Beqir Cikaqi: Intervistë ekskluzive me këngëtaren dhe aktoren Ludmilla Baballëku (I)
| E Diel, 13.07.2014, 05:15 PM |

Intervistë me këngëtaren dhe aktoren: Ludmilla Baballëku

(Pjesa e Parë)

Publiku më obligon të interpretoj sa më denjësisht!

Ekskluzive nga Beqir M. Cikaqi

- Unë kam një bindje  brenda vetes, se nëse e ushqen, e edukon dhe përpiqesh ta mbron atë që ti e ke ndërtuar  me një punë profesionale, asnjëherë nuk del huq !

- Të jesh këngëtar, sikurse edhe çdo profesion tjetër, kërkohet mund,  punë, djersë - tre komponent të domosdoshme që shpien tek e bukura, e mira dhe tradicionalja, nga e cila edhe pret populli!  - shprehet ndër të tjera gjatë intervistës Ludmilla Baballëku.

...Kur flet e bisedon, duket se zërin e nxjerr me nota muzikore! Edhe kur është jashtë skene, ka qëndrim artistik e interpretues!...Është  bujare, zë ëmbël, modeste, vitale, elegante, e lehtë në komunikim, e gatshme për të bashkëpunuar e kënduar  me gjithsecilin këngëtar a këngëtare, artiste e kompletuar me të gjitha virtytet njerëzore e humane...Janë  vetëm disa nga atributet karakteristike meritore  që ka  këngëtarja dhe artistja e teatrit “Petro Marko” të Vlorës Ludmilla Baballëku, që shkurt e thërrasin me emrin përkëdhelës Ludi...

Me zonjën Ludmilla Baballëku, u njoftova në Giavera del Montello të Trevisos, ani se me emrin dhe zërin e sajë jam njohur nga shtypi, radio e televizioni vite ma parë. Për të më kishin folur edhe disa miq e mikesha që jetojnë e veprojmë bashkërisht këtu në Itali. Dhe, nuk e humba rastin që të i kërkoja një intervistë , të cilën më pas ashtu sikur ram dakord e realizuam në zyrën e zonjushës Ermira Zhuri, aty ku është edhe selia e Shoqatës ILIRIA Treviso.

-Zonja Ludmilla, mund të na tregoni në pika të shkurta profilin tuaj?

Hë, profili im! E para, ju faleminderit për intervistën që po më kërkoni. E dyta, një falënderim të madh ia adresoje Ermirës (Zhuri) për ndihmesën që ka dhënë në ardhjen time me festën e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi dega e Italisë(Treviso) si dhe ftesën që të përfaqësohem me Shoqatën ILIRA në Festen e Giaveros. Profili im është shumë i thjeshtë, kam mbaruar kanton, vazhdojë profesionin tim që e kam pasion d.m.th. si këngëtare. Ndihem shumë rehat që ushtrojë këtë profesion. Jam vajzë Berati,  lindur,  rritur  e  edukuar aty, ku kam filluar të punojë  në teatrin e qytetit dhe nga aty kam kaluar në vitin 1989 në Vlorë, ku ndjehem shumë mirë. Bëjë jetën time artistike pran teatrit “Petro Marko” si aktore e dramës dhe këngëtare e teatrit variete…

-Fillimisht më intereson, kur ke filluar të këndosh?

Ashtu si çdo fëmijë edhe unë kam kënduar si e vogël, qysh në kopsht. Pastaj vijova në festivalet për fatosa e pionier…Ndërkohë pas mbas mbarimit të tetëvjeçares, unë shkova për tu edukuar në muzikë te shkolla e mesme artistike, mandej në studime… dhe tani jam ajo që jam sot - këngëtare!

-Zërin e bukur, e ke dhunti natyrore, trashëgim familjar, apo nevojë për të mbijetuar?

Ju faleminderit për këto fjalë të bukura! Sigurisht që ky është profesioni im, dhe çuditërisht mbetet një nga produktet që më mban me jetën, se unë nuk kam ndonjë profesion tjetër, dhe kjo ka bërë që unë asnjëherë skam lëvizur nga Shqipëria, lëvizjet e mia kanë qen vetëm në koncerte, koncerte…kjo është e tëra, pos aktivitetit tim që kam në teatër si me trupën e variete ashtu edhe me trupën e teatrit…Unë kam një bindje  brenda vetes, nëse e ushqen, e edukon dhe përpiqesh ta mbron atë që ti e ke ndërtuar  me një punë profesionale, asnjëherë nuk del huq. Përndryshe e kam të qartë se nëse abuzohet vokalisht, nëse abuzohet me çfarëdo produkti që do ti japësh këngës, asnjëherë nuk do të jete fitimprurëse. Mbase këto rrymat e reja që kanë ardhur e kanë hyrë padrejtësisht në muzikën tonë shumë të bukur, iu kanë sjell shumë fitime këtyre të ashtuquajtur këngëtar. Të jesh këngëtar, sikurse edhe çdo profesion tjetër, kërkohet mund, punë, djersë. Janë tre komponent të domosdoshme që shpien tek e bukura, e mira dhe tradicionalja, nga e cila edhe pret populli. Është tamam si me gjuhën, nëse ti nuk e interpreton  gjuhën  tënde, si mund të presësh se  gjuha e huaj është më e mirë se gjuha jote!...

-Nga fëmijëria, që kur ke filluar të merresh me këngën, cilat janë sukseset ?

Kënga më ka frymëzuar e më frymëzon vazhdimisht, andaj e konsiderojë si suksesin  kryesor!...Përndryshe, si fëmijë e konsiderojë se të gjithë ishim të mrekullueshëm. Por vlerat vërehen që në fëmijëri, kjo ka bërë që talentin tim ta vërejnë të tjerët dhe të më angazhojnë me këngën, të shkollohesha e ta përsosja edhe me shumë vlerat e talentit. Paralelisht me shkollimin angazhohesha edhe nëpër festivale, fillimisht në ato për fëmijë, mandej të rritur e deri në Festivalin i Këngës në RTSH, që ishte synonim i çdo këngëtari. Në këtë festival kam marr pjesë që në vitin 1984, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare me dy këngë të muzikës së lehtë, si nxënëse e shkollës së mesme, ku njëra prej tyre u vlerësua si e treta. Në këtë festival rregullisht kam marr pjesë deri ë vitin 1995, kur ndryshuan gjërat, festivali bëhej në plejbek, u bë komerc, duke e prishur fizionominë e këngës shqiptare, dhe kjo nuk më pëlqen, andaj kam hequr dorë të marr pjesë...

-Cilat janë këngët e tua të preferuara?

Të gjitha këngët e mirëfillta shqiptare i këndojë, por si më të preferuara, nëse më lejohet të shprehem janë këngët Beratase, nga qyteti im i lindjes. Këngën nuk e shfrytëzojë për komercë, atë e interpretojë. Jam munduar ta ruajë  vlerat në origjinalitet dhe besojë që ia kam arritur qëllimit. Këndojë edhe në duet. Kënaqem kur gjejë vokale që të paraqitem së bashku, sikurse që ishte edhe këngëtari Gjin Shani, që e njoha këtu e kënduam së bashku këngën “Shqipëri o nëna ime”...

-Këngët tua që i interpreton, i shkruan tekstet vet, apo bashkëpunon me autor tekstesh?

Jo, absulitisht nuk i shkruaj, unë vetëm i interpretojë. Sigurisht që kam bashkëpunuar dhe bashkëpunojë  me autor tekstesh dhe kompozitor. E kam të madhin Gjon Beci, i ndritë shpirti se u bë për rahmet, mandej kam Jorgo Papingjin, të cilin e kam mik, etj. Ndërsa si kompozitor i kam Aleksandër Peci, Tish Daia, Naim Gjoshi, Ruzhdi Keraj, e shumë e shumë emra të tjerë. Përpos asaj të muzikës qytetare që unë dua ta vlerësojë një nga edukatorët e mi, që ka bërë një punë kolosale për të më brumosur që nga familja ime, është im at- Mojsi Baballëku, një nga aktorët dhe regjisoret që i ka vu themelet e teatrit variete të Beratit, e shumë emra të tjerë që kontribuar të jem kjo që jam.

-Me këngën “Shqipëri nëna ime” në festivalin Gjavera ’14, te mërgimtarët ke sjellë emocione të vërteta. Ju si jeni ndjerë?

Kam thënë  edhe ma parë edhe po e përsëris, se publiku më detyron të interpretoj, në këtë rastë edhe shqiptarët e pranishëm që ishin prezent më sollën vërtet edhe mua emocione të pa përshkueshme. I vëreja të përlotur, edhe unë jam emocionuar e përlotur...Ndihesha edhe përgjegjese, sepse për herë të parë kam kënduar para një publiku kaq shumë nacional, ku ishin prezent eurpian, amerikan, aziatik dhe afrikan... Se përndryshe çdo këngë unë mundohem ta këndojë dhe shpalos para publikut me vlera origjinale duke i kompletuar komponentët e saja, si: teksti, muzika dhe interpretimi.


(Vazhdon me pjesën e dytë të intervistës)

(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: