Xhevahir Cirongu: Këndi i Librit
| E Hene, 12.05.2014, 06:42 PM |

Këndi i Librit

Nga Xhevahir Cirongu

@Atje ku ëndrrat zgjohen me nektarin e vendlindjes

Janë të shumtë krujuesit që vujnë me krijimet e tyre aq të bukura në cilësinë e botimeve të librave, falë edhe teknologjisë moderrne që ka rritur cilësisht formatin e librit nga shtypi. Por, kur shfleton librin në brendësi,aty gjen arritje cilësore artistike e të mbushin gjoksin me frymarrje plot ngjyra kolori të fjalës së shkruar. E gjithë gama e botimeve të autorëve nga trojet tona shqiptare, në themel të krijimeve kanë vendlindjen. Gjuaha e fjala e shkruar është e thjeshtë, e kapshme për gjithë lexuesit. Atdheu e fjala e bukur shqipe janë kryefjala e autorëve tanë. Aty lexuesi gjen ëndrrën e së nesërmes që do jetë më e mire, e begatë, sepse fjala e shkruar buron nga shpirti i krijuesit që në shpirt ka nektarin e vendlindjes.

@ Pikërisht,edhe autori i librit me titull’’Kur ëndrrat puthen me mua’’ të mësuesit Islam Hasani, me talentin e kulturën, lexohet qartë në horizontin e vendlindjes të fshatit Ermenj që përballë ka malin Tomorr.Ndërsa, mali Koshnicë me ujrat që rrjedhin prej tij drejtë fshatit të lindjes, i kanë dhënë autorit freskinë e mendimit që ai e shpreh aq bukur nëpër gjithë poezitë e këtj libri. Janë të spikatura plot ndjenjë poezitë’’Dashuria e malli për vendlindjen’’, ‘’Me sytë nga Shqipëria’’, ‘’PLagë që s’treten’’,’’Kuvendim stinësh’’, ‘’Unë dhe deti’’ etj.                                      Poeti  Islam Hasani ka lindur në  vitin 1960, fshati Ermenj,Tommorricë të rrethit Gramsh . Arsimin e mesëm e kryen në vendlindje dhe studimet e larta në Elbasan, dega Gjuhë-letërsi në vitin 1983.Ka punur mësues e drejtura në disa shkolla të rrethit Gramsh. Aktualisht banon në Durrës dhe punon në arsim.

@Një tjetër libër interesant që na ra në dorë para disa kohësh, është edhe libri me titull ‘’Tomorri,përballë nesh’’ të autorit Petrit Basha. Libri ka mjaftë shkrime interesante.Përveç shkrime nga autori i librit aty gjen shkrime edhe të autorëve të tjerë si: Selim Marishta,Islam Hsani, Bashkim Muka.Në brendësi të librit lexuesi do gjejë edhe foto të ndryshme që e zbukurojnë e japin fakte nga treva e Gramshit. Të bëjnë për vete fotot e ujvarës e kataraktet e Sotirës, burimi i Kërpicës etj.

@ Në bibliotekat tona, por edhe te lexuesi ynë si në Kosovë dhe në Shqipëri, tashmë gjendet edhe libri  me titull’’Ramadan Zyber Bajraktari,përfaqsues i Drenicës në Lidhjen  Shqiptare të Prizrenit’’me autor shkrimtarin Bedri Tahiri.Në libër ofrohen të dhëna të bollshme orentuese për gjeografinë e Drenicës,onomastikën dhe mikrotoponimet, deri tek lagjet dhe fiset, duke dhënë kështu një shpjegim të nevojshëm për lexuesin mbi gjenologjinë e familjes Bajarktari. Libri ka gjithësej 154 faqe.Autori Bedri Tahiri në hartimin e këtij studimi historic monografik me mjaft kreativitet, e ka përdorur edhe këngën populore si mbështetje të argumentimit kryesor të ngjarjeve dhe personaliteteve të përmendur në këtë libër. Në libër zënë vend të rëndësishëm edhe pinjollët të familjes Bajraktari të Klinës, të cilët mbajtën lart bajrakun e familjes, fisit dhe të fshatrave që përfaqësonin.Ata ishin për Azem Bejtë Galicës, Mehmet Gradicës,Shaban Paluzhës e burrave të tjerë të kohës që ngritën lart kauzën e lirisë dhe të shtetit shqiptar.Libri ka edhe foto të ndryshme që pasqyron ngjarje të ndryshme të shtrira në kohë.

@’Orakuj të harruar’’, kështu e ka titullin libri me shënime dhe ese publicistike,që ka për autor Zylyftar Hoxha. Një libër interesant që është shkruar me aq përkushtim e dashuri për vendlindjen dhe shqipërinë tonë. Ngjarjet që përshkruhen në gjithë shënimet, ese, reportazhe, portrete të njerëzve, janë shkruar me plot ngrohtësi e dashuri nga dora e palodhur e gazetarit Zylyftar Hoxha. Autori I këtij libri ka lindur në fshatin Qafë të Skraparit.Ka mbaruar arsimin e lartë pedagogjik, dega Histori-Gjeografi. Për 35 vjet ka punuar si gazetar. Ka qënë kryeredaktor i gazettes ‘’Jehona e Skraparit’’, Telekronist në Televizionin Shqiptar dhe bashkëpuntor i rregulli i shtypit të kohës.Ka marrë dy çmime kombëtare në gazetën ‘’Drita’’ dhe revistën ‘’Nëntori’’ për gjininë e reportazhit.Nga viti 2002 e këtej ka punuar në disa gazeta. Ka punuar edhe si kryeredaktor i gazetës’’Dielli i Tomorrit’’.                                                                                                 Për këtë autor Xhevahir Spahiu shkruan:…’’Lumi, që synon detin,dhe mali që mësyn qiellin.Si një udhërrëfyes I besës,autori të merr për dore e të çon, pa ndjerë lodhje, atje ku rrojnë tomorrianët, në vatrat që mbajnë të ndezur zjarrin e trimërisë, mirësisë,urtësisë.Atje ku ngrihet dhe pihet me fund dollia e jetës:’’Të paça, o mik!Me pak raki e me shumë dashuri’’!

@ Fabula e satira, por edhe poezia e Nebi Dragoti,është bërë pjesë e pandarë e lexuesit tonë. Autori ka vite të tëra që lëvron gjithë gjinitë letrare. Ai shkrua me plot pathos edhe shkrime me temë shoqërore e politike, por edhe reportazhe e analiza letrare, të cilat kohët e fundit kanë bërë jehonë te lexuesi ynë. Një vend të rëndësishme këto shkrime janë shplasosur me gjithë gamën e tyre nëpër faqet e shtypit tonë të përditshëm, por edhe te shtypi elektronik.               Bisedon me Nebiun, pi një kafe me atë, e kryefjala është fjala e shkruar artistike. Më ranë në dorë dy librat e botura prej tij: poezi ‘’Shtegtime lirike’’ e ‘’Goditje fjale’’ me fibula e satira. Nga libri me poezi shkëputëm këtë strofë te poezia me titull ’’Statujat’’ :

………………………………………………..

‘’Duan mbi kokë

Diell,yje e hënë,

Vello-vesën argjend

Të Shqipërisë Nënë’’.

@ Në larminë e botimeve të gazetave që botohen sot në Shqipëri, si një uragan letrar është bërë pjesë edhe gazeta letrare ’’ Muzgu’’. Kjo gazetë po tërheq çdo ditë e më shumë nga gjithë vendi e diaspora krijuesit tanë. Aty botohen krijimet letrare e gjithë krijuesëve të vjetër dhe të rinj. Kjo gazetë, është e re që del në treg. Sapo ka hyrë në vitin e dytë të jetës së saj me botues Mark Simoni. Aty përfshihen botime letrare të ndryshme, paprjashtim e në gjithë fushat letrare.   E veçanta e kësaj gazete është se, aty gjen faqe të veçantë botuese për tematika të llojeve e gjinive letrare, të cilat përfshihen në antologji poetike. Kjo është një risi si për nga lloji,por edhe gjithëpërfshirëse me sa më shumë autorë.Prurjet letrare të autorëve të të gjitha fushave krijuese, dhe botimet e tyre në gazetën letrare’’Muzgu’’, më e madhja që gjendet sot në vendin tonë. Gazeta ‘’Muzgu’’ po kthehet dalngadalë,si një yll polar në hapsirën mbarëshqiptare të botës krijuese e letraro-artistike. E ku ka më bukur të shkruash poezi për ‘’Nënën’’, për ‘’Dashurinë’’, për Vendlindjen’’ etj. Ja pra, këtu qëndron edhe fillimi i madhështisë letrare dhe mbështetja për gjithë krijuesit kudondodhur shqipfolës anembanë globit!


Durrës,07.Maj 2014.

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: