Lutfi Alia: Prolog për Nënën e Dashurisë (1)
| E Diel, 22.06.2014, 03:05 PM |

PROLOG PËR NËNËN E DASHURISË (1)

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Nene Tereza, kjo grua e madhe me trup vogel, e veshur me sarin e bardhe, me kordona blu ne buzet anesore, me koken te mbuluar lirshem, ashtu si e vinte shamine nena Drane; me kryqin te fiksuar nёn supin e majte mbi zemer; ne kembe vetem sandalet, gjithnje duke ecur me hap te shpejte, por te sigurte, si neper rruget e botes dhe kur ngjiste shkallet e pallateve mbreterore, kur hynte ne zyrat e presiden-tave, te kryeministrave, te pushtetareve, me te njejtin ritem ecte ne shtepite e motrave te Misionit dhe kur hynte ne shtepite e popullit te thjeshte, per herë dhe kudo ishte Nënë Tereza, dinamike e fuqishme dhe e thjeshte deri ne madheshti.

Kur veshtroja Nënë Terezen, perballesha me pamjen e saj hyjnore, me as me te voglin dyshim në këtë aspekt; shihja syte e saj te zinj, plot drite, nga buronte nje vështrimi i bute, i embel, i qeshur, depertues, plot miresi, por dhe serjoz e guximtar, mbushur me preokupim dhe rralle here me zemerim, qe e kthente ne force e ne aksion, per te zgjidhur problemet shumta te pjeses se mbrapsht te botes.

Ky portret i mirenjohur dhe i dashur nga te gjithe, plotesohet me nje karakteristike tjeter te veçante te Nene Terezes, me pershendetjen e saj tipike, me dy pellembet e duarve te bashkuara para gjoksit te vogel, qe i puthiste lehte – lehte, si te merrte per te vendosur brenda zemres te saj te madhe, te mbushur me dashuri nëne.

Kujtesa e jone eshte ushqyer me fotografitë e panumërta të Nene Terezes, te “Shenjtores së Kalkutës” dhe te gjithe e lidhim me fytyrën e bukur e fisnike, me buzeqeshjen e embel, plot dashuri e perkushtim dhe qe kurre nuk shprehu lodhje.

Rendja e viteve, kishte lene gjurmet e moshes dhe te mundimit, por dhe pse fytyra i ishte zbukuruar me rrudha, mbetej gjithnjë e qeshur e ndriçuar nga brenda, prej nga vërshonte ngrohtësi, dashuri, besim, guxim, forcë dhe optimizem.

Një vështrim i ngrohtë plot dashuri për një botë të mjerë, kështu shfaqet Nënë Tereza, shumë më përtej kufijëve të Kishës katolike dhe ftohetesise zyrtare te pushteteve.

Ashtu si populli e kish “kanonizuar” papën e mirë Joanin XXIII, shumë më përpara se të hynte zyrtarisht në katalogun e të fatlumëve edhe lumnimi “i posaçëm” e i shpejt i Nënë Terezës shqiptare, nuk shkaktoj kurrfarë dyshimi, apo proteste të rrëmbyer, perkundrazi, nxiti deshiren e pergjitheshme “te shpallej menjehere shenjetore”, kesisoj populli, ashtu si dikur e quajti Nena e dashurise, sot e ka “kanonizuar” e ne mbare boten e ka shpallur e Shenjta Nene Tereza.

Gjithkush sot eshte i bindur se Papa Gjon Pali II, admiruesi i madh i murgeshës trupvogël shqiptare, i detyrohej asaj si prova mirënjohje  në emër të Kishës, per vepren madheshtore dhe te rralle, qe Ajo kishte kryer në emër të varfërve dhe te njerezve qe vuanin, në emër të dashurise për njerëzimin.

Ashtu si shenjёtorёt e tjere, Nene Tereza eshte kudo e pranishme dhe frymezuese, pasi Ajo ka lene testamentin e besimit katolik te paster dhe te ndjere ne shpirt, optimizmin dhe shpresen gjithmone fitimtare, thjeshtesine e admirueshme, dashurine hyjnore per njeriun, forcen, dhembshurine dhe perkushtimin per te ndihmuar te gjithe te varferit, te uriturit, te semuret, ata qe vuanin e qe ishin ne veshtiresi.

Gadishmeria dhe perkushtimi i saj ndaj thirrjes se Jesu Krishtit “Eja, behu drita ime”, e bene misionare te bamiresise, nenen e te varferve, nenen e dashurise, deshmitare e dashurise te Zotit, simbol te konpasionit per boten, per çka populli e ka quajt dhe Nena e botes.

Prirja dhe frymëzimi i Agnes Gonxhe Bojaxhiu, per t’i u dedikuar vepres se Krishtit, e kane zanafillen në zemër te vendlindjes arberore, e cila ne ato vitet e rinise se saj te brishte, ishte copetuar e ne mjerim.

Inspirimi per te hyre ne sherbim te vepres te Krishtit, i erdhi natyrshem, ashtu si i lindi ne shpirtin e saj te ndjeshem. Per kete dedikim Nene Tereza tregon: “Isha ulur ne gjunje para Zonjes te Letnice, ne Santuarin prane Shkupit, kur degjova thirrjen hyjnore. E kujtoj shume mire ate mbremje te festes se Assuntes. Po lutesha e kendoja e mbushur me gezim te brendshem, kur degjova zerin e Zotit, qe me ftoj t’i kushtohem e gjitha Atij, te konsakrohem ne sherbim te njerezve”.

Qe ne zanafill, Gonxhe Bojaxhiu u pri t’i sherbente njerezve ne emer te zotit dhe jo te mbyllej si murgeshe ne nje manastir, per ta kaluar diten me lutje, por te hynte ne aktivitetin misionar.

Vendimin te hyje ne aktivitetin misionar, vasheza trup imet dhe e ndrojtur, i a tregoj nenlokes se saj te dashur e kete çast e pershkruan me shume thjeshtesi e mall: "E shenjte ishte nena ime, por nuk donte te me humbiste. U mbyll ne dhome tere diten e ne mbremjen tjeter me tha: Po ta jap lejen, shko, vene doren tande ne doren e Jezusit dhe veshtro perpara e kurre mos shih pas." Gjitheçka rrodhi natyrshem, nje perkushtim shpirteror i brendshem.

Ne gusht te vitit 1928, Gonxhia mori vendimin: “... me ne fund kam vendosur para Zonjes Sonё, do shkoj ne mision e do t’i perkushtohem teresisht Zotit dhe shpetimit te shpirterave”.

Kesisoj nisi jeta e misionares, e lajmetares se ungjillit. Ishte vetem 18 vjeçe kur vendosi te merrte perkushtimin si misionare e Motrave te Loretos, nje dege e Institutit “E Lumnumja Virgjeresha Maria”, me aktivitete misonarё ne Hindi. Letres qe i dergoj Gonxhia i u pergjigjen shpejt, duke e njoftuar se e kishin miratuar kerkesen e saj.

Me 26 shtator 1928 nisi udhetimin e pare, qe vazhdoj pa ndaluar tere jeten. Pas nje bashke-bisedimi prezantues ne Paris, e derguan ne Urdherin e Motrave te Loretos ne Dublin – Irlande, ku qendroj per te marre mesimet e anglishtes dhe ku mori velin e motres ne rishtari.

Ne zbatim te rregullave te Urdherit te Motrave te Loretes, Gonxhia mori emeri Maria Tereza e Jesu Krishtit, si Shen Tereza e Lisieux dhe te gjithe e therrisnin Moter Tereza.

Per kete zgjedhje qe beri Moter Tereza, shkruan: “Mora emerin e Terezes, por jo ate te Terezes se madhe te Avila, zgjodha emerin e te vogles, te Terezes se Lisieux”. Marrja e emerit te shenjetores, ishte rregull i rendit te Motrave te Loretos, por Gonxhia beri nje zgjedhje te veçante, qe i lindi si thirrje e brendeshme, si tregon vete: “Tereza e Liseiux beri gjera te vogla me dashuri te madhe; gjera te zakonshme me dashuri te jashtezakoneshme; ja, pse u be e Shenjte dhe une besoj, se ne mund ta perdorim kete shembull ne jetet tona, duke bere gjera te vogla me dashuri te madhe”.

Pasi qendroj pak muaj ne Dublin, ne dhjetor te vitit 1928, rishtaria Tereza u nis per në Hindi, kesisoj filloj nje udhetim te gjate dhe vazhdoj pelegrine tere jeten, me impenjimin shembullor ne misionin e saj fetar dhe humanitar, deri sa “pushtoj” tërë botën, si misionare e dashurise per njeriun.

Gjithe kjo madheshti besimi ne fene katolike dhe sherbimi per te vuajtur dhe per te varferit, pa dyshim e ka origjinen ne edukimin qe mori ne familje, nga babai Nikolla dhe nga nena Drane, si dhe nga shoqeria shqiptare e kohes. Per ato vite femijerie Nene Tereza kujton: “Dhe pse ndiqja shkollen laike, para se gjithash familja e ime e me pas famullia Zemra e Krishtit, me dhane edukim te mire e te shendoshe”.

Agnes Gonxhe Bojaxhiu u rrit ne nje mjedis, ku vepronte nje kod zakonor i trasheguar genetikisht nder shqiptaret, ku gjallonte kultura e perkushtimit dhe e ndihmes ndaj çdo personi qe vuante, per te varferit, per ata qe kishin nevoje per ndihme; zbatohej nje perkujdesje shembullore per te semuret, per te moshuarit dhe per ata me aftesi te kufizuara, por gjithmone pa e cenuar dinjitetin e tyre njerezor, duke u ofruar dashuri, perkujdesje dhe respekt te njerezishem.  Ne Kanunin e Leke Dukagjinit, si dhe ne te gjitha kanunet e tjera shqiptare, jane sanksionuar norma morale dhe etike, qe edukojne respekt e dashuri ndaj prinderve dhe te varferve:

- S'munden me e qit prindin ne rruge te madhe, pse asht plakë jetes.

- Me martue varzat e vorfna;

- Buka e krypa, e zemra, zjarmi e trungu dhe do fier per shtroj, do te

gjinden gadi per mik, ne çdo kohe te nates dhe te dites.

Nder shqiptaret eshte kulture e familjes dhe ne veçanti e nenave, e motrave, e grave, e vajzave, me qendruar prane dhe me i sherbyer nje pjesetari te familjes dhe te afermeve, qe kane nevoje per ndihme dhe per kujdes.

Lazer Bojazhiu, i vellai i Nene Terezes tregon: “Ishte nje vajze normale, ndofta pak e mbyllur. Ne shkollen elementare shquhej ne mesime, ishte e para e klases dhe e gateshme te ndihmuar te tjeret. Ishte shume e lidhur me kishen, aq sa nga nje here kisha pershtypjen se nena e jone dhe motrat banonin ne kishe, ishin shume te perkush-tuara. Per sa kohe babai ishte gjalle, ne shtepine tone diskutohej per politiken e pas vdekjes se tij, ne jetonim me fene katolike”.

Babai i Gonxhes, Nikolla Bojaxhiu ishte shquar per ndjenjat dhe aktivitet patriotike ne mbrojtje te drejtave te shqiptareve, andaj serbet e helmuan, kur shkoj ne nje takim ne Beograd se bashku me konsullin italian ne Shkup. Vdekja e babajt e tronditi familjen Bojaxhiu e mbi shpatullat e nena Drane ra nje barre e rende per deukimin e femijeve.

Keto jane disa tipare te kultures humanitare, fetare dhe i fisnikerise te familjes se saj dhe i shoqerise shqiptare, ku u rrit dhe u edukua Gonxhe Bojaxhiu.

Kjo bote shqiptare, ne shpirtin e Nene Terezes, u lidh me nje tjeter bote te dashurise, qe Ajo e gjeti ne fene katolike dhe ne Jesu Krishtin, te cilet arrijti t’i bashkoj ne nje te vetme e kesisoj, e plotesoj universin e perkushtimit ne bamiresi dhe ne dashurine per jeten.

Keto misione, Nene Tereza i ka shprehur jo vetem me veprat e saj te shumta fetare dhe bamiresie, por dhe me shkrimet, me letrat, me poezite e bukura plot ndjenja, me keshillat profetike, me diskutimet ne veprimtari fetare, si dhe ne mardheniet me qytetaret dhe zyrtaret.

Thjeshtesia, perulesia, dashuria dhe sherbimi shembullor ndaj njerezve qe vuanin, shenoj fillimin e shenjterimit te saj.

Qe ne kontaktin e pare me jeten hindiane, Motra Tereza u njoh me kontrastet mes kastave dhe mjerimit e varfërisë të njerëzve, te atyre që s’prekeshin me dorë.

Ne janar te vitit 1929, pasi qendroj pak kohe ne Kalkuta, e derguan ne Darjeeling, ne kembet e maleve Himalaja, per te filluar rishtarine dhe per t’u kompletuar ne formimin si murgeshe.

Ne manastir studjoj anglishten dhe gjuhen vendase bengali. Gjate 2 viteve te qendrimit ne Darjeeling, rishtaria Tereza u emerua mesuese, jipte mesim ne shkollen e manastirit, si dhe zhvillonte aktivitete si infermjere, çka e ndihmoj te vihej ne kontakt me te semuret, me realitetin e situates ku jetonte.

24 maj 1931, pas kreu detyrime e noviciatit, mori perkushtimin e perkohshem te murgeshes.

Motra Tereza e la Darjeeling dhe shkoj ne Kalkuta, ku jetoj e punoj per 17 vjet, ne kolegjin katolik te Saint Mary’s High School, ne periferi te Entally, qe frekuentohej kryesisht nga vajzat e koloneve angleze. Motra Tereza, ne kete kolegj, jepte mesime ne lendet e historise e te gjeografise dhe njekohesisht mesoj gjuhen vendase hindi.

Rregullat e kuvendit Motrat e Loretos, nuk i lejonin murgeshat te dilnin jasht manastirit, por Motra Tereza perfitoj nga aktivitetet vullnetar, qe organizonin disa nxenese te saj, kesisoj duke i shoqeruar neper Kalkuta, u njoh me kushte e renda dhe mjerimin, ku jetonte populli ne lagjet e varfera,  çka i lane mbresa te thella. Varferine dhe mjerimin e ketyre banoreve, i perjetoj me shume dhimbje, qe nxiti nje thirrje te brendeshme per t’i ndihmuar keta banore.

Motra Tereza u rikthye ne manastirin e Darjjeling dhe me 24 maj 1937, ne festen e Zonjes Ndihmetare, ne prani te kryeipeshkevit Imzot Pereira, te motres superiore, te rishtareve te tjera dhe motrave te Bengala, mori perkushtimin e perhershem te murgeshes dhe u quajt Nene Tereza, emer qe e mbajti per gjate gjithe jetes.

Kur u kthye ne Kalkuta, e ngarkuan me pergjegjesi organizative dhe ne vitin 1944 e emeruan drejtore e kolgjit te Shen Marise.

Vitet e luftes, paten nje ndikim te forte ne aktivitetin e motrave, te cilat Nene Tereza i drejtoj ne trajtimin e jetimeve, te femijeve te braktisur, te varferve dhe te plagosurve. Ne fund te vitit 1945, kuvendi i Entally u sekuestrua nha ushtria dhe e shnderrua ne spital ushtarak, ku motrat kryenin dhe sherbimin e infermjereve.

Ne gusht te vitit 1946 Kalkuta u shnderrua ne teater luftimesh te pergjakeshme midis fraksioneve nderluftuese. Per dite me rradhe, qyteti u paralizua nga luftimet. Ne manastir mungonin ushqimet e atehere Nene Tereza doli ne kerkim te ushqimeve per motrat dhe per nxeneset, por u ballafaqua me shkaterrime e masakra, qe e tronditen shpirtin e ndjeshem te saj. Kjo situate ndikoj te lindete nje reflektim i brendshem, nje revolte shpirteror, qe shpejt do ta udhehiqte Nene Terezen drejt marrjes te nje vendimi te rendesishem ne jeten e saj.

Me 10 shtator 1946, Nene Tereza mori trenin per te shkuar ne manastirin e Darjeeling, ku do te kalonte 10 dite ushtrime shpirterore. Si do ta pershkruante vite me pas, ishte pikerisht kjo nate udhetimi, qe ndikoj te marri vendimin e rendesishem. Ndersa kujtonte ngjarjet e Kalkutes, te vraret e te plagosurit, kushtet e renda te varferise, dhimbjen dhe vuajtje e njerezve te thjeshte, ne ndergjegjien e saj shpertheu “thirrja e thirrjeve shpirterore”. Per kete reflektim, Nene Tereza tregon: “Ate nate, hapa syte e shikova vuajtjen e njerezve dhe ndjeva mungesen e perkush-timit tim. Degjova Zotin, qe kerkoj nga une te braktisja jeten e qetё, brenda mureve te kongregacionit fetar dhe te dilja ne rruge, per t’i sherbyer te varfereve, te pamundurve, te semureve, te plagosurve. Ky ishte nje urdher, nuk ishte sugjerim, as keshill, as propozim”.

Nenë Tereza, e udhehequr nga thirrja e Krishtit mbi kryq: “Kam etje”, vendosi te largohet nga Kongregacioni i motrave te Loreto-s dhe t’i dedikohet bamiresise, dashurise, mbeshtetjes, ndihmes materiale e shpriterore, per te varferit, qe shoqeria e kohes dhe kastat hindiane i konsideronin “te pa prekshmit”.

Me ndihmen e dy misionareve belgё, At Julian Henry dhe At Van Exem, themeloj kuvendin e ri, Missionarie della Carità (Misionaret e dashurise). Ne vitin 1949, ne kete kuvend u bashkuan vajzat e para vullnetare, ishin nxeneset e saj, ku kishte dhene mesim Nene Tereza, ishin 12 vajza, si 12 apostujt e Krishtit.

Me 7 tetor 1950, diten e festes Zonja e Rruzares, kryepieshkevi i Kalkutes, Imzot Pereira shpalli themelimin e komunitetit te ri katolik, te quajtur “Missionarie della Carità”.

Ne vitin 1965, me “Decretum laudis” Vatikani aprovoj “Misionaret e dashurise” dhe e shpalli Kongregacion pontifik. Ne kete vit, se bashku me Nene Terezen, ishin dhe 300 motra.

Nene Tereza hoqi velin dhe veladonin e motrave te Loretos dhe veshi sarin e bardhe, nje veshje tipike e grave hindiane. Veshja me te bardha perdoret nga grate, si shprehje e zisё per vdekjen e burrit, qe sipas kultures te ketij populli, burri eshte burimi i vetem i mbeshtetjes te familjes. Ne kete kuptim, ngjyra e bardhe e sarit, qe veshi Nene Tereza shpreh pjesmarrjen ne vuajtje, eshte bashkendarje e dhimbjes me te vuajturit.

Ne buzet anesore te sarit te bardhe hindian, Nene Tereza shtoj kater shirita blu, qe shprehin kater perkushtimet e motrave misinare: varferine, pastertine (castità), bindjen dhe jeten e varfer ndermjet te varferve. Zgjodhi ngjyren blu te shiritave, per te nderuar Virgjereshen Marie, qe i udheheq me shembulin e saj motrat e Nene Terezes.

Shiritat anesore ne tre ravijezime, shprehin trinitetin e shenjte.

Nen supin e majte, mbi zemer, Nene Tereza vendosi nje kryq te vogel, me Jesu Krishtin e kryqezuar, pra e perdori ndryshe nga te gjitha motrat e rendeve te tjera katolike, te cilat e mbajne kryqin ne qafe, te vendosur ne varese. Kjo veshje perdoret nga te gjitha motrat, qe hyne ne urdherin e themeluar nga Nene Tereza.

Kesisoj, Nene tereza nisi misonin e saj, duke i u perkushtuar me vetmohim te gjithe atyre, qe vuanin nga semundje te renda, nga varferia, i u gjend prane e ndihmoj jetimet, sakatet, te pastrehet, te pamundurit, te braktisurit. “Varferia me e madhe ne bote - thote Nene Tereza,- nuk eshte mungesa e ushqimit, por mungesa e dashurise. Varferia shpirterore, shpesh eshte e veshtire te thyhet e te mundet”.

Populli hindian ne ato vite jetonte ne varferi dhe mjerim e per kete popull qe e adpatoj, Nene Tereza shkruan: “Hindia digjet si nje ferr, por shpirterat e saj jane te bukur dhe te çmuara, sepse jane jane ujitur me gjakun e Krishtit.

Per t’i sherbyer njerezve qe vuajne, te braktisurve, atyre me aftesi te kufizuara fizike e mendore dhe te semureve, nuk mjaftonte vetem besimi ne fene katolike, pasioni, perkushtimi, dashuria, forca, por duhej dhe profesionalitet, andaj Nene Terza, per te plotesuar kuadrin e misionit qe do te ndermerrte, ne vitin 1949, ndoqi kursin prane misionit te motrave mjeke (Suore Medico Missionarie), ku u formua si infermjere dhe si operatore shendetesore.

Fjala carità (karità) ka disa kuptime, ne varesi te perdorimit. Ne gjuhen shqipe perkthehet bamiresi, dashuri, dhemshuri, perdellim. Shumica e kane perkthyer thjesht bamiresi, per çka shpesh ndeshim perdorimin e emertimit Misionaret e Bamiresise te Nene Terezes. Mendoj se kesisoj si eshte perkthyer, nuk shpreh thelbin e misionit qe kryente Nene Tereza, pasi ne plan te pare te aktivitetit, qe ka zhvilluar Ajo dhe motrat e saj, eshte dashuria per jeten, per njeriun e vuajtur. Ndihma per kete pjese te shoqerise, sigurisht eshte veper bamiresie, por krejt ndryshe, si e kryejne te tjeret. Bamiresi eshte te dhurosh dhe parà, ushqime, veshje per te varferit, por keto jane te pamjaftueshme, pasi Nene Tereza dhuronte dashuri dhe perkushtim, i ushqente vete keta njerez, i lante, i perkedhelte, u jipte dashurine dhe mbeshtjen shpirterore.

Dante Alighieri ka thene: “Ne ndergjegjien e njeriut, e para eshte dashuria, te gjitha te tjerat vijne pas”, pra ne vepren e shquar te Nene Terezes akti i pare eshte dashuria, miresia, ndersa te tjerat vijne pas.

Veshtruar ne kete aspekt, jam plotesisht dakort me At Lush Gjergji, bibliografi me i sakte, me kompetenti i jetes dhe i vepres se Nene Terezes, andaj eshte e drejte dhe respekt per vepren e saj, qe te quhet Misionaret e Dashurise te Nene Terezes.

Misionaret e Dashurise (latinisht: Congregatio Sororum Missiona-rium Caritatis, anglisht Missionaries of Charity o Sisters of Mother Teresa), jane institute fetare femerore te drejtes pontifike dhe te gjithe misionaret e ketij kongregacioni, pas emerit shkruajne inizialet M. C (Missionarie della Carità).

Kur mendonte per krijimin e bashkesise te misionareve, Nene Terezes nuk i u desh shume per te gjetur emrin. Ajo mendoj thjesht: Le Missionarie della carità - Misionaret e dashurise", pasi sa me i thjeshte te ishte emertimi, aq me i lehte do te ishte perkushtimi i njerezve, qe do te punonin me Nenen e Dashurise.

Nen emertimin Missionarie della Carità – Misionaret e Dashurise, perfshihen te gjitha kongregacionet dhe familjet fetare katolike, te themeluara nga Nene Tereza, pra nuk eshte nje i vetem si mendohet, por disa institute te tilla, te cilet kane te perbashket te njejtat parime, te njejtat funksione e te njejtat qellime: te ndodhen prane te varferve nder te varferit, t’i u perkushtohen atyre me dashuri te pakushtezuar.

Misionaret e bamiresise te Nene Terezes, jane organizuar ne kater kongregacione fetare:

1. Misionaret e dashurise, kongregacioni femeror, me degen aktive, te themeluar ne vitin 1950, dhe me degen kontemplative, i themeluar ne vitin 1976, me motrat ne manastiret.

2. Vellezerit misionar te dashurise, me degen e jetes aktive, i themeluar ne vitin 1963.

3. Vellezerit misionar te dashurise, me degen e jetes kontemplativa (me jeten ne manastire), i themeluar ne vitin 1979.

4- Eterit misionar te bamiresise, te themeluar ne vitin 1984.

Ne grupin e misionareve, jane perfshire dhe dy levizje te tjera, qe jane inspiruar nga vepra dhe karizma e Nene Terezes. Ato jane:

- Laiket misionarë te dashurise, me laiket beqare dhe te martuar;

- Levizja Trupi i Krishtit i prifterinjeve (Corpus Christi), i themeluar ne vitin 1991.

Nene Tereza, si murgeshe dhe motrat misonare, nuk u mbyllen ne manastire, perkundrazi, ishin aktive, dilnin, shkonin mes njerezve, veprim kuptimplote per aktivitetin qe kryenin.

Qendrat e tyre ishin shtepite e misionit, madje ne Kalkuta, ne adresen 54 A Lower Circular Road, ndodhet qendra e Misionit te Dashurise, e cila quhet “Shtepia e Nenes” dhe ne porte eshte varur nje tabel druri, me shkrimin “Mother Teresa IN/OUT”, pra Nene Tereza ne shtepi dhe jasht me popullin.

Gazetari spanjoll Josè González-Balado konstaton, se per shtepite e misionareve te Nene Terezes, jane perdorur emertime te ndryshme, qe vijne nga liturgjia, apo nga mençuria dhe vleresimi i popullit, si: Shtepia e Yllit te Mengjesit, Shtepia Dhurata e Paqes, Shtepia e Paqes, Shtepia e Mbretereshes se Paqes, Shtepia e Gezimit, Shtepia e Zemres se Paperlyer te Maries, Shtepia e Dhurates se Maries etj.

Ne shtepite e misionareve, njera nga dhomat ishte kapella, ku luteshin motrat e ku mbaheej mesha. Kishezat ne Shtepite Dashurise,  jane te veçanta, nuk kane stola e karrike, te gjitha motrat rrine ne gjunje dhe Nene Tereza perhere e ulur ne rradhen e fundit.

Ne ball te kapelles asht kryqi dhe anash thirrja e Jesu Krishti “I thirst” – kam etje. Pasi kryejne lutjet dhe meshen, motrat dalin dhe shkojne ne mes te njerezve, jane te lira, aktive, veprimtare ne ndihme te atyre qe vuajne.

Nene Tereza, e filloj dhe e vazhdoj aktivitetin si misionare aktive e ne kete veprimtari, nuk ishin te mjaftueshme vetem predikimet per te shpallur idete e mesimet e Jesu Krishtit, por Ajo donte t'i shihte ato te realizuara, prandaj u be misionare e aksionit, misionare e dashurise, misionare e ndryshimeve te guximshme, duke i sherbyer Zotit dhe njerezve, si keshillonte perhere: “Biri im, pa Zotin jemi teper te varfer per te ndihmuar te varferit”.

Te gjitha motrat e Misionit te Dashurise te Nene Terezes, vishen me sarine  bardhe me kater shiritat blu. Nen supin e anes se majte, mbi zemer, motrat vendosnin nje kryq te vogel, pra e perdorin krejt ndryshe nga te gjitha motrat e rendeve te tjera katolike, qe e mbajne kryqin te varur ne qafe, te vendosur ne varese.

Eterit misionar te bamiresise vishen me pantallona dhe kemishe ngjyre te hirte dhe poshte supit te majte mbajne kryqin metalik.

Vellezerit e jetes kontemplative, te cilet bejne jete manastiriale, vishen me tunikë te hirte dhe ata mbajne nje kryq metalik te fiksuar nёn supin e majte, ne pjesen e siperme te kraharorit, ndersa vellezerit e jetes aktive, kane veshje te veçante dhe dallohen se mbajne kryqin metalik te fiksuar nёn supin e majte.

Misionaret e Nene Terezes i perkushtohen asistences te semureve, te varferve, jetimeve, te braktisurve, te pastreheve, invalideve, te pjeses te braktisur nga shoqeri, te perçmuarve si te papershtateshmit e te paaftit e shoqerise, pra pjeses se “keqe” te shoqerise.

Kur një gazetar amerikan, e pa Nënë Terezën duke larё një njeri plot plagë në trup thërriti: “Unë s’kisha për ta bërë as për një milion dollarë!” dhe Nene Tereza i u përgjigj duke qeshur: “As unë!”.

Ky aktivitet intensiv humanitar kryhej me perkushtim shembullor, me perkujdesje te admirueshme dhe unikale, qe eshte vleresuar nga popujt e botes, sidomos nga ata qe kane marre dhe e kane ndjere ndihmen dhe dashurine e misionareve te Nene Terezes.

Qe ne vitet e para e deri ne ditet e sotme, aktiviteti i Misionareve te nene Terezes nuk i ka shpetuar kritikave, se pari nga kleri hindù, qe u preokupua nga frika e nje proselitismi te mundshem, por dhe nga perendimoret, kryesisht gazetaret sensacional, te cilet e akuzonin Nene Terezen per asistencializem te thjeshtuar.

Xhelozite, cmira, kritikat, skepticizmi, nenvlehtesimet, minimizimi e vepres te Nene Terezes, nuk e mposhten shpirtin e madh te kesaj gruaje shtat vogel, por me zemer te madhe, perkundrazi ajo vazhdoj e vendosur, e bindur e me besimin ne fene katolike, qe i u perkushtua e ndoqi rrugen e nisur ne vitin 1928 e sot Kongregacioni i Nene Terezes asht i pranishem ne 120 vende te pese kontinenteve, duke i shperbyer me vetmohim pjeses me te dobet te shoqerise, pikerisht te varferve, te semureve ne pergjithesi e sidomos atyre me SIDA, me lebra, me malarie, atyre te prekur nga kolera,  invalideve, toksikodipendenteve, jetimeve, te gjymtuarve, te uriturve, te braktisurve, pleqeve te mbetur vetem dhe te paafte nga ana shendetesore e mendore, ndihmoj te paaftit per te drejtuar jeten personale etj.

Veprat sublime te Nene Terezes jane vleresuar nga mbare popujt, qe kane marre ndihmen, mbeshtetjen, perkrahjen dhe perkujdesjen e saj shembullore, por dhe nga shume personalitete te larta te botes.

Papa Gjon Pali II ka thene: "Nene Tereza e Kalkutes, bija e popullit shqiptar, i ka dhene nderin dhe shkelqim kombit te saj, po ashtu dhe Kishes Katolike".

Në vitin 1985, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të OKB, Nënë Tereza u ftua të fliste para Asamblesë së Përgjithëshme. Sekretari i Përgjithëshëm i OKB Perez de Cuellar, e prezantoj Nënë Terezën me këto fjalë:  ”Ketu është salla e fjalimeve. Në këtë tribunë kane folur burrat më të fuqishëm të botës, ndersa tani kemi privilegjin të kemi mes nesh e te degjojme gruan më të fuqishme të botës. Nuk besoj se është e nevojshme  t’u a prezantoj, sepse e njihni te gjithe dhe Ajo s’ka nevoje per fjale, por për veprat  tona. Mendoj, se gjëja më e mirë që mund të bëjë unë është ta ftoj te na nderoj me fjalen e saj dhe t’u them, se ajo është më e madhe se unë, Ajo është më e madhe se të gjithë ne së bashku. Ajo është OKB. Ajo është paqëja në botë.”

Kardinali Paskal ka thene: "S'mund te jete i vogel nje popull, qe ka dhene Nene Terezen kaq te madhe".

Te gjithe shqiptaret ne bote, krenohen me shqiptaren e shquar Nene Tereza, e cila gjithmone dhe me krenari deklaronte perkatesine shqiptare, si e theksoj kur e nderuan me çmimin Nobel me 1979, duke i u pergjigjur pyetjes per origjinen e saj, qe i beri nje prift ne sallen ku zhvillohej ceremonia: “Me origjinё dhe me gjak jam shqiptare, me shtetёsi hinduse, jam motёr katolike e permes thirrjes time i perkas gjithe botes, por zemra ime i takon vetem Zotit”.

Nje deklarate lapidare, e fuqishme, e shprehur qartesisht e me dashuri, duke i bere te qarte botes, jo vetem se eshte me origjine, por eshte shqiptare, eshte me gjak shqiptar.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Presidenti i USA Bill Klinton, ne qershor te vitit 2002 u shpreh: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. E tani ndihem shume krenar, që e plotesova nje detyrim moral ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”.

Misionet, që kreu Nene Tereza, perfshijne aktivitete te shumta te karakterit fetar, human, shpirtëror, bamires, kulturor dhe te gjitha ne veçanti e se bashku shprehin dashurine pa kufi per njerezit qe vuajne, perkushtim shembullor per te ndihmuar te semuret, te pamundurit, jetimet, te braktisurit, jane sherbime per te shpetuar e sheruar jeten dhe në kete kuptim, jane misione hyjnor, qe i kreu me madhështitë e saj të pamohueshme dhe ne dimensione gjithe boterore.

Ne vitin 1983 Nene Tereza pati probleme kardiake, por i perballoj e u permiresua pas nje terapie dhe regjimi te shkurter pushimi.

Ne vitin 1989 kaloj infark miokardi me çrregullime ritmi, per çka mjeket i vendosen pacemaker.

Ne vitin 1991 kaloj pneumoni bilaterale.

Ne vitin 1992, i u shfaqen shenjat e insuficiences kardiake, por Nene Tereza nuk e ndaloj aktivitetin, por vazhdoj me te njejtin intensitet si per here, madje ate vit ndejti me gjate dhe punoj shume ne Shqiperi, per konsolidimin e shtepive te dashurise.

Ne vitin 1993, u prek nga malarja, qe kurua shpejt.

Ne vitin 1996, u rrezua dhe theu klavikulen, nje demtim qe provo-kon dhimbje shume te forta, megjithate Nene Tereza kurre nuk u ankua, madje nuk rrinte ne shtart, por vazhdonte te levizte.

Mosha dhe keto semundje te nje pas njeshme, e perkeqesuan gjendjen shendetesore, andaj me 13 mars 1997, vendosi ta linte drejtimin e Misionit te Dashurise. Ne vendin e saj u zgjodh moter Nirmala Joshi, bashkpuntorja me e afert e Nene Terezes.

Ne fund te muajit mars 1997, per te fundit here takoj Papa Gjon Pali II ne Roma dhe shkoj e u vendos ne Shtepine e Nenes ne Kalkuta.

Gjendja shendetesore e Nene Terezes vazhdoj te perkeqesohet, prandaj mjeket e shtruan ne spital e pas disa ditesh trajtimi intensiv, me qe gjendja vazhdoj te rendohet, Nene Tereza vendosi te nderpresi mjekimin, me sakte e refuzoj mjekimin dhe insistoj ta dergonin ne dhomen e saj ne Shtepine e Nenes.

E madherishmja Nene Tereza (Angel of Mercy - Engjelli  meshiremadhe), u nda nga kjo jete me 5 shtator 1997, ne “Shtepine e Nenes” ne Kalkuta te Hindise. Ishte nje ndarje e dhimbeshme, qe pikelloj misonaret e shumta dhe tere boten.

Ne kete dite vjeshte, ra ne ameshim trupi i vogel i te madhes Nene Tereza, qe tere jeten punoj pa pushim e pa u lodhur, per te ndihmuar viktimat e varferise, te semuret e te paaftit, andaj Ajo nuk mund te harrohet, por mbetet e perjetesuar nder shekuj.

Vepra madheshtore e Nene Terezes, eshte ngritur ne piedestalin e figurve tё shquar te kishes katolike. Me dekret special, Papa Gjon Pali II, ne vitin 1999 u shpall hapja e proçesit te Lumturimit te Nene Terezes, nje vendim i pazakonte, i parakohshem dhe i rralle ne historine e krishterimit.

Proçedura e Lumturimit u mbyll ne veren e vitit 2003, ndersa Lumturimi i Nene Terezes u shpall me 19 tetor 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ky vendim u mireprit nga populli, i cili e avancoj dhe me tej vleresimin e kesaj figure te shquar te kishes katolike dhe te njerezimit, prandaj menjehere e “kanonizoj”, pra e shpalli e Shenjta Nena Tereza.

Kudo, jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne shume vende te tjera si ne Hindi, Itali, France, USA, Angli etj, ne librat e shumta bibliografike, ne artikuj gazetash e revistash, ne bisedat e perditeshme, shpesh dhe ne programe televizive, te gjithe e quajne e Shenjta Nene Tereza.

Revista amerikane “Time” në nje numer special të vitit 2002, dedikuar “The 100 Most Influential People of All Time - Njëqind njerëzit me te shquar në të gjitha kohët”, përfshinë dhe Nënë Terezën.

Ne vitin 2010, ne perkujtim te 100 vjetorit të lindjes, revista “Time” i kushtoi Nene Terezes një numër special me titull: “Mother Teresa, Living Saint - Nënë Tereza e Shenjta e Gjallë”. Në ilustrimin e kopertinës të kësaj reviste, ndermet fotografive të 16 personaliteteve më të shquara gjatë gjithë historisë njerëzore, ne krye eshte dhe fotografia e Nënë Terezës.

Historiani amerikan Prof Douglas Brinkley, shkruan se nga koha e Konstantinit te Madh e deri sot, përveç Nënës Terezës, Ballkani nuk ka asnjë personalitet me rëndësi dhe te shquar.

Ndersa bota e vleresonte dhe e nderonte ne keto permasa, Nene Tereza shprehej plot modesti: “Kujtoni per here, une jam vetem nje grua e varfer, qe i lutem Zotit”.

Në shkrimin per 100 personalitetet e botes, ne kapitullin e parë me titullin “Shtyllat e Moralit”, asht vendosur dhe Nënë Tereza. Kapitulli fillon me Abrahamin dhe vazhdon me Konfucin, Budën, Sokratin, Platonin, Jezu Krishtin, Shën Palin, Muhametin, Xheladin Rumin, Shën Françeskun, Emmanuel Kantin dhe Nënën Terezën, ndersa në faqen e fundit janë emrat e Lao Tzu, Shën Augustini dhe Papa Gjon Pali II, tre misionarët që kanë përhapur mesazhin e tyre nëpër botë.

Në faqen 18 është fotografia dhe biografia e Nënës Terezës.

Në pjesen ku trajtohen çështjet shpirtërore të botës së krishterë, autori e vendos Nënë Terezën në vendin e katërt, menjëherë pas Jezu Krishtit, Shën Palit dhe Shën Françeskut te Asisit.

Dioqeza e Kalkutes, ne vitin 2005 hapi proçesin e kanonizimit dhe tani jemi ne pritje te vendimit te Selise se Shenjte, qe ta zyrtarizoj sa me shpejt verdiktin mbare popullor: Vox Populi, vox Dei e ta shpalli te shenjte, pasi de facto, populli prej kohesh e njeh shenjetore.

Me 5 shtator te vitit 2007, ne perkujtim te 10 vjetorit te ndarjes nga jeta e Nene Terezes, Papa Benedikti XVI celebroj ne Vatikan meshen solemnne per Nene Terezen, ku ishte i pranishem dhe Kryeipeshkevi i Kalkutes dhe nje numer i madh i motrave misionare te dashurise.

Ne vitin 2012 Asamblea e Kombeve te Bashkuara, ne nderim te kontributit te madh e te jashtzakonshem humanitar te Nene Terezes, diten e ndarjes nga jeta, 5 shtatorin, e shpalli Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: