Halil Gashi: Pejë - u përkujtuan 109 dëshmorët
| E Marte, 20.05.2014, 08:10 PM |

15 Vjetori i Masakres se fshtrave Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe LLabjan

Më dhembje, rrespekt dhe dinjitet u perkujtuan 109  martiret dhe deshmoret e kesaj Maskare  te Dukagjinit

Nga Halil Gashi

Qe nga oret e hershme  te mengjesit të sotëm  familjar te 109 deshmorve dhe martirve te renë në Masakrat e fshatrave Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe LLabjan të komunës se Pejës  bene homazhe dhe vuan buqeta lulesh ne lapidaret  e tyre. Ata edhe nje here ulën në lotë  dheun qe ka mbuluar trupat e tyre te vrarë dhe masakruar më 14 maj 1999. Homazhe në lapidaret e tyre bene edhe keru i komunës Gazmend Muhaxheri me stafin e tijë, lider  të partive politike si Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti dhe te tjerë .

Pejë – Qyshk 14 maj

Ishte ditë e premtë 14 maj 1999, ora gjashtë e mengjesit, kur  formacioni  më famëkeq  i  forcave paramilitare e militare serbe “Çakallët”  kishin hyrë në fshatin Qyshk për të realizuar skenarin më të ndyer, më makabër mbi qyetetaret e pafajshem dhe duar thatë e të pa mbrojtur, për shfarosjen e shqiptarve te ketyre trevave te cilet nuk kishin dashtë kurrë ti lëshojnë trevat e tyre . “Çakallët” apo qejtë më të pist të luftës se Millosheviqit ne Kosovë  filluan ne oret e hershme te mengjesit  aksionin  e tyre  te krimit .Ata, në fillim ndanë gratë nga burrat, u plaqkiten para, stoli nga gjoksi, vathet nga veshet, unazat  nga gishtat dhe masakrat i filluan nga ora 8.30 -9.00. Ne kte aksion  ata vran, maskaruan dhe per ti zhdukur gjurmet e krimit filluan ti digjnin lufomat........Ishte ko e premtja e zezë e 14 majit të vitit 1999 kur veshi në të zeza, nena baballarë, gra, vllezer dhe motra  te kesaj treve ....Ne fshtrat Qyshk, Zahaq, Pavlen dhe LLabjan u vranë dhe u masakruan 109  martir dhe deshmor te kombit .

Kështu, ka kujtuar nekete 15 vjetor  atë ditë të para 15 viteve  Xhevat Gashi në  Akademinë perkujtimore  te mbajtur sot  nën patronatin e kryetarit te komunës se Pejës Gazmend Muhaxherit ne 15 vjetorin e kesaj Masakre ku merrnin pjesë perpos familjarve te  renve, mysafir nga nivelet e larta institucionale te shtetit te Kosovës. Perfaqsues te subjektve politik, shoqatav ete dalura nga lufta dhe  te tjerë.

Gazemd Muhaxheri, kryetari komunës ka thenë se deshmoret nuk janë vetëm të familjarve, e as te partive politike, ata i takojnë altarit të lirisë dhe do ti bejnë dritë  shtetit te Kosovës.  Jeten dhe vepren e 109 martirve dhe deshmorve te  rene e kanë kujtuar edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetari i PDK-së Xhavit Halit dhe prof. Dr. Zymber Neziri.

Nderkaq, Orkestra frymore e FSK-së ka preformuar sot  ne kte Akademi ne shenjë nderimi per jeten dhe renjen  e tyre ne altarin e lirisë

Në pesembdhjetë vjetorin e kësaj masakre ekskulzivisht për Kosovasot flasin tre nga te mbijetuarit e Masakres në Qyshk , Ardian Kelmendi . Mujë Gashi  te cilet kishin dhenë deshmite e tyre per krimet qe i mbijetuan edhe ne Suedi  ne Gjykimin e Milika Martinoviqit qe atje u gjykua per krimet e kesja masakre  si dhe dhanë deshmitë e tyre dhe në Beograd ku u organizua nje farsë e gjykimit te autorve te kesaj masakre. Poashtu edhe Ali Gashi ka rrefyer per ditën e  masakres .

Te rrefesh për nje ngjarje si ajo e 14  Majit te vitit 1999 nuk është e lehtë për as njerin nga ne . Unë atë ditë e mbijetova masakren, por aty mu vranë dhe masakruan  Babai, dy xhaxhallaret, djeli i xhaxhait dhe shtatë familjar te aferm, kujton me lotë nësy dhe zëmër te thyer  Ardian Kelmendi nga fshati Qyshk.  Ai, kujton  se ne atë mengjes kishte degjuar disa krisma  ne krye tëfshatit, ishin drejtuar drejtë kullës se hasn Beqve  ku ishin bashkuar edhe bashkëfshtar te tjerë .  “Çakallët” kishin filluar te debonin fshtaret me familje nga  shtepitë e tyre, më pas thotë Ardiani filluan ti ndajnë gratë dhe femijet nga burrat, na i plaqkiten paratë, kerkonin para te tjera, grave ua plaqkisnin stolitë  nga gjoksi, vathet nga veshet dhe unazat nga gishterinjet, na shtyenin e na shanin, na godisnin edhe me tyta automatikesh ... mua me rreshtuan me burrat, por njeri prej tyre me pyeti sa vjet i ke  i thash se kisha vetem 16 vjeç, ai me ndau nga rreshti dhe me bashkoi me gratë dhe me tha ta ngisja nje traktor kujton Ardiani i cili shikimin e tije e mbante ne nje cep thuajse atje e reprodukente ne imagjinaten e tije atë tmerr të përjetuar. Na kanëdrejtuar ne drejtim te qyteetit, une ngisja nje traktor me gra e femije, me pas dikush ka urrdheruar qe te kethehemi ne hyrje te fshatit, me pas edhe nje herë na kanë drejtuar drejte qytetit dhe serish na kanë kthyer ne fshta, ku kemi parë tmerrin, n etre shtepi te fshatit i kishin dare 48 burrat e ketij fshtai te cilet i kishin varë, masakruar dhe ua kishin vuar zjarrin atyre shtepive per te humbur gjurmet e krimit thotë  për Kosovasot  Ardian  Kelmendi qe  i shpetoi ekzekutimit ne kte masaker.

Edhe Mujë Gashi kishte përafersisht te njejtin fat, por ai ishte 20 vjeqar ate dite te krimit, por isha  më hall lig dhe dukesha me i ri dhe  kriminelve  u thash se kisha vetem 16 vite dhe u shtira si invalid, kujton  Muja i cili falë kesaj gjeturie e rradhisin  te grate dhe femijet  ku ashtu si Ardiani  me traktor na derguan dy here per ne qytet dhe dy herë na kthyen në fshat ku pamë tmerret qe ata i kishin berë ...

Edhe Ali Gashi t thotë se me disa familjar ishim largu pak qaste me parë se kishte filluar aksioni per debimikn nga shtepite dhe ishim strehuar ne shkurret perbri Lumbarrdhit dhe nga atje kemi degjuar  krismat dhe kemi parë nga large levizje te shumta te kriminelve . Pasi që kriminelet e kanë lenë  fshatin Qyshk dhe kanë vazhduar krimet ne fshatrat për rreth, jemi kthyer ne fshat dhe aty kemi filluar ti grumbullojme kufomat  dhe mbetjet e tjera mortore te karbonizuara tregojnë qe te tre bashkëbisedesit tane te mbijetuar te kesaj masakre. Ata, në vazhdim kujtojnë se e kanë hap nje varrezë të perbashket dhe aty i kemi varrosur mbetjet mortore te  gjithe te vrarve dhe te masakruarve. Pikrisht mbi atë  vend te varrezes masive sot qendron pllaka perkujtimore  e mermerit tezi ku janë të skalitur emrat e 48 deshmorve dhe martirve te kesaj masakre.

Ardian Gashi dhe Mujë Gashi i kanë thenë Kosovasot se ata kishin shkuar edhe ne Suedi per te deshmuar kunder njerit nga kriminelet e kesaj masakre   Milika Martinoviq  i cili u gjykua tre here, njeherë u denu me burgim te perjetshem, me pas uiu zvoglu denimi ne dy vite  dhe tani është i lirë, Poashtu, ata pohojnë se kan deshmu ne gjykimin e ketyre kriminelve edhe ne Gjykaten e Beogradit ku ishin akuzuar disa  nga kriminelet e kesaj masakre. Ata, pohojne se kane identifikuar  kriminelet Sreçko Popoviq, dhe Slavisha Kastratoviq . Ata janë të pa knaqur me epilogun e gjykimit ku per 109 viktima u shqiptuan 100 vite burgim e rte gjithe te dyshuarait, as nga nje vit burgim per nje te vrarë  në keto maskra, pohojë ata. Poshtu, keta te mbijetuar akuzojnë institucionet e shtetit te Kosovës te cilat nuk i kanë ndihmuar keta te mbijetuar qe me fuqishem ti denoncojne keta autor te krimeve, nuk kemi pas as nje mbeshtetje apo keshille jurisdike qe akuzat tona  ndaj kriminelve  te janë më në nivel dhe më të fuqishme e jo te shetisin te lirë kriminelet qe na vrane masakruan dhe dogjen me te dashurit tonë, pohojnë Ardian Kelmendi dhe Mujë Gashi te fshatit Qyshk te Pejës.



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: