Lutfi Alia: Shkrimet dhe shkollat në gjuhën shqipe (2)
| E Diel, 08.06.2014, 07:43 PM |

SHKRIMET DHE SHKOLLAT NE GJUHEN ALBANEZE - SHQIPE (2)

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

"Meshari" i Dom Gjon Buzukut nuk asht vepër e vonuar, as jashtë kontekstit historik te vendit tone, kur dihet se gjuha albaneze flitej dhe shkruhej pikërisht në ato troje, ku lufta për supremaci midis kishës së Perëndimit dhe kishës së Lindjes, kurrë nuk kish reshtur. Nga ana tjeter, koha e shkrimit dhe e botimit te kesaj vepre, duhet të krahasohet me çka dihet për historinë e shkrimit të gjuhëve të tjera, me histori të përafërta me të gjuhes tone.

Ne shekujt e pare te mesjetes, gjuha zyrtare ishte latinishtja, gjuha e perdorur nga administrata, nga historianet dhe shkrimtaret, ndersa pjesa tjeter e popullates e injoronte gjuhen latine, ose e perdorte vetem per raste te domozdoshme. E njeta histori ndodhi me pas dhe te njejtin qendrim mbajti populli yne dhe ndaj pushtuesve sllave dhe gjate pushtimit turk.

Duke e krahasuar kohen e shkrimit ne gjuhen albaneze te Mesharit, me shkrimet e vendeve te tjera europiane, gjejme perafersi kohore te shkrimeve. Deshmia e pare e shkrimit ne gjuhen vulgare italiane eshte e vitit 960, me veçori se pas vitit 1200, filluan shkrimet artistike ne italishte vulgare. Kjo dukuri konstatohet dhe me gjuhet e tjera europiane, kesisoj rumanishtja eshte dokumentuar e shkruar ne vitin 1521; shembujt e parë të shkrimit ne letonishte gjenden në një katekizëm të vitit 1585; lituanishtja dëshmohet ne vitin 1545 në përkthimin nga latinishtja të një himni; finlandishtja rezulton e shkruar për herë të parë në shekullin XVI; sllovakishtja ne vitin 1636, ndersapër një varg gjuhësh të tjera,shkrimet jane me te hershëm: si p.sh gjuhet kroate dhe polake dokumentohen në shekullin XIV, gjuha portogeze ne shekullin e XII, hungarishtja në shekullin XI, sllovenishtja në fund te shekullit X etj.

Analiza ne kete kontekst historik, perforcon mendimin se gjuha albaneze asht shkruar, së paku nga shekulli i XI e ne vazhdim, pavaresisht se deri tani, ende nuk eshte zbuluar nje dokument autentik, qe ta provoje kete hamendesim, por nuk ekzistojne dhe argumenta te kunderta, qe ta perjashtojne kete rrethane. Duke i renditur dokumentat dhe pse fragmentare, si dhe rrethanat e me siperme historike, krijohet nje vazhdimesi kronologjike e shkrimeve ne gjuhen albaneze.

Dokument tjeter i shekullit XVI, i shkruar ne gjuhen albaneze eshte nje udhezues katekizme i vitit 1584. Historiani dhe teologu kroat Miroslav Vaninon, në një studim per Aleksandar Komulovič (1548-1608) (latinisht rezulton i shkruar Comuleo), jep një informacion me rëndësi për shkencën e  albanologjisë, ku tregon: “Në vitin 1584, Aleksandar Komulovič, së bashku me rektorin e Kolegjit Ilirik të Loretos, At Tomë Ragia, urdhëruan shtypjen e 500 (peseqind) katekizmave në gjuhën albaneze, të cilat i mori me vete dhe i shpërndau gjatë udhëtimit apostolik në Albania ne vitin 1584. Ne kete udhetim apostolik ne trojet albaneze, Komulovičin e shoqëroj prifti albanez Amano Duka, nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretos”.

Ne regjistrin e Kolegjit te Loretos, rezulton se nga viti 1578 deri ne 1593, kane studiuar 27 albaneze, qe jane shugruar prifterinj e jane rikthyer ne trojet tona, si rasti i priftit albanez Armano Duka, i cili e shoqeroj Komuloviçin gjate udhetimit ne Albania. Ne Kolegjin e Loretos ne Ankona kane studiuar dhe figura te shquara te historise kombetare si Pieter Budi, Frang Bardhi, Pieter Bogdani etj.

Ne vitin 1584 - hapet shkolla e gjuhes albaneze ne Stubell te Kosoves.

Ne vitin 1592 - At Lek Matranga, shkrimtari me i hershem i arberesheve te Italise, botoj ne gjuhen albaneze doktrinen “Te mesuarit e krishterimit”. Kete liber ne gjuhen albaneze (arbereshe), e sollen ne vendin tone murgjit basilianë dhe françeskane, si dhe studentet albaneze te Kolegjit te Loreto, qe e shpernadane neper ipeshkevite e vendit tone. Ky liber sherbeu per ungjillizimin e popullates ne gjuhen albaneze, ne gjuhen qe e kuptonte dhe e fliste populli.

At Lek Matrenga, ne vitin 1592 shkroj nje ketekizem ne gjuhen albaneze, qe ruhet ne Manastirin e Grottaferrata - Rome (Il Catechismo albanese di Luca Matranga 1592: estratto Roma e l'Oriente” dì Grottaferrata Anno II aprile-sett. 1912), qe e publikoj arbereshi Prof Papas Gaetano Petrotta ne vepren“Saggio di bibliografia albanese 1500 – 1930”; Palermo 1931.

Perpjekjet per te ruajtur dhe mesuar gjuhen albaneze u intensifikuan ne shekujt XVI – XVIII, çka u konkretizua me hapjen e shkollave te reja ne gjuhen ametare, por pas disa vitesh, shume prej tyre u mbyllen, ndersa kleriket-mesues u persekutuan dhe u masakruan nga pushtuesit turq.

Selia e Shenjte, per te zgjidhur kete situate te veshtire dhe per t’i ardhur ne ndihme kishes adhe popullates albaneze, hapi ne Itali disa kolegje, ku seminaristet, prifterinjt dhe murgjit italianё mesonin gjuhen albaneze, kesisoj kur shkonin te sherbenin ne kishat dhe manastiret e vendit tone, zoteronin aftesi te larta komunikuese me popullin, madje shume prej tyre hapen shkolla ne gjuhen albaneze, botuan tekste mesimore, gramatika te gjuhes albaneze dhe fjalore te shumte latino - albaneze. Nder kolegjet kryesore te shekullit XVI, ku kane studiuar, jane diplomuar dhe jane shugruar shume prifterinj albaneze po rikujtoj:

Kolegjin Ilirik te Loretos – Ankona (1578),

Kolegjin e Misionareve ne Manastirin e Shen Pietri i Montorio - Roma,

Kolegjin për arbereshet ne Shen Miter Korone (1702),

Kolegjin Ilirik i Fermo etj.

Ne vitin 1632 - hapet shkolla e shkrim – kendimit ne fshatin Velë te Mirdites.

Ne vitin 1632 - ne Skuraj te Kurbinit, u hap shkolla e pare ne gjuhen albaneze.

Ne vitin 1633 - ne Himare, murgu arberesh Neofit Rodinò (missionarius in Chimarram Albaniae), i njohur dhe si shkrimtar, hapi shkollen e pare ne gjuhen albaneze. Kjo shkolle ishte rezultat i perpjekjeve te popullit te Himares, per t’u dhene dituri dhe kulture femijeve. Ne kujtimet e tij, murgu Rodinò tregon se, ne kete aktivitet intensiv, shoqeruesi i tij i perhershem ishte prifti albanez Demetrio, te cilin e vlereson shume per intiligjencen dhe e quan “nder te shkolluarit, qe i besoj”. At Demetrio kishte perkthyer ne gjuhen albaneze udhezuesin e katekizmes, qe sipas murgut Rodinò“e kishte realizuar me nivel te larte dhe ne menyre elegante” dhe perkthente meshen.

1636 - Imzot Pieter Budi boton ne Romë “Doktrina e Krishtene”. Kjo veper, me teper se fetare, ka vlera letrare, si nje perkthim i arrire ne gjuhen albaneze i doktrines kristiane dhe njekohesisht perfshine 53 faqe me poema fetare, qe jane dhe poezite e para, qe njohim ne dialektin gegenisht. Nje pjese e ketyre vjershave jane perkthime nga gjuha latine, por disa prej poezive jane krijime origjinale te At Pieter Budit. Kjo veper u shpernda nga veriu ne jug te trojeve tona, ku perdorej si liber ne te gjitha shkollat ne gjuhen albaneze. Suksesi ne perdorimin masiv i kesaj vepre, si shkruan murgu basilian Rodinò, diktoj domozdoshmerine te ribotohej ne vitin 1664.

Imzot Pieter Budi ka perkthyer ne gjuhen albaneze dhe dy vepra te tjera “Rituale Romanum” me 319 faqe, eshte nje koleksion me lutje dhe sakramente ne gjuhen latine, te shoqeruara nga Budi me komente ne gjuhen albaneze si dhe “Speculum Confessionis - Pasqyra e t’rrëfyemit”, me 400 faqe, e perkthyer nga Budi, ose me sakte nje pershtatje ne gjuhen albaneze te vepres ne italisht “Specchio di Confessione te Emerio de Bonis.

1635 - At Frang Bardhi, ipeshkev i Sapes, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf albanez nga Kallmeti i Zadrimës, botoj fjalorin e gjuheve latino – albaneze me 4500 fjale, nga te cilat rreth 2500 fjale jane ne gjuhen albaneze. Ky fjlor sherbente per kleriket e huaj, per te mesuar gjuhen albaneze e per te kryer liturgjine ne gjuhen vendase, por dhe per nxenesit e shkollave.

Imzot Bardhi botoj ne vitin 1636 "Apologjia e Skënderbeut". Këto dy vepra e lidhin Frang Bardhin më tepër me humanizmin shqiptar, sesa me traditën e letërsisë fetare të shekujve XVI-XVII.

1638 - ne Perdhane (Pllana) te Lezhes, misionaret françeskanë hapen shkollën, ku femijet ndiqnin kurset e katekizmes dhe ku mesonin shkrim e kendim ne gjuhen albaneze.

1638 - ne Dajç te Zadrimes u hap shkolla fillore ne gjuhen albaneze

1639 - hapet shkolla fillore në Blinisht të Zadrimës dhe po ne te njejtin vit hapet Gymnasium, në të cilin mësohej gjuha shqipe.

Në vitin 1639 - ne Troshan, hapet shkolla e shkrim-kendimit, qe ne vitet e me pasme u fuqizua dhe u shnderrua ne nje seminar me aktivitet intensiv. Nga bangat e ketij seminari kane dale figura te shquara te krishterimit, te aresimit e te kultures albaneze.

Këto vatra diturie te Lezhes, ne vitin 1648, u mbyllën perdhunisht nga turqit. Keshtu vazhdoj gjate kjo histori e dhimbeshme e shkollave ne gjuhe albaneze, hapeshin e mbylleshin e perseri hapeshin.

1651 - Pjeter Bogdani, gjate sherbimit ne famulline e Pultit, rihapi shkollen e shkrim –kendimit.

1651 - Pieter Bogdani hapi shkollen e gjuhes albaneze ne Prizren.

Ne letren derguar sekretarit te Propogandes Fide, me 4 janar 1660, Guvernatoret e Provinces se Himares (Gjikondi, Strangjoka, Duna, Zahna, Strangjoka Plaku, Barfi, Dimastiri, Kili, Dema) shkruanin: “... ne keto ane eshte e nevojshme te vijne mjeshtrat e shkences, sidomos ne Provincen e Himares, t’i mesojne femijeve Doktrinen e Krishtene, e t’i u ndriçojne te verteten. Mbi te gjitha ata kerkojne te pranoni ne ndonje kolegj kater djema, qe te edukohen e te mesojne shkencen...”. (Archiv. Prop. Vol 28; Ad Congregationem del 30 giugno, 1660. Num. 30, Fol. 108). Keto kerkesa gjeten mbeshtetjen e Selise se Shenjte, qe filloj te dergoj misionar qe njihnin gjuhen albaneze.

1662 -Ipeshkevi i Muzakise, Hspathise dhe Himares, Imzot Andrea Arkadio Stanila dhe arbereshi Dom Onofrio Kostantini dhane kontribut te veçante per hapjen e shkollave ne gjuhen albaneze ne Provincen e Himares. Don Kostantini ne Dhermi, hapi dhe seminarin e pergatitjes te prifterinjeve albaneze. Brenda pak vitesh, nga kjo shkolle dolen shume prifterinj, te cilet dinin te shkruanin e te lexonin dhe te zhvillonin sherbimet fetare ne gjuhen albaneze. Ne vitet e me pasme, si rezulton ne relacionet e Propogandes Fide “kjo shkolle shugroj 9 prifterinj, qe ishin nxenesit me te dalluar, qe u bashkuan me misionaret, duke e zgjeruar e forcuar aktivitetin me popullaten katolike te Provin-ces se Himares. Priftet albanezë celebronin pagezimet, drejtonin mesimet e katekizmave, kryenin kungimet, sakramentet e martesave, etj”.

1663 - At Gjon Krizafida arberesh, i diplomuar doktor ne teollogji, hapi shkollen ne Palasa, ne shtepine e albanezit kapidan Leka, si dhe hapi shkollat ne Vuno, Dukat dhe ne Tragjas.

1668 - Don Gjon Kamilli, arbëresh, me titullin doktor ne teologji dhe ne filozofi, sherbeu 2 vjet ne Dhermi dhe 1 vit ne Himare. Ne relacionet e ipeshkevit, qe informon Propogandes Fide per punen e Don Kamilli shkruhet: “Aktiviteti me i rendesishem i Don Gjon Kamilli eshte hapja e shkollave, te cilat frekuentohen nga numer i madh nxenesish. Emëri dhe fama e tij si mesues asht perhapur ne te gjitha kontradat e Provinces, por ne veçanti ne Sarande, Nivica, Bikerni, Shen Vasili, Lukova, Kuçi, Kudhesi etj, qe jane fshatrat me te preferuara te veprimtarise edukuese.Ai i u meson nxenesveshkrim - kendimin dhe ungjillin”(Archiv. Propog. Fide. Atti del 13 giugno 1673).

Armiku i shkollave ne gjuhen albaneze ishin jo vetem turqit, por edhe kisha ortodokse greke.

Ne vitet 1660 - 1680, kisha ortodokse e Janines dhe e Himares, i intensifikuan sulmet kunder shkollave, madje dhane urdhera te mos studjohej ne gjuhen albaneze (shqipe). Me kete veprimtari aremiqesore kunder arsimimit, kunder gjuhes, kultures dhe kunder katolicizmit, kisha ortodokse, u rendit krah pushtuesve turq, duke u shnderruar ne nje aleate besnike ne politiken anti-albaneze.

Per kete ngjarje, ne letren derguar Propogandes Fide, Don Gjon Kamilli ne vitin 1670 informon: “keto presione nuk kane natyre ekleziastike, por jane te karakterit civil, sepse urdherojne, qe femijet te mos ndjekin shkollat dhe te mos mesojne ne gjuhen albaneze” (Archivio Propag. Atti. del 1670, Congregazione del 7 luglio).

1664 - At Pieter Bogdani hapi shkolla ne gjuhe albaneze ne Barbullush dhe Rjoll te Shkodres.

Nje ndihme të madhe për kishen albaneze, kanë dhënë kleriket italiane te Urdherit Françeskan, të cilët jetuan dhe vepruan në këto troje, duke ndarë të mirën e të keqen me popullin, duke u gjendur prane besimtarëve te devotshëm. Ne shekujt XVI – XVIII, gjuha albaneze mesohej me kurse te rregullta, qe zhvilloheshin nga kleriket italiane, sidomos me origjine arbereshe, qe u derguan te sherbenin ne kishat e vendit tone, sepse ata e zhvillonin liturgjine dhe propogandonin ungjillin ne gjuhen tone. Nje kontribut te veçante ne kete drejtim ka dhene Kolegji Ilirik i Loretos ne Ankona. Shume klerike italiane, qe e mesuan gjuhen albaneze ne kete kolegj, gjate kohes qe sherbenin ne vendin tone botuan tekste per shkollat e gjuhes albaneze, duke ndihuar ne mesimin e shkrim – kendimit te gjuhes albaneze. Ndermjet tyre po rendis disa me kryesoret:

- Leo da Citadella. Ne vitin 1671 botoi “Dictionarium epiroticum”(fjalori ne gjuhen albaneze).

- Bernardino Quintiano. Ne vitin 1675 botoi “Dottrina cristiana epirotica”– “doktrina e krishtere epirote” (Epir dhe epiriot perdoreshin shpesh ne kete kohe per te cilesuar Albanine dhe albanezet).

1675- Imzot Andrea Bogdani, ipeshkevi i Shkupit, shkroj Gramatika latinisht – albaneze, liber qe e humbi nipi i tij At Pieter Bogdani, gjate levizjeve per t’i shpetuar perndjekjeve te turqeve.

Nje nder figurat me te shquarit ne levrimin e gjuhes dhe ne hapjen e shkollave te gjuhes albaneze, ne gjysmen e dyte te shekullit XVI, ishte Imzot Pieter Bogdani, ipeshkev, teolog, poet i barokut europian, filozof, historian. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, ku kontribuon personalisht ne hapjen e shkollave ne gjuhen albaneze. Në vitin 1656 – 1658 vazhdoj studimet e larta per teologji dhe filozofi në Kolegjin e Propagandës Fide dhe ne perfundim mori titullin doktor ne filozofi. Me 1663 emërtohet ipeshkv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. Në vitin 1677 emërohet arqipeshkv i Shkupit në vend të të ungjit te tij, Imzot Andrea Bogdanit.

1685 - Imzot Pjetër Bogdani botoj ne Roma "Çeta e profetëve" (Cuneus prophetarum), veper qe u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik me titull tjeter. Bogdani asht i pari autor albanez me vepër orgjinale, me temë kryesisht teologjike-filozofike, qe permban dhe histori, gjeografi, astronomi etj. Autori ka gjetur mundësi të trajtoj elemente të jetës shqiptare të kohës e të historisë së popullit tonë, si rasti i qëndresës burrërore të kelmendasve, kundër ekspeditës turke më 1639. Kjo veper, si rezulton ne relacionet e Propogandes Fide, ishte shume e kerkuar jo vetem nga kleriket, por dhe nga populli, madje perdorej si tekst ne shkollat e gjuhes albaneze.

Ne vitin 1689 u impenjua aktivisht ne organizimin e rezistencës antiturke dhe viziton të gjitha vendet e arqipeshkvisë së vet. Ne kete vit, u sëmur nga murtaja dhe megjithe perpjekjet e mjekëve gjermanë per ta kuruar, Imzot Bogdani vdiq ne fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku e varrosen. Si njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij, nje masaker barbare si hakmarrje per veprimtarine e tij antiturke. Imzot Pieter Bogdani, nuk ishte as i pari as i fundit, qe dhe i vdekur u masakrua nga turqit, pasi dhe shume mesues te tjere te gjuhes albaneze, ma parё dhe me pas jane persekutuar e vrare mizorisht nga turqit dhe nga shovinistet greke, madje edhe nga kisha ortodokse greke.

Në vitin 1698, në Shkodër, At Filipi, françeskan nga Shkodra, hapi një shkollë tjetër, ku po ashtu mësohej veç italishtes edhe shkrim-kendim ne gjuhen albaneze, si dhe katekizma.

Historiani P. Kleinhans, shkruan se ne shekullin XVII e deri ne gjysmen e pare te shekullit te XIX, me qindra murgjer françeskane frekuentuan Kolegjin e Misionareve ne Manastirin e Shen Pietri te Montorio-Itali, ku shume prej tyre studiuan gjuhen albaneze, çka deshmon se kleriket e kishes katolike, u pershtaten kushteve dhe i u pergjigjen kerkesave te famullive ku sherbyen, duke e perciell fene katolike me gjuhen e popullit, ne gjuhen albaneze.

1702 -Me vendim te Papa Klementit XI, u themelua kolegji për arbereshet e Italise ne Shen Miter Korone, ku u pergatiten shume klerike, qe me pas do te shkojne me misione apostolike ne trojet e atdheut. Kleriket e shkolluar ne kete kolegj, kryesisht sherbyen ne kishat arbereshe, ku mesha, ritet dhe ceremonite fetare, katekizma e krezma zhvillohen ne dialektin arberesh, pra ne gjuhen albaneze, qe flitej ne trojet tona ne shekullin e XV. Ne kete kolegj, kane studiuar shume albaneze, qe pasi u shugruan prifterinj, u kthyen ne atdhe, ku sherbyen me devotshmeri ne ruajtjen dhe forcimin e besimit katolik dhe njekohesisht realizuan shkrime ne gjuhen albaneze.

Keta klerike albaneze ishin misionar te mesazhit te Papa Klementi XI, i cili ka thene: “Rimekembja e Albanise dhe ringritja e ndergjegjes kombetare, do te vijine duke e ruajtur gjuhen, fene dhe historine e te pareve, qe perfaqesojne simbole te unitetit kombetar”.

1702 -Francesco Maria da Leçe, pergatiti “Dizionario italiano-albanese” (fjalori italisht-albaneze).

1716 -Francesco Maria da Leçe, botoj: “Osservazioni gramaticali nella lingua albanese”. Ky liber ka sherbyer per kohe te gjate per mesimin e gramatikes te gjuhe albaneze, si per kleriket qe sherbenin ne kishat tona, por dhe per femijet, qe frekuentonin shkollat e katekizmes e te shkrim – kendimit.

Nje veçori e ketij teksti gramatike eshte se Imzot Françesku da Leçe, e ka shkruar gjuhen albaneze me alfabet me germa latine, por per bashtingelloret dyshe dh, th, ll, xh, sh, zh, nj, ka perdorur  germa, te huazuara nga alfabeti i Imzot Pietro Bogdani, pra At Françesko da Leçe, ka perdorur te njetin alfabet qe shkroj vepren “Çeta e profeteve”, madje dhe per germen L perdori germen greke λ, njelloj si dhe Bogdani. Ky fakt eshte me rendesi, pasi shpreh vazhdimesine e shkrimeve ne gjuhen albaneze me nje alfabet origjinal albanez, qe dhe ne te ardhmen sherbeu per shkrimin e librave ne gjuhen tone.

Qellimin e botimit te gramatikes albaneze, autori e ka shprehur ne parathenien, ku thekson se kete liber i a dedikonte klerikeve, qe duke mesuar gjuhen albaneze, te mund te kryenin sherbimet fetare ne gjuhen e popullit, andaj e konsideroj me rendesi ta prezantoj ne kete shkrim.

Arbenuer i dashtun - ket’ Gramatiken e shkrova jo per zotnine tande, i cili di ma shume e ma kthjellet se une, veçse per ata Fratet, qe vijne prej se largu me ju sherbyem. Dhe pse, keta njerez te Romes s’kane haber te gjuhes sate: pune e mire asht, qe ma parë te merren vesh ketu. Ne te pelqeft hesapi i kesaj letre (te lutem), me fal Ti o Zot, se me dhè mua shendetin me e mbarue kete pune. Ne mos i paça rrjeshtuem mire fjalet, ndjemë, sepse luftova, sa mujta, me i vum pa hile, sikunder m’i fali Zoti, me te cilen paç jeten e gjate e te puth doren.

 

1720 - fillon punen shtypshkronja e Voskopojes, ne kete kohe e vetmja ne Perandorine Osmane, ku jane shtypur vepra te shumta dhe tekstet mesimore, qe sherbyen per studimet ne Akademine e Voskopojes. Keto libra jane shtypur ne gjuhe albaneze si dhe ne gjuhet greke dhe rumune.

Viti 1744, shenoj nje sukses te madhe ne historine e kultures dhe te aresimit tone, u hap Akademia e Voskopojes, e njohur si Akademia e Re, ose Hellênikon Frontistêrion, qendër e dijes, e ngjashme me akademitë në Bukuresht, Jash, Konstantinopojë, Mecovë, Janinë, në Malin Atos dhe Patmos. Studiuesit e shquar Aleks Buda, Aurel Plasari, Robert Elsie etj, nuk ngurrojne ta quajne këtë epokë dhe këtë lëvizje te Voskopojes në fund të shek. XVIII, si iluminizëm i hershëm dhe një stad, që nuk ishte ende rilindje kombëtare, qoftë edhe vetëm në fillimet e saj, por që e përgatiti dhe pershpetoj fillimin e saj me siguri.

Rektori i parë i Akademisë së Re në Voskopojë ishte Sevast Leontiadhi nga Kosturi, i diplomuar ne Universitetin e Padoves, pra ishte inspirues i iluminizmit europian. Ne kete akademi jipnin mesim kavajsi Theodhor Kavaljoti (rektor pas Leontiadhit), beratasi Grigor Voskopojari (zëvendës rektor dhe autor e redaktor i librave, të botuara ne shtypshkronjen e qytetit), dijetari Mihal Gorari etj.

Akademia e Re, biblioteka dhe shtypshkronja e Voskopjes, perbenin një trekëndësh kulturor dhe aresimor unikal në Ballkanin e mesit të shekullit XVIII.

Për aq kohë sa Voskopoja lulëzoi, një numër shumë i madh të rinjsh albaneze, grekë dhe vlleh u shkolluan dhe formuan një identitet europian, të mbrujtur me idetë iluministe të dijeve pozitiviste. Studiuesi Edwin Jacques, duke u shprehur per nivelin mesimor te Akademise te Voskopojes ka theksuar: “Diplomantët e atyshëm, e siguronin me lehtësi hyrjen në universitetet e kryeqyteteve europiane, kryesisht ne studimet si mësues, doktorë, ekonomistë, filozofë dhe juristë”. Opinioni i E. Jacque eshte me se i vertete e me se bindes, pasi ne vitet e me pasem, disa nga nxenesit e diplomuar ne Voskopoje, shkuan per studime ne universitet e Italise, Austrise, Frances, gjermanise e pasi u diplomuan, u kthyen te sherbejne populit tone si mjeke, inxhinjere, agronome, ekonomista, veteriner etj, madje shume prej tyre do te shquhen dhe ne levizjet kombetare per çlirimin nga pushtuesit osmane.

Arti dhe kultura e perhapur nga Akademia e Voskopojes, e bene vendin tone shembull frymezues per të gjithë Ballkanin otoman. Nje nder pikat më te forta te Voskopojës ishte shtypshkronja e saj, ku jane shtypur libra dhe ne gjuhen albaneze. Po ti referohemi studiuesit Bernard Lewis (“Islami dhe Perëndimi”, f.49), shtypshkronja e Voskopjës ishte e vetmja në të gjithë Perandorinë Otomane, sepse shtypshkronja e Stambollit qe u hap në 1727, e mbyllen në 1740, kesisoj kjo e Voskopojes ishte objekt i vazhdueshem i sulmeve antialbaneze te Perandorise Osmane.

Ne kete periudhe kohe, ne Akademine e Voskopojes po projektohej e po realizohej krijimi i një gjuhe të shkruar albaneze. Teodor Kavaljoti (1710 - 1789), përgatiti alfabetin e tij ne gjuhen albaneze dhe shkroj disa traktate, nder te cilet “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika” që per fat te keq janë zhdukur.

Sipas filologut gjerman Von Hahn, Kavaljoti kishte shpikur një alfabet, gërmat e të cilit mund të identifikoheshin si “analoge me ato të glagolitishtes ilire” (Albanezet– Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f. 315).

Sipas Dhimitër Shuteriqit dhe Aurel Plasarit, “Kavaljoti u shqua si perkrahes i ideve iluministe dhe shkroi disa vepra, ku shpreh pikpamjet e veta filozofike, por per fat te keq ato vepra jane zhdukur,”.

I paisur me kulture te gjere Kavaljoti u be udheheqesi i levizjes kulturore jo vetem ne Voskopoje, por edhe ne krahinat e tjera te Albanise se Mesme e te Jugut. Ai eshte nje nga dijetaret albaneze te kohes, qe beri perpjekje per t’i dhene kishes ortodokse nje karakter albanez, madje per kete qellim, Kavaljoti e perktheu ne gjuhen albaneze “Dhjaten e re”.

Ne vitin 1762, zv-rektori i Akademisë së Re, Grigor Voskopojari, perktheu ne gjuhen albaneze të dy Dhiatat (të Vjetrën dhe të Renë), pra nje iniciative e rendesishme ne përkthimin në gjuhën e vendit të librave bazë të kishës. Liturgjia në kishat ortodokse, qe prej kohësh thuhej edhe në gjuhen albaneze. Kjo vazhdoj gjate gjithe shekullit XVIII edhe më pas. Në procesin mësimor të shkollës së drejtuar nga kleri hynte dhe gjuha albaneze, së pari përmes teksteve fetare, që zinin vendin më të madh në programet, por edhe përmes lëndëve të tjera.

Në tekstin e Theodhor Bogomilit (i njohur si Anonimi i Elbasanit), i shkruar ne shekullin XVII, përfshihet edhe një predikim i lirë fetar.

Dhaskal Todri ka perkthyer ne gjuhen albaneze një fabul të Ezopit, kurse Kostë Ikonomi hartoi tekste tri gjuhësh (në greqishte të vjetër, në greqishten e re dhe në  gjuhe albaneze). Këto tekste i ka përdorur edhe mësuesi vithkuqar Kostë Cepi (shek. XVIII-XIX), prej të cilit i njohim të kopjuara. Ai ka dhënë mësim në vendlindje, në Elbasan e gjetiu, pra si kuptohet ne treven e Elbasanit funksiononin shkolla te gjuhes albaneze dhe jo vetem ne qyetet, por dhe ne fshatrat per rreth.

Grigor Voskopojari shkruante me alfabet origjinal, ashtu si Bogomili, që e kishte shpikur vetë për gjuhen albaneze që shkroj. Të njëjtën gjë bëri Dhaskal Todri, i cili ndofta nën ndikimin e Bogomilit dhe të Grigorit, të cilin e pati mësues në Voskopojë, perdori alfabet origjinal te gjuhes albaneze, që me pas u përhap në mesues të tjerë në Elbasan e ne trevat per rreth.

Ne shekullin XVIII e sidomos ne shekullin XIX, u intensifikua mesimi ne gjuhen albaneze, sidomos nga kleriket françeskane, te cilet e vazhduan  traditen e botimit te librave te gramatikes, te fjaloreve te gjuhes albaneze, por dhe te librave fetare, qe u perdoren ne shkollat e shkrim-kendimit dhe ne shkollat e katekizmes. Ne vazhdim po rendis disa nga autoret e veprave kryesore te shkruara ne gjuhen albaneze:

1739 - At Onofrio OFM shkruajti “Akte pagëzimi”, nje udhezues praktik, per ritin e pagezimit te femijeve ne gjuhen albaneze.

1752 - At Bonaventura Prucher, botoj “Manuale catechistico italiano-epirotico” (doracak i katekiz-mes ne gjuhet italishte dhe albaneze).

1760 -Arbereshi Gaetano Petrotta botoj “Ujin catechismo albanese – nje katekizem albaneze”, me 35 faqe. Kete liber e zbuloj dhe e beri publik ne vitin 1912 Prof. M . Marchiano (Marçianò) ne rubriken “Saggio critico” te revistes “Roma e l'Oriente” anno 1912.

Aktiviteti i Akademise se Voskopojes, nxiti xhelozin e eger te Perandorise Turke dhe te shovinisteve greke. Qyteti i Voskopojes dhe Akademia u dogjen e u shkaterruan disa here, si nga turqit dhe nga greket e se fundi dhe nga vete shqiptaret. Kjo eshte arsyeja perse nuk gjenden librat dhe shkrimet e pedagogeve te kesaj akademie te shquar te shekullit XVIII.

Armiqte e Shqiperise dhe te kultures se lashte shqiptare, armiqtë e gjuhes se bukur albaneze-shqipe dhe te aresimit shqiptare, vepruan me te gjithe egersine dhe urrejtjen, duke shkaterruar gjitheçka qe ishte shqiptare, vrane patriotet e shquar te kombit tone, vrane mesuesit me te mire, ata qe luftuan me heroizem per te mbajtur lart ndjenjat kombetare dhe gjuhen tone, por kurre nuk arrijten te çdukin gjuhen tone dhe as ndjenjat kombetare dhe as kombin tone heroik.

Kesisoj mund te vazhdohet te prezantoj shume veprimtari klerikesh dhe personazhe laike, mesues albaneze dhe te huaj, qe kontribuan ne ruajtjen dhe mesimin e gjuhes albaneze.

Vendosa ta mbyll kete shkrim panoramik me shekullin XVIII, me deshiren, se ne te ardhmen t’i rikthehem perseri ketij argumenti me te dhena dhe dokumenta te reja per shkollat e gjuhes shqipe.

Kjo histori e gjate perpjekjesh dhe aktiviteti intensiv intelektual dhe patriotik, per te ruajtur gjuhen tone te bukur, duhet te jete frymezuese per brezat e rinj, sidomos per te gjithe shqiptaret ne emigrim, qe t’i u mesojne femijeve jo vetem te flasin, por dhe te shkruajne ne gjuhen shqipe, andaj te hapen shkolla shqipe dhe ne vendet ku banojne shqiptaret kurbetlli.

E theksoj kete keshille, pasi po ndodh nje dukuri e pakendeshme. Disa femije te lindur ne dekadat e fundit ne vendet e tjera, nuk e flasin mire gjuhen shqipe, madje disa dhe nuk dine as te flasin. Ne vitin 1997, ne Certaldo te Italise, shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare, kur konstatoj se disa femije prinderish shqiptare, nuk dinin te flisnin shqip, u revoltua dhe i kritikoj rende e u tha: “femijet tuaj mund te mesojne shume gjuhe te huaja, por kurre nuk do te jene shqiptare te mire, ne se nuk dine gjuhen ametare. Mesojuni femijeve gjuhen e bukur shqipe, gjuhen tone te pasur e te mrekullueshme”.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: