Sylejman Morina: Intervistë me arbëneshin Josip Matassi
| E Marte, 01.07.2014, 07:05 PM |

Josip Matassi  i  prinë  shoqatës së re kulturore të arbneshëve të Zarës

Ekskluzive nga Sylejman Morina

Në manifestimin   tradicional kushtuar "Zojës Loret" që mbahet  më 5 maj në Arbnesh, befasi e këndshme ishte paraqitja  në program të  një shoqate të re kulturore, e cila me krenari e mbanë emrin e  "Vicko Zmajeviqit", personalitetit, me të cilin është e lidhur historia e procesit të vendosjes    arbneshëve  në këto pjesë të Dalmacisë (1723).  Shoqatën e re  e udhëheq  Mr. Josip Matassi -kryetar,  me të cilin e zhvilluam një bisedë   që të njoftohemi   me   personalitetin e z. Matassit  dhe shoqatën   kulturore të sapo formuar të arbneshëve të Zarës.

Z. Matasi, ka lindur në  qytetin e Zarës, më 01.12. 1978. Shkollën e fillore dhe të mesme e ka mbaruar po aty, ndërsa  shkollimin e mëtejshëm  e vazhdon në Itali  në Universitetin Ca Foscari të Venedikut,  në drejtimin e ekonomisë dhe turizmit. Pas mbarimit të fakultetit kthehet në Kroaci dhe fillon të punojë, kryesisht  në sektorin e turizmit. Krahas kësaj  paralelisht edhe i ka mbaruar studimet  interdisiplinare posdiplomike  në Universitetin e  Zarës,  "Studimet evropiane: gjuhët dhe kulturat  në kontakt". Me  mbrojtjen  e  tezes së magjistraturës "Aspektet Kulturore të Turizmit Rural në Zhupaninë e Zarës -Gjendja dhe Mundësitë" arrinë  titullin  shkencor  të magjistrit. Lidhur me këtë e lidhë edhe marrëdhënia e punës, ku thotë: “Momentalisht  jam i punësuar  në agjencinë  zhvillimore  të Zhupanisë së Zarës, si udhëheqës i drejtorisë për bashkëpunim  ndërkombëtar, ku merrem  me punët rreth  përgatitjes së zbatimit  të projekteve të BE-së'' - u shpreh  Matassi.

Si u prit nga publiku arbnesh  paraqitja e juaj?

Me paraqitjen e  parë para publikut, bashkëvendësit  kishin  reaksione  pozitive.Banorët e Arbanasit kënaqësi në    të madhe treguan, që ne gjeneratat e reja  të bashkuara  kemi filluar  me dëshira  të mëdha    të përparojmë  cilësinë  e jetës  kulturore  tek ne.

Për  shoqatën tuaj a kanë treguar interesim  për  bashkëpunim edhe intelektual tjerë arbëresh?

Me thënë të vërteten, jemi të kënaqur     shumë intelektualë  arbnesh   kanë  treguar interes  për bashkëpunim  dhe pjesëmarrje  në aktivitetet tona .Kësaj radhe po e përmendim dr. Maksimilijana  Barançiqin, pastaj  profesorin e universitetit të Zarës   prof. Dr Serxho Dokoza -Nikpali, po ashtu  ka edhe intelektual të tjerë.

Shumë intelektual arbnesh  japin kontributin e tyre në ruajtjen e  trashëgimisë shpirtrore, identitetit arbnesh, individualisht ?

Dëshira e jonë është   që ne të rinjtë  s'bashku me të vjetrit, duke u bazuar dhe në  përvojën   e madhe të  bashkëvendësve  tanë, të bëjmë  gjithçka që është e mundur     ta ruajmë trashëgimin  tonë historike, dhe njëherit   t'i ndihmojmë zhvillimit të tërësishëm  të arbneshëve?

Çfarë  do të jenë  mundësitë  financiare  për zhvillimin e aktiviteteve tuaja. Prisni  ndihma  nga qeveria lokale, ose donacione për pakica etnike?

Kemi  përkrahje  të mirë nga qyteti i Zarës. Zhupania e Zarës, Bashkësia  turistike  e qytetit të  Zarës, por në një të ardhme  kur të forcohemi  pak  mund  të llogarisim  edhe në mjetet e BE-së.

Mbështetje të  madhe  kemi edhe nga ana e famullisë sonë " Zoja  Loret", e cila mbështetë  dhe ndihmon punën tonë. Megjithatë, mjete  financimi për komunitetet e pakicave ne nuk mund të shfrytëzojmë,  sepse arbneshët nuk janë  pakicë kombëtare, veç kroatë (çke dashur të thush), por që  ushqejnë  kujtesën  për  të kaluarën e tyre  dhe ardhjen e të parëve tanë nga rrethi i  Liqenit të Shkodrës.

Ju keni thënë në shtyp  se " Shoqata  është themeluar  me  qëllim  të ruajtjes, promovimit, zhvillimit, valorizimit  dhe të përparimit  të trashëgimisë e krijimtarisë kulturore  si dhe artistike të arbneshëve, si mund ta arrini këtë?

Ne  jemi një shoqatë  e sapo  formuar dhe me  realizimin e të gjitha aktiviteteve tona, jemi  bërë të njohur në Arbnesh ku gjithnjë   gjejmë  përkrahje të fuqishme. Kështu    në të vërtetë  mendoj  që mund të arrijmë  me punë të vazhdueshme  edhe me ndihmën e bashkësisë së gjerë.

Po ashtu e keni përmendur se :" Dëshira e anëtareve të  shoqatës  është  bashkëpunimi  me shoqatat e njëjta  dhe shoqëritë të cilat  kultivojnë  trashëgimin arbneshe  dhe në pjesët tjera të Evropës, si në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe Bullgari ?

Ne e dimë për ekzistimin  e shoqërive të ngjashme kulturore në të gjitha këto vende, pra  në planin  tonë  qëndron   dëshira për të vënë kontakte me to  dhe së bashku  të përpiqemi  ta shfrytëzojmë  mundësinë   e  përfitimit të fondeve të BE-së,  për organizimin e veprimtarive të përbashkëta kulturore apo veprimtari të tjera të përbashkëta.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: