Nexhipi: Gjashtë krime në Prespë dhe Manastir
| E Shtune, 17.05.2014, 06:26 PM |

Gjashtë krime rrënqethëse në Prespë dhe  Manastir gjatë shekujve të kaluar

Nga Reshat Nexhipi

Hyrje

Fjala është për vrasjen e rreth 7000 ushtarëve ilirë të mbretit të tyre-Bardhylit,2400 vjet më parë në Pellagoninë e Manastirit, gjegjësisht në trojet e stërgjyshëve tanë-pellazgëve nga të cilët ka marrë emrin fusha në fjalë, masakri i,,Dovlexhikut,,1830,kur me pabesi u vranë rreth 1000 shqiptarë, vrasja e katër anëtarëve të familjes së Pashobe Asamatit nga Prespa, vrasja e  26 të rinjëve shqiptarë nga    f.Ostrec po në Pellagoninë e posapërmendur,1913,tragjedia e ,,Dollgiridit,, të Prespës, më 1943 dhe djegia e shtëpive të shqiptarëve të Manastirit, në vitin 2001

Meqënëse për këto ngjarje kam shkruar detaisht më parë, kësaj rradhe do  fokusoem vetëm në thelbin e tyre.,prandaj dhe  i vendosa në një titull. Dy ngjarjet e para ishin objekt  i një shkrimit im publikuar tani shpejt në këtë revistë,me titull ,,Dragori, Lumi i Zi dhe Varari-tre lumenj me gjak shqiptari,, ngjarje këto, të cilat, me të njëjtën titull, në mënyrë poetike, i pasqyroi   këngëtari i mirënjohur nga Gjilani. Z. Demir Krasniqi, të cilin e përgëzoj për këtë veprim kombëtar  dhe njëkohësisht  e falenderoj që nuk  anashkaloi emrin im, siç  veprojnë disa, përmes internetit, ku  po vë re  plot shkrime të mia, fejtonë etj.pa u përmendur fare prej nga janë marë dhe cili është autori i  tyre. Nuk vuaj nga asnjë kompleks,prandaj dhe kurrë nuk kam rreaguar,por përmenda këtë me qëllim që të pengohet një dukuri e tillë e pa qëlluar.

Renditja e  krimeve

Dy ngjarjet e para i  përmenda në titull vetëm për hir të kontinuitetit të masakrave ndaj shqiptarëve dhe stërgjyshëve tanë, në të kaluarën në Prespë dhe Manatir, prandaj po kaloj në  krimin e tretë, gjegjësisht  në vrasjen e katër anëtarëve të familjes së Pashobe Asamatit. Kjo ndodhi   vendin midis këtij fshati dhe fshatit Kurbinovë, disa muaj para shpalljes së Hyrjetit në Manastir,1908. Në literatrurën historike thuhet se  një  çetë bullgare e përkrahur nga bugarofilët e vendit, me tradhëti dhe befasi, vrau katër djem të rritur të familjes Pashobe Asamatit, gjë që pati pasoja fatale për ardhmërinë e kësaj familje që ishte një ndër më të dalluarat në Prespë.

Kjo ngjarje përshkruhet edhe në  këngën në vijim, e thurur nga ana e popullatës së kësaj ane: Kurbinovë, po bëhet dyfek, o Duçe, medet, medet.Në pusi të parë,Qerimi të mbet, o Duçe, mede, medet... Pasho beut aber i dhanë, katër djem t i kanë vrarë. Pasho beu, ipur në kalë, mori përpjetë malë. I pa të katër të vrarë,i puthi në ballë dhe tha hakun se lë pa marrë. Tefik beu hakun e mori, sëkletin nga shpirti nxori. Traditën shqiptare realizoi, kombin se turpëroi,, etj.

Pas hakmarrjes,Tefik Beu, u bë pjesëmarrës në  çetën e Nijazi Beut kundër despotizmit të sulltanit. U tregua një ndër më të mirit në atë çetë. Këtë e shkruan Stevan Simiç në kujtimet e tij, në të cilat thotë se edhe ai merrte pjesë në atë çetë,I detyruar nga ana e Nijazibeut dhe se priste rast të volitshëm të braktisë çetën. Rasti erdhi ,,Nga perëndimi afrohej një re e zezëdhe e madhe që paralajmëronte shi dhe erësirë. Vendosa të ik... Ngadalë, me kujdes, u ngrita. Vura re Tefikun, flinte si i vdekur. Sa bëra të ik,u gjenda i shtrirë në tokë. E, more bir, ti arrove që të rruan Tefik Asamati,, Përndryshe, nga kjo familje ka mbetur vetëm  një person, i cili mban  emrin Qerim Pasho Be (daiu i autorit të këtij  shkrimi)

Rradhën e ka vrasja në fushën e Pellagonisë,1913. Në literaturën historike thuhet: ,,Gjatë vitit në fjalë nga fshati Ostrec  i Manastirit, ushtria serbe fyti pothuajse të gjallë në dhe 26 djema shqiptarë. Ja se si e përshkruajnë këtë ngjarje ostrecasit e  moshuar. Menjëherë pas largimit të turqëve, fshatin tonë e morrën serbët. Disa shkuan, të tjerët erdhën. Një robëri u zëvendësua me tjetrën, edhe më të rëndë.

Në fshat së pari erdhën tre kalorës serbë që mbi kokë mbanin kësula të bardha shqiptare, me qëllim që ti përvetësojnë simpatitë tona, apo për ndonjë qëllim tjetër. Erdhi edhe ushtria. Fshati u rrethua. Të gjithë burrat që i gjetën në fshat i rreshtuan. Një plak-Dalip Bajrami (sipas kujtimit të djalit të tij-Nazmi Bajramit, banor i Manastirit), duke mos duruar një sjellje të këtillë, tentoi ta nxjerrë revolen dhe të shtie drejt prijësit të ushtrisë por  e vërejti një ushtar serb, dhe e vrau. Të gjithë të lidhur, duke i maltretuar gjatë rrugës, i dërguan afër fshatit Orizar dhe atje i masakruan 26 veta në moshën më të mirë prej 17-25 vjeçare”-(deklaratë e një grupi shqiptarësh nga Ostreci).

Ngjarja e rradës  është ajo e ,,Dollgiridit,, të vitit 1943. Në literaturën  historike, thuhet  se në një gropë të thellë të këtij vendi, midis Kranjit dhe Nakolecit, nën bjeshkët e Pelisterit, në shtator të vitit në fjalë, pushteti bullgar, me urdhërin e major Mishes, ishin futur pothuajse të gjallë rreth 30 shqiptarë të kësaj anë dhe disa të vendeve të tjerë si bashkëpuntorë të ballistit Musa Kranji, ose për shkaqe të tjera të kurdisura nga bullgarofilët e vendit.

Në të njëjtën literaturë, shtihet:

Derisa këta kalbeshin në gropën e përbashkët, të afërmit e tyre shpenzonin shuma të mëdha të hollash për ryshfet, madje edhe flori për ata që i gënjenin se janë të gjallë se dhe se kanë nevojë për veshmbathje dhe ushqim. Pas mbarimit të luftës, njerëzit e afërm të të vrarëve, shkuan në vendin e caktuar, filluan të rrëmojnë me kujdes...Kush gjendej pa këmbë, kush pa dorë e kush pa kokë. Ishte një tmer që nuk përshkruhet dot në letër. Ky tmer ishte edhe më i madh kur kufomat e të vrerëve i sollën nëpër familjet e tyre dhe kur hoxha duhej të kryente ceremoninë fetare. Autori i këtij  shkrimi(R.N.) ishte i pranishëm në këtë ceremoni dhe, edhe pse rreth 6-7 vjeçar, nuk i del kurrë nga mendja një tmer i tillë.

Ngjarja e fundit,tani për tani, është  ajo e vitit 2001 në Manastir, kur huliga nët  sllavomaqedonas, i vunë zjarrë mjaft shtëpive shqiptare,duke përfshirë edhe tonën. Prandaj dhe atë që përjetova e vendosa në letër, si punë vjershe, edhe pse nuk jam i këtioj zanati. Përmbajtja është kjo:  Në qershor, 2001, në Manastir, një krim  u bë, shtëpive shqiptare, u vunë  zjarrë, për ca policë të vrarë, në Tetovë që kishin shkuar, me UÇK-në për të luftuar. Qindra taksistësi të tërbuar, neve na  kishin rrethuar, në prezencën e policisë, zjarrë i vunë shtëpisë. Ndriçoi fusha e Pellagonisë, pronë e vjetër e Ilirisë, Heraklea e Bardhyl mbretit dhe  objekti i Alfabetit. Skenderbeu, duke luftuar, Naimi ,,Qerbelanë,, duke shkruar, Ismail Qemali, në Vlorë duke kuvenduar, Nëna Terezë,  të sëmurë duke shërruar, deshin të shpëtojnë, por kot, se i kisha  varur në mur dhe slonin  dot. Ne të tjerët që shpëtuam, në Prespën tonë qendruam. Por edhe aty na u kërcënuan, Shqipërinë na i treguan, prandaj në Shkup përfunduam.Aty disa muaj jetuam, pastaj në Manastir u kthyem, vendlindjen Abesë se lëshuam, armikut qëllimin sia plotësuam.

Meqenëse bëhet fjalë për ngjarje të tmershme, kalimthi të kujtoj edhe vrasjen Kapllan Pashës. Ky ishte njeriu  më i  dashur  i Ali pashë Tepelenës, sepse,veç tjerash,  familja e  tij  ishte jatak-vend strehimi për të parin, gjegjësisht i kishte shpëtuar vdekjen nga kundërshtarët e tij dhe nga sunduesët osmanë. Prandaj dhe, jo rastësisht, me urdhërin e Vezirit të Manastirit, Kapllanit, akoma pa zbritur nga kali, ia kishin prerë kokëln dhe e kishin lënë  në gjendje të tillë në një shesh të këtij qyteti disa ditë me rradhë. Aliu, u hakmor keq për këtë, duke e sulmuar disa herë Manastirin dhe duke vrarë shumë  qeveritarë të njohur turq.

Emra shqiptarësh me fjalë turko-arabe,etj.

(siç i kam gjetur në  shkrime të ndryshme, pa ndonjë elaborim shkencor, prandaj dhe nuk pretendoj që ta kem tamam. Nëse, eventualisht, ndonjë krijues. ka shkruar tekst të ngjajshëm dhe unë nuk e di, kërkoj falje nga autori)

Azis=i fuqishëm, i çmuar,

Baftiar= fatlum,

Bahri= det, detar,

Bajram=festim,

Ballaban= i madh,

Bari, greqisht i rëndë, peshon tepër, etj.

Bedri= Hënë e plotë,

Bedredin= besim, fe, hënë e pl-otë e fesë,

Begzat=bir, djalë, etj.

Bejtulla=shtëpi e Zotit,

Bekie=e mbijetuar,e gjallë,

Bektash=izoti,iaftë,etj.

Belul=i gëzuar, i mirë,xhymert

Beqir=fëmijë e parë,

Besim= i buzëqeshur,

Bexhet=bukuri, gëzim etj.,

Bilall=i freskët, i shëndoshë,

Cen(Elezi)=i bukur,

Daut=i dashur,

Dedë(gjon Lul Deda)=zotri,

Dervish= i varfër,

Dilaver=zemër, që dallohet për diçka,hero,trim,kryelartë, etj. Durmish=ai që durron, qëndr

on përballon,

Dhimitër(Xhuvani)=dhe,tokë,

Edmond=mbrojtës i pronës,

Ekrem=fisnik,

Elmaz= i fortë, çelik, kërkuar,

Enver=i ndritshëm, i shkëlqyer

Etem=zeshkan,

Eugjen=soj i mirë,fisnik,

Fadil,Fazli=i shkëlqyeshëm, i shquar, i jashtzakonshëm, i mi

rë,  i përkryer,

Fahredin=krenar, madhështor, Faik=superior, i fortë,

Faruk=mendjeprehtë,

Fatime=e ndarë nga gjiri i fëmijës.

Fatos,Faton=fatlum,trim,i mençëm, etj.

Fehim=i kuptueshëm, i zgjuar, mendjehollë,

Fejzulla= bujar, dorëdhënë,

Ferdi=gjermane:trim,guximtar,

Ferhat=zgjuar, trim,

Ferid=unik, i pashembëllt,

Feriz=shkëlqim, gurr i çmuar, Fetah=pushtues i qyteteve,

Feti= pushtim, fitim, fisnik,

Fevzi=shpëtim, i lumtur,

Fikret=mendim, ide,

File= dashamir, i dashur, mik,

Frang (Frang Bardhi)=i lirë i ndershëm,

Fuad=zemër.

Gafur=ai që fal fajin,tolerant,

Galip=Fitues, dominant,

Gani= pasanik,

Gjerasim (Qiriazi)=i nderuar,

Gjergj (Qiriazi)= bujk,

Gjon (Babai i Skënderbeut)= i dashur i Zotit

Gjylizare=trëndafil,

Habib=i dashur.

Hafiz= njohës i Kuranit,

Hajredin-mirësi,fat, fe, besim,

Hajrie=e lumtur, e mirë,

Hajrullah=mirësi, fat,

Haki=drejtësi, i vërtetë,

Halil=mik, besni, shpatë,

Halim-e=i,e butë, i,e mirë,

Halit=i përjetshëm, i fuqishëm,

Hamdi= i nderuar, i lavdëruar

Hamid=mirënjohës i Zotit,

Hamza=i fuqishëm, i ashpër,

Hanife= e dhënë pas fesë,

Harun=vëllai i Mojsiut,

Hasan=i mirë, i dashur,

Hasib=fisnik, bujar,

Hashim=ai që përshesh bukën me lëng mishi, etj.

Hatixhe=e lindur para kohe,

Hedije=dhuratë,
Hidajet=rrugë e drejtë,

Hilmi=mirësi,shpirtmadhësi,

Hysni, Hysen=bukurosh,

Ibrahim=baba i popujve,

Igbal, Igbale=fat, lumturi,

Iljaz. Hebrejçe: Zoti im është Jehova,

Ilmije=shkencë,

Irfan=njohës,

Islam=paqe, dashuri, përkush-tim dorëzim i Zotit,

Ismail=i ndjerë nga Zoti,

Ismet-mbrojtje, nder, i pastër,

Izet=nder, madhështi, famë,

Jahja=i gjallë,

Jakup=ndjek rrugën e Zotit,

Jashar=rroftë, ai që jeton,

Jeronim (DeRada)=ifuqishëm,

Jonuz=pëllumb,

Josif,Josi(Bageri)=fëmijë që lindet.

Kadri=fat, vullnet i Zotit,

Kemal(Qemal)=përsosmëri,

Kenan (Qenan)= i fshehur,

Kimet=vlerë,

Latif= i  këndshëm, i bukur,

Lutfi, Lytfi=shpirtmirë,

Magbule=e çmuar, e    këndshme,

Mahir=mjeshtër, i shkathët,

Mahmud= i lavdëruar,

Maksut= i dëshiruar,

Maliq=sundues,zotërues, Mark(Krasniqi)=mars, Mazllëm=padrejtësi,

Mehdi=në rrugë të dejtë,

Meliha=bukuroshe,

Mensur=i ndihmuar prej Zotit,

Mentor= edukator, edukues,

Mesut= fatmirë,

Mevlud,Mevlude=ditëlindje, Mexhid, i ndershëm, fisnik,

Mimozë=ajo që turpërohet, sku

qet, lule e bukur,

Mitat(Frashëri)=nderim,lavdëri Muhamed= i famshëm,

Muharrem=muaji i parë sipas klendarit islam, në kuptim, i shenjtë,i rruajtur, i ndaluar,

Mumin=ai që i beson Zotit,

Murat=qëllim,aritje e qëllimit,

Murteza= i zgjedhur,

Musa,Mojsi=shpëtimtar,mbrojtës i fesë, profet,

Musli= Reformator,

Muzafer=Ngadhnjues,

Myftar= i zgjedhur, kryeplak, Mynevere,Mynyre=dritë,etj. Mynib=i penduar,ndaj Zotit

Mynyr=i  ndritshëm,

Myrvet=burrëri, trimëri, bujari,

Nadire=e rrallë,

Nafie=e dobishme,

Nafiz-e= efikas, depërtues,

Nail-e=dhuratë,fitues,etj. Naim(Frashëri)=i ndjejshëm, i butë,

Naser=mbrojtës, ndihmues,

Nasibe=Fat qël i takon dikujt,

Nazif =pedant, i pastër,

Nazim=poet,

Nebi= profet, i dërguar i  Zotit,

Neriman-e= trim-e, hero,

Neshat=fuqi, energji,

Nevruz=pranverë, ditë e re,

Nevzat= foshnjë e posa lindur,

Nexhat= shpëtim,

Nexhip= fisnik,

Nezir= predikues,

Nijazi= nevojë, dëshirë,

Nuri, Nurie- dritë,

Nusret=ndihmë, fitore.

Omer=Jetë e gjatë, plot jetë,

Orhan=sundues i llogoreve,

Osman=emri i sulltanit të parë turk sipas të cilit i quajt Pera-ndoria osmane,

Perie= e bukur,

Petrit=shpend, sokoll,

Petro (Luarsi)= shkëmb,

Pjetër(Bogdani)= shkëmb,

Qamil-e=  përsosur, i plotë,

Qazim=i matur, i përmbajtur,

Qemal=i shkëlqyeshëm,

Qerim=fisnik, shpirtmadh,

Rabie=e përsosur,

Rafet=mëshirë, butësi,

Ragip=synon,lakmon diçka,

Raif=i mëshirshëm,

Ramadan= muaji i agjërimit,

Ramiz-e=mjeshtër për alegori

Rasim= piktor,

Rashid=besimtar,

Refik=mik, shok,

Rejhan=borzilok, i mirë,

Resul=përfaqësues i Zotit,

Reshat=ai që ecën rrugës së dr

ejtë, besimtar,

Rexhep=muaji i shtatë,

Rifat=madhëri, nder,

Riza,Rizvan=mëshirë,

Robert,Bert=i ndritshëm,

Rushid=diell,

Ruzhdi=i urtë,

Rustem=shtat, trupfuqishëm.

Rahim,Rahman=i mëshirshëm

Sabri, Sabrie= durim,

Sadet= fat,

Sadik-a= besnik-e, i sinqertë,

Sadulla=fat i Alhut,

Safet=pastërti,

Sahit, Seit,=prijës, epror,

Sakib= mendjehollë,

Salih= i vlefshëm,

Sanie= bukuroshe.

Seat= i lumtur,

Sefer= arsye, zemër,

Sejdi= zotëri,

Sejfedin,Sejfulla= shpatë feta

re, shpatë e Allahut,

Selami= shpëtim, siguri,

Selim, Selman= i shëndoshë.

Senat= plak,

Sevdije= e dashur,

Sinan= fuqi, forcë,

Sulejman=paqedashës,

Suzanë=zambak,

Shaban=muaji i tetë,

Shahin= petrit, sokol,

Shaqir= mirënjohës,

Shefik=  i mëshirshëm,

Shefki= dëshirë e madhe,

Shefqet= fuqi, forcë,

Shehab= flakë, meteor,

Shemsidin= diell i fesë islame,

Shtjefën (Gjeçovi)= kurorë,

Shukri= mirënjohës i Zotit,

Tafil= i ndjejshëm,

Tahir-e= i pastër, virgjër,

Tahsim=zbukurim, fisnikëri,

Tajar= fluturues,

Tajip= i mirë, i përsosur,

Talat= faqebardhë,

Tefik=sukses,fat,përparim,

Tomorr=shpirt mirë,i shenjtë,

Vahid-e=i vetëm, unik,

“djalë    dëshire”,

Valentin= shëndet, fuqi,

Vasfi-e= e-i përshkruar,

Vedat=dashuri, miqësi,

Vehab= rrob i Zotit,

Vehbi= dhuratë e Zotit,

Veli= mik, ndihmës,

Xhafer= lumë i vogël,

Xhavid, Xhevat= fisnik,

Xhelal= madhëri, famë,

Xhelil=i nderuar, i famshëm,

Xhemal, Xhemail, Xhemil,

Xhemile=elegancë,bukuri,

Xhevahir-e= i,e çmuar,

Xhevdet= mirësi,

Zafir= fitimtar,

Zahir= i ndritshëm, i dukshëm,

Zahit= fetar, besnik i Zotit,

Zaim= “Prijës”, i pari,

Zarif= elegant, mendjehollë,

Zef (Mirdita,Lush Marku)= fëmijë që lindet,

Zejnullah=bukurosh i Allahut,

Zekë= mendjehollë, virgjër,

Zeqir,Zihni=ai që ka memori, (kujtesë) të fortë,

Zija= dritë e fesë,

Zikri=përkujtim, ai që përm-endet,

Zejnel= zbukurim, stoli,

Zylfi,Zylfije=unazë.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: