Viktor Mërkuri: 9 parti të ekstremit të djathtë tani në PE
| E Diel, 01.06.2014, 05:27 PM |

9 parti të ekstremit të djathtë tani në Parlamentin Europian.

Nga Viktor Mërkuri

Pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian para pak ditësh , pamë për herë të parë 9 parti euroskeptike/ eksterimste të fitojnë poste përfaqësuese në Parlamentit Europian.

Njëra parti ka udhëheqës me tatuazh kryqin nazist, tjetri do që të “pastroj” të gjithë shtetin e tij nga myslimanët, një tjetër themeluesi I së cilës para zgjedhjeve sugjeroi shpërhapjen e virusit Ebola tek emigrantët për spastrimin e tyre. Ky është grupi I përfaqësuesve të parlamentit europian që populli I vendeve më demokratike të kontinentit zgjodhi si përfaqësues të sajë, dhe me siguri ky do të jetë Parlamenti Europian me ekstremist, anti-emigrant, euroskeptik që ka qënë ndonjëherë.

Më detajuar mbi 9 partitë eksterimste:

  1. Francë- Partia Fronti Kombëtarë me në krye Marine le Pen.

    Partia e ekstrenmit të djathtë fitoi çerekun e votive në Francë me platformën e saj anti-emigrante.

  2. Gjermani- Partia Nacional-Demokratike

    Partia neo-naziste gjermane fitoi popullaritet me levizjen e sajë anti-emigrante duke u bazuar ne ideologjin Nacional-Socialiste gjermane të Luftës së Dytë Boterore.

  3. Greqi-Agimi I Artë

    Duke fituar pozitën e partis së tretë më të fuëishme në vend brënda 2 vjetësh, edhe pse kryetari I partis dhe gjysma e deputetëve të sajë të burgosur për pjesmarje ne organizatë kriminale, Agimi I Artë ariti të fitoj përfaqësuses ne Parlamentin Europian.

  4. Finlandë-Finis

    Partia anti-europiane është shprehur shumë herë kundër emigrantëve dhe homoseksualëve,edhe pse I ka refuzuar akuzat për racizëm dhe homofobi.

  5. Danimarkë-Partia Popullore

    Partia ariti të fitoj 27% të votive,dyfishin e viteve të kaluar me programin e sajë anti-emigrante.

  6. Hollandë- Partia për Liri

    Partia hollandeze e ekstremit të djathtë është shoqëruar shpesh me polemika, e njohur për kritikat e saj ndaj Islamit  dhe shprehje si “Ne nuk urejmë myslimanët, ne urejmë Islamin” ariti të fitoj 4 mandate në parlamentin Europian.

  7. Hungari- Jobik

    Partia nacionaliste e krahut të djathtë Jobbik, dhe një nga partit më të qarta neo-nazist Parlamentin Evropian fitoi 14.7% të votave dhe tre deputetë. Anëtarët kanë bërë thirrje për banorët hebrenj të vendit për të nënshkruar një regjistër të veçantë .

  8. Austri- Partia Liria Austriake

    Fitorja i madhë për partin e  ekstremit të djathtë, fitoi rreth një të pestën e votave me platformën e anti-emigracionit. Ajo dyfishoi numrin e deputetëve, nga 2 në 4, dhe thotë se shpreson të formojë një aleancë me Frontin Kombëtar. "Nëse ka emigrantë, nga Turqia, të cilët ankohen se ka një kryq varur në klasat e shkollës, atëherë unë u them atyre:" Shkoni në shtëpi ', "ishte sllogani nga udhëheqësi Heinz-Christian Strache këtë javë .

  9. Itali- Partia Lega Nord

    Partia e ekstremit të djathtë fitoi 6% të votave në Itali. "Afrika nuk ka prodhuar ndonjë gjeni të madh si çdokush mund të shohë nga një enciklopedi Mickey Mouse," tha njëri prej deputetëve të saj të mëparshëm.

     

    Për herë të parë europa përballet me një fenomen kaq të përhapur brënda saj, dhe sigurisht që diçka e tillë nuk ka ndodhur aksidentalisht. Kriza ekonomike, kriza politike dhe papunësia sëbashku me emigracionin e pakontrolluar nga vendet e afrikës dhe Lindjes së mesme dhe të Largët , kanë krijuar një situatë të tensionuar gjatë 4 viteve të fundit në Europë, dhe nën një situatë të tillë sic ndodh zakonisht ,ekstremizmi del në pahë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: