SHBA nis bombardimet në Irak
| E Premte, 08.08.2014, 07:04 PM |

Bombardimet e avionëve ushtarakë amerikanë të nisura gjatë ditës në veri të Irakut, i kanë marrë jetën të paktën 45 militantëve të Shtetit Islamik dhe kanë plagosur gjithashtu 60 të tjerë.

Avionët F-18 bombarduan pozicionet e xhihadistëve në Sinjar, rajoni i populluar kryesisht nga pakica etnike Jezide.

Prej ditës së djeshme ata janë gjendur përballë sulmeve të ashpra të artilerisë së militantëve të Shtetit Islamik, që ka nisur ofensivën kundër rajoneve veriore kurde. Situata detyroi që mbi 50 mijë banorë të këtij komuniteti të zhvendosen masivisht drejt maleve, për t’i shpëtuar persekutimit.

Një tjetër zonë, ku aviacioni amerikan sulmoi pozicionet e xhihadistëve Suni, ishte edhe Irbili, një tjetër qytet kurd ku banon një komunitet jo i vogël të krishtëresh. Pjesëtarët e këtij komuniteti gjithashtu ka braktisur shtëpitë e tyre nga frika e persekutimit të radikalëve sunitë, pas tërheqjes së militantëve kurdë.

Rreth 100 mijë të krishterë u larguan një ditë më parë nga shtëpitë e tyre në Karakosh, kryeqëndra e këtij komuniteti, që ra nën kontrollin e Shtetit Islamik.

Pentagoni bëri me dije se avionët amerikanë hodhën nga ajri 72 ngarkesa me ushqime dhe ujë të pijshëm. E teksa operacionet amerikane pritet të intensifikohen, autoriteti i aviacionit civil në Uashington kërkoi nga kompanitë ajrore të Shteteve të Bashkuara të shmangin fluturimet në hapësirën ajrore irakene, pasi kjo zonë tashmë konsiderohet si mjaft e rrezikshme.

Sulmet ajrore amerikane nisën pas nënshkrimit nga presidenti amerikan Barak Obama të dekretit që u hapte rrugë atyre dhe pasi militantët e Shtetit Islamik nisën ofensivën e gjerë në rajonet kurde, duke detyruar qindra mijëra banorë të shpërngulen. Obama siguroi se nuk do të ketë ndërhyrje tokësore në Irak.


TV KLAN

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: