuk do të kishte rezultat definitiv ushtarak.Rrëmbimi dhe vrasja e tre adoleshentëve izraelite e cila ndodhi pas  djegies së një djali palestinez ishte ajo që shkaktoi konfliktin.

Dhe si në cdo konflikt ,lind pyetja themelore se “ Kush ka kryer krimin i pari?

Për palestinezët, krimi fillestar ishte migrimi i hebrenjve brënda në territorin palestinez, krijimin e Shtetit të Izraelit dhe dëbimin e arabëve nga ai shtet. Për Izraelin, mëkati fillestar erdhi pas luftës së 1967-ës, gjatë së cilit Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jeruzalemin lindor. Në atë moment, izraelitët u shprehën të përgatitur për të diskutuar një marrëveshje, por arabët deklaruan të njohurën si "tre nos" të tyre në një takim në Khartum: nuk ka negociata, nuk ka njohje, nuk ka paqe për ata të cilët i konsiderojnë pushtues të atdheut të tyre.

Për Hamashin si dhe për shumë palestinezë në Bregun Perëndimor e vetmja zgjidhje është eliminimi i Izraelit. Për shumë izraelitë, e vetmja zgjidhje është që të vazhdojnë të pushtojnë të gjitha territoret e ngeluara deri sa palestinezët të angazhohen për paqe dhe njohjen e Israelit. Por izraelitët nuk besojnë që dikur do të vijë ajo ditë dhe si rezultat pushtimi do të bëhet i përhershëm.

Izraelitët padyshim kanë vendosur të ndëshkojnë Gazën, por ata nuk besojnë se ata mund të imponojnë vullnetin e tyre në territorin e Gazës dhe të detyrojnë palestinezët nën një strehim politik me Izraelin. Qëllimi i luftës është për të imponuar vullnetin tyrë politik mbi armikun e tyre. Edhe në qoftë se Izraeli disi arin të shkatërojë Hamasin, një organizatë tjetër do të dali për të mbushur hapësirën e saj brënda sistemit palstinez. Izraeli nuk mund të shkojnë aq larg sa të thyej vullnetin palestinez për të rezistuar ndaj okupimit Israelit; ajo është e varur nga një shtet të madh të palës së tretë për ta ndihmuar të përmbush nevojat e sigurisë së sajë. Kjo krijon një kontradiktë të natyrshme në të cilën Izraeli merr mbështetje të mjaftueshme amerikane për të garantuar ekzistencën e saj, por për shkak të brengave humanitare nuk lejohet të marrë atë lloj veprim vendimtar që mund të zgjidhë problemin e saj të sigurisë.

Ne kështu shohim dhunë periodike të llojeve të ndryshme, asnjëra prej të cilave nuk do të jenë të destinuara ose pritet të arrijë ndonjë rezultat të rëndësishëm politik. Luftërat këtu janë bërë një seri e gjesteve të njollosura me gjak. Ka disa pika kryesore që dëshirohen të arihen, të tilla si mbyllja e tuneleve palestineze dhe demonstrimi i aftësive palestinezë që të detyrojnë Izraelin në një sjellje të shtrenjtë në mbrojtjen ushtarake.Por Hamasi nuk do të mposhtet, dhe Izraeli nuk do të bëjë asnjë lëshim.

Nga pikëpamja e Israelit , duke krijuar një Palestinë me kufijtë e sjë të dikurshme të vitit 1967 (duke lënë anash çështjen e Jeruzalemit) do t'i japë palestinezëve objektivat shkëlqyer si Tel Aviv dhe Haifa. Duke pasur parasysh historinë e saj, Izraeli nuk ka gjasa që të marrë atë rrezik nëse nuk kishte mundësinë për të mbikëqyrur sigurinë në Bregun Perëndimor në një farë mënyre. Kjo do të minonte sovranitetin palestinez.  Por duke hedhur hipoteza mbi një zgjidhje të problemit në një aspekt dy-shtetëror na con tek një situatë ku cdo situatë e propozuar nga njëri shtet për zgjidhjen e problemit do të ishtë i papranushëm për shtetin tjetër.Në këtë kuptim, ekstremistët në të dy anët janë më realiste se ata të moderuarit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: