Deputetja irakiane: ISIS po i shet femrat irakiane
| E Premte, 08.08.2014, 06:12 PM |


Deputetja irakiane: ISIS po i shet femrat irakiane nëpër tregje skllavësh [VIDEO]

Deputetja e parlamentit irakian tregon për krimet e ISIS'it kundër popullit irakian. Ajo gjatë një seance në parlament ka dalë e mbështetur nga femrat e tjera deputete, duke treguar për gjenocidin që po ndodhë në vendin e tyre.

Deputetja bën apel që të lihen anash diferencat politike dhe të shpëtohet popullata.

Ajo thekson se gratë irakiane po i marrin dhe po i shesin si skllave nëpër tregje.

Gjatë deklaratës ajo fillon të qajë dhe për pak alivanoset në mes të seancës.



GAZETAEXPRESS.COM

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: