Kryeministrja e Australisë Gillard drejtuar emigrantve
| E Diel, 24.08.2014, 08:35 AM |

Emigrantët, dhe jo australianët, duhet të përshtaten. Parimi është merre ose lere. Jam e lodhur nga ky komb që merakoset se mos po fyejmë ca individë apo kulturën e tyre…

Që kur ndodhi sulmi terrorist në Bali (Indonezi), jemi dëshmitarë të ringjalljes së patriotizmit tek shumica e australiane.Kultura jonë është zhvilluar përgjat dy shekujsh përmes betejash, sprovash dhe fitoresh të ca milionave burrave dhe grave që kanë luftuar për liri.

Ne flasim kryesisht anglisht, dhe jo spanjisht, arabisht, lebanisht, kinezçe, japonisht a rusisht a ndonjë gjuhë tjetër. Kësisoj nëse doni të jeni pjesë e kësaj shoqërie, mësoni gjuhën tonë! Shumica e australianëve besojnë te Zoti. Dhe ky besim nuk është një ide kristiane, një ide e djathtë a një shtysë politike, por është një fakt, sepse janë burrat e krishterë dhe gratë e krishtera që e krijuan këtë Komb, janë principet e krishtera që e krijuan atë, dhe kjo është fare mirë e dokumentuar.

Do të qe me vend që këtë të vërtetë ta shkruanim me të madhe në muret e shkollave tona. Nëse ju ndjeheni të fyer nga Zoti, atëhere ju këshillojë të gjeni ndonjë qoshe tjetër të botës si shtëpinë tuaj, sepse Zoti është pjesë e kulturës tonë. Ne e pranojme besimin tuaj, pa pyetur kurrë përse. E vetmja gjë që kërkojmë është që dhe ju të pranoni besimin tonë, dhe të jetoni në harmoni dhe në gëzim paqësor së bashku me ne.

Ky është vendi jonë, është trualli ynë, është mënyra jonë e jetesës, dhe ne jua japim të gjitha shanset që edhe ju t’i gëzoni të gjitha këto. Por nëse ju ankoheni, qarraviteni, skuthoni për Flamurin tonë, për besimin tonë të krishterë, për përbetimin tonë, atëherë ju këshillojë që të merrni avantazh nga liria jonë, nga liria që ta lëshoni këtë vend e të ikni nga ky vend. Nëse nuk jeni të lumtur këtu, atëhere ikni. Nuk është se Ne ju kemi detyruar me zor që të vini këtu. Jeni Ju që keni kërkuar të vinit këtu. Kështu që pranojeni vendin që ju ka pranuar!

Marre nga http://www.radiandradi.com/kryeministrja-e-australise-gillard-u-drejtohet-emigrantve/



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: