Zeqir Lushaj: Kjo natë e Shënkollit të Verës
| E Shtune, 10.05.2014, 06:30 PM |

KJO NATË E SHENKOLLIT TË VERËS

-Qoftë i bekuar Shenkolli i Veres. Veç tjerash, mua qe jam edhe në prag të kthimit definitiv per në At’Dhe, kjo natë më çoi te miqte e kumaret e mi të dashur, te Sokolajt e Mserrit të Perajve të Nikajve me të cilet simbas lisit të gjakut të baballareve tanë jemi edhe kusherinj Krasniqas-

Reportazh ekskluziv nga Zeqir Lushaj

Nga Cliffside Park ku unë jetoj tash 17 vjet në NJ, USA, shtepia e kumarës Petrit Sokoli në Budd Lake është rreth një orë larg por keta amerikanët gjithmonë kur flasin per kohen që duhet per të bere një rrugë, më shumë se kilometrat e saj vlerësojnë e shtojnë në pergjigjet e tyre:  “nëse nuk ka trafik”. Por me një shofer profesional si  Filipi, vellai i madh (nga mosha) i Petritit, rruga sikur kalon me shpejt…

-Ooo Petrit Sokoli, - i therrasim në oborr, simbas tradites malsore!

-Prina kumar, -më thotë Filipi.

-Jo, jo. Gratë perpara i them une, që ketu në Amerikë gratë i respektoj edhe më shumë se sa në at’dhe.

-Po si keshtu, shton Filipi duke qeshur? Ne mbrapa grave?

Nderkohe Sabrieja, gruaja ime, dhe Monda, grueja e Filipit ngjisin shkallet e asaj shtepie model në një nga zonat më të bukura të Amerikes, në breg të liqenit, në mes të blerimit të lendinave e lisave të paane që na kujtojnë Naimin tonë “…o lisat e gjatë”.

…Unë i them Filipit se do hyj nga dera e kopshtit dhe marr rrugen djathtas neper at lëndinë si qilim nusrije. Kumara Filip, pak si i çuditur me kete veprim timin me vjen nga pas.

-Po pse kendej Zeqir , -më thote ai  gati si i befasuar?

-Sot eshte festa e Shenkollit te Veres o Filip Djali. Shenkolli i Madh eshte ai i 6 dhjetorit por edhe ky i Veres që e festoni ju Nikajt eshte interesant dhe në një kohë si kjo, plot gjelberim, bar e lule. E pra ja vlen të hyjmë nga kopshti. Mandej te kumara ka hije edhe kur sheh më parë stanin se kullen…Dhe eshte koha e staneve tani o Filip. Te mos harrojme se atje nga anet tona tani njerëzia pergatiten per të dalë në bjeshkë…

Kalojme nga stani i Petritit, shohim kopshtin me perimet sapo të mbjella…dhe i afrohemi deren se mbrapme ku nje tavoline e shtruar bukur perjashta, na kujton se jemi në mesmaji e mund të rrihet edhe në baçe.

Nderkohe Petriti, i zoti i shtepisë, ka dal në kopësht dhe na thërret:

-Po ku ini more?...Kur pashë dy grate qe hyjne brenda nga dera tjeter ju thash “Mirësevini…po ku i kini burrat mori zonja…?!”

Takohemi shume miqesisht, siç jemi te miqesuar, urojme festen dore-per-dore, dhe hyjme brenda ne katin e pare por nga dera e mbrame, ose siç i themi me shpesh:- nga dera e kopshtit. Ky holl, siç thuhet nga keto ane, mua me zgjon kujtime. Ketu kam kaluar para do kohesh nje nate me Petritin, nje nate tuj zie raki e bere muhabet “per Shkup e per Shkoder”. Nje nate qe dashamiret e mi, lexuesit e shumte të ZemraShqiptare e kan percjell  me nderim ne reportazhin e botuar at’herë “Djali i Perajve, Petrit Sokoli”.

Rrijme nje cope here aty ne at’ mjedis shume intim duke folur e dvetur me njeri-tjetrin, duke parë  fotot e Nikajve, të Mserrit, të Perajve… të shumë e shumë të dashurit vendit tonë me emrin më të gjithë-fuqishem të botës At’Dhe’ = Mëmë-Dhe’!

-Ja, -më thote Petriti , -keto jane tokat tona në Mserr. Ketu afer eshte shtepia e poetit e shkrimtarit (e kolegut tend) Gjon Neçaj…

Unë e falenderoj Petritin per prezentimin fotografik-kompjuterik të Mserrit (ku une nuk kam qenë kurrë), dhe i shtoj se “Gjonin do e takoj tani që do kthehem në at’dhe por u korita me Pal Neçajn se vetem ketë muaj me ka bere dy ftesa per nje drake a darke ne Manhatan ku jeton dhe akoma nuk kam mundur të shkoj…!”

-Aaa, kumar! Te Pali duhet me shkue. Palin e kemi të madhin jo vetem nga mosha që po hyn në të 80-ën por edhe per figuren e tij të paster në të gjitha kohet. (Dhe shton duke qeshur, -moshen ja di sakt se eshte i nje viti me babain tim, Dedë Sokoli. Janë moshatarë, rritur bashkë, dashamirë e koleg shumë vite të arsimit në Tropojë).

-Koleg edhe si shkrimtar, -shtoj une, -se te dy kanë botuar libra interesant. Dhe te dy i kemi miq e bashkpunetorë në revisten tonë ZemraShqiptare. Bile iu fola edhe per nje liber te ri qe Pali ka ne perfundim e siper dhe do botohet në kete vjeshtë që vjen. Folem edhe per Kolë Tahirin, per Gjon Markokajn e të tjere miq e krijues të asaj ane…

…!

-Kumar, nderhyn Petriti, -a po ngjiten nalt në odë te burrave se mbeten ketu…?

-Oda e burrave…, por sonte na “e kanë pushtuar gratë”, shtoj une me shaka dhe vertete ndjehet se ato, atje lart ja kane plasur gazit e shakave me njera tjetren dhe po harrojne se ku jane burrat… Luçi, çika e Dukagjinit, bashkshortja shembullore e Petritit jo vetem se duhet t’ua mbajë anen mikeshave por me shume i duhet te kujdeset nga guzhina ku ka vene gjithe ato gjera sikur te ishim 30 veta per darkë.

Une i kerkoj ndjese Luçit per ardhjen pak me vonesë sonte dhe i them sinqerisht që e kisha një dite shume-shume të ngarkuar. Ju kallxoj atyre se në mengjes isha në pune, në mes dite rreth 5 ore e sa, miku im nga Kollovozi i Kukesit Ismet Nela i hupi per të me ndihmue mua deri në Elizabeth, në do punë personale e familjare ne kete prag lagimi per At’Dhe. Petriti shton “Zoti e nderofte mikun Ismet nela dhe krejt vellezerit Nela per te cilet kemi degjuar vetem fjalë të mira”…

…!

E urojme Kristin, djalin e Petritit e të Luçit per regjistrimin në kolegjin e famshem të Manhatanit ku motra Ela po perfundon studimet sivjet.

…Monda, Sabrieja dhe Luçi

Monda: -edhe sherben edhe ben shaka edhe na fotografon. “E-po është nga Tirana de”

Ndersa nusja e Filipit, tiransja gazmore Monda, na fotografon pa pertese gjate kesaj darke te paharruar, gjate kesaj nate feste te Shenkollit te Veres.

Ndizet qiriu tradicional qe e percjellim te gjithe dore me dore, dhe urojme –GEZUAR!

Dhe une shtoj:

-Gëzuar edhe per Dedë Sokolin me familje në Tiranë,

-Gëzuar per gjithë Mserrin e Nikajt,

-Gëzuar per te gjithe ata qe e festojne kete natë dhe te gjithe I NDIHMOFTË!

-Qoftë i bekuar Shenkolli i Veres. Veç tjerash, mua qe jam edhe në prag të kthimit definitiv per në At’Dhe, kjo natë më çoi te miqte e kumaret e mi të dashur, te Sokolajt e Mserrit të Perajve të Nikajve me të cilet simbas lisit të gjakut të baballareve tanë jemi edhe kusherinj Krasniqas-

…!

Një natë e paharruar me të cilen nuk po i mbaj më gjatë lexuesit e mi të nderuar.

Fjaleve të reportazhit, tani ua kanë zene vendin currilat e bardakut te rakisë që rrjedh aq këndëshëm me një zhurmë qetsuese si prrockat mijera-vjeçare neper arat e shpatinat e Nikajve e që gjithnjë e më pak (fatkeqsisht), po shijohen nga veshi e shpirti i Njeriut te tyre anëve që aq dhimbshëm po ju largohet!!

Ketij  vend në Peraj i kanë thanë kisha  Shen-Maria… (Arat e Priftit), e sot  Gomuri i kullës së Fangut.

Dhe une po mbylli kete paragraf e krejt kete reportazh me nje varg të mikut tim, poetit të atyre aneve bashkfshatarit te Sokolajve, Pal Neçajt,  i cili ndonese jeton ne qendren e botes në Manhatanin e famshem të NY, shpirtin e ka në at skaj disi periferik por aq thellë e perjeton si shume bij dhe bija te asaj ane, rrenjosur në shpirt:

-Amanet at vend mos e harroni!

“Zoti i bekoftë e mos i paftë syri i keq!”

Familja Sokoli: Kristi, Luçi, Ela dhe Petriti.

-------------------------

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga NJ, USA, 10 Maj 2014-



(Vota: 80 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: