Selim Nëngurra: Ekstremizmi islam në Universitete!
| E Premte, 22.08.2014, 08:10 PM |

EKSTREMIZMI ISLAM NË UNIVERSITETET E KOSOVËS,  ISA BAJCINCA SI NJË SHEMBULL

Nga Selim M. Nengurra

Ky titull paksa provokativ në dukje,  fatkeqësishtë është një realitet i dhimbshëm dhe kam frikë se do shkojë një kohë e gjatë per ta largue ekstremizmin islam nga institucionet e dijes dhe shkencës, nga Universiteti i Kosovës dhe nga të gjitha institucionet arsimore, kulturore e shkencore të vendit, pasi tashmë ky virus kancerogjen i bazuar në dogma, anekdota e gjepura afroaziatike ka filluar ta infektojë e dëmtojë seriozisht ndërgjegjën kombëtare shqiptare, kulturën shqiptare,  doket e zakonet mijëvjeçare të ruajtura me mund e fanatizëm nga populli ynë aq gjatë i pushtuar e destinuar për zgjukje nga pushtuesit osman dhe sllavo-grek. Lëvizja e tërbuar islamizuese për fatin e keq,  përmasat më të mëdha e fatale për shendetin e integritetin e kombit i arriti atëhere kur askush nuk e ka pritur,  pas pavarësisë së Kosovës,  do të thotë pas çlirimit të saj nga NATO-ja dhe Ushtrija Çlirimtare e Kosovës. Kur të gjithë kishim menduar se do të forcohet liria dhe ndërtohet integriteti kombëtar i cënuar nga pushtimet aq të gjata, se do të forcohet kultura shqiptare, ndodhi e kundërta duke filluar faza e dytë,  më e rrezikshmja që i nënshtrohet kombi shqiptar pas clirimit nga Perandoria Osmane në vitin 1912. Kjo që tashmë i është imponuar Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi është një islamizim tejet i kobshëm dhe atak i tmerrshëm ndaj ndërgjegjës kombetare shqiptare; është një goditje përfundimtare shkatërrimtare e cila në vend të nacionalizmit shqiptar me të cilin ishim krenar e mburreshim,  po krijon trushperlamje dhe verbërim çfare e kishim ne viset shqiptare deri ne vitin 1912, atëhere kur kombi iu ishte nënshtrruar asimilimit, turqizimit dhe kur me "mishin" e këtij populli të pafat mbusheshin kazermat e mileteve osmane me nizamë që i lenin kokat nëpër viset e tashmë asaj perandorie të së keqes.  Për çudinë e të gjithëve e sidomos për befasinë e shqiptarëve të vetëdijshëm, ajo kohe u kthye si një nostalgji tragjikomike: Xhamitë e dikurshme si dhe xhamitë e ngritura pas luftës nga Turqia dhe vendet arabe,  e krijuan "njeriun e ri", nacionalistin e tërbuar turko-arabo-islamik nga rradhët e kombit shqiptar, një krijesë të shfytyruar  e të pa ndjenja e ndërgjegje kombëtare shqiptare, të cilit tashmë i dhemb aty ku i dhemb Turqisë,  Arabisë, Pakistanit e Malajzisë dhe ku në formën më ekstreme shfaqen terroristët "shqiptar", këta shqipfolës që e mësojnë turqishten e arabishten shpejt dhe që janë në gjendje ta japin jetën e tyre per idealet e e islamit botëror, sikurse po ngjet në të ashtuquajturin shtet IS (ISIL-in e deridjeshëm").

Dikush po mundohet ende të flas për islamin e moderuar dhe ate tradicional në Kosovë e në Shqiptari, duke u paraqitur se nuk kuptojnë kur dihet kur vet segmente të caktuara shtetërore, i hapën dyr e dritare propagandistike për ta asimiluar e shkatërruar kulturën kombëtare shqiptare,  duke u lënë islamistëve politik dhe partive religjioze islamike në duar të gjitha mjetet e mundshme të propagandës, televizionet, radiot, portalet, xhamitë etj, etj.

E shtroj pyetjen: Pse tash unë qerdhen e këti virusi e shenjoj se gjendet mu në UNIVERSITETETIN E KOSOVËS, mu aty ku është e duhet të jetë truri e mendja e ketij shtetit tonë shumë të dashur por fatkeqeïsht ende të brishtë të Kosovës.

Nuk do shkruej shumë,  por do shkoj me radhë me disa fakte.

Kur menjihere pas ramjes së sistemit komunist në Shqipni dhe fillimit të shkatrrimit të Jugosllavisë e RILINDJES së shqiptarve të Kosovës per shtetësi e liri,  në opinionin shqiptar doli Ismail Kadare me tezen e Rilindasve tanë se shqiptarët janë pjesë e OKSIDENTIT dhe se Dielli per ta lind në perendim,  i pari që doli kunder dhe e sulmojë ashper Ismail Kadarenë e madhë ishte  njeriu që mendon se ësht i pari i shqiptarizmës dhe bile ate shumica e mjeranve kokëkrisun e quejn baba i kombit. Pra Ismail Kadare u gjend para sulmeve barbare, vulgare e të ulëta antishqiptare të Rexhep Qosjës.

Dhe ashpersia e  "babait të kombit" ,   kësaj krijese monstrume me pamje lugati nga prrallat per  lugatët e Transilvanisë normal se trimnojë "profesor " të tjerë dhe me radhë njeni pastjetrit në orët e ligjeratave nuk harruen asnjihere pa shpjegue dogma fetare islame,  pa ju perkujtue studentve se duhet me nderpre ligjeraten se erdhi koha e lutjeve (të namazit ),  se duhet agjerue ramazani e sa e sa tjera budallaqe që kurren e kurres nuk ishte dasht ta ken vendin në asnji institucion arsimor shqiptar.

Meqense nuk kam shenime per të gjithë ( dhe mjerisht janë shumë të tillë ) unë do permendi vetem disa nga ata. Do i permend disa me emna e mbiemna e disa per arsye të ndryshme të lidhjeve të tyne familjare me miq e familjar të mi nuk do i permend me emna,  por me iniciale.

Milazim Krasniqi ,  në ligjerata para studentve lidhet namaz,  ashiqare disa qindra here ka folë per islamin para studentve dhe edhe në mjetet mediatike dhe ka propagandue iden se shqiptarët janë dhe do mbesin musliman.

Ferid Agani tashma i zbuluem e i demaskuem si islamist ekstremist dhe si njeni nga fajtoret per ikjen e djemve shqiptarë per të luftue në Siri e Irak. Pra edhe Ferid Agani asht apo ma mirë me thanë ishte ligjerues Univeristeti.

Tashma i vdekuni ( ju harroftë emni! ) pseudohistoriani Muhamet Pirraku,  ligjerues dhe perhapes i ideve islamiste per shqiptarët.

Isa Bajçinca,  studjues i gjuhësisë poashtu ligjerues edhe i dogmave islame dhe nji militant islamik i çmendun.

Nji Prof. ligjerues në fakultetin e makinerisë dhe xehtarisë në Mitrovicë i cili asht baxhanak me nji kusheri timin dhe i cili vet më ka pohue vitin e kaluem në nji darsem te kusherini im se ai ( "prof" zeza ) i falë 5 vaktet dhe se per islam ju fet studentve sepse ( sipas ti) neve qenkemi musliman. Do e shkruej vetem emnin e këti " prof " Sylejman quhet ky mjeran ,  por e thërrasin Sylë.

Nji njeri minush në pamje ( M. Sh. ) poashtu me titullin Prof. Dr. i historisë,  ish arsimtar i imi dhe ish mik i imi falë 5. vakte namaz.

Nji historian në za ( F. D. ) dhe në të cilin unë personalisht kisha shpresat se Dardanisë i ka lind nji historian i vërtetë në shkencën e historisë dhe të cilin deri para disa ditëve e kam lobue te votuesit e LDK-së,  pse jo edhe per tu ba lider i LDK-së,  ndersa shkrimtari,  poeti studjuesi,  publicisti dhe gazetari N. U.( shqiptar i besimit katolik ) më tregon se në nji ndej diku në nji shtet prendimor ky "Prof"i paska thanë; ... megjithate juve katolikët jeni pakicë në Kosovë".

Poashtu disa Prof. Universiteti dhe njiherit edhe kandidat per deputet të Kuvendit të Kosovës qellimisht në Parlament votojnë pro të drejtave të teprueme dhe të panevojshme ( sepse askush su mohon të drejten e besmit askujt qoftë edhe nji individi) të fesë islame në Kosovë. Disa nga ata në konfrontimet e tyne me mu kësaj vere kan pranue se sikur të dalin kunder do humbin shumë vota ,  andaj votojn pro per të marr vota.

A nuk asht kjo sjellje nji dobësi meskine dhe nji tradhëti në radhë të parë ndaj vetvetës e pastaj familjes,  rrethit ku jeton dhe edhe Atdheut të vet.

Asht per lakmi prononcimi publik mu në fushaten e zgjedhjeve i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj kunder virusit islamik në Kosovë. Padyshim se Rramushi e ka ditë se do humb shumë vota ai dhe partia e ti,  por ai nuk u luhat në qendrimin e vetë dhe per këtë sado që kurr nuk do e votojë as ate ( Ramushin ) as partinë e tij,  megjithate ai ka respektin tim deri në perkulje.

Dhe tash besojë se mjaftojnë këto fakte per ta arsyetue titullin e këti shkrimi.

Tutje do vazhdojë ta pershkruej nji rast që më ndodhi me 15. gusht 2014 në lokalin DENI 2. perballë Fakultetit Filozofik në Prishtinë. Shkova në Prishtinë per të prezantue në promovimin e librit të z. Avdyl Gërvalla"SHTËPIA NË RRUGË" dhe aty shkova bashk me mikun tim z. Salih Zogiani.

Pasi mbarojë promovimi bashk me Saliun shkuem per të pi nga nji kafe në atë lokal kafeteri.

Derisa unë shikoja Fakultetin Filozofik dhe syt i kisha të ngulitun te shtatorja e Akademik Fehmi Agani,  papritmas ndëgjojë nji za që i drejtohet Sali Zogianit me këto fjalë:" ...mos mendo nese i keni burgos 40 veta se e keni shrrenjosë vahabizmin e fenë islame nga këto troje... do sundojë tan boten islami,  ashtu sikur nese i burgosin edhe disa Gjeneral të UÇK-së nuk do thotë se mund ta zhbëjnë UÇK-në... Hajt çka po më shikon,  qohue shko në xhami?! A nuk po e shef se asht vakti i namazit?!..."

Ik nga unë e shko ti e islami yt ku të doni,  por Kosova asht e do mbetet gjithmonë shqiptare ja këtheu Salih Zogiani dhe pash se ju zbeh pak ftyra.

E shikova me vemendje atë njeri që fliste ato banalitete ,  që nxirrte nga goja ato flliqsina. Isha i sigurt se ai asht Isa Bajçinca,  gjuhtari që kurr ma parë se kisha pa dhe per të cilin kisha mendim të mirë sepse mendoja se ai asht njohes i spikatun i gjuhës shqipe. Nuk mujta të durojë pa u perzi per dy arsye; e para ajo tradicionale,  kur dikush sulmon mikun tim në prezencen time më ka sulmue edhe mu dhe e dyta doja ta vertetojë a ka mundësi të jet Prof. Isa Bajçinca njeri kaq i keq dhe kaq i poshter ?!

Më falni zotni,  i thash unë,  juve nuk dini kush jam unë ndersa unë juve po ju njof,  unë jam Selim Nengurra mergimtar në Norvegji,  por jam i anës së Istogut. Nese nuk e keni ti e miku im Salihu me shpoti këtë muhabet po ta them Isa Bajçinca se po më vika keq prej vetës time pse me vite kam mendue se je Profesor e se paskam dit se qenke imam islamik,  po ku shkojnë bashk feja e shkenca more burrë?!

Shkojnë zotni si nuk shkojnë,  a nuk din ti per Ajnshtajnin filloj me llomotitë Isa Bajçinca. E di e di dhe e di se Ajnshtajni nuk ka qen as prift,  as rabin e as imam,  çka po e perzinë ti ate tash me temen që i paftuem në tavolinën tonë e ndeze?

Cili qenke ti më pyti Isa Bajçinca? Jam Selim Nengurra i thash unë. Ahhaaa!... po kam ndëgjue per ty dhe zgjati doren e ma vuni në krahnor dhe menjihere filloj të më shtërngojë krahun... me ty kam dëshirë të bisedoj diku vetem per me të  bind se çka asht feja islame. Mirë do bisedosh me mu ku e kur të duesh,  por ma par ma hjek doren nga krahu se e kam merzi ... Ai budallë fillojë të ma shterngojë krahun edhe ma shumë?! Nuk më mbet tjeter pos të ngritem shpejt në kambë dhe ti tregojë se si flasin burrat kur ju shtërngohet krahu.... pat fat ai dhe  unë që ishte miku im Salih Zogiani mes nesh se do e baja per spital Isa imam Bajçincen e vet do perfundoja në burg. Iku si qen me bisht ner kambë.

Më erdhi keq,  më erdhi keq jo per at mjeran,  por per studentet që nji njeri i tillë ju mban ligjerata.

Dje e sot takova nëper Istog edhe disa ish studentë të këti idiot profesori dhe ata më treguen edhe marrina tjera per te. E pershkruen si njeriun ma amoral që kan pa ndonjihere. E pershkruen si Prof. i cili vajzat studente i ka kushtëzue me noten per sherbime seksuale. Tash unë i baj pyetje këti bastardi,  a mendon ky se në moshen e pleqnisë do i lan mëkatet e idiotizmat e jetës së vetë nese fal namaze e merret me fe?! Turp të qoftë ore Isa Bajçinca. Ta kisha pas këtë informatë per amoralitetin tand diten e 15 gushtit në DENI 2.në Prishtinë padyshim se do te bajsha per spital.

Dhe per fund nese shofim vetem këta profesor që i ceka a nuk mjafton që rinia e jonë e varfen studentore të  bie pre e trushperlamjes së idiotve të till ligjerues në Universitete e Kosovës.

Mjerimi i jonë si popull po na vie nga Universitetet tona shkaku i profesorve tradhëtar,  amoral e idiot.


Istog: 18.08.2014

(Vota: 27 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: