Cirongu & Staka: Përlotje në Marakana
| E Merkure, 23.07.2014, 06:17 PM |

Përlotje në stadiumin mitik Marakana të Brazilit: Gjermani-Argjentinë, 13 korrik 2014

Ese nga  Xhevahir Cirongu & Agim Staka

Kampionati botëror 13 korrik 2014 solli fitues skuadrën përqafsuese të Gjermanisë.  Skuadra Gjermane,një skuadër emblematike e fitbollit botëror, erdhi në këtë Kampionat disi ndryshe me një vizion e energji të paparë në lojën e saj që zhvilloi në fushë me kundërshtarin. Ky aktivitet ishte i vacant,sepse zhvillohej në Brazil, atje në vendin e Sambres, në vendin ku janë promovuar mjaftë futbollistë virtuozë.  Aty në Brazilin e 5 herëve Kampion Bote! Me anën e televizorit shqiptar ndoqëm gjithë ndeshjet e këtij kampionati.  Një ndeshje më e bukur se tjetra, që na mbajti mëse një muaj të mbërthyer pas ekraneve televizive shikuesit e thjesht, por më shumë tifzët e sportit futbollistik. Fitore e humbje! Gëzime e lot për humbësit!Brohëritje,por edhe heshtje për skuadrat e tyre nga tifozët e shumtë të ardhur nga gjithë kontinentet.  Na dha mundësinë të shikonim Brezilin e bukur e piktoresk  ekrani i televizorit shqiptar. E meriton elozhet për organizimin e mirë të këtij botërori në veçanti të hapjes me sukses të eventit sportive. Por edhe mbylljen e tij me marrjen e pranishme të udhëheqsëve të shteteve. S’mungoi Shakira me djalin e saj në krah! Ajo i detikoi edhe një këngë përmbyllse Kampionatit të futbollit Botëror. Zhvillimi i këtij botërori në Brazil ishte një privilegj. Sa e bukur dhe e rrallë ishte pamja e statujës së Jezu Krishtit me atë diell të madh të kruqëzimit duke perënduar sipër kokës së Jezu Krishtit. Në një moment të ndeshjes flinale, kjo statujë ishte një vepër e rrallë,por tregonte sinonimin e një populli të zotit.  Në këtë botëror ranë në sy investimet e bëra në infrastrukturën e stadiumeve. Ata ishin mbushur plot me spektatorë që duanë sportin në dhënien e ndihmës për skuadrën e zemrës.  Edhe shoqërimi i hymnit kombëtar nga futbollistët ishte një risi e veçantë që  mbetet në mendjen e  milionave njerëzve që ndoqën eventin sportive botëror.  Ekranet gjigante televizive u bënë promotore për milona shikues anembanë rrulluzit tokësor.  Ky spektakël sportive u ndoq nga rreth 4 miliardë spektatorë në gjithë botën.  Edhe në Shqipëri, spektakli sportive u ndoq me kureshtje dhe emocione dashamirësie,sepse e adhurojnë sportin. Të bie në sy tifozëria e shumtë në qytetet Shkodër, Durrës, Tiranë etj. Zanafilla e këtij adhurimi për Gjermaninë fillon në vitin 1966, ku në kimematë shqiptare u shfaq’’Engezz Gool’’. Ishte çudi, se Gjermania  pati shumë adhuruestë tij në Brazil.  Kjo skuadër theu akullin për ne tifozët e sportit e të skuadrës që donim,sepse të adhuroje në atë kohë skuadrën gjermani, mund të shkoje padashur edhe para hekurave të portës së burgut.  Pra, ky brez pati fatin të ndiqte kampionatin botëror të futbollit që u zhvillua në Gjermani në vitin 1974.  Ai ishte një kampionat plotë rivalitet me ndeshjen finale midis Gjermanisë e Holandës, me rezultatin 2-1 për skuadrën gjermane.  Me kontributin e lojtarëve Bekenbauer,Myler, Overat etj. , me trainer Helmut Shon Ben, që solli rezultatin e trofeut. Por s’u mbyll kapitulli i konkurencës pas finales midis Gjermanisë e Hollandës. Ajo u traseferua në kampionatin Spanjoll në  ekipin e Real Madritit e Barcelonës ku luanin lojtarët e dy finalistëven në një derb konkurues.  Rënia e murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, e forcoi ekipin gjerman. Gjermania po bëhej gjithnjë edhe më e fortë si ekip. Kjo ndikoi që të fitonte çdo botëror të ndeshjeve sportive. Skuadra gjermane si zhginjen adhuruesit e saj me lojën e bukur që luan në fushë, por  edhe me golat spektakolarë që godet në portën e kundërshtarit.  Kjo skuadër të befason me lojën energjike, por e kompakte që zhvillon në terenin e fushës.  Gjermania del 7 herë në finale.  Por dhe 4 herë titullin Kampion Bote!Në vitin 1990 kur kampionati botëror u zhvillua në itali, lejoi që ta shikonin edhe shqiptarët pas revoltave e azil kërkues në shtetin fqinj, pra Itali apo gjetkë.  Edhe ambasada Gjermane ishte e tejmbushur me azil kërkues shqiptarë.  Aty kishte adhurues edhe të skuadrës gjermane. Ata shoqëronin me entuziazëm skuadrën e zemrës së tyre, siç ishte skuadra gjermane, sepse tani ishin të lirë, thyen akullin e terrorit psikologjik të frikës diktaktoriale që kishte krijuar regjimi komunist edhe te sportdashësit të futbollit.  Fitorja 1-0 ndaj Argjentinës ishte një ‘’hakmarrje’’ për humbjen 3-2 në limitet e fundit të kohës së rregulltë në botërorin e Meksikës në vitin 1986. Skuadra gjermane është një lokomotive që s’ndalet kur hyn në fushën e lojës.  Ajo shfaq të gjitha papacitetet e saja energjike dhe taktike spektakolare me lojën e bukur e të magjishme.  Këto cilësi i tregoi edhe në këtë Kampionat botror të 2014-ës.  Kjo është edhe meritë e qeverisë Gjermane dhe e Kancelares Merkel që i jep mundësinë futbollit gjerman të ketë një brez të art sportistësh me famë botërore.  Kjo u duke edhe një herë në  lojën bukur që dha skuadra gjermane në botërorin e Brazilit 2014, që u shpall kamion bote.  Ndeshja e zhvilluar midis skuadrës Gjermane e Brazilit me një rezultat 7-1, qe befasia më e madhe e këtij trofeu futbollistik botëror.  Kjo fitore e thellë ndaj skuadrës së Brazilit në fushën e vet, tronditi gjithë botën futbollistike.  Sa entuziazëm, aq edhe lot trishtimi për tifozët e shumtë brazilianë! Ishte e babesueshme me një rezultat kaq të thellë, saqë mahniti këdo shikues drei te ai më i thejeshti.  Gol shënuesi Mario Gotze, 22 vjeçari lojtari i Bajren Munch u kthye në hero për skuadrën gjermane. Skuadra Gjermane është një supërskuadër futbolli, sepse ajo rrezatoi edhe një herë vlerat e vërteta sportive edhe në këtë Kamionat Botëror 2014 që u zhvilua në Brazil, me marrjen e Kupës së Artë.  Gjermania del 4 herë  finaliste në historikun e saj të futbollit Botëror.  Na mbetet për t’i thënë bravo skuadrës gjermane!


14 Korrik 2014.

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: