Lutfi Alia: Kritikat ndaj aktivitetit të Nënë Terezës (1)
| E Premte, 04.07.2014, 08:05 PM |

MENDIME RRETH KRITIKAVE DHE KUNDËRSHTIVE NDAJ AKTIVITETIT TË NËNË TEREZËS DHE MISIONAREVE TË DASHURISË (1)

- Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në botë mjek, infermjer apo person, që t’i perkedheli, t’i lajë e t’i veshi e t’i ushqeje leprozët, madje i vizitojnë me doreza e me maska dyfishe. Shoqëria moderne i përbuz këta të sëmurë dhe i izolon ne leprozare, ndersa Nënë Tereza u shërbeu me dashuri, i ka përkedhelur, i ka ushqyer, i ka larë, i ka veshur, i ka ndihmuar të shtrihen në shtrat, u ka lehtësuar dhimbjen, i ka kuruar, u ka dhënë shpresa.

Ekskluzive nga Prof Dr Lutfi Alia

Misioni i Nene Terezes, beri jehone te madhe ne opinionin boteror, qe ne fillimet e aktivìtitetit, andaj popujt e vleresonin dhe admironin kontributin e saj ne ndihme te varferve, te semureve, te jetimeve dhe te braktisurve. Nene Tereza ishte shnderruar ne mit historik i kultures humanitare.

Ndersa popujt e botes e nderonin dhe e vleresonin, kjo nuk ndodhi me disa gazetar, qe filluan ta kritikonin, sidomos Christopher Hitchens, qe punonte ne revisten Vanity Fair, i cili me shume se gazetar luajti rolin e “avokatit te djallit”. Termi avokati i djallit i referohet nje personi qe ne vite te shkuara, kisha katolike romane, e ngarkonte per te mbledhur “fakte”, qe te krijuar dyshime rreth virtyteve dhe mrekullive te kandidateve per kanonizim. Keto te ashtuquajtura fakte, shumica ishin genjeshtra, shpifje e thashetheme, qe shfrytezoheshin per te hedhur poshte propozimin per ta shpallur shenjetorё, apo shenjetore.

Roli i avokatit te djallit mbijetoj deri ne vitin 1983, kur Papa Gjon Pali II e suprimoj si proçedure kanonizimi, por ne praktike u zbatua nga nje kategori gazetaresh, qe e vazhduan kete mjeshtri ne te gjitha format e nje prej tyre ishte dhe Hitchens. Zelli i tij i keq per te shpifur, per te kritikuar, per te fyer, e shnderruan ne nje person, qe humbi sensin e llogjikes analizuese, madje hyri ne kontradikte dhe me te vellane, te cilin e perbuzte sepse ai kishte perqafuar besimin katolik, ne kundershtim me pozicionin e ateistit komunist te deklaruar te Hitchens.

Kulmi i fushates me shpifje kunder Nene Terezes, u arrijti ne nje interviste te vitit 1996, qe u botua ne revisten Free Inquiry, volumi 16, nr. 4. Hitchens u intervistua nga Matt Cherry- drejtori ekzekutiv i Council for Secular Humanism, i cili i perqendroj pyetjet rreth librit te Hitchens “The Missionary Position: Mother Teresa in Theory and Practice” botuar ne Londer me 1995, rreth nje filmi te tij per Nene Terezen dhe per nje program televiziv me kritika ndaj Nene Terezes.

Ne vitin 1996, Nene Tereza nuk ndjehej mire me shendet. Problemet e zemres dhe malarja, qe kishte kaluar pak muaj me pare, e kishin dobesuar dhe perkeqesuar gjendjen shendetesore. Ne keto rrethana i sugjeruan Hitchens, te mos botohej kjo interviste, pasi ishte moment i papershtatshem dhe aspak human, por ai insistoj, keshtu qe redaktori u detyrua ta dergoj ne shtyp.

Ndonese Hitchens nuk eshte më, por me qe ka lene pas nje tymnaje te keqe, do te jap mendimet e mia, me synim te heq hijet rreth te vertetave te aktivitetit te Nene Terezes.

Hitchens, ne shume artikuj, ne librin dhe ne intervistat televizive, nuk i u kundervu vetem Nene Terezes, por dhe Papes Gjon Pali II, per te cilin tha “erdhi vone e jetoj mё gjate sa duhej”, ka kritikuar Papa Benediktin XVI dhe vete Kishen katolike, te cilet i sulmonte me te gjitha mjetet dhe menyrat, duke u shpallur publikisht si antikatolik dhe komunist ateist i zellshem.

Per qendrimin e tij kritik, Hitchens ka thene: “Kam vendosur të sillem në këtë mënyrë, sepse kështu preokupohem më pak, njerëzit nuk më mërzisin si më parë. Une nuk besoj në asgjë tjeter, veç shkencës dhe komunizmit”.

Per t’i dhene nje pergjigjie sulmeve delirante te Hitchens, i lexova pothuajse te gjithe shkrimet dhe intervistat e tij kunder Misionit te Dashurise te Nene Terezes dhe pasi u binda per qendrimin e tij tendencioz shtejrrakeqas, vendosa te shpreh disa mendime, te cilat po i prezantoj ne vazhdim.

Po e filloj me pyetjen e pare dhe pergjigjien e Hitchens e ne vazhdim do t’i pergjigjem lajthitjeve te ketij gazetari cmirezi.

Pyetja Free Inquiry: Sipas nje sondazhi, rezulton se Nene Tereza eshte gruaja me e respektuar ne bote. Emeri i saj eshte sinonim i perkushtimit altruist ne sherbim te njerezimit, atehere perse i je kundervene kesaj gruaje te moshuar?

Pergjigjia e Ch. Hitchens: Se pari per famen e madhe qe gezon, por dhe per faktin se duke folur rreth saj, me jep permasat qe une duhet duhet perballoje, çka do te thote problem besushmerie. Ajo eshte shembull bindes, qe njerezit besojne çdo gje, kur e bejne nje person te shenjte, ne menyre laike ose racionale si Nene Terezen, qe populli e beri te shenjte, pa e shpallur kisha. Pra, behet fjale per nje person qe duhet analizuar.

Mbi te gjitha, nuk eshte eksploruar ne aspektin gazetaresk, askush nuk e ka ekzaminuar punen e kryer nga Nene Tereza, askush nuk pyet perse te gjithe reflektoret i drejtohen asaj, ndersa shume bamires te saj, kenaqen duke shfrytezuar te vuajturit e te ashtuquajtures bota e trete. Perse askush nuk flet per objektivat e saj per proselitet (konvertim) me fondamentalizmin dhe me ekstremizmin doktrinar?

Se dyti, eshte ne interesin tim profesional si gazetar, te zbuloj perse askush deri sot nuk ka hetuar seriozisht mbi teorite dhe praktiken e Nene Terezes.

Nga kjo pergjigjie dalin qarte qellimet shtjerrakeqe dhe cinizmi i ketij gazetari ateist, andaj eshte e tepert te komentoj, por ne vazhdim do te prezantoj kundershtite e mia, lidhur me kritikat qe ai me shume tendence i adresoj Nene Terezes.

1. Ne artikujt e pare, Hitchens shkruante se Nene Tereza, me shume se mike e te varferve ishte mike e varferise. Nje sofizem gazetareske, qe shprehte keqësi dhe lajm sensacional, qe synonte me shume te terhiqte vemendjen e lexuesve, se sa konstatime te realitetit, qe fliste ndryshe.

Mjerani Hitchens nuk ka mbajtur qendrim as ndaj te varferve dhe as ndaj varferise, pasi nuk e ka ndjere kurre varferine. Ai bente jete lluksoze dhe te çthurur, kishte nje rroge te majme si gazetar, prandaj keto dukuri problematike te shoqerise, i ka pare nga jasht, duke i konceptuar si mungese e parave dhe e prones, ndersa varferia eshte koncept shoqeror me i gjere e me i thelle. Varferia eshte jo vetem materiale por dhe shpirterore.

Ne kategorine e te varferve perfshihen personat pa prona, ata qe lypin, te paaftet per te punuar, te semuret pa mundesi te kuroheshin ne spitale ku mjekimi dhe operacionet paguheshin, jetimet, te braktisurit, pra nje kontigjent i gjere popullate, ata qe sipas kastave ishin “te paprekshem”, te pranishme jo vetem ne Hindi, por ne te gjitha vendet e botes edhe ne vendet me te zhvilluara.

Per kete aspekt te jetes dhe per kete kontigjent popullate, Nene Tereza thote: “Aty ku jeta eshte ne rrezik, aty duhet te jemi ne” dhe Ajo, se bashku me misionaret ishte e pranishme dhe ndihmonte keta njerez te braktisur nga shoqeria dhe shteti. Varferia materiale eshte konkrete, e prekshme, e ndjeshme, ndersa kategoria e varferise shpirterore, ku bente pjese vete Hitchens me koleget e tij, ndikonte qe ata te mos e shihnin varferine si vuajtje dhe si pasoje e mungeses te politikes sociale te pushteteve ne fuqi. Varferia shpirterore e Hitchens, i kishte kaluar kufijt e njerezores, ai ishte kunder lirise se ndergjegjies, andaj e mohoj te vellane e tij, sepse kishte zgjedhur besimin katolik.

2. Ne librin dhe ne filmin dedikuar Nene Terezes, Hitchens thote: “Nene Tereza lavderonte varferine, semundjen dhe vuajtjen si dhurate e Zotit dhe u thoshte ketyre personave, ta pranonin me gezim si dhuraten e Tij, si e pranoj Jesu Krishti kryqezimin dhe ringjalljen” (Christopher Hitchens, La posizione della missionaria, pp. 125-126.).

Si pergjigjie ndaj kesaj lajthitje te Hitchens, po preferoj te citoj nje thenie te perseritur shpesh nga Nene Tereza: “Shume flasin per te varferit, por pak jane ata, qe flasin me te varferit”. Hitchens si gazetar ben pjese ne kete kategori, Ai kurre nuk ka folur me nje te varfer dhe as nuk ka shkruar nje artikull per te varferit. Ai i ka pare me perbuzje te pastrehet, lypsit – barbonet, u ka kaluar larg, madje as nuk ka denjuar t’i japi nje lemosh te vogel, qe t’i ndihmonte per te kaluar nje dite me nje cope buke. Ai nuk eshte ndalur te flasi me keta fatkeq dhe as t’i ndihmoje, se paku me nje keshille, pasi i cilesonte me perçmim si pjesa e keqe e shoqerise.

Indiferencen ndaj te varferve e ndeshim dhe ne ditet tona, kur me mijera njerez kalojne para nje te varferi te pastreh, para nje lypsi e nuk i hedhin as nje veshtrim, jo me ta pyesin e te ndihmojne per hallin, qe e detyroj te bej kete zgjedhje ne jete.

Nene Tereza kur i shihte barbonet, ndalonte, fliste ma ata, fliste si fetare ne emer te Zotit dhe te Jesu Krishtit, i ftonte te shkonin te hanin ne mencen e misionit dhe keta fatkeq ndjenin lehtesim shpirteror, çliroheshin nga ankthi dhe indiferenca e kalimtareve te tjere.

Te flasish me nje person, qe shoqeria e ka braktisur dhe e ka poshtruar duke e detyruar te lypi, eshte nje veprim, qe shpreh shpirtmadhesine dhe perkushtimin njerezor, per te ndihmuar ata qe vuajne si veproj Nene tereza. T’i thuash nje fjale te ngrohte ketyre njerezve, u ke dhuruar pak qetesi shpirterore dhe dashuri e kete dinte ta bente vetem Nene Tereza, e cila shpesh theksonte: “Fjalet e miresjelljes jane te shkurtera dhe te lehta te thuhen, por jehona e tyre eshte e perjeteshme”.

Nje dite, ne nje lagje te Melburnit, Nene Tereza i beri vizite nje te moshuari, qe e kishin braktisur te gjithe. Kur hyri ne dhome, pa rremuje dhe pisllek. Ajo i u pervesh punes, e pastroj dhe sistemoj dhomen, i vendosi rrobat ne vendet e duhura dhe ndersa punonte, pa nje llambe te mbuluar nga pluhuri dhe e pyeti: Pse nuk e ndez kete llambë? Ai e veshtroj me habi dhe pas nje pauze te shkurter u pergjigj: “Nuk vjen askush te me shohi, prandaj nuk kam nevoje ta ndez”. Atehere Nene Tereza e pyeti: “A do ta ndezish, ne se per dite do te vije nje nga motrat t’i u takoje?”.

Ky burre i moshuar e i lodhur nga vetmia, nga semundja dhe nga varferia i tha: “Ne se do te degjoj nje zë njerezor, sigurisht do ta ndez”. Pas disa ditesh, ky burre i moshuar, dikur i braktisur ne vetmine e tij, i dergoj nje mesazh, qe e gezoj Nene Terezen: “I thoni mikes time, se drita qe ndezi ne jeten time, eshte duke ndriçuar”.

Kjo ngjarje shpreh qarte se sherbimet e Nene Terezes dhe te misonaret te saj per te varferit e te braktisurit ishte perkushtim i rralle njerezor, ishte ndihme, per t’i rikthyer dinjitetin dhe ne jeten normale. Nene Tereza i zbriste nga kryqi keta njerez, ku i kishte gozhduar padrejtesia shoqerore.

I varferi kenaqet me pak gjera, me nje perkujdesje, me nje fjale te ngohte, ashtu si tha i moshuari ne Melburn “... mjafton te degjoj nje zё njerezor”, ate qe nuk e degjonte nga pushtetaret, nga te pasurit, nga gazetaret e llojit si Hitchens, nderkohe e degjoj dhe e ndjeu ne shpirt nga motrat misionare, qe i a ndriçuan jeten e mundimeshme, qe e kishte mbyllur ne erresiren e vetmise.

Nene Tereza me motrat misionare, i merrnin njerezit e braktisur qe flinin rrugeve dhe i streho-nin ne Shtepite e Dashurise, u jipnin nje krevat me dyshek dhe çarçafa, i lanin, u jipnin te hanin e kujdeseshin me perkushtim te admirueshem. Kesisoj Nene Tereza dhe misionaret, u dhane strehim e ndihme me dhjetramijera njerezve te braktisur dhe atyre ne gjendje shendetesore te rende, sidomos ne Hindine e varfer, te cileve u riktheu qetesine dhe dinjitetin.

3. Nje nder kritikat e tjera te Hitchens ishte se Nënë Tereza dhe motrat e Misionit te Dashurisë, “ishin pak profesioniste në shërbimin, mjekimin dhe shërimin e të sëmurëve dhe nevojtarëve, nëpër spitale, klinika, strehimoret ...”.

Nene Tereza ishte murgeshe, moter misionare, pra nuk ishte mjeke, por kishte vizion te qarte per rolin qe kryente, andaj per t’i sherbyer njerezve qe vuanin, te braktisurve, te semureve dhe tyre me aftesi te kufizuara fizike e mendore, nuk u mjaftua vetem me besimin ne fene katolike, ne pasionin, perkushtimin, dashurine, forcen per t’i ndihmuar, por u formua dhe profesionalisht. Ne vitin 1949, ne fillimet e aktivitetit si misonare, Nene Terza, ndoqi kursin prane misionit te motrave mjeke (Suore Medico Missionarie), ku u formua si infermjere dhe si operatore shendetesore. Kete praktike e beri program pune per misionin e kesisoj, ne vitet e me pasme shume motra misionare, kryen studimet dhe u diplomuan infermjere dhe operatore shendetesore, çka ndikoj ne rritjen e cilesise te sherbimit ndaj te semureve qe asistonin. Kjo praktike ishte e rralle, madje mund te them se mungonte ne urdherate tjere te motrave te krishtera.

Nene Tereza krijoj dhe praktikoj kulturen humanitare me vlera pergjithesuese, qe ne vitet e me pasme u pervehtesua e u praktikua nga shume shoqata te tjera, qe veprojne sot ne te gjithe boten.

Ne sherbimin shendetesor te çdo vendi dhe te atyre me te zhvilluara, numuri i mjekeve ka nje kufi, ndersa infermjeret dhe operatoret sanitare jane ne numer shume me te madh, deri 25 here me shume se mjeket, pasi ky kontigjent profesionistesh eshte ne kontak te vazhdueshme dhe u sherben direkt te semureve, i lane, i rregullon shtratin, u jep ilaçet i kryen injeksionet e keto jane proçedura qe nuk i kryejne mjeket. Suksesi i nje spitali, nuk bazohet vetem ne numerin e mjekeve dhe te aparaturave, por dhe ne nivelin e sherbimit te kryer nga infermjeret dhe operatoret sanitare e kete fakt Nene Tereza e kishte kuptuar drejt dhe e praktikoj ne strukturat e asistences mjekesore dhe shendetesore te Misionit te Dashurise.

Gazetari Hitchens nuk ishte vetem nje antikatolik, por kishte marre rolin djallezor te çmitizonte figuren e Nene Terezes, andaj perhapte lajme plot vrer, me kritika absurde, se motrat misionare “ishin pak profesioniste” e kesisoj synonte te trulloste opinionin me genjeshtra.

Kete qendrim agresiv ai e pasqyroj dhe ne nje film te tijin, por asnje kanal televiziv nuk pranoj ta transmetonte, madje dhe kanali televiziv privat Connie Chung ne New York, i kerkoj nje deklarate me shkrim per vertetesine e akuzave, pra i kerkoj te merrte pergjegjesi per ato qe thoshte kunder Nene Terezes, por ai refuzoj te firmoste kete deklarate, kesisoj filmi nuk u shfaq kurre. Si e deklaroj dhe  Ai vete ne intervisten e tij te bujeshme, Nene Tereza e fali Hitchens per kete film, por atij nuk i la asnje mbrese e vazhdoj te shpifte.

Ne fakt, sherbimi dhe trajtimi i te semureve ne qendrat e asistences te hapura nga Nene Tereza, kryhej me nje perkushtim te rralle dhe me profesionalizem, qe nuk e gjejme as ne spitalet me moderne. Nuk ka nevoje te keshe diplome per te lare, per te perkedhelur dhe per te ushqyer nje te semure rende, nje barbon qe nuk lahej me muaj, mjaftonte vetem dashuria per njeriun qe vuante dhe per kete sherbim te motrave misionare Nene Tereza thote: “Njeriu ka etje dhe nevojë për bukë, ushqim, veshmbathje, per shkolla ku te mesojne femijet, por mbi të gjitha ka nevoje për dashuri. Sëmundja më e rëndë nuk është lepra e kanceri, por vetmia dhe mungesa e dashurisë. Të sëmurët kanë nevojë për barna, mjekime, por më shumë kane nevoje për kujdesin dhe dashurinë tonë... Preke leprozin me zemër!”. Per kete aspekt flet dhe shprehja mbarepopullore: “me shume sheron nje fjale e embel, se sa ilaçet”.

Hitchens dhe gazetare te tjere, qe zgjodhen rrugen te kritikojne, duke kerkuar vetem difekte, apo mangesi, ne se do te ishin njohur me mire me historine e Misionit te Dashurise, do te ishin ndeshur me fakte te pakundershtueshme, se Nene Tereza, kur organizoj sherbimin te semureve me leper, u bazua ne ndihmen e mjekeve hindian, pra organizoj sherbim asistence dhe sherbim mjekesor. Jo vetem kaq, por Ajo ndoqi modelin modern te mjekut belg Madras, per t’i kuruar te semuret me leper aty ku banonin, prandaj motrat misionare shkonin neper shtepite dhe ne leprozaret, ku trajtoheshin keta te semure te braktisur. Kjo praktike, ne vitet e me voneshme u ndoq dhe nga shtete moderne dhe te mos harrojme se kjo strategji e parandalimit dhe e mjekimit te semureve me leper, eshte merite e Nene Terezes.

Sherbimin dhe perkujdesjen njerezore, ndaj te semureve me leper, e filloj me aktivitet higjienik, qe eshte parimi baze i mjekesise, me ndikim te madh ne parandalimin dhe ndalimin e perhapjes te semundjes. Masat profilaktike i shoqeroj me mjekimin e kujdesshem, madje kjo praktike sot eshte shembull pergjithesues, ku mjekesia e gjen vehten te zbatuar si profesion dhe si mision, me ato permasa, qe i a dha Nene Tereza me motrat e saj, qe i sherbyen atyre te semureve te braktisur nga pushteti dhe nga shoqeria. Eshte shume kuptimplote dhe konkluzioni humanitar dhe shkencor i Nene Terezes: “Nuk ka leproze, eshte vetem semundja e lepres, e cila mund te kurohet”.

Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në botë mjek, infermjer apo person, që t’i perkedheli, t’i lajë e t’i veshi e t’i ushqeje leprozët, madje i vizitojnë me doreza e me maska dyfishe. Shoqëria moderne i përbuz këta të sëmurë dhe i izolon ne leprozare, ndersa Nënë Tereza u shërbeu me dashuri, i ka përkedhelur, i ka ushqyer, i ka larë, i ka veshur, i ka ndihmuar të shtrihen në shtrat, u ka lehtësuar dhimbjen, i ka kuruar, u ka dhënë shpresa. Edhe pse i prekte keta te semure, Nënë Tereza nuk u infektua kurrë nga bacili tepër ngjitës i leprës dhe kjo eshte nje sfide e rralle ndaj semundjes.

Ne se i hedhim nje veshtrim historise te krishterimit, nuk ekziston asnje shenjetorë, qe te kete prekur e te kete kuruar te semuret me leper, kete e ka bere vetem Nene Tereza, per dekada te tera e me nje perkushtim hyjnor dhe kjo eshte nje nga mrekullite e saj te pakontestueshme.

Per kete sherbim pa precedenta ndaj te semureve me leper, ndaj te varferve, ndaj te braktisurve, te semureve po permend nje shprehje biblike: “Me engjejt dhe me shenjetoret mos luaj”, pasi Nene Tereza eshte engjelli i jetes dhe nje shenjetore e vertete e krishterimit.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: