Lutfi Alia: Prolog për Nënën e Dashurisë (2)
| E Hene, 23.06.2014, 08:05 PM |

PROLOG PËR NËNËN E DASHURISË (2)

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Si e njoha Nёnё Terezёn.

Figura dhe vepra e Nene Terezes ishte e nj0hur kudo ne bote, ndersa ne Shqiperi ishte pothuajse e panjohur dhe ndonje, qe e dinte kush ishte kjo murgeshe e shquar, nuk guxonte te fliste nga frika, qe impononte politika e marrё ateiste e regjimit komunist.

Une personalisht u njoha me figuren e Nene Terezes ne 10 dhjetor te vitit 1979, diten kur i u dha çmimi Nobel per paqen. Ne mbremje, duke ndjekur lajmet ne kanalin italian RAI 1, degjova komentet per aktivitetin dhe meritat shoqerore te Nene Terezes dhe e percolla me shume gezim e me emocione, kur degjova se ishte Moter shqiptare.

Ne ato vite, informacionet nga bota ishin teper te kufizuara, nuk kishte internet, nga nje here degjonim stacionet e huaja ne radio, por me shume kujdes. Kanalet e huaja televizive ishin te bllokuara. Me veshtiresi ndiqja kanalin italian RAI1, qe e shihja duke perdorur amplifikatorin - “kanaçe”, qe ma kishte dhuruar kusheriri im Samiu. Revistat e huaja, qe hynin ne Bibliotekat tona, ishin te pakta dhe ato me lajme qe me interesonin, lejoheshin vetem me autorizim.

Lajmi i nderimit me çmimin Nobel te nje murgeshe shqiptare, me nxiti kuriozitetin te kerkoj informacion me te plote. Ne keto rrethana, me erdhi ne ndihme shume e sjellshmja Donika Buda, kryesekretaria e Fakultetit te Mjekesise, e cila me paisi me autorizim per Biblioteken Kombetare, qe te me lejonte te shfrytezoja literature te rezervuar. Kesisoj, lexova shkrime te shumta per Nene Terezen dhe sa me shume lexoja, aq me e madhe me shfaqej figura e saj.

Ndermjet shkrimeve, me terhoqi vemendjen nje fakt i çuditshem, pothuajse sureal. Nene Tereza shkonte ne leprozaret e Hindise dhe jo vetem i mjekonte dhe u jipte ilaçet, por dhe i ushqente dhe i lante keta te semure te gjymtuar.

U befasova nga ky lajm, pasi sipas kritereve te mjekesise, ne te gjithe leprozaret e vendeve te Europes, pra ne qendrat e kurimit te semureve me leper, personeli mjekesor vishej me uniforme mbrojtese, me maska, me syze, me kapuça e me dy pale doreza, per t’u mbrojtur nga infektimi me bacilin e lepres, sepse eshte teper ngjites.

Nene Tereza i kishte kapercyer te gjitha kufijt e ketij realiteti dhe te ketyre kritereve mjekesore, pasi u sherbente te semureve pa masa mbrojtese, pra nuk vinte as maska, as doreza, as syze, asgje nga keto. Kur shihja lexoja per kete veprime tei pazakonta, pyesja vehten: Nga buron ky guxim dhe nga e merr kete force kjo grua, qe arrine te sfidoj mjekesine?

Kjo veper humanitare e pashoqe, kjo sakrifice sublime unikale, me perkushtim shembullor per njerezit e semure me leper, me la mbresa te thella. Me shume kujdes dhe ne konfidence u a tregova disa miqeve te mi si Sokrat Meksi, Tahir Hysa, Kristaq Morcka, Feçor Agaçe dhe Shaban Çollaku, por ata me degjonin me nje shprehje mosbesimi.

Lexoja shkrimet per Nene Terezen dhe mbaja shenime, qe i ruajta per shume kohe, madje i perdora si ilustrime dhe ne leksionet.

Ne vitin 1957, Nene Tereza vendosi te organizoj sherbimin ndaj te semureve me leper. Me ndihmen e nje mjeku hindian, grumbulloj dhe kuroj disa te semureve te prekur nga kjo semundje. Kjo eksperienc e ndihmoj ta çoj me tej kete nisem, kesisoj duke ndjekur modelin, qe zbatonte mjeku belg Madras, per t’i kuruar te semuret me leper ne shtepite ku banonin, Nene Tereza organizoj disa klinika mobile (te levizeshme), qe shkonin neper shtepite dhe ne qendra te tjera, ku trajtoheshin te semuret me leper.

Ne vitin 1958, Nene Tereza hapi qendren e kurimit te semureve  me leper ne Tigarah, nje lagje e degraduar ne periferi te Kalkutes. Si tregonte Lorenc Antoni: “Ajo ishte e lindur per te organizuar”, kesisoj arrijti te mobilizoj nje numer te madh motrash misionare dhe kriojoj infermieri, ku i sherbenin te semureve me leper dhe per “çudi te shkences”, as njera prej motrave nuk u prek e nuk u semur nga lepra.

Semundja e lepres ne Hindi ishte plage e madhe shoqerore, madje ishte leprozari i hapur me i madh i botes. Per te semuret me lepra, fillimisht kishte kontribuar dhe Gandhi, andaj Nene Tereza, per te nderuar vepren dhe ne kujtim te tij, qendren e kurimit te semureve me lepra e quajti Gandhiji's Prem Niwas ("Dhurate e dashurise per Gandhi-n").

Sherbimi dhe perkujdesja njerezore, qe i perkushtoj Nene Tereza ketyre te semureve, filloj te japi rezultate. Aktiviteti intensive higjenik ishte parimi mbi bazen e te cilit e filloj punen kunder lepres, duke e shoqeruar me mjekimin e kujdesshem, madje kjo praktike sot eshte shembull pergjithesues, ku mjekesia e gjen vehten te zbatuar si profesion dhe si mision, me dimensionet qe i a dha Nene Tereza me motrat e saj, qe i sherbyen atyre te semureve te braktisur nga pushteti dhe nga shoqeria. Nene Tereza thoshte: “Nuk ka leproze, eshte vetem semundja e lepres, e cila mund te kurohet”.

Dua te theksoj nje aspekt të veçantë dhe pse i njohur, dokumentuar dhe me filmime. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në botë mjek, infermjer apo person, që të perkedheli, t’i lajë e ti veshi leprozët, madje i vizitojnë me doreza e me maska dyfishe. Pjesa më e madhe e shoqërisë i përbuz këta të sëmurë dhe i izolon, por mos harroni se vetëm Nënë Tereza u ka shërbyer me dashuri, i ka përkedhelur, i ka përqafuar, i ka ushqyer, i ka larë, i ka veshur, i ka ndihmuar të shtrihen në shtrat, u ka lehtësuar dhimbjen, i ka kuruar, u ka dhënë shpresa. Nënë Tereza nuk u sëmur kurrë nga bacili tepër ngjitës i leprës.

Nuke ekziston asnje shenjtore tjeter ne historine e krishterimit, qe ti kete sherbyer te semureve leproze me kete perkushtim te jashtazkonshem si i Nene Terezes e kjo eshte nje mrekulli e vertete.

Ne vitin 1961, guvernatori i Bengala, i dhuroj Misionit te Nene Terezes, nje terren 300 km larg Kalkutes, ku Ajo ngrijti qendren e Shanti Nagar “qyteti i paqes”, ku mblodhi te semuret me lepra, te cilet aty jetonin, punonin token, mbanin bageti e zhvillonin aktivitete artizanale dhe shoqerore.

Ne kete leprozar, kane sherbyer vullnetarisht Nene Tereza dhe motrat e misionit. Prania e kontributi i tyre ishte jo vetem mjekesor, por ishte dhe nje faktor i fuqishem psikologjik e moral, qe ndihmoj, ne rikuperimin social te ketyre se semureve, duke evituar emargjini-min dhe braktisjen.

Sherbimi ndaj te semureve me leper, larja, mjekimi dhe ushqyerja e tyre pa masa mbrojtese, eshte veprim i rralle e pa preçedenta, qe i kapercen kufijt e imagjinates dhe te realitetit te asaj kohe.

Nene Tereza, me kete veprimtari fisnike dhe humanitare, sfidoj semundjen, mjekesine, politiken dhe shtetin e Hindise. Ajo, se bashku me motrat e misionit, keto sherbime i kryenin me dashuri e dedikim hyjnor, per me teper se ne ato vite shkencat mjekesore ishin te paafta te kuronin kete semundje te rende inavlidizuese dhe gjymtuese.

Ne fund te vitit 1979 fillova ciklin e leksioneve me studentet e vitit III te mjekesise. Sipas programit, ne leksionin per inflamacionin kronik, trajtoja lepren dhe tuberkulozin si semundjet me tipike te kesaj kategorie e ndersa flisja per lepren, u tregova studenteve, se ne luften kunder kesaj semundje, eshte shquar murgesha shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu e njohur ne bote si Nene Tereza, e cila pak dite me pare, e nderuan me çmimin Nobel.

Kaq u thashe. Shkurt dhe qarte, sa mund te flitej ne nje leksion. Kete lajm, studentet e priten me entusiazem e shume prej tyre, pas leksionit me bene shume pyetje.

Te nesermen, sapo perfundova mesimin me studentet, laborantja e katedres Donika me tha: “Telefonuan nga sekretaria e fakultetit, te kerkon dekani, te shkosh menjehere”.

Pa asnje lloj preokupimi e ne qetesine time shkova ne dekanat.

Ne zyre ishte dekani dhe sekretari i Byrose te Partise te Fakultetit. Nuk me ftuan te ulem e ndersa qendroja ne kembe para tyre, sekretari i partise menjehere m’u versul:

- Qe kur ke filluar te na mbajsh leksione per fene dhe per murgesha?”

Ne moment shtanga, per kete pyetje kesisoj brutale dhe akuzuese, por ai nuk me la kohe as te hap gojen, se vazhdoj edhe me eger:

- Ti ke ofenduar figuren e pedagogut, ke vepruar ne kundershtim me mesimet dhe politiken ateiste te partise. Ky eshte veprim antiparti. Nuk do ta kalojme ne heshtje, do ta analizojme ne kateder dhe ne organizaten e partise e do te marrim masa.

- Me lejoni t’i u spjegoj, - nderhyra ne momentin, qe sekretari i partise beri nje pauze te shkurter, per te marre fryme nga vrulli i kritikave.

- Pusho! Do te na japish dhe spjegime, degjo e mos fol. Harrove se per pikpamjet e tua liberale, partia te qarkulloj dy vjet ne Dumrè, por ti nuk ke reflektuar, nuk e ke vleresuar ndihmen e partise dhe tani na  propogandon dhe fene katolike. Turp.

- Me lejoni te shprehem, insistova une, - por sekretarit u be me i eger.

- Jo, nuk te kemi thirrur per te degjuar justifikimet tuaja, por degjo çfare te themi. Ne leksionet ti duhet te pasqyrosh boshtin ideologjik te Partise dhe jo te na flasish per murgesha e per fe katolike.

Ne kete atmosfere te nxehte, nuk prita te mbaronte dhe nderhyra.

- Nene Tereza eshte nderuar me çmimin Nobel per paqen, kete kam thene dhe ky eshte nje fakt, qe nderon kombin tone e s’kemi perse ta fshehim, per me teper se ajo e deklaron publikisht se eshte shqiptare.

- Po na kundervihesh, - m’u hakerrye sekretari, - po na tregon dhe çfare duhet te bejme. Ne vend qe te bejsh autokritike, ti po vazhdon t’i thellosh gabimet e ky qendrimi tend eshte preokupant.

Dekani qendronte kokeulur e nuk fliste, por kur pa se debati u acarua, nderhyri e m’u drejtua butesisht dhe qarte:

- Shiko Lutfi, ke gabuar e duhet te reflektosh. E mbyllim kete ngjarje te papelqyeshme ketu mes nesh, shko dhe mos e perserit më, ne rast te kundert, do te na detyrosh te mbajme qendrim te rrepte.

Dola pa i pershendetur dhe i revoltuar me qendrimin e eger te sekretarit te partise, por nuk me bindi dhe zgjidhja qe dha dekani, qe me teper ishte nje urdher dhe kompromis per te mbyllur gojen.

Isha i bindur, se nuk kisha gabuar. Per mua nuk ishte sakrilegj te flisja per vepren humanitar te Nene Terezes, ne perkujdesjen dhe kurimin e te semureve me leper, pasi kesisoj i transmetoja studenteve nje mesazh qarte, per misionin ne trajtimin e te semureve te rende e njekohesisht i çliroja nga psikoza e frikes per kete semundje ngjitese.

Si kuptohet u bera viktime e paragjykimeve ideologjike, qe ne kete rast, binin ndesh me misionin humanitar te mjekesise bashkekohore. Kete ngjarje te papelqyeshme e diskutova vetem me miqt e me te ngushte e ata te preokupuar insistonin te beja kujdes e te mos flisja me te tjere. Natyrisht nuk i mora shume ne konsiderate keto keshilla, pasi here pas here, ne ambjente te ngushta intelektualesh dhe jo rralle, Nene Tereza ishte objekt diskutimi.

Me 19 shtator 1988, ne Bolonja, rektoret e universiteteve europiane firmosen Magna Charta Universitatum Europearum, dokument i rendesishem, qe shpalli parimet fondamentale te reformes te sistemit universitar. Ne kete takim merrte pjese dhe Nene Tereza.

Ne ceremonin e hapjes te ketij aktiviteti ne sallen “Alma Mater”, rektori i Universitetit te Bolonjes, i akordoj Nene Terezes diplomen Doctor Honoris Causa ne shkencat shoqerore, per kontributin e shquar ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Nene Tereza, duke shprehur mirenjohjen per kete vleresim, nuk harroj te perseriste origjinen dhe gjakun e saj shqiptar e te theksonte se ky nder nuk i perkiste vetem asaj, por te gjithe motrave misionare. Ne fund te fjales per te shprehur mirenjohjen per vleresimin nga Universiteti i Bolonjes, Nene tereza tha: “te gjitha i bejme ne emer te  Krishtit, Vepra e jone eshte dashuri per te varferit eshte dashuri per paqen”, nje mbyllje kuptimplote e njejte si ajo qe beri ne fjalen e pershendetjes ne Oslo, kur i dhane çmimin Nobel.

Ne kete aktivitet merrte pjese dhe nje delegacion i Universitetit te Tiranes, por ata nuk e takuan Nene Terezen, madje Partia i urdheroj dhe te mos firmosnin Magna Charta.

Ky eveniment u be objekt diskutimi me koleget dhe miqt e mi. Te gjithe vleresonin kete nderim te merituar, qe i u be Nene Terezes, si e para shqiptare me titullin Doctor Honoris Causa, por shprehnim dhe indinjate, qe takimi i Bolonjes dhe nderimi i Nene Terezes, nuk u pasqyrua ne mass median tone mjerane e te politizuar. Edhe rektori i Universitetit te Tiranes, qe kishte marre pjese ne takimin e Bolonje, nuk u rezervua te shprehte paknaqesine, per keto vendime absurde.

Nuk vonoj shume, madje me pak se nje vit, Nene Tereza erdhi ne atdhe dhe u be protagnosite e jetes shqiptare dhe une pata fatin e madh ta takoj e ta njoh, ndofta me shume se te tjeret.

Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri.

Pas shumë vite kërkesash insistuese personale dhe zyrtare, më së fundi, në gusht të viti 1989 Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, e realizoj deshirën e madhe e te kahereshme per te vizituar Shqiperine. Ndonese ishte nje vizite e shkurter, per Nene Tereza ishte e fillimi i çmalljes dhe i lidhjes me atdheun, si u shpreh para largimit: “vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova popullin tim”.

Ne aeroportin e Rinasit, Nene Terezen, e priti Jorgo Milica kryetari i Komitetit Shteteror i Mardhenieve me Jasht. Ne kete vizite te pare, Nene Terza shoqerohej nga motrat misonare, mes tyre motra Agnese nga Kosova dhe gazetaria kanadezo-amerikane Jannette Petriè.

Nobelistja me famë botërore Nënë Tereza, është personaliteti i parë shqiptar, që parapriu dhe i hapi rrugën integrimit të vlerave kulturore të shumë personaliteteve shqiptare ne emigracion, që i u rikthyen publikut tonë pak vite më vonë, si Martin Camaj, Isuf Luzaj, Xhim Belushi, Sten Dragoti, Arshi Pipa, Eliza Dushku etj.

Për opinionin shqiptar dhe të huaj, vizita e Nënë Terezës misionare katolike dhe humanitare e shquar ishte befasuese, duke menduar se regjimi komunist, të dyja këto i kishte të ndaluara, por nga ana tjetër, ardhja e Nënë Terezës ishte mirësia dhe mesazhi i parë i ndryshimeve pozitive, që do të përfshinin jetën shqiptare, madje kjo vizitë parapriu lirisë të besimeve fetare, që u shpallën një vit më pas dhe ndryshime-ve të medha politike e sociale, që e çuan Shqipërinë e vogel, në rrugën e madhe te demokracisë.

Gazetari spanjoll Luis González-Balado, ne biografine per Nënë Terezen, te botuar ne vitin 1997, pershkruan deshiren dhe emocionet e saj, kur me se fundi, iu dha mundesia te vizitonte Shqiperine.

Ai kujton nje leter te vitit 1990, qe Nene Tereza i dergonte motrave te misionit te saj ne Shqiperi, ku nder te tjera u thoshte: "Lavdi Hyut, per gjithcka ka bere per ne në Shqiperi, ku njerezit kane kaq shume dashuri dhe etje per Ate".

Pavaresisht pamundesise, per t'u gjendur prane fizikisht dhe shpir-terisht me “njerezit e saj, qe vuanin ne mjerimin e diktatures”, Nene Tereza kurre nuk i harroi, perkundrazi i mbajti ne zemer dhe lutej perdite per vendlindjen, per Shqiperine dhe per Kosoven.

Papa Gjon Pali II shkruan: “Aktiviteti dhe deshmia e saj kontribuan ndjeshem ne bote per mbajtjen gjalle te miqesise me atdheun e saj edhe gjate periudhes se erret te persekutimit komunist antifetar”.

Per viziten e pare ne atdhe, Nënë Tereza shkruante: "Shqiperia nuk eshte enderr. Njerezit e mi kane vdekur atje, por une kam marre Krishtin per dore dhe t'ia çoj fisit tim, te ringreme tempujt e fese me misionaret, qe u dergjen burgjeve; t’i perkedhel guret dhe te lutem ne gjuhen time shqipe".

Ardhjen e Nënë Terezes ne Shqiperi, opinioni zyrtar komunist i kohës e komunikoj si “vizitë private” dhe “vizitë jo zyrtare”, por ne fakt e mbylli ne kronizen e ngushte te zyrtarizmit komunist.

Për mendimin tim, pavarësisht nga ky motivim burokratik dhe politik, ardhja e Nënë Terezës ishte rikthimi ne vendin e vet, ardhje ne “gjini”, si shprehej publikisht “po shkoj te takoj fisin tim” dhe pse për shumë vite, kjo e drejtë i ishte mohuar me urdhera dhe justifikime absurde politike e pa asnjë bazë morale dhe njerëzore.

Nënë Tereza, prej vitesh kishte kerkuar te vinte ne Shqiperi per te takuar nena Dranen dhe motren Age, qe jetonin ne Tirane dhe qe nuk i shihte qe nga viti 1928, kur u nis ne mision.

Kishte derguar letra disa ambasadoreve, i kishte drejtuar kerkesa Ministrise se Jashteme e deri qeverise, por gjithmone i ishte refuzuar, madje ne shumicen e rasteve, as nuk i ishin pergjigjur.

Duke pranuar ardhjen e Nënë Terezes, regjimi konservator i kohës bëri një hapje të ndrojtur, për t’i treguar opnionit të brendshëm dhe atij të jashtëm, se po ndryshonte.

Vizita e Nënë Terezës u prezantua me lajme të kontrolluara, duke i servirur popullit vetëm takimet me zyrtarët e regjimit, vizitën ne varrezet e dëshmoreve dhe per “te shpetuar shiprtin e tyre mëkatar”, njoftuan shkurt per vizitën, qe Nene Tereza beri ne varrezat e Sharres, ku janë varrosur nëna Drane dhe motra Age.

Shpirti i Nene Terezes, ishte perveluar nga malli per nenloke Drane dhe motren Age, qe nuk arrijti t’i shohi sa ishin gjalle. Ishte nje mall i madh e plot dhimnje, qe i rendonte ne zemer prej shume vitesh. U ul ne gjunje, e perkedhelte mermerin, vuri lule e ndersa lutej, i rrodhen lotet. U lut per sejcilen me vehte e per te dyja se bashku dhe ne fund, ngrijti duart drejt qiellit e me denesa tha ne shqip: “O nanlokia jeme, o motra jeme, shpirti u pushofte ne paqe, amen”.

Gjate vizites në varrezat e Sharres, Nene Terezen e shoqëroj Marie Kraja, mikja e motres Age, e cila gjate rruges kthimit ne qytet, i tregoj dhe rrugicen, ku dikur kishte banuar nena Drane dhe e motra Age.

Ne programin e aktiviteteve ishte dhe nje vizitë e shkurter ne spitalin onkologjik. Nënë Tereza hyri ne dy dhoma, i pershendeti dhe i perqafoj te semuret, si te ishin persona te njohur prej kohesh. Gjate vizites ne spitalin onkologjik, Nene Terezen e shoqeroj Dr Adelina Mazreku.

Kur dolem nga spitali onkologjik, Jannette Petriè dhe motra Agnes, me moren me nje ane dhe me kerkuan t’i ndihmoja per dy ilaçe, madje me dhane nje leter, ku ishin shkruar emerat e ilaçeve.

I degjova me vemendje dhe ndersa po i veshtroja, ndofta me pak habi, Jannette Petriè, me konfidoj: “I duam per Nënë Terezen” dhe ne vazhdim shtoj “disa muaj me pare Nënë Tereza kaloj infarkt miokardi, me çrregullime te ritmit, andaj i kane vene pacemaker, por me qe keto dite pati rritje te presionit te gjakut, i telefonuam mjekut tone dhe ai na keshilloj te marri keto dy ilaçe”.

Pasi me tregoj kete sekret, Jannette beri nje shenje me dy gishta te kryqezuara para buzeve, duke me sugjeruar, se ky ishte nje sekret i madh midis nesh. Dhe une bera te njejtin veprim e i thashe, se do t’u çoja une vete ilaçet. Kete bisede e kete rrethane shendetesore te Nënë Terezes, po e tregoj publikisht pas 25 vitesh dhe besoj se mikja ime Jannette Petriè do te me fali, qe nuk e mbajta fjalen e dhene.

U ktheva ne zyre dhe i telefonova drejtorit te Depos se Barnave, mikut tim Sadik Berisha, i cili ne kohe te shpejt m’i solli te paketuara. Nuk kishte kaluar as nje ore nga biseda dhe kur shkova t’i takoj e t’i dorezoj ilaçet, Jannette dhe Agnes u befasuan e u gezuan. Janette me pyeti sa duhej te paguante e une i u pergjigja: “Sherbimi mjekesor per Nënë Tereza eshte gratis, perderisa dhe ajo gratis i sherben njerezve”.

Te nesermen Nënë Terezen e shetiten neper Tirane.

Kuptohet se te gjitha keto aktivitete ishin te organizuara brenda kornizes të burokracisë komuniste, ishin vizita protokollare, me pak publik të zgjedhur, por kjo hapsirë zyrtare, ishte shumë e ngushtë, për permasat gjigande të Nënë Terezës.

Ndryshe nga protokolli shteteror, Nënë Tereza mbante qendrim të thjeshtë, pa formalizem, pa sjellje artificiale, ishte krejt e çpenguar nga zyrtarizmi, çka e rriste edhe më shumë madhështine e shpirtit te saj fisnik.

Në takimin me presidentin R. Alia, gjatë gjithë kohës, Nënë Tereza i a mbajti duart shtërnguar, i foli hapur me dashuri nëne, duke e quajtur “biri im”, ndërsa presidenti u mundua të tregohej miqësor, por nuk harroj dhe ta genjejë, duke i thënë se në Shqipëri nuk ka të varfer dhe as të braktisur, kësisoj i a mohoj kërkesën, për të hapur ne atdhe, shtëpinë e misionit të dashurisë, ndërkohë, që deri ne vitin 1989, ajo i kishte hapur në 96 vende të botës, madje dhe në vendet më të zhvilluara si USA, Anglia, Kanada, Italia, Franca etj.

Propoganda e kohës e mbajti te fshehur këtë rrethanë, ndërsa në takimin e Ramiz Alise me intelektualet e kryeqytetit, Ismail Kadare e kritikoj duke i thene: “I treguat gënjeshtra një plake të shkretë”.

Nënë Tereza pothuajse nuk njihej në Shqiperi, ndersa figura e saj kishte pushtuar mbarë botën, si misionare katolike si Misionare e Dashurise, si personaliteti me i shquar i veprimtarive humanitare.

Qendra e aktivitetit të saj është Kalkuta, ku ndodhet “Shtepia e Nënës”. Në këtë shtepi, që dikur kishte qenё një nga tempujt më të lashtë hindu, kishin shkuar ta takonin Mbreteresha e Anglise, Presidenti e kryeministri i Hindise, presidentat e SHBA (George Bush, Jimmy Karter), principesha Diana, Yaser Arafat e shumë personalitet të tjera boterore.

Me veprën dhe shpirtin e saj humanitar, Ajo e kishte rrokur tërë botën, ishte bërë qytetarja më e nderuar.

Në se do ta përmbledhim në pak fjalë veprën e Nënë Terezës, do të perkufizohej perkushtim në besimin katolik, në dashurinë për njeriun dhe shpresë për të varfërit, te semuret dhe të vuajturit e kësaj bote të pamëshirëshme.

Pikërisht dashuria për njeriun dhe per jeten, ishin te mishëruar ne perfeksionim te Nënë Tereza, e cila i u përkushtua me pasion sublim njeriut të varfër, të semurëve, të vuajturve, te braktisurve, jetimeve, të gjithe nevojtarëve pa dallime etnie dhe feje.

Ajo u shërbeu me pasion të gjithë atyre, që jeta dhe shoqëria i kishte braktisur, u sherbeu me përkushtim, u kujdes me devotshmëri për t’i ndihmuar, per t’i shëruar dhe ju dha dashuri, gëzim e shpresa.

Per kete veper sublime te Nene Terezes – misionare e dashurisë, bota e nderoj duke e quajtur Nëna e dashurisë.

Gjatë ditëve të qendrimit në Shqipëri, mass media shpërndante lajme të shkurtëra, të thata, pa komente, pothuajse heshti, nuk tregoj asgje per aktivitetin dhe kontributet e shquara te Nënë Terezes dhe as per kerkesat qe u kishte prezantuar politikes shqiptare.

Aktiviteti i parë publik ishte takimi ne një nga sallat e Piramidës, ku merrnin pjesë të gjitha përfaqesit diplomatike të akredituara në Tirane, intelektuale dhe funksionarë te partise dhe te shtetit.

Në këtë “vizitë”, shoqerohej nga gazetarja Janette Petriè, autorja e shumë dokumentareve për veprën humanitare të Nënë Terezës, madje një nga këto dokumentarett u shfaq ate ditë, çka ndihmoj të njihej madhështia e figurës të shqiptares më të madhe të planetit.

Si ndodhte në atë kohe, gazetaren kanadezo-amerikane Janette Petriè nuk e perfilli askush, madje e “harruan” dhe ajo, bashkë me dy motrat e Nënë Terezës, me vështirësi gjetën vende ne rradhën e fundit të sallës.

Pas perfundimit të ceremonisë, Nënë Tereza u rrethua nga trupa diplomatike e akredituar ne Tirane, madje dhe ambasadoret e pranishem e shkelen protokollin e nuk i linin rradhë njeri tjetrit, për ta takuar e për ta pershendetur.

Shumica e shqiptareve pjesmarrës ne kete takim u larguan, ndërsa Prof. Ylli Popa dhe une pritëm “rradhen”, per ta takuar dhe per ta përshendetur. Ishim dy te fundit kur u afruam e Prof Ahmet Kamberi, Ministri i Shendetësisë, që e drejtoj kete aktivitet na prezantoj.

Prof Ylli i tha: “Ky gjoks i vogël, mban brenda një zemër të madhe, ku merr ngrohtësi e gjithë bota”.

Unë isha tepër i emocionuar e kur ma dha dorën, i a mora e i a putha e me pas e përqafova e i thashë: “Jam i lumtur, se përqafova Nënën e dashurise, Nënë e botes”.

Gjatë qendrimit në Tiranë, Nënë Tereza i respektoj rregullat, që kishte përcaktuar protokolli zyrtar, por shteti nuk e respektoj e nuk i plotesojë asnjë nga kërkesat e saj. Ajo nuk kërkoj favore, as privilegje, as dhurata, thjeshtë propozoj të hapte dhe në vendin vet, shtëpinë e Misionit te Dashurisë (Missionaries of Charity), ashtu si kishte hapur në shumicen e vendeve te tjera të botës.

Gazetarja Jannette Petriè, ishte prekur dhe e revoltuar per refuzimin e kerkeses te Nene Terezes. Në asnjë vend tjetër nuk e kishin refuzuar, askush nuk i a kishte mohuar kerkesen modeste per hapjen e shtepive te bamirësise, ishte hera e parë, që ballafaqohej me një qendrim te tillë mosperfillës, por ajo nuk shprehu zemërim, as paknaqësi, madje as nuk u dekurajua, përkundrazi, kjo ngjarje i dha forca e kurajo, per t’i zgjidhur vetë të gjitha punët, si veproj në udhetimet e më pasme.

Kembengulja dhe llogjika e forte ishin armet e Nënë Terezes, si vepronte kur ndodhej para kryetareve te shteteve dhe diktatoreve te asaj kohe, qe nuk ishin te paket.

Para tyre Nene Tereza fliste me dashuri hyjnore, pa bere kritika, por me forcen e dashurise e me llogjike te forte, qe e karakterizonte, arrinte t'i imponohej çdo shpirti te trazuar e te eger te pushtetarve.

I tille ishte qendrimi i Nënë Terezes kur takoi Fidel Kastron, i cili fillimisht kundershtoj hapjen e shtepive te bamiresise ne Kube, duke i thene se kubaneve u a siguron shteti çdo nevoje per arsimim, punesim dhe shendetesi.

Nënë Tereza iu pergjigj: "Shume mire zoti President. Por a nuk ka ketu njerez te vetmuar, femije te braktisur, vajza-nena, pleq te lene vetem, te alkoolizuar apo ish te burgosur? Edhe ata jane bij te Hyut e ne kujdesemi dhe per ata". I mposhtur nga kjo llogjike, Fidel Kastro u dorezua e i u pergjigj: "Revoluconi dhe populli kuban ju mirepret".

Takimi me Nënë Terezen, i la mbresa te thella Kastros, i cili ne vitin 1991, gjate nje vizite ne Ambasaden tone ne Havana u shpreh: “Shqiptaret jane popull i madh, perderi sa kane nxjerr nje figure te madhe si Nene Tereza”.

Po keshtu ndodhi dhe me dikatatorin e Irakut Sadam Husein. Si dihet, Ai i kishte refuzuar takimet me perendimoret e çdo niveli, por pranoj ne priste Nënë Terezen dhe pasi e degjoj kerkesen e saj per te hapur Shtepite e Misionit te Dashurise ne Irak, te ketyre qendrave per te ndihmuar popullin, te varferit, jetimet pa dallim feje, urdheroj t’i viheshin ne dispozicion ndertesat te pershtateshme.

“Te gjithe njerezit, te krishtere, mysliman, budiste, hindù jane bij te Zotit dhe pa Zotin jemi te varfer, per te ndihmuar te varferit”, i tha Nene Tereza diktatorit, qe u dorezua pa kushte para forces se llogjikes dhe shpirtit te saj te madh humanitar.

Ky eshte rast pa preçedenta ne historine e vendeve arabe, ishte hera e pare qe nje moter katolike behej protagoniste dhe impononte nje diktator mizor si Sadami, te thyhej para llogjikes e thjeshtesise te kesaj gruaje te madhe. Sadami pranoj kerkesen e Nënë Terezes, nderkohe, qe vendet perendimore e kishin mberthyer ne embargon e eger ekonomike.

Me hapjen ne Irak te Shtepiave te Misionarie della Carità, Nënë Tereza sfidoj si politiken perendimore, qe bente presion me embargo, por dhe Sadamin, qe me kryeneçesi masakronte popullin e vete dhe refuzonte hapjen dhe bashkpunimin me perendimin.

Populli i thjeshte irakian i shprehu mirenjohjen, e nderoi dhe e respektoj Nënë Terezen dhe misionaret e shumta, qe shpetuan nga thonjte e vdekjes me mijera femije te uritur e te semure, me mijera njerez te cfilitur nga semundjet dhe nga lufta. Ata hapen Shtepite e Dashurise ne te kater anet e atij vendi te martirizuar nga konflikti i armatosur.

Gjate vizites se pare ne Shqiperi, Nënë Tereza u be protagoniste e disa ngjarjeve, qe shprehnin personalitetin e fuqishem te kesaj gruaje me zemer te madhe, ndonese keto ngjarje u mbajten te fshehura nga regjimi komunist. Nder keto ngjarje do te permend nje rrethane me rëndësi të veçantë, që shpreh madhështinë e figurës të Nënë Terezës, tolerancen e saj, shpirtin mëshiremadh dhe pajtues.

Shteti komunist, per shume vite i a mbylli deren Nene Terezes, por Ajo i fali shtetarët shqiptarë për padrejtesitë që i kishin bërë, i fali dhe i ftoj që të shikojmë përpara, drejt një të ardhme të re, madje pranoj dhe ftesën të hante darkë me N. Hoxhën, e cila dhe ajo e gënjeu se në Shqipëri nuk ka të varfër.

Vendimi Nene Terezes, per te pranuar ftesen per darke me gruan e diktatorit, ishte nje perjashtim, ndofta i vetmi, pasi Nene Tereza kurre nuk kishte pranuar ftesa per darka e dreka me funksionar shteti apo partiake, nuk kishte marre pjese as ne bankete zyrtare, ose private, gjithmone i kishte refuzuar me shume dinjitet e personalitet. Kesisoj veproj dhe me Komitetin e Çmimit Nobel, kur e ftoj në darkën zyrtare,  por Nene Tereza e refuzoj duke u thënë: “Nuk mund të pranoj një darke te tille, per deri sa njerezit vuajnë dhe vdesin nga uria ... Une dua te jem e varfër si janë ata”.

Me 8 gusht Nënë Tereza u largua nga Shqipëria duke marrë me vete nderimin, respektin dhe shume dashuri nga populli i saj.

Gjate kesaj vizite te shkurter, mori vetem një qylym të vogël me motive shqiptare, qe i a dhuruan puntorët e Artistikes Migjeni. Kete qylym e mbante kudo me vehte, madje e risolli perseri kur u kthye ne Shqiperi, sepse e përdorte personalisht në dhomën e lutjeve, madje deri në ditët e fundit të jetës.

Ne shtator te vitit 1989, Nene Tereza dha dorheqien si superiore e urdherit Misionaret e Dashurise, por pas nje votimi masiv te motrave misionare, me unanimitet e ndonje abstenim te rralle, e rizgjodhen perseri, andaj u detyrua te te qendroje ne drejtimin e kongregacionit.

Megjithe rendesen fizike te moshes dhe problemet shendetesore, Nene Tereza vazhdonte aktivitetet me te njetin intensitet, gjithnje ne aksione, per zgjerimin dhe fuqizimin e Misionit te dashurise.

Shtepite e Misionit te Nene Terezes gjallonin ne mbare boten. Rradhet e misionit shtoheshin me motra te reja, por keto suksese nuk e qetesonin shpirtin e trazuar, nuk e çlironin nga pengu, qe s’mundi te hapi ne Shqiperi misionin dhe shtepite e Dashurise.

Ne letren me urimet per Pashket, Nene Tereza me shkruante se megjithe impenjimet e shumta, mendjen e mbante ne Shqiperi e po perpiqej te gjente kohe te lire, per t’u rikthyer dhe ne fakt nuk vonoj ne vitin 1990 erdhi perseri.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: