Beqir Cikaqi: Intervistë ekskluzive me këngëtaren dhe aktoren Ludmilla Baballëku (II)
| E Marte, 15.07.2014, 08:20 PM |

Intervistë me këngëtaren dhe aktoren:  Ludmilla Baballëku

(pjesa e Dytë)

Pritje të mrekullueshme në Kosovë!

- Në migracion nuk kam jetuar asnjëherë, ...  gjithmonë më ka ardhur  keq që ti largohem profesionit tim... E di se njeriu për halle del jashtë atdheut, për të siguruar ekzistencën dhe kushtet jetësore. Nuk besojë se në migracion delet për aventurë,për mendime e veprime të mbrapshta!-Ludmilla Babablleku

Intervistoi: Beqir Cikaqi

- Pos si këngëtare, cilin profesion tjetër e ushtroni?

Ne këngëtarët interpretimin e kemi profesion. Të kënduarit është interpretim sikurse edhe aktrimi, andaj nuk e kam kuruar vështirësie të paraqitem në role artistike. Unë kam filluar me këngën në qytetin tim të lindjes në Berat. Mandej kam kaluar në Vlorë, ku kam pasur fatin ta takoja te madhin Bert Delia, drejtorin e teatrit të Vlorës, i cili më ka ndihmuar shumë, për çka i falënderohem pa masë. Tani jam paralelisht në Teatrin e Dramës dhe Teatrin e Varietesë së qytetit të Vlorës. Jam akoma aktive,  për shembull, sa jam këtu e kam humbur një premier, e cila në mungesë timen është shtyer për shtator. Krahas Teatrit të Vlorës, sipas nevojës angazhohem edhe në teatrin e Beratit.

- Ke jetuar në migracion, gjegjësisht ke njohuri për migracionin ?

Jo! Në migracion nuk kam jetuar asnjëherë, sepse isha dhe jam rehat aty ku jam. Kam një punë shteti, ashtu sikur thash më lartë, punojë në teatër, gjithmonë më ka ardhur  keq që ti largohem profesionit tim. Merrem edhe me këngën si e pa varur,  me fjalë tjera asnjëherë nuk kam pasur nevojë të jetojë në migracion.... E di se njeriu për halle del jashtë atdheut, për të siguruar ekzistencën dhe kushtet jetësore. Nuk besojë se në migracion delet për aventurë, për mendime e veprime të mbrapshta... Për migracionin sigurisht se kam njohuri, më ka mundësuar edhe koncerte që kam pasur jashtë nga viti ‘95, si në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Itali, etj. Por, koncerte me Ansamblin e Beratit kam pasur edhe në kohen sistemit në Turqi, ku jemi mirëpritur gjithkund qe kemi pasur paraqitje, sepse kemi prezantuar vlerat absolute jo vetëm të qytetit tim, po  gjithë shqiptare, si me këngë, valle, veshje, kulturë,etj.

- Në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, keni pasur paraqitje?

Po! Do ta fillojë me Kosovën, gjegjësisht me qytetin e bukur të Prizrenit, i cili me vendlindjen time Beratin, kanë ngjashmëri në mes veti dhe janë të binjakëzuar. Atje isha me grupin e  Beratit, mandej edhe me të Vlorës, prapë me të Beratit...Në Klinë si pjesëmarrëse e disa hershme e festivalit  “I këndojmë Lirisë”, ku jam shpërblyer me çmimin e parë. Në Kaçanik gjithashtu u shpërbleva me vendin e parë. Ndërsa, në Suharekë në Festivalin e teatrove, me trupën  e Teatrit të Vlorës kemi performuar me komedinë “Krushqit nga Vlora”, ku isha aktore edhe unë, u nderuam gjithashtu me çmimin e parë. Më duhet të i falënderojë mikpritjen e mrekullueshme që kam hasur në Kosovë, sidomos në Klinë  dhe Suharekë, po edhe kudo që jemi paraqitur. Në Mitrovicë isha edhe me Fondacionin Nermin Vlora Falaschi, e gjithashtu jam e ftuar(brenda mundësisë do të jem) në gushtë të marr pjesë në një festë familjare - martesë që do të ketë njëra nga anëtaret e grupit artistik të Shoqatës ILIRIA. Maqedoni shumë herë, në Shkup, Tetovë, ku kam marr edhe shpërblime. Në  Strugë shkojë çdo herë verës pasi kam një nostalgji të veçanet për klimën absolute që ka Struga. Në Maqedoni kam shkuar edhe nëpër dasma e ahengje familjare, që gjithherë kam kaluar mrekullisht.. Në Luginën e Preshevës nuk kam pasur rastin deri më tash....

-Në Itali jeni për herë të parë, apo...!?

Në Itali kam qen edhe ma parë qysh në vitin ’95-të ku kemi performuar me javën kulturore të qytetit tim të lindjes Beratit,në Lece, Otranto, Toranto, etj. Ndërkohë, në vitin 2000 kam qen me parodistat e Vlorës në Perugja, Romë, e disa qytete tjera , ku kemi pasur paraqitje në salla të mëdha të stërmbushura me shqiptar. Para dy viteve isha në Verona. Ndërsa tani jam këtu për herë të parë, ku Fondacioni Nermin Vlora Falaschi, pat një aktivitet, ishte prezent edhe ambasadori Neritan Ceka me zonjën e tije, Mardena Kelmendi, etj. Së bashku me bashkëvendësen time Vitoren, siç e quani ju Nënëloke dhe Mirën -presidenten e Shoqatës  ILIRIA, morëm pjesë në dy aktivitete në Kopër të Sllovenisë. Pata paraqitje në Festivalin RITMET E VALLET E BOTËS në Giavera së bashku me  grupin artistik të Shoqatës Iliria. Besojë se edhe paraqitja ime nuk i ka zhgënjyer. Ndërsa unë jam ndier  shumë e relaksuar dhe kam kaluar mrekullueshëm ku do që jam paraqitur për çka i falënderojë shumë, shumë...të gjithë, mos të përmend emra se mund ndonjë ta harrojë e do ti hyja në hak.

- Mendimi i juaj për aktivitetin e Shoqatës ILIRIA të Trevisos ?

Të jem e sinqertë ma parë nuk kam pasur njohurit e duhura për këtë shoqatë. Më kanë treguar koleget e mia të Fondacionit Nermin Vlora Falaschi nga Tirana, si: Zenepeja, Irini, Rosa, Teuta, Vitorja,...por tani, atë qe e pash dhe e përjetova për disa ditë, njohurit e mia për aktivitetin e Shoqatës janë të kompletuara. Kam vërejtur se aty zhvillojnë aktivitet shqiptarët nga Shkodra e Shkupi, nga Berati e Prizreni, nga Durrësi e Prishtina...tamam si një Shqipëri pa kufi administrativ. Kam vërejtur se ka këngëtar me cilësi të larta si: Gjelosh Hajdari, Gjin Shani, mandej vogëlushja Kristina Hajdari, nga e cila pritet shumë, valltarët të udhëhequr nga familja Kurti etj. të gjithë këta jo vetëm që  zhvillonin aktivitet pa kompozim material, por i shpenzojnë edhe mjetet e tyre personale, vetëm e vetëm që të e prezantojnë kulturën e traditën shqiptare, që e kemi shumë të pasur e me vlera. I përgëzojë të gjithë, e njëkohësisht i falënderojë të gjithë për mikpritjen që ma servuan gjatë qëndrimit  disa ditësh këtu, e një falënderim i veçantë i takon  Ermira Zhurit, presidente e Shoqatës ILIIA dhe Fondacionit  për Itali.

- Ke ndonjë planet për të ardhmen ?

Plane të mia personale nuk kam dhe nuk mund të bëjë, pasi punojë në një trup teatri, ku i ka planet vjetore. Kur kam nevojë të paraqitem individualisht diku, sikur tani që jam këtu, kam mirëkuptimin e drejtuesve të teatrit, prandaj iu jam mirënjohës. Motoja e ime është ta kënaq publikun gjithherë dhe për derisa interpretimi më frymëzon, publiku më detyron të paraqitem sa më dendësisht...

-Pata kënaqësinë që zhvilluam një bashkëbisedim, në fund cili është mesazhi për lexuesit?

Kënaqësia është e ndërsjellë...! Unë, iu urojë gjithë të mirat shqiptarëve  kudo që janë, edhe lexuesve të shkrimeve tuaja dhe të kësaj interviste. Ne jemi mysafirë të përkohshëm në këtë botë. E di se çdo kush e ka nga një dëshirë të veçanet, andaj iu dëshirojë ta realizojnë, të kenë dashuri e harmoni në mes vete...!

Duke iu falënderuar për këtë intervistë dhënë ekskluzivisht Zemres Shqiptare, urojmë që ky vitalitet i juaji të jetë në vazhdimësi i tillë. Shëndet!


Fund. Qershor, 2014. Treviso

(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: