Drita Lushi: Përtej humanizmit, edhe të buzëqeshur
| E Merkure, 23.07.2014, 07:10 PM |

Përtej humanizmit, edhe të buzëqeshur.

Nga Drita Lushi

Ata (këtu fus edhe veten time) i sheh të veshur me bluzë të bardhë, të qetë, korrektë;

Duken kaq të ftohtë, a thua se dhe frymë nuk dihet në marrin apo jo.

Por,mjafton  të kalosh një orë në kafe ose një darkë  në shoqërinë e tyre dhe do kuptoni që ata janë thjesht të mirë në plot kuptimin e fjalës, thjesht njerëzorë, në të gjitha dimensionet, thjesht humanë me çdo njeri.

Thjesht, njerëz- e më shumë se njerëz, e përtej të gjithave  të qeshur, alegro, të bukur, me hobet dhe dëshirat e tyre,  kapërcejnë  banakun stoik të farmacive ku punoj-në.

E kam fjalën, as më shumë e as më pak pikërisht per kolegët dhe brezin tim,  farmacistë.

E, u desh të vinte Eva nga Kandaja që ne të mos hezitonim, por të mblidheshim së bashku për të fesuar në një restorant në Tiranë.

Megjithëse periudhë pushimesh ne u mblodhëm;

Eva mbërriti nga Kanadaja, lozonjare e me një të qeshur të mrekullueshme, Irena nga Vlora, Sandra dhe Iliri nga Durrësi(bashkëshortë), Besa Limja, Luiza dhe unë u bashkuam dhe kaluam orë të paharrueshme larg përditshmërise, qetësisë e vetëpërmbajtjes që karakterizon profesionin tonë.

Nuk i linim rradhë njëra-tjetrës në të folur, shkrepnim aparate, celularë e muzika nuk pushoi asnjë moment;

Ambjenti aq i këndshëm siguruar nga restoranti dhe guzhinierja duarartë  Shaqja,shakatë pa mbarim sa dhe vajzat fjalëpakta atë natë u benë “llafazane”.

Poza dhe kërcime  pa fund, që nga vallja e Tropojës të cilën, Besa simpatike dhe e papërtuar (me origjinë nga Tropoja), e “qan” fare.

Muzikë greke, popullore, valle Tironse, rrok e çdo lloj valle tjetër ne arrinim t’i bënim tonat.

Irena e bukur e pakëz serioze (si labe që është) atë mbrëmje ndryshoi krejt, Limja(me origjinë nga Burreli) e urtë, fjalëpakë dhe shumë e zgjuar e cila më kujton ndonjëherë që hapat duhen vënë në Tokë  dhe jo në fluturim, Luiza syjeshile e qetë si natyra e Peshkopisë që ështe prejardhja e saj; Sandra me origjinë nga Saranda, syblu, bukuroshe dhe një konkurente e fortë në kercim;

Iliri nga Durrësi(bashkëshorti i  Sandrës), i qetë dhe shakaxhi, që s’u lodh së kërcyeri dhe së qeni xhentil, edhe pse ishte në raportin  një me shtatë;

Ishim mbledhur të takonim bashkërisht Evën,e cila kishte 4 vjet që nuk vinte në Shqipëri; Ishte ideja e Besës që ta takonim së bashku  në një darkë e cila kaloi kufijtë e nje darke formale dhe të qetë;

Në mes të darkës telefonoi dhe një shoku ynë i kursit Klitoni, që jeton në Korçë.

Klitoni është një djalë shumë i zgjuar dhe punëtor;Pasi folëm edhe me të, na u bë se ishte dhe ai në mesin tonë.

Folëm dhe bëme foto apostofat për shoqet tona që s’ishin aty  dot, për arsye objektive;

U ndjemë mirë.

Ishim pak kolegë, (por mbi të gjitha shokë të mirë) mbledhur atë natë;

Por ishim shumë në çdo gjë që bëmë, në ato që thamë, në argëtimin, buzëqeshjet, lirshmërinë;

Gjithmonë dëgjoj të thonë, pas një mbrëmjeje apo një aktiviteti argëtues: “u ndjemë si njëzet vjeçarë”.

Unë jam kundër kësaj shprehjeje; “U ndjemë mirë, kaluam mirë”- them unë;

Nuk është mosha ajo që të jep lirshmërinë, sinqeritetin, mënyren e argëtimit; Eshtë zemra para së gjithash;

Çdo gjë e bërë me zemër rron përjetë, dhe është më e bukura brenda qenies sonë.

Në fund, hapëm dhuratat që na kishte përgatitur Eva, dhe orët pa na lajmëruar ikën dhe hyri dita e re…

Ora kishte kaluar një pas mesnate megjithatë ne nuk ndaheshim as jashtë derës së restorantit me batuta dhe shaka e gati harruam që nata kish nisur të bëhej e freskët e duhej të shkonim në shtëpitë tona, jo për të fjetur, po për të menduar bukurinë e atij takimi miqsh dhe kolegësh.


Drita Lushi - 23 korrik, 2014

(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: