Ilir Dardani: Zgjedhjet ne Dardani - flasin: Mehmetaj, Kabashi, Keka, Zeqiraj, Kelmendi, Çeliku, Sopi, Ismajli
| E Enjte, 05.06.2014, 09:56 PM |

Dy fjale per Drenicaket nga une:

Vota eshte e shenjte dhe gjithesecili ka te drejte te votoje pa presionin e askujt per ate qe mendon se do e ndryshoje pozitivisht jeten e tij, te familjes dhe mbare qytetareve shqiptare. E kisha fjalen per voten e drejte dhe jo per cdo vote sepse ka plot vota mekatare, sidomos ne shoqerine e pazhvilluar shqiptare, ku i besohet e ardhmja e femijeve tane cdo lloj provincialisti, injoranti, hajduti apo edhe krimineleve te kategorive te tjera. Dardania eshte shteti me i varfer ne Europe, vend ne te cilin rreth gjysma e popullsise eshte e papune. Edhe te punesuarit me pagat e tyre hane vetem buke thate. Papunesia dhe varferia me e madhe eshte aty ku edhe gjaku i derdhur per liri gjate shekujve ka qene me i madh. Besoj se e kuptuat qe behet fjale per Drenicen. Drenicaket deri tani kane qene ne krahun e te ashtuquajturen Parti Demokratike e Kosoves, e cila ngjason shume me Republiken Demokratike te Kongos. Te keqen e emrave, sa te bukur i kane! Te gjithe shqiptaret e ndershem te Dardanise meritojne nje jete me te mire, por gjithnje mbetet e vecanta dhe kete vend e meriton Drenica. Ka ardhur koha qe drenicaket te mos genjehen nga perrallat ''me partizane e gjermane'' te Hashim Thacit por te mendojne seriozisht per veten e tyre sepse koha ecen shpejt dhe eshte e pafalshme te lindesh e te vdesesh ne mjerim, kur edhe ke sakrifikuar shume. Vota per ''krahun e luftes'' ne liri tregon mungese lotuese zhvillimi. Trimi eshte per lufte ndersa i dituri per paqe. Hashimi nuk ka qene trim (ne cilen beteje mori pjese!?) dhe per fatkeqesine e shqiptareve te Dardanise eshte jashtezakonisht i paditur. Dime per Ramush Haradinajn,  per Luanin e Shkelzenin dhe te afermit e tyre, te cilen formojne nje Batalion me Krenari Kombetare, por asgje nuk dime per ate ''Hashimin e Drenices'', i cili ne rastin me te mire eshte nje injorant qe per nga ana intelektuale nuk meriton te jete as kryeplak i nje fshati me 4-5 shtepi. Kaq paska per te ofruar Dardania e Ibrahim Rugoves, Hasan Prishtines e Adem Jasharit?! Boll ma! Lereni Hashimin te kthehet tek jeta e tij private dhe te merret me punen e ndershme te bujqesise, pse jo edhe te blegtorise. Nqs ju dhimbset shume, Isa Mustafa me Ramush Haradinajn do kujdesen per fshatin dhe do perfitoje edhe vete Hashimi. Apo Hashimi nuk do te kthehet ne fshat sepse ka grumbulluar te holla me shumice?! Populli i Drenices meriton respektin e mbare kombit shqiptar, edhe pse ka gabuar me hashimthacizmin, por nqs fiton perseri Hashimi, atehere ky popull meriton vendin e pare ne listen e varferise. Kaq.

Tani po ju le ne shoqerine e disa miqve, njohes te aktualitetit dardan.

2 pyetje - 2 pergjigje

(renditur sipas rendit alfabetik)

1. Dardania,  sipas këndvështrimit tim,  është e dërrmuar në të gjitha fushat e jetës,  megjithatë si e vlerësoni ju punën e qeverisë Thaçi?

2. Cilën nga partitë mendoni se duhet të votojnë shqiptarët e Dardanisë?

Gani Mehmetaj, Shkrimtar, Analist, Publicist

1: Dardaninë po e mbytë krimi i organizuar, zhvatjet dhe korrupsioni në shkallë të tillë që nuk është njohur më parë. Dardaninë po e mbytë mungesa e të ardhmes për të rinjtë, të cilët janë pa punë, pa mjete për jetesë dhe pa mundësi që të krijojnë familje. Investime nuk ka, sepse investuesve u bëhen kushtëzime nga më të ndryshmet, prandaj ikën njëri pas tjetrit. Askush nuk investon në shtetin ku krimi i organizuar i ka kap majat e pushtetit, ndërsa kriminelet enden të lirë e të pandëshkuar.

Mbi shtetin e ri dardan ende bie hija e të vdekurve, vrasësit e të cilëve kurrë nuk u kapen. Një herë na vranë serbët, ndërsa u dënuan aq pak prej tyre sa që nuk e vlen të përmendet fare. Pas luftës na vranë “tanët”, sepse nuk mendonim si ata, apo druanin se do t’ua marrin pushtetin me vota, prandaj vranë në pusi. Gati asnjëri prej këtyre vrasësve nuk u dënua, urdhërdhënësit as që u përmenden.

Ata që janë në gjendje edhe më te keqe po përpiqen të gjejnë rrugëdalje, duke ikur në Perëndim në mënyrë klandestine, por fatkeqësisht shumë prej tyre po i lënë kokat nëpër kufi. Shtypi shkruan se qindra shqiptarë të rinj dergjen nëpër burgje në Hungari e Austri për kalim ilegal të kufirit.

Sikur nuk mjafton kjo fatkeqësi që na ka pllakosur, dardanëve të shkretë u kanë rënë në qafë  lukuni mashtruesish nga Turqia e Arabia  të te  gjitha sekteve fetaret, duke i bërë mish për top. I kanë zënë ngushtë e në skamje, prandaj i kushtëzojnë.

Jam optimist se një ditë do ta mundim krimin e organizuar, do ta luftojmë korrupsionin dhe shpresoj se EULEKS-i kësaj here do ti dënojë ata që vranë shqiptarë.

2: Jam në pikë të hallit që t’ua  preferoje ndonjë parti konkrete. Dikur ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, që do t’ua preferoja me plote gojën, sikur të ishte si dikur. Por nuk është e njëjta. Sot janë shumë parti, disa prej tyre të kriminalizuara. Megjithatë garnitura e tashme pushtetore duhet të hiqet, që të mos vazhdojë agonia e Dardanisë.  LDK-ja, mbase është e vetmja parti që mund ta shkarkojë partinë në pushtet, me kusht që të mos ngulfaten me korrupsion e tender dhe të mos u zihet fryma nga familjarizmi e krahinorizmi, sepse Dardania është aq e vogël sa të ndahet pastaj në parti të Llapit e të Gollakut, sikurse janë tendencat e fuqishme. Në kohën e Rugovës ishte parti e të gjithë shqiptarëve.

Gjergj Kabashi,  Gazetar, Drejtor i Revistës Drini:

1: Puna e Qeverisë Thaci,  ma së miri shihet nëse e shohim gjendjen e përgjithshme të Kosovës sot,  15 vjet pasi NATO-ja me ndihmën e UCK-së në terren,  e cliroi Kosovën. Prej një entuziazmi të madh popullor dhe ngazëllimi të papërshkrueshëm të një populli të tërë të deportuar me dhunë nga Milosevic,  i cili falë ndihmës së jashtëzakonshme të bashkësisë ndërkombetare të prirë nga Amerika,  Gjermania, Anglia, Franca, Italia e të tjerët,  arriti të rikthehej ne vendin e vet si në tokën e premtuar, sot, pra me datën 31 maj 2014 kur i shkruaj keta rreshta për ZSH,  duke iu përgjigjur pyetjes suaj, mund të them me siguri të madhe se gjendja nuk është as përafërsisht ashtu si kanë dashur e duan shqiptarët e të tjerët në Kosovë. Në vend që vërejmë përparime  dhe siguri për jetën e njerëzve, e kemi nje Dardani të gjunjëzuar e poshtëruar ekonomikisht,  një mungesë të madhe shprese për pothuaj gjithë popullatën dhe një klasë banditësh të jetës politike dhe institucionale të vendit, e cila e ka vjedhur e mashtruar popullin e vet duke e pasuruar veten, të vetët dhe të afërmit e tjerë, me pasurinë e një populli të tërë. Pavarësisht se këta nuk janë pushtues të jashtëm,  me sjelljet e veta, me egërsinë dhe primitivizmin e vet, këta në shumë aspekte janë  më të rrezikshëm sesa pushtuesit e jashtëm. Këta banditë e kriminelë të jashtëzakonshëm, këta të pafytyrë që zgjojnë neveri dhe gërditje vetëm po tu permendet emri, kur arritën ta varfërojnë e gjunjëzojnë popullin e vet,  iu leshuan si hijena historisë së popullit të vet, kulturës shqiptare që i mbijetoj me lëndime të jashtëzakonshme pushtimet e gjata osmane e serbe.

Pra,  "puna" e Qeverisë Thaci,  ma së miri mund të shihet tek shuma e problemeve me të cilat ndeshet Kosova sot, që sherri i poshtërsive e intrigave të tyre është e ngatërruar në "këmbët e veta"; probleme që të gjithë kemi menduar se nuk do ti kemi në asnjë mënyrë 15 vite mas clirimit të vendit. Sado që problemet e Kosovës nuk i ka shkaktuar vetëm kjo qeveri, është shumë e qartë se askush me shumë se kjo qeveri nuk e ka dërmuar e poshtëruar vendin e vet. Jo vetem Hashim Thaci,  por të thuash e gjithë klasa politike e Kosovës, pozitë dhe opozitë,  apo më mirë të thuhet aktorët kyc të saj,  janë njerëz të lënduar, - vështruar nga aspekti i shtetit të së drejtës dhe keta ne asnjë shtet demokratik nuk do të mund të mbijetonin në skenën politike por do të gjendeshin nëpër burgje. Njerëzit e tillë janë duke e rrënuar perfundimisht shtetin e ri të Kosovës,  duke e shndërruar në vatër të lloj-lloj problemeve dhe infiltrimeve armiqësore,  të "identiteteve të dyfishta",  sidomos të islamizimit të jashtëzakonshëm të vendit,  i cili nëse nuk ndërpritet sot dhe këtu me një kryengritje kulturore të kombit shqiptar,  rrezikon të na sjell deri tek kombzhbërja,  antishqiptarizëm ky që e mbanë vulën e kobshme të vet Hashim Thacit,  kryeminsitrit në detyrë.

Dhe, veprimin e tillë armiqësor ndaj kombit, historia nuk ka per t'ia falur kësaj qeverie e as qeverive paraprake, qofshin ato të LDK apo të AAK-së,  së bashku. Me fjalë të tjera,  të gjithë këta politikanë,  qofshin me shumicë nga PDK-ja apo më të pakët nga partitë e tjera, - që gjithashtu nuk janë aspak engjëj,  duhen larguar me cdo kusht e mjet nga udhëheqja,  pasi këta të papjekur e të prapambetur në cdo aspekt,  e kanë tradhëtuar popullin e vet. Se  a kanë qenë të vetëdijshëm a jo për tradhëtinë e tyre ndaj kombit, kjo tashmë nuk është fare me rëndesi.

Me rëndësi është që;

a) Të korruptuarit dhe kriminelët e ndryshëm të vihen perpara sistemit të drejtësisë për veprat e bëra,

b) QË TË BËHET DEISLAMIZIMI I KOSOVËS,  me cdo kusht dhe mjet,  në mënyrë të të mbrohet kultura dhe tradita shqiptare që rrezikohet nga një islam në duartë e të huajve,

c) Që të bëhet e pamundura (me ato resurse që i kemi si komb),  për krijimin dhe forcimin e një policie profesionale jashtë cdo ndikimi e kontrolli politik të panevojshëm dhe e mbështetur gjerësisht nga populli; një policie me kualifikime elite policore për ti zbuluar e burgosur të gjithë ata që e kanë dëmtuar kaq armiqësisht Kosovën e pas luftës, duke u fshehur pas gënjeshtave për superpatriotizmin e tyre, si dhe të mos heshten planifikuesit e vrasjeve të kuadrove të ndryshëm të LDK-së përpara e pas luftës. Kriminelëve të tillë duhet tu themi se ju metutje nuk mund të fshiheni pas UCK-së, pra masës së atdhetarëve që luftuan për Atdhe, që pastaj iu kthyen jetës së popullit të vet, duke jetuar me gëzimet, brengat dhe shqetësimet e tij,  apo duke pësuar e vuajtur edhe për bukën e gojës që nuk mund e siguruan për vete e familjet e tyre,  për shkak se përbindshat me forma njerëzore, e gllabëruan pasurinë e të mirat që u takuan të gjithëve.

Duhet ta pranojmë se pas vdekjes së ish-Presidentit Rugova, i cili për dhjetëvjetësha dërgoi tek populli mesazhe të qarta  fisnike të kulturës së mirëfilltë shqiptare, Kosova ka përjetuar një degradim e akulturim të rrezikshëm, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një vend që nuk i ngjanë një vendi shqiptar,  por një vendi islamik! Kjo është nje tragjedi kombëtare. Kjo fatkeqësi e madhe kombëtare ka ndodhur 15 vite pas clirimit të vendit nga NATO-ja,  kur të gjithë iu gëzuam ardhjes së Lirisë Shqiptare,  duke menduar se do ta forcojmë  lirinë tonë të munguar me shekuj,  e duke mos na shkuar kurrë në mendje se do të jenë pikërisht politikanët tanë të mjerë që në lojerat mizore për votat e elektoratit nuk do të mëdyshen që ti joshin edhe antishqiptarët, partitë islamike që i kanë vënë vetës detyrë shkatërrimin e kombit shqiptar pasi ata nuk ndjehen mirë si shqiptarë,  por vetëm si Musliman, si pjesë të preokupimit gjithëislam, si njerëz të "popullit",  "Ummetit të Profetit Muhammad" , pasi keshtu janë mësuar deri ne trushpërlarje nga ligjëratat enorme, të pafundme të hoxhallarëve,  që për shkaqe taktike ende thonë që janë shqiptarë, por që me veprat e veta antishqiptare, me nasihatet e veta të pakuptimta,  me kohë ia kanë kumtuar kombit shqiptar,  pra edhe masës së madhe shqiptare, se atyre u vije keq dhe nuk duan të pajtohen që pushtimi osman-islamizimi-turqizimi i të parëve të tyre,  ka përfunduar në vitin 1912.

Mjafton të shikohen listat e së paku tre partive politike të Kosovës,  për ta vërejtur se si këto hijena politike ia janë sulur kulturës dhe traditës kombetare shqiptare, se c'bëjnë udhëheqësit konkret të partive poltike, apo bandat e ndryshme ne kuadër të këtyre partive, të cilët duke marrë mësime antishqiptarizmi nga PDK e Hashim Thacit, e cila qe pesëmbëdhjetë vite me psudoanalistin Milazim Krasniqi, më vone edhe me birin e tij Memli Krasniqi e krasniqa të tjerë,  duke u lënë në veprim mjete të jashtme për propagandë islamike,  deri edhe udhëheqjen me degën e gazetarisë në kuadër të Fakultetit Filologjik të UP-së,   i krijuan të gjitha parakushtet për krijimin e të ashtuquajturit "Populli Musliman shqiptar", që as nuk ka ekzistuar ndonjëherë,  e as që ka për të ekzistuar ndonjëherë përdirisa të ketë shqiptare përmbi dhe.

Për hirë të lojërave të tërbuara elektorale,  Hashim Thaci,  kryeminsitri në detyrë,  vazhdon ta joshë kryetarin e PD, Ferid Aganin, i cili në paralamentin e deritashëm të dominuar nga PDK-ja,  përmes deputetit nga rradhët e kësaj partie me agjende islamike,  Gëzim Kelmendit, publikisht e ka shfaqur antishqiptarizmin e tij,  duke e fyer përpara gjithë deputetëve të shkretë që padrejtësisht i thonë vetës shqiptarë, me fjalët më armiqësore kryetrimin e kombit,  Gjergj Kastriotin. Dhe këtë jokulturë e veprimtari armiqësore në kuadër të institucioneve të kombit (!), e kanë duruar edhe deputetet e edhe Policia e Kosovës, e udhëhequr prej Bajram Rexhepit të PDK-së.  Vetëm nga këto pak të dhëna mund të vërehet qartë se është pikërisht Partia Demokratike e Kosovës ajo që prapa shpinës së popullit të mashtruar, të vuajtur  e    varfëruar shqiptar,  ia ka vënë bazat islamizimit të sërishëm të kësaj pjese të kombit,  duke e rinisur aty ku e la pushtimi osman,  duke e injoruar faktin se kombi shqiptar është më i madh se ai që ia rrokë rradakja kryeministrit të deritashëm, CV-ja  e të cilit na thotë që është historian me profesion, por që nga mungesa e ndërgjegjës kombëtare shqiptare dhe veprat e këqija në terren,  nuk mund të na bindë se është me zemër, kulturë, me ndjenjë e ndërgjegje shqiptari,  kur antishqiptarizmin e ka aleat për shkatërrimtari kombëtare! Prandaj,  prapa shpinës së popullit të mashtruar e csyzuar shqiptar, edhe këngëtari i mjerë drenicas me emrin Hysen, pshurrë afër bustit të Gjergj Kastriotit,  duke i pasur fotoreporterët afër që ia shpërndajnë pastaj aktin e turpshëm antishqiptar të këtij krimineli që, sërish, nuk e vëren policia e udhëhequr nga njeriu i PDK-së. Ata që pshurrin dhe e lejojnë pshurrjen afër permendoreve të kryetrimave si Gjergj Kastrioti,  nuk mund e pshurrin kujtimin e tyre por pshurrin në ndergjegjen e kombit,  në fytyrat e veta ...

Ndërkaq,  partia e zëvendëskryeministrit në largim,  Behgjet Pacolli,  AKR,  pasi u nda nga Ferid Agani,  heshturazi i ofron personat që vazhdimisht bëjnë thirrje islamike,  që janë të afërt me Lëvizjen “Bashkohu” të Fuad Ramiqit, pararendësit të muxhahedinve shqipfolës që luftojnë dhe i japin jetërat e tyre të kota për cështje të kota në luftën vëllavrasëse të Sirisë.

“Lista Uniteti” përbëhet nga katër deputetë,  tre prej të cilëve sipas informacioneve të “Zërit” të Prishtines, "janë pjesë e rregullt e aktiviteteve të LISBA-s e cila shpesh kërcënon publikisht të gjithë ata që nuk pajtohen me agjendën e tyre."

Agron Rexhepi me numër 97,  Agron Terziqi me numër 72,  Driton Morina me numër 71 dhe Amir Ahmeti,  ish pjesëtar i Partisë së Drejtësisë përbëjnë “Listën Uniteti” dhe kandidojnë me logon e AKR-së."Lëvizja “Bashkohu” publikisht kërkon ndryshimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,  duke kërkuar që feja Islame të bëhet pjesë e vendimarrjes së shtetit", sipas të dhënave të Zërit. Dhe për befasinë e shumëkujt  mu në ketë parti së fundmi ka aderuar edhe ish-kryeminsitri i Kosovës nga AAK e dikurshme,  z.  Bajram Kosumi. Këto alenaca të cuditshme,  ku në të njëjtin thes përzihen antishqiptarë dhe njerëz të njohur për veprimtari atdhetare,  janë shenja të këqija,  do të thosha të kobshme për Kosovën,  ku dehja pushtetore e politikanve të një vendi të vogël e të ngujuar, është duke e rrezikuar integritetin moral, etik dhe vet territorin e kësaj pjese të kombit.

Ngjashëm veprojne edhe segmente banditeske te VV-së, ku një shembull i freskët i afrimit lajkatar-antishqiptar të Florin Krasniqit e Glauk Konjufcës,  darkojnë me Enes Gogën,  një si Shefqet Krasniqi i Rrafshit te Dukagjinit, dhe me hoxhallarë të tjerë. Për të qenë ironia më e madhe mu hoxhallarët e tillë janë ata që kanë rekrutuar më së shumëti të rinj që ua kanë shpërlarë trurin duke i dërguar në theqafje në "luftën e shenjte" në Siri?!

2: Mund të them se përgjigja në pyetjen e tillë nuk është aq e lehtë,  pasi virusi i antishqiptarizmit i ka përfshirë të thuash të gjitha partitë politike, meqenëse secila nga këto parti në një mënyrë a tjetrën mund të konsiderohet e privatizuar. Sidoqoftë,  në bazë të asaj që kam mundur të vërej si dhe vëzhgimeve të mija për ngjarjet në Kosovë,  kisha pasë dëshirë të fitonte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt,  sado që kjo duket si joreale. Ramush Haradinaj ka reflektuar mjaft mirë pas burgosjeve dhe shpalljeve si i pafajshëm më në fund. Unë do të kisha dëshiruar që Ramushi të mos ketë pengesa të tjera që mund ti dalin në rrugë si politikan pragmatik,  më shumë i veprave sesa i fjalëve. Unë nuk e di se cila është tashmë forca reale e Ramush Haradinajt dhe partisë që e udhëheqë dhe cili është ndikimi i kësaj partie në elektorat,  por një gjë e dij mjaft mirë se ligjëratat poltike të Ramushit,  me të mirat dhe të metat e caktuara,  janë preokupime të një njeriu atdhetar,  që dikur edhe mund të ketë bërë ndonjë gabim,  por që e do dhe mbronë me vëmendje kombin e vet,  kulturën, traditat e tij.

Më shumë prej një politikani shqiptar,  në gjendjen cfarë e kemi sot në Kosovë, nuk mund të kërkohet dhe se politikanët si Ramush Haradinaj nuk duhet të ndalen por ta profilizojnë edhe më shumë  AAK-n. Gjithnjë duke qenë i vetëdijshëm se fryma e tillë njerëzore e shqiptare,  duhet të ketë përparësi e hapësirë për të mirën e të gjithëve, për të mirën e kombit që kurrë nuk ka pasur nevojë më të madhe se sa sot që për të të mendohet Shqip për Shqiptarinë.

Gjon Keka, Politolog, Studiues

1: Fatkeqësisht Dardania është bërë viktimë e injorancës,  ajo për cdo ditë po vuan nga politikat e gabuara të brendshme dhe pa vizion.

Mund të them se ka disa vite që Dardanisë pushtetarët i kanë dhënë një imazh të keq,  e mbërthyer nga probleme të shumta,  dukuri negative si ajo e ekstremizmit islamik, korrupsionit,  kriminalitetit etj etj. Të gjitha këto  jo vetëm se e kanë futë këtë vend në mjerim dhe humnerë por edhe e kanë deformuar imazhin edhe në botën demokratike dhe të civilizuar.

Poashtu Dardania si rezultat i pushtetarëve të paidentitet,  pa vizion, po pjell injorantë mohues, mbetje osmanllinjësh dhe të gjitha të këqijat të cilat jo vetëm po dëmtojnë nga brenda popullin dhe historinë e tij të lashtë, personalitetet e tij kombëtare e ndërkombëtare si Gjergj Kastrioti,  Nënë Tereza,  Pjetër Bogdani etj, por edhe të tendencave të vazhdueshme të zhdukjes së plotë të elemntit të thellë e rrënjësor të identitetit kombëtar shqiptar europian dhe vlerave sublime të tij. Ndërsa të gjitha këto dukuri vijnë si rezultat i mungesës së sundimit të rendit dhe të ligjit, pastaj i njohurisë së pakët,  i edukimit të dobët familjar, kombëtar dhe qytetar etj etj.

Por duhet vënë re edhe një gjë se zemra e një shteti demokratik dhe të civilizuar është ekonomia,  nëse një vend është ekonomikisht i dobët, apo varfër kjo është kryekëput pasojë e pushtetarëve të pasur, të korruptuar dhe të kriminalizuar. Sepse në Dardani ne kemi një popull të varfër që vuan si pasojë e pushtetarëve që tërë pasurinë e popullit e derdhin në xhepa personal, klanor dhe familjar e farefisnor.

Thjeshtë ajo që duhet të ndodh në Dardani është që të shohim një ringjallje të brendshme, një ndryshim rrënjësor,  sundim të rendit dhe të ligjit, sepse vetëm kështu shpëton populli,  shpëton identiteti ynë i lashtë kombëtar iliro-dardan dhe vetëm kështu ne mund të rikthehemi në familjen tonë europiane. Pa ndodhë kjo janë të kota të gjitha përpjekjet tjera të sipërfaqëshme.

2: Meqë tani kemi zgjedhjet parlamentare, atëherë populli ka mundesinë të ndryshojë gjërat me anë të votës,  sepse në demokraci vota është celësi që populli i jep përfaqësuesve të tij duke i dhënë besimin që me anë të kësaj ai të arrij në pushtet. Dhe nësë ky celes i popullit që i jepet është pushteti i cili për të qenë demokratik ai duhet të jetë në shërbim të popullit i cili i ka dhënë besimin, një devijim nga kjo rrugë eshte devijim ne despotizem dhe papergjegjesi, nje ngjitje jo ne pushtetin e përgjegjshëm; por në pushtetin e papërgjegjshëm, pra në kurrizin e popullit.

Sido qe të jetë në rastin e tanishëm për aq sa kam arritë të analizoj, partia që ka arritë të tregojë guximin dhe të shfaq hapur vizionin e saj të qartë është partia e Ramush Haradinajt,  pra AAK. Poashtu është e vetëm kjo parti që në këtë fushatë ka dalë me disa oferta konkrete që duke parë qeverisjen e mëparshme të kryeministrit Haradinaj në kohën e presidentit vizionar dhe të urtë Dr. Ibrahim Rugova,  ai ka treguar një përkushtim gjatë 100 ditëve të para në qeverinë e tij.

Mund të thuhet se është e vetme parti që ka dalë hapur në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe personaliteteve të saj,  si rasti i sulmit të figurës së Nënës Tereze,  Gjergj Kastriotit, Adem Jasharit, Idriz Seferit etj etj.

Poashtu është parti e vetme që ka dalë hapur kundër rrymave radikale islamike.

Ndërsa nëse kjo parti mbanë dhe ecën sipas këtij guximi dhe kësaj vendosmërie dhe nëse vazhdon njëjtë edhe pas 8 qershorit me këtë qëndrim atëherë  Dardania do të mund të shpëtojë dhe vendi do të ecën në rrugën e tij të natyrshme,  të bërjes se një shteti demokratik, të rendit dhe të ligjit si dhe  të rikthimit në familjen europiane.

Unë nuk mund t'i diktoj qytetaret se kë ata të votojnë, vetëm se është mirë që cdo qytetar të mendojë arsyeshëm se kujt do t'i japë votën, sepse vota është akt i vullnetit të popullit që nuk ka të bëjë vetëm me të tanishmen por edhe me të ardhmen si të brezave ashtu edhe të tërë popullit dhe shtetit në përgjithësi.

Në kuadër të kësaj mendoj se një koalicion pas 8 qershorit në mes AAK dhe LDK do të ishte i vlefshëm për proceset politike të brendshme,  te konsolidimit të shtetit, të sundimit të rendit dhe të ligjit,  zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenjes si dhe proceseve historike integruese.

Idriz Zeqiraj: Analist, Publicist

1: Konstatimi Juaj se "Dardania është dërrmuar në të gjitha fushat e jetës", është tërësisht i saktë. Dhe, në këtë dërrmim e gjëmë pjesën kryesore, vendimtare e ka pasur Hashim Thaçi me qeverinë-bandë të tij.

Specialistët e ekonomisë vlerësojnë se, të paktën, 40 % të shpenzimeve  në infrastrukturë, janë shpenzime pa mbulesë ose me dokumentacion fiktiv.

Në një mision televiziv, eksponenti i organizatës ilegale, kriminale e terroriste të SHIK-ut, Shukti Buja rrëfente se si është bërë milioner, duke privatizuar tokën  shtetërore me çmim njëshifror dhe duke e shitur me tre shifror metrin2!

Eksponenti tjetër i SHIK-ut, rektori i UP-së Mujë Rugova, punësoi kuadrot e SHIK-ut, me diploma të blera e fiktive, duke e vënë në jetë edhe zanatin e shitjes të diplomave, deri sa u bënë "përrallë me tupan". Këta kuadro mediokër e bërrylaxhinj punësohen në sektorë vital, me nepotizëm, pa asnjë provë konkurimi dhe rrjedhojat janë fatalisht të hidhura.

Shëndetësia është për t´u qarë. Edhepse në spital, gjithçka duhet paguar, përfshi këtu edhe mjekët, nëse ngulmon për të mos shkluar në botën tjetër.

Në vend të konsolidimit të shtetit, të forcimit të tij, ka ndodhur e kundërta. Serbia arriti të bëhet palë në qeverisjen e Kosovës. Një femër e marrur nga rruga, pa asnjë përfaqësim politik, mashroi shqiptarët, madje vite me radhë, duke thënë se "bisedimet janë teknike", por rezultoi se ato ishin kryekëput politike. Dhe, barra bie mbi Hashim Thaçin, sepse ai ishte në krye të qeverisë. Edhepse Kuvendi provoi që çështjet kardinale, si rasti i Mitrovicës të Veriut, t`i trajtojë Parlamenti, Hashimi nuk pranoi.

Për një dekadë e gjysmë me radhë, e kam thënë dhe përsëritur se halabakët e LPK-së po e dështojnë shtetin e Kosovës. Mjerisht, parashikimi dhe konstatimi im rezultuan të sakta.

Për fund të kësaj pyetjeje: Qeveria Thaçi ka qenë fatale për Dardaninë e djeshme dhe Kosovën e stome.

2: Po bëj një parantezë, duke u kthyer në retrospektivë: Në rininë time të hershme, në vitet `60-a kam lexuar një pyetje të lexuesit dhe përgjigjen e Redaksisë "Zëri i rinisë":

- "Cila është vajza më e bukur në redaksinë tuaj"?  Dhe, përgjigja ishte:

- "Vajza më e bukur në redaksinë tonë është Sanije Kushevica, mbasi nuk ka të tjera"! (Sanije Kushevica- Gashi, është tezja e Blerim Shalës).

Mendoj se shqiptarët e Dardanisë duhet ta votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi, aktualisht, nuk ka ndonjë parti më të mirë se ajo. LDK-ja nuk është e përkryer, bilëz, në vend të ngritjes, ka pësuar regres, rënie. Karrierizmi, klanet dhe shantazhimi i vazhdueshëm i SHIK-ut, e kanë dëmtuar rëndë këtë parti me vlerë kombëtare, parti akademike dhe me shumë cilësi pozitive, të cilat i rrënjosi tek anëtarësia numerike urtaku dhe vizionari i papërsëritshëm dr. Ibrahim Rugova.

PDK-ja dhe AAK-ja janë parti-banda, të zhytura në krime - vrasje, korrupsion - hajni zyrtare dhe në haraçin e përgjakshëm.

Partia e Drejtësisë dhe Lëvizja Vetëvendosje janë talebane, kjo e fundit edhe enveriste - staliniste.

ARK-ja e Pacollit është parti kozmopolite, bisht i të tjerave; Nisma- gardë e shpëlarë, model i vjetër; Partia Demokristiane, dikur simpatike, tani, e përçarë, e ndarë nga SHIK-u, sepse ishte krah i fortë dhe aleate e denjë e LDK-së.

Ju, i nderuar redaktor, Ilir Dardani, nuk keni përcaktuar masën, sa e gjatë mund të jetë përgjigja. Andaj, unë u zgjata, duke u vënë në rolin e djalit: "Hajde baba t`i tregoj sinoret e arave"!.

Jeton Kelmendi, Shkrimtar, Publicist

1: Së pari dua të them se puna e qeverisë Thaci ka qenë punë e keqe ndërsa zyrtarët më të lartë të Thacit jane implikuar në krime të ndryshme dhe zhvatje të pushtetit dhe parasë publike. Për mua Thaci dhe thacistët mbesin sinonim i krimit dhe pikë e zezë e imazhit të Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve dhe vendeve të BE-së dhe vendeve tjera në përgjithësi.

2: Eshtë e vështirë të zgjedhësh sepse nuk kemi shumë zgjedhje por e keqja më e Vogël është LDK. Të tjerat janë e keqe më e madhe.

Por më e keqja është PDK e pasuar nga zogu i PDK që është Vetëvendosja, një parti Staliniste.

Kalosh Çeliku, Shkrimtar, Publicist, Botues.

1: Dardania (Kosova) si Shtet “sovran” dhe demokratik, fatkeqësisht ka bërë hapa të breshkës në jetë. Dorën në zemër, edhe pse ka lëvizur nga vendi, nuk është ajo që ka qenë në robëri, disi ka ditur të eci me miqtë besnik në proçeset demokratike. Vite me radhë e ka rrokur për fyti korrupsioni dhe radikalizmi i Fesë Islame. Politizimi i arsimit dhe kulturës shiptare deri në palcë. Themelet kryesore të një shoqërie përparimtare për të dalur në dritë, ecur krah për krahu me shoqet në ardhmëri.

Pasqyrë kjo e “përlyer” për një popull historik, siç është populli shqiptar. Popull me tradita kombëtare dhe tri fe në shpirt e gjak. Përderisa ky popull, Xhaminë nuk e shpallë si Xhami shqiptare dhe nëpër minaret e tyre të valojë flamuri kombëtar shqiptar, siç bëri Noli Madh me kishën në Amerikë, edhe gjatë kohë shqiptarët do të kenë probleme kombëtare, politike, ekonomike dhe fetare.

Dardania (Kosova), patjetër duhet të shërohet plotësisht nga kanceri në mushkëri! Nuk kam guxim ta them se, vuan nga ai në tru dhe zemër. Fuqinë politike, ekonomike dhe intelektuale duhet t’i harxhojë në arsim, shkencë dhe kulturë. Koha është, ta kapërcejë Vetëveten, shkundi pluhurin nga “Guna e zezë”. Vetëvetja.

Ditën e Nesërme e ka në prag: Bashkimin me Shqipërinë…

2:  Pyetjeve të këtilla publike, unë nuk u përgjigjem drejtëpërsëdrejti si shkrimtar i pavarur, që hë për hë nuk i përkas asnjë partie politike. Populli shqiptar ka traditë historike edhe politike me shekuj: për trimëri, besë, arsim dhe kulturë. Faktorët kryesor, që i duhen një populli për të ecur në jetë krah për krahu me popujt tjerë demokratik në botë. Prandaj, e them me plot gojën: Populli shqiptar është aq i mençur, sa që e di edhe vetë si popull se, cilit dhe kujt partie politike do t’ia japë votën e lirë demokratike.

Zoti i ndihmoftë Dardanisë (Kosovës), në qëllimin e vetëm historik! Porosinë e Madhe të Rilindasëve Shqiptar… Amen…

Marjan Sebaj-Sopi, Publicist

1: Përshëndetje për Ju dhe gjithë lexuesit Tuaj. Meqë mu dha rasti të përgjigjem në këto pyetje do mundohem të jem sa më objektiv. Një; neve që jetojmë në diasporë ndoshta më mirë shiqojmë se si shkojnë punët në shtetin tonë, në Dardaninë tonë të lashtë, pastaj tjetra gjë është se jetojmë në shtetet të zhvilluara, të pjekura politikisht dhe demokratike kështuqë duke parë, duke jetuar me një botë të qytetëruar, të rrethuar me mirëkuptim, njerëzi, humanitet, mirë të organizuar, të moralshme dhe pjekur politikisht, mund të analizojmë dhe shqyrtojmë disa gjëra që ndoshta qytetarët në Dardaninë tonë e vendet tona (trojet tona Shqiptare) të preokupuar me gjëra edhe më elementare jetësore as nuk “kanë kohë” ti shohin, mos vallë ndoshta edhe janë të lodhur e rraskapitur nga problemet e sfidat jetësore, si skamja, varfëria, problemet më ordinere etj... jo që sjellë jeta por pikërisht që sjell politika e jonë shqiptare, politikajt tanë të papërgjegjshëm, të dhënë pas grabitjes, pas pushtetit, pas gjërave materiale, pas kënqësive ditore, luksit, epesheve...dhe në këtë mënyrë aty ku vrapohet pas karrigës me çdo kusht, aty harrohet ndera, respekti, bujaria, zemërgjerësia, humaniteti, harrohet qytetari për të cilën është i thirrur politikani apo prijësi; pra të jetë në shërbim të popullit e jo i tërë populli t’i shërbej atij apo asaj. Mendimi im si një qytetar i thjeshtë i Dardanisë i cili jeton tanimë e disa vite në Gjermani por që nuk është shkëputur asnjëherë nga vendlindja, është: Qeveria Thaçi ka dështuar në shumëçka, ka dështuar ta luftojë korrupsionin (meqë nuk kanë nga ta kush ta luftojë, nëse janë të inkriminuar vet në të), krimin e organizuar, nepotizmin... të shiqojmë vetëm skandalet në Ministrinë e Punëve të Mbrendshme që janë të panumërta (dallaveret me pasaporta, dhoma e dëshmive-zhdukja e dëshmive), pastaj skandalet në Universitet (Ministria e Arsimit...), vazhdojmë me skandalet e Ministrisë Punëve të Jashtme që ishin të panumërta e shumë e shumë skandale tjera në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Tel-Komunikacionit (infrastrukturës) e skandale tjera të panumërta si psh. përgjimi i telefonatave (ku nga kinse lider tanë u dëgjuan lloj-lloj sharje e çka jo), problemet e fundit ndërfetare, shquarja e ekstremizmit fetar fundamentalist islam etj etj... Me gjitha këto lëshime apo gabime më tepër të qëllimshme (që të varfërohet qytetari e më pas të manipulohet me te, me një qënie të ashtuquajtur trushpërlarë) asnjë qytetar i Kosovës, që shumica e tyre bredhin rrugëve, janë të papunë, shkaku i neglizhencës së qeverisë që nuk ka krijuar kushte, dhe as unë nuk mund të lavdërohemi me Qeverinë në largim, apo siç e quajmë Qeverinë Thaçi. Për hir të vërtetës; Në disa segmente apo fusha, lëmi, ka pas përparim, ka pas punë si shembull në infrastrukturë ku është bërë një përparim i dukshëm, por në anën tjetër ka ngel përparimi shpirtërorë, ana shpirtërore e ngritjes së vetdijës qytetare, të shtetformimit në kuptimin e plotë të fjalës, pra forcimi i institucioneve, imazhi në Botë etj. Me këtë dua të them, sado që kemi përfituar sadopak materialisht, në anën tjetër jemi varfërua shumë shpirtërisht. Mendoj se ka kaluar koha e “komandantve” të vetshpallur të mahallave dhe lagjeve, ka kaluar koha e pasluftës dhe e vetkrenarisë, koha e vetlavdërimieve dhe rrahjes së gjoksit, ka kaluar koha e komandantve arkaik, koha e patriotizmit folklorik..., dhe politikajt tanë duhet menduar me trurin e shekullit 21, të jenë bashkohorë, në vrap me kohën, gjë që i ka munguar kësaj qeverie që ishte për disa vite në pushtet.

Nuk mund të lavdërohet kjo qeveri në largim me kinse disa suksese si shpallja e pavarësisë. Po, kjo gjë do ndodhte pamvarësisht se kush do ishte në pushtet, po të ishte edhe partia e egjiptasve, apo ndonjë rome apo ndonjë minoriteti tjetër, sepse e gjitha kjo ishte në proces dhe i udhëhequr nga të tjerët falë parapërgaditjes së liderit të pavdekshëm dr. Ibrahim Rugova. Ai përgatiti të gjithën për të patur neve sot një shtet, por falë të pandërgjegjshmëvet, të papërgjegjshmvet dhe pamoralshmvet neve si shoqëri dështuam. Pse e them këtu; neve si shoqëri? Sepse, po të ishim edhe ne politikisht të pjekur atëherë jo se nuk do të zgjidhnim politikanë të tillë që nuk janë politikaë por më tepër biznismenë e çkadotjetër, jo se nuk do të zgjidhnim lider të tillë meqë si qënie njerëzore mund të gabojmë, por nëse i zgjedhim ne, nëse nuk punojnë për shtet-popull atëherë do të duhej që pikërisht ne edhe t’i shkarkojmë ata. Por kjo në shoqërinë tonë nuk ndodh, kurse në shoqëri të avansuara ka raste kur politikanët apo partitë që premtojnë nëse nuk i realizojnë premtimet e dhëna në afat të caktuar shkojnë kokëulur e të poshtruar nga pushteti, bijnë sikur të mos ishin kanë, por jo vetëm që bijnë qeveritë gënjeshtare por edhe japin përgjegjësi në gjykata të ndryshme e për keqpërdorime, liderët e tillë burgosën duke ia filluar nga koka si kryeministri (shembull Kroaci e Slloveni e shumë vende tjera), ministrat e mos të flasim për lider tjetër partiak e të institucioneve tjera si ushtri, polici, bashki etj etj... Këtë e them për të mos dalë e vërtetë ajo thënie e vjetër; Çfarë është populli të tillë i kemi edhe liderët! Kjo qeveri për mendimin tim më tepër ka qenë skandaloze dhe dhashtë Zoti e qeveri të këtilla (si këto që nga paslufta) të mos kemi më. Dhe mos të dëgjohet më fjalia se; Shqiptarët nuk janë të aftë të krijojnë dhe mbajnë shtet!

2: Duke analizuar, duke menduar mbi të gjitha problemet që shkurtimisht cekëm në përgjigjen apo më mirë ta quaj analizën në pyetjen e parë, atëherë me bindje e them dhe ashtu edhe sillëm në jetë; Ai që nuk meriton diç nuk ka përkrahjen time. Me këtë dua të them se unë nuk shoh për momentin se ndonjë parti meriton votën time, kështuqë as nuk dal në votime dhe nuk votoj duke menduar se asnjë nga të preferuarit e partive nuk e meriton të udhëheq, të jetë lider, të jetë kokë shteti, t’iu jipën përgjegjësi shtetëtrore, pra të udhëheq jetë njerëzish... Ndoshta më mirë do ishte sipas mendimit tim të bojkotoheshin zgjedhjet, që të mendojnë pak njerëzit e partive. Që ata të profilizojnë vetjen e tyre, të pastrojnë partitë nga njerëz të korroptuar, nga njerëz që ndiqën penalisht, nga njerëz që kërkohen apo mos edhe qëndrojnë në paraburgime e nga atje kontrollojnë krimin e organizuar por që është më e keqja edhe vetqeverisin me komuna e institucione tjera. Kjo që ndodhë në Kosovë nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës së përparuar e qytetruar, të botës së ka moral, të botës që ka Zot e besim. Jo liderë komunistë, jo liderë diktatorë, jo liderë që vetë është parti e shtet dhe anasjelltas. Jo, liderë të mentalitetit të shekujve të kaluar, por liderë të moderuar, liderë të ndërgjegjshëm dhe moralshëm, që premtojnë dhe zbatojnë, që realizojnë dhe dijnë të kërkojnë falje, të shërbejnë e jo të jenë të shërbyer. Jo më parti sa për të qenë me emër demokratike e me plane e perceptime dhe projekte të kopjuara nga parti evropiane, por që në fakt asnjë afër tyre nuk janë në politikat e zbatueshmërisë. Duhet ta luftojmë egon në vetvetën tonë, duhet ta luftojmë bajrakarizmin, vetglorifikimin...Ta respektojmë dhe nderojmë të afërmin, ta duam njeriun dhe t’ia japim vendin e merituar kudo të jetë ai. Diaspora është harruar nga qeveria në largim. Diaspora për ta nuk eksiton, pra një diasporë që mbajti gjallë shpirtin e Dardanisë, një diasporë sot shumë e shkolluar dhe edukuar, një diasporë e gjallë dhe me ndjenja të larta të atdhedashurisë...një diasporë që dha shumë dhe shkriu e shkrinë qënien e saj për vendlindje...e qeveria në largim, qeveritë e mëparshme e harruan atë, rininë e saj, ardhmërinë e Kombit dhe Dardanisë së lashtë. Pyes, ku jemi ne? Kush kujdesët për ne? Të kujt jemi?

Me këtë unë si një optimist nuk dua të them se neve nuk kemi njerëz të aftë, njerëz të mirë, të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, të moralshëm, të ngritur moralisht e intelektualisht, shkurtë të përgatitur për të udhëhequr një popull apo bashkësi. Kemi njerëz të tillë, të mirë, por atyre u duhet dhënë rasti, duhet dhënë hapësirë, duhen motivuar të marrin përgjegjësi... Unë gjithnjë kam thënë; Neve duhet të mirremi me politikë, për të mos i lënë të mirrën me të njerëzit e kqinjë... Jam optimist dhe mendoj se do të bëhet mirë në të ardhmen, por me siguri se duhet pritur ndërrimin e gjeneratave. Ndoshta do të kaloj edhe shumë kohë edhe dy tre gjenerata e të bëhet mirë në Dardaninë tonë të dashur, në trojet tona të lara me gjak, në trojet e tona të stërvuajtura..., por për këtë na duhet shumë e shumë punë, ramje e përmbysje të shumë qeverive të ardhshme (mësuarje të dorëheqjeve të shumë liderëve) cilat premtojnë sikur që ka ndodhur deri më sot dhe ndodhë edhe këtyre ditëve ku premtohet “qumsht e mjaltë” (vende të panumërta të punësimit, ngritje pagash –duke mos llogaritur ngritjen e çmimeve etj etj), liberalizim, hapje e hyrje në Europë etj... Janë këto premtime që i dëgjojmë nga të gjitha partitë tona aktuale e që në fakt janë premtime që as dhjetë përqind të atyre premtimeve nuk mund të plotësohen nga asnjë lider apo parti që sot trumbeton me të madhe. Dhe krejt në fund, me keqardhje të madhe e them; Kosovës, politikës Kosovare i nevojitën njerëz të vizioneve, njerëz karizmatik, njerëz shpirtëmdhenj, njerëz liderë të lindur siç ishte i ndjeri dr. Ibrahim (Pjetër) Rugova, pra njeri i fjalës dhe premtimit, njeri i zbatimit, njeri burrështetas i vërtetë, lider karizmatik, njeri profet, njeri i Zotit. Nëse gjejmë njerëz të tillë atëherë edhe Kosova e Dardania e jonë e dashur ka perspektivë, ka ardhmëri e me këtë nuk do shkoj kot gjaku i shumë dëshmorëve të Kombit, gjaku i heronjëve të Dardanisë.

Nuhi Ismajli, Studiues, Kritik Letrar

1: Qeveria Thaci i ka sjellë dëme të mëdha Kosovës, pasi e keqja, paligjshmeria, korrupsioni etj., janë bërë tiparet kryesore të këtij vendi. Por, e keqja me e madhe e qeverisë Thaci është shfrytëzimi i institucioneve të Kosovës për turqizimin e saj.

2: Nuk di se kujt duhet t'i besojmë. Kemi humbur shumë besimin.



(Vota: 47 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: