Ethem Bejo: Basketbollistet përmetare - kampione
| E Diel, 13.07.2014, 06:10 PM |

BASKETBOLLISTET E REJA PERMETARE

KAMPIONE TE SHQIPERISE PER TE DYTEN HERE, PAS 50  VJETEVE

(shumicën e ekipit e përbëjnë vajzat dëshnicare)

NGA ETHEM BEJO

Kishte vite që ne pallatin e sportit te qytetit te Permetit  amatoret e basketbollit kishin rene ne heshtje nga rezultatet qe kishin arritur basketbollistet tona. Pjesëmarja e vajzave permetare ne Kampionatin Kombetar te kategorise së pare me te rejat si dhe rezultatet e tyre minimale  shume pak e terhiqnin publikun. Sportdashësi  kërkon gjithmone te shohe ndeshje niveli si dhe rezultate pozitive. Arritjet  e rezultateve te mira vitet e fundit si në plejovin e Elbasanit vitin e kaluar ku basketbollistet tona zune vendin e dyte. Po kështu gjatë vitit 2013-2014 ne fazat e basketbollit lojtaret tona e rriten nivelin tekniko taktik te lojes ndaj dhe fituan disa ndeshje edhe jashte qytetit te tyre.  Publiku sa vinte dhe mbushte shkallët për te inkurajuar ekipin e tyre. Basketbollistet tona ku numërin më te madh e zene vajzat deshnicare si: Nadia Dalipi nga  Xhanari, Rediola Lamce nga Suka Angjelina Comollari nga Komaraku, Adea Cankollari nga Seniçani, Ketiana Fekollari dhe Sigerta Fekollari nga Fratari, Megi Meçani nga Varibopi dhe Tea Jaçe mbese ne Ballaban. Nga Deshnica kanë luajtur dhe vazhdojne te luajne me ekipin Kombetar te basketbollit dhe me klubet kryesore te Shqipërise. Igena Qypi nga Toshkësi si dhe  Elona Comollari nga Komaraku, Juliana dhe Klevia Capoku nga Fshati i Ri.

Dhe ja me 10 dhe 11 Maj ne qytetin tone te bukur,  federata  e basketbollit planifikoi te zhvillonte plejovin e basketbollit per te rejat. Ishte nje evenimet  i rendesishem per qytetin tone. Trajneri i kategorise nderkombetare Ethem Kaso dhe  basketbollistet  ishin optimiste. Ato pretendonin te arrinin nje rezultat sa me te mire e pse jo dhe fitues së ketij trofeu, pavarësisht se përballë  kishin nje ekip te pathyeshëm që nuk kishte njohur asnje humbje “Flamurtarin” si dhe ekipin e Elbasanit dhe Vlorës basket.

Data 10 Maj, nje dite e bukur pranverore, shkallët e pallatit te sportit, qe ishte veshur me nje dekor te mrekullueshem , ishin mbushur me sportdashes per te ndejkur ndeshjet e plejovit. Vajzat tona do te luanin pas takimit Elbasani- Flamurtari, që u fitua nga Flamurtari me rezultat te thellë, duke e eliminuar elbasaneset dhe duke kaluar direkt ne finale. Publiku ishte i interesuar per takimin e dyte Përmeti Vlora basket. Trajneri E.Kaso që ishte i ngarkuar me emocionet e ndeshjes, sepse jo me shume se dy jave keto dy ekipe ishin ndeshur midis tyre dhe vlonjatet pavarësisht se e kishin humbur takimin kishin treguar nje përgatitje niveli. E.Kaso sigurisht që ishte përgatitur për një duel te tillë.  Ai e vleresonte kundershtarin që kishte përballë e pavarësisht se takimin e fundit e kishte fituar e respektonte nivelin tekniko-taktik te kundershtarit. Kjo ndeshje ngjalli mjaft  emocione e shpesh duke e elektrizuar publikun, por megjithate Permeti mundi te kualifikohet  duke e mundur ekipin vlonjat  me rezultatin 53 me 47. Duke qene kështu finalistet e dyte te plejovit.

Mbas ndeshjes, kur trajneri  ishte qetësuar, bera nje bisedë për takimin e zhvilluar si  dhe për ndeshjen finale që do bënte kunder Flamurtarit të “pathyeshem”.

-Ne,- mu shpreh Ethemi,- e realizuam objektivin tone duke siguruar kështu vendin e        dytë. Ruajme respekt për ekipin e Flamurtarit, por pa pasur asnjëherë frikë prej rezultateve dhe fitoreve që ka arritur, duke i fituar te gjitha ndeshjet e fazes së fundit. Edhe dy takimet që kemi zhvilluar midis njeri-tjetrit ka dale triunfues, por unë kam nxjerë mësime e njekohesisht detyra .Finalet janë ndryshe. I ngarkojnë lojtaret me shume emocione. Megjithate,- u shpreh ai,-ngandonjëherë, ështe më mire te kesh përballë nje skuadër që mbivlerëson vetvehten ,se sa te kesh nje ekip me nivel te barabartë forcash.

-Cfare mendojnë vajzat për kete takim?

-Une,- shprehet trajneri,- them se basketbollistet e mija ështe me mire, te flasin për vetvehten, se sa për kundershtarin e tyre që do kenë neser, sepse  neqoftese flitet me shumë nga ç’duhet për Flamurtarin atëhere fillojnë simptomat e para te inferioritetit ndaj tyre, e kjo do te na sillte një fillim te keq te ketij takimi elektrizues. Kam dite,- m`u shpreh trajneri,- që po mendoj , analizoj me gjakftohtesi  e maturi  takimet që kam zhvilluar me Flamurtarin . Kam përcaktuar lojen e tyre dhe forcën shpërthyese që kanë, duke u përgatitur për kundermasat që duhet te kemi . Nuk e di sa do t`i vene ne jetë   vajzat e mija neser. Te them te drejten nje ndihmë me dha dhe takimi i pare që beri Flamurtari me Elbasanin. Pashë nje Flamurtar te emocionuar që e filloi keq  pavarësisht se fitoi. Ketu m`u forcua bindja;  nje finale eshte kjo ,e pse te mos jemi dhe ne fitues !        11 Maji nje ndeshje finale e  mbushur plot emocione nga te dy ekipet e publiku. Trajnerit i afrohem gjate nxemjes e i them  se me dukesh me shume emocione

- Vajzat i kam porositur,- m`u shpreh ai,- te luajne qetë dhe pa tension, sepse objektivin tone para publikut e kemi realizuar. Po ndiqja me kujdes nxemjen e vajzave dhe shihja ne fytyrat e tyre te djersitura, që ishin te çliruara nga emocionet. Presioni publikut ishte ne shkallën më te lartë.

-Ky ështe,- m`u shpreh trajneri,- një duel i për çdo çastshëm, të cilin, nëqoftëse e administroj unë me skuadren time, atëhere do të jem me shumë pranë fitores për marrjen e kupës, mandje them se dhe fati do të jetë me ne. Fati në të shumtën e rasteve nga eksperienca ështe me atë skuadër që di te kontrollojë dhe diktojë lojë, por zakonisht ky fak ka filtruar tek skuadrat e mëdha siç ështe Flamurtari” por këtij dueli si dihet!!!  Jam i bindur se ekipi Flamurtarit do paraqitet si një    skuadër e forte  e do ti trajtojë vajzat tona si inferior ndaj tyre. Kjo do të favorizoje deri diku ekipin tone.

Publiku përmetar,- u shpreh ai,- e do sportin e basketbollit dhe janë gjithmone ikurajues për skuadren e tyre, ndaj edhe sot jam i bindur se do të na përkrahin , megjithese për nje pjese te publikut ështe vetëm nje argetim, por për mua dhe ekipin tim ky takim  do të konsiderohet i shenjte, sepse neqofte se  fati siç e shprehem me lart do te jetë me ne, do të thote qe mbas 50-vjeteve te shpallemi për here te dyte kampione te Shqipërise ne basketboll për te reja. Në viitin 1964 kur e fituam për here të pare kete kupë isha vetëm 23 vjeçar dhe nje trajner amator, kurse tani mbas 50 vjetëve jam 73 vjeçar e nje trajner ndërkometar me nje pervoje dhe experience disa dekadëshe.

VERSHELLIMA e bilbilit të arbitrave që sinjalizonte fillimin e ketij dueli e mbylli dhe biseden . Filloi kështu nje finale te rejash ,që ngjasonte sin jë ndeshje të rriturash. Sigurisht që drejtimi i kësaj ndeshje ishte veçse art dhe shkencë. Drejtimi  i një takimi të tillë është mjeshteri e vertetë e kjo bën të mundur realizimin e objektivit te trajnerit. Sigurisht që trajneri  ishte i vetmi përgjegjës për drejtimin e kësaj finaleje. Vështirësija më e madhe tek kjo ndeshje qëndronte tek marja e vendimeve te menjëhershme dhe fare vetëm e brenda nje kohe tepër të shkurtër.  Fillimi i ndeshjes ishte  i mbarë për ekipin tone të cilat rrembejnë topin e pare dhe me pak qarkullim pa e konsumuar 24 sekondeshin  arrijnë te shenojnë dy here  rezultati 4-0 . Përseri  vajzat tona thyejnë një sulm dhe shenojnë  6 me 0, por Flamurtari me nje sulm të shpejtë shënon dy piket e para. Ekipi mik po çlirohej nga emocionet dhe arriti qe me qendren e saj të shënonte duke e mbyllur kështu periodën e pare me rezultatin 8 me 8. Me kete rezultat  kuptohet se te dy ekipet kishin luajtur me nje mbrojte te kujdesshme e me qarkullime topash deri 24 sek. Me kete rezultat të barabartë, vajzat tona, përballë një ekipi te fuqishem dhe me përvoje ishim njëherazi në prag te suksesit, por dhe në buzë të dështimit. Drejtimi mjeshteror me nje experience të gjatë pune në periodën e dytë ai e ndryshoi ndjeshëm rezultatin. Drejtimi mjeshtëror i tij si dhe fati ishin  te vetmit faktorë që e çuan në këtë period në minuten e 8-të, ku vajzat tona te ishin në avantash te 7 pikëve duke krijua kështu një besim në vetvehte se edhe kunder ekipeve të mëdhenj mund te fitohet. Në  përfundim të pjeses së pare të takimit tabela elektronike shenonte rezultatin  21 me 17 për vajzat tona. Ishin mjaft domethënese  momentet kur trajneri Kaso  mori pushimet dhe bëri ndërimet. Ishin momentet më kritike dhe deçizive, por   tepër të guximshme  nga ana e  tij. Ai nisej gjithmonë nga parimi se kush nuk rezikon nuk fiton,  duke rruajtur kështu diferencën  prej katër pikësh. Pushimin e dyte e mori në një moment tepër vendimtar kur ekipi i Flamurtarit e vuri në pikpyetje  fitoren duke zoteruar lojen ne gjithë fushen. Ndrimet e tij ishin me të vertete mjeshtërore dhe efikase, sepse lojtaret që u futën krijuan një situate favorizuese  ne  rezultatin e ndeshjes.  Pozitive ishte dhe orientimi  nga ana e trajnerit me gjakftoftësi  e pa emocione  gjate pushimit . Ai u foli vajzave shkurt dhe qartë për pjesen e dyte te lojes duke reflektuar besim tek vajzat për detyrat që ju dha. Ethemi duke fshehur emocionet para tyre i porositi: kujdes, jeni më pranë fitores, mos lëshoni, mos denigroni asnjë lojtare, jeni fare pranë titullit.

Pjesa e dyte e lojes filloi me nje diferencë pikësh të papërfillëshme, sigurisht ky rezultat çdo gjë e vinte në pikpyetje ndaj vajzave tona . Ato luftuan  pa e humbur kurrë shpresën për fitore. Perseri një fillim i mire, lojtarja më e mire Tea Jaçe shpërthen duke marë një aksion  individual dhe ne distancë gjuan duke

e çuar publikun në këmbë me një trepikësh  duke shpënë diferencën në shtatë pike. Strategjia e trajnerit Kaso ,që u kishte dhënë  vajzave, për këtë pjesë loje ishte më se e qartë. Vajzat  po i zbatonin me disiplinë variantet taktike, por rrjedhja e ndeshjes gjithmonë ështe diçka tjetër , sepse vepronin një sere faktorësh, si rezultati ngushte, publiku, por vështirësija e aplikimit të këtyre varianteve   qëndronte edhe në faktin se  sa i lejonte kundërshtari me eksperience, Flamurtari , për t`i realizuar ashtu si duhet. Edhe trajnerja e Flamurtarit  kishte orientuar strategjinë dhe taktikën e saj duke mbuluar lojtaret me të forta te ekipit tone duke shpresuar të ishte sa më pranë fitores. Dy strategji dhe plane taktike po përballeshin në pallatin e sportit me ambicien për t`i imponuuar njeri-tjetrit  e për të nxjerrë fitues ekipin e vet. Të dy këto ekipe nuk kishin ndryshime midis tyre në aftësitë e aplikimin e varianteve taktike, ndaj ky duel  drithërues vazhdoi gjatë gjithë ndeshjes duke e bërë rezultatin intrigues në çdo cast. Ky duel i kësaj periode favorizoi me shumë Flamurtarin që në minutat e fundit të periodës së tretë arritën ta nënshtrojnë mbrojtjen tone duke e barazuar rezultatin  25 me 25 e duke e detyruar publikun tone të heshtë, duke vene në pikpyetje të madhe titullin. Ky ishte moment i  ku ndeshja mund të quhet “luftë”, shkencë apo art. Moment kritik edhe 1.45” loje nga perioda e tretë.  Trajneri E.Kaso merr pushim dhe ndryshon variantin e lojes, duke i futur  në pressing e njekohesisht duke krijuar mundesine e shperthimeve në mbrojtjen e Flamurtarit nga lojtaret tona agresive si Megi Mecani dhe Tea Jace që dine të zotërojnë mire topin e kanë aftësi  të mposhtin emocionet momentale. Mjaft e kujdesshme ishte organizatorja Rediola Lamçe në qarkullimin e topit.   Ky pushim   i  dha mundësi ekipit tone që nëpërmjet lojtares M. Mecani te shenonte dy here e të shkëputej përseri  kater pike duke e mbyllur këtë periodë me dy pike diferencë. Perioda e katert ishte edhe me dramatike. Në këtë period në fushen e lojes veç lojtareve,  “Luajtën trajnerat”  në këte periodë  fitoren do ta vendoste ekspeienca, përvoja, guximi i marjes së vendimeve nga trajnerat. Vajzat tona luajtën mjaft të qeta duke organizuar nje lufte te forte nën tabela e ku u dalluan Angjelina Comollari e Ketjona Fekollari. Një bashkëpunim mjaft frutëdhenes  ishte midis trajnerit    me ekipin e vajzave që përbën frenimin e  sulmeve të Flamurtarit që e kishte humbur qetësine. Basketbolliste tona me dirigjenten, organizatoren tepër të vemendeshme Lamcen ,mundën ta ruanin diferencën drithëruese deri në minuten e fundit. Kishin mbetur dhe 45” lojë, diferenca ishte premtuese  gjashte pike, por Flamurtari nuk dorëzohet, ato shpërthejnë dhe realizojnë një trepiksh duke ngushtuar rezultatin në tre pike , rezultati ne tabelen elektronike ishte 45 me 42. Ora   shënonte dhe 10 sekonda, topi n e zoteronim ne . Ndërhyn trajneri Kaso dhe pushim, sepse këto ishin momentet me dramatike. Kujdes vajza ka vetëm 10 sekonda do ta mbani topin deri në përfundim te 10 sekondeshit. Në rast se jua rëmbejnë topin menjëherë do të bëni personale me qëllim që të mos e gjuajnë për tre pikësh, sepse barazohet loja dhe më mbrapa s`i dihet , kurse duke shkaktuar personale ato do te gjuajnë dy here dhe ne jemi përsëri një pike para. Por me t`u futur   topi në loje rëmbehet nga Megi Meçani e cila ka aftësi dribluse  të nivelit dhe është vështirë t`i rëmbesh topin, ndërhyn nje lojtare Flamurtarit kur kishe dhe 2” dhe merr personale të cilat do t`i gjuante Mecani. Ky ishte momenti  më i dëshiruar i atij publiku, që për asnjë moment nuk heshti, mori frymë i liruar nga ky duel emocionues për dyzet minuta. Ajo realizon vetëm një pike dhe diferenca prej kater pikesh, përfundimisht e shpalli ekipin e të rejave tona Kampione për vitin 2014. Stoli  i rezervave ku qendronin basketbollistet me nje te ardhme premtuese, si Nadia Dalipi, Adea Cankollari, Alba Nasto e Sigerta Fekollari për asnje moment nuk pushuan duke inkurajuari  shoqet qe luanin ne fushe. Në ceremoninë e mbylljes Sekretari i Federatës, z. Korab  Llazani,  i shoqeruar nga Kryetari  i Bashkise Gilberto Jaçe dhe Presidenti Ciklizmit Skender Anxhaku i dorëzuan kapitenes se ekipit te Përmetit Tea Jaces kupën e titullit kampione te rejave për vitin 2014. Më mbrapa ne qender të qytetit të Përmetit midis nje aktiiviteti kulturor para qindra përmetareve,  Kryetari i Bashkisë Gilbetro Jaçe  iu shpërndau basketbollisteve çertifikaten me motivacion: ” Nderi i Sportit përmetar”. Se shpejti do  te organizohet edhe nje takim koktej me vajzat basketboliste, prindërit e sportdashes baskertbolli per t`i përgëzuar për kete fitore te merituar. Kush e ndoqi ndeshjen direkt ne pallat e pa se sa me meritë e fituan ato kete takim dramatik. I urojme trajnerit  legjendar Ethem Kasos  dhe basketbollisteve suksese te mëtejshme.  Falenderojme interesimin dhe përkrahjen Kordinatorit Ilir Asimi e në veçanti Kryetarit të bashkisë Gilberto Jaçe për inkurajimin dhe ndihmesen, respekt te vecante dhe për Presidentin e ciklizmit,  dëshnicarin Skender Anxhaku që krahas ndihmesës morale ju dhuroi edhe nga një komplet sportiv  cilësor të gjithe vajzave te ekipit.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: